Tag: procesi

  • Kreu i KQZ-së: Janë dërguar mbi 90 mijë fletë votimi për emigrantët. Procesi përfundon brenda javës

    Kreu i KQZ-së: Janë dërguar mbi 90 mijë fletë votimi për emigrantët. Procesi përfundon brenda javës

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se deri tani janë dërguar rreth 90 mijë zarfe, që përfaqësojnë mbi 30% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar jashtë Shqipërisë.
    Celibashi tha se procesi vijon dhe sot ka nisur procesi i shpërndarjes së fletëve për votuesit e qarqeve Tiranë, Korçë dhe Lezhë, të cilët për herë të parë do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare nga vendet ku jetojnë.

    “Kemi nisur sot përgatitjet për dërgimin e fletëve të votimit për votuesit në qarkun Korçë dhe Lezhë, ndërsa në pjesën e dytë të ditës nisim edhe për qarkun Tiranë. Nuk do e përfundojmë dot në datë 17 procesin, për shkak të ngarkesës së shtuar në kontrollin e procesit të përgatitjes së zarfeve, por e mbyllim brenda javës,” tha Celibashi.
    Kreu i KQZ-së tha se Italia, Greqia dhe Gjermania janë tre vendet ku është realizuar shpërndarja më e madhe e zarfeve deri tani, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në këto shtete.

  • Kontrolli i befasishëm i BKH-së te ‘Kodra e Diellit’, Karamuço zbulon kujt i përket banesa

    Kontrolli i befasishëm i BKH-së te ‘Kodra e Diellit’, Karamuço zbulon kujt i përket banesa

    Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke komentuar punën e bërë nga SPAK, tha se Prokuroria e Posaçme e ka përqendruar vëmendjen te procesi zgjedhor dhe hetime të caktuara janë lënë për pas fushatës. Megjithatë Karamuço tha se për çështjet që janë nën hetim vijojnë kontrollet e befasishme, siç ishte ai i pak orëve më parë ku agjentët e BKH-së kontrolluan një banesë në Kodrën e Diellit, e cila sipas tij është ngjitur me banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj.
    “Aktualisht që ne flasim e kanë zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor. Mësa kuptohet ata nuk do falin gjëra flagrante, por për çështje që kishin mbërritur deri në fazën ku mund të kërkoheshin masa, ka një ndërhyrje edhe nga ndërkombëtarët që të mos prishet fushata zgjedhore dhe do të shtyhen pas zgjedhjeve. Megjithatë për çështjet që janë nën hetim, aktualisht para dy orësh është kontrolluar një banesë ngjitur me banesën e Erion Veliaj.
    Këto janë kontrolle të befasishme në vijim të interceptimve dhe dëshmive që japin persona të caktuar ku lindin dyshime për ambiente ku mund të mbahen sende të caktuara, para etj, në lidhje me këtë çështje”, tha Karamuço.

  • BKH kontroll pranë banesës së Veliajt? Karamuço zbulon detajet: Kanë lind dyshime për…

    BKH kontroll pranë banesës së Veliajt? Karamuço zbulon detajet: Kanë lind dyshime për…

    Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte këtë të hënë në  një emision televiziv ku ka komentuar punën e bërë nga SPAK.

    Ai tha se SPAK tashmë e ka përqendruar vëmendjen te procesi zgjedhor dhe hetime të caktuara janë lënë për pas fushatës. Megjithatë Karamuço tha se për çështjet që janë nën hetim vijojnë kontrollet e befasishme, siç ishte ai i pak orëve më parë ku agjentët e BKH-së kontrolluan një banesë në Kodrën e Diellit, e cila sipas tij është ngjitur me banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    “Aktualisht që ne flasim e kanë zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor. Mësa kuptohet ata nuk do falin gjëra flagrante, por për çështje që kishin mbërritur deri në fazën ku mund të kërkoheshin masa, ka një ndërhyrje edhe nga ndërkombëtarët që të mos prishet fushata zgjedhore dhe do të shtyhen pas zgjedhjeve. Megjithatë për çështjet që janë nën hetim, aktualisht para dy orësh është kontrolluar një banesë ngjitur me banesën e Erion Veliaj.
    Këto janë kontrolle të befasishme në vijim të interceptimve dhe dëshmive që japin persona të caktuar ku lindin dyshime për ambiente ku mund të mbahen sende të caktuara, para etj, në lidhje me këtë çështje”,-tha Karamuço.

  • Nis përgatitja e zarfit të diasporës, procesi mbyllet brenda javës, KQZ udhëzues për emigrantët

    Nis përgatitja e zarfit të diasporës, procesi mbyllet brenda javës, KQZ udhëzues për emigrantët

    Ka nisur sot zyrtarisht vulosja e fletëve të votimit të diasporës për 12 qarqet e Shqipërisë. Procesi konsiston në vulosjen dhe vendosjen e fletës brenda zarfit A, ose zarfit të pare.
    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se procesi pritet të mbyllet brenda javës që më pas të nisë edhe shpërndarja e saj.
    “Me shumë mundësi nesër deri nga mesnata do përfundojë vulosja e fletëve të votimit, pastaj të vazhdojmë me futjen e zarfit A tek zarfi B dhe më pas të zarfi i operatorit të shërbimit postar. Nëse përfundojmë këtë, procesin e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor do të fillojmë edhe procesin e dërgimit dhe shpërndarjes për atë që sasi kemi bërë gati. S’do presim ta bëjmë gati komplet sasinë, por pjesë-pjesë sipas destinacionit”, tha Celibashi.

    Sipas procedurës së dakodësuar, postieri do të vijë deri në 3 herë në adresën e dhënë në ditë dhe orare të ndryshme.
    “Do shkojë herën e parë dhe nëse nuk e gjejnë në banesë, do i lërë një shënim që ‘erdha nuk iu gjeta’ dhe do i lërë orarin kur postieri mendon se do shkojë herën e dytë, do i lërë një shënim edhe për herën e tretë dhe nëse nuk përputhen sërish oraret, do i lihet një shënim duke i thënë që dokumentacioni zgjedhor i dërguar nga KQZ gjendet në zyrën postare numër kaq dhe mund të vini ta tërhiqni zarfin. Nëse deri në datën 3 maj, ende se kemi vendosur, sepse duhet të llogarisim dhe kohën që duhet për tu kthyer zarfi mbrapsht në Shqipëri, do duhen 4 ose 5 ditë për ta kthyer mbrapsht, po shohim mundësinë që ata ta mbajnë deri në datën 3 ose 4”, tha Celibashi.
    Por si duhet të veprojë votuesi në momentin kur zarfi mbërrin ne dorën e tij dhe nënshkruan votën në subjektin përkatës?
    “Në momentin që përfundon procesi i votimit, e fut fletën e votimit te zarfi A, zarfin A te zarfi B dhe më pas zarfin B te zarfi i postës. Në momentin që përfundon votën dhe e ka organizuar dokumentacionin, telefonon postën, në zarf do jenë numrat. S’ka nevojë të dalë votuesi nga shtëpia, merr në telefon postierin dhe i thotë jam gati eja merre fletën e votimit”, tha Celiabshi.
    Pavarësisht se votuesi mund ta ketë nisur zarfin me postë, ka një rast kur vota mund të mos konsiderohet.
    “Çdo zarf që ka në vulën e hyrjes në momentin që futet në Shqipëri ka një orë dhe datë mbas 11 majit 19:00 nuk i nënshtrohet procesit të vlerësimit dhe numërimit. Duhet që çdo zarf të mbërrijë para datës 11 maj, ora 19:00”, tha kreu i KQZ.
    Së bashku me zarfin që përmban fletën e votimit, KQZ ka përfshirë një udhëzues se si duhet të veproni si dhe një numërator, që ka kontaktet e postës për secilin shtet./vizionplus.tv

  • Niset posta, KQZ gati zarfet me fletët e votimit për diasporën

    Niset posta, KQZ gati zarfet me fletët e votimit për diasporën

    Fletët e votimit për të gjithë votuesit shqiptarë në diasporë që për herë të parë do të votojnë përmes postës janë gati. Pasi mbërriti baza materiale, KQZ do të nisë sot zarfet me fletët e votimit drejt emigrantëve mes 20-25 prillit. Gazetari i A2 CNN Ervin Koçi raportoi nga Parku Olimpik, aty ku po kryhet dhe procesi i përpunimit të materialeve zgjedhore, sipas qarqeve.
    “Pranë Parkut Olimpik ka nisur procesi i përpunimit të materialeve zgjedhore për votuesit nga jashtë. Administrata e kqz është ndarë në Grupet e punës në këto momente po bëjnë paketimin e zarfeve për votuesit nga jashtë. Fillimisht po verifikohen fletët e votimit dhe më pas do të vulosen nga KQZ duke i dhënë fuqinë juridike dhe procesi i fundit është paketimi në zarfin e posaçëm shoqëruar me zarfin e materialeve zgjedhore dhe më pas dhënia e kompanisë postare që do ta dërgojë drejt adresës së qytetarëve që janë regjistruar nga jashtë”, raportoi gazetari i A2 CNN.
    Sipas tij “administrata e KQZ është e ndarë sipas qarqeve dhe në këtë mënyrë bëhet dhe shpërndarja e fletëve të votimit në bazë të zonës zgjedhore që janë regjistruar votuesit nga jashtë”.
    Deri në 17 prill parashikohet të ketë përfunduar procesi i dërgimit të fletëve të votimit në të gjitha destinacionet ku janë regjistruar votues nga jashtë.

  • “Koncesioni i skanimit në dogana, më i gabuari”, Rama: Ja pse nuk e kemi hequr

    “Koncesioni i skanimit në dogana, më i gabuari”, Rama: Ja pse nuk e kemi hequr

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet në Portin e Durrësit ku u takua me përfaqësues të bizneseve të transportit, për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Rama tha se koncesioni i skanimit në dogana është “më i gabuari i mundshëm”, por tha se qeveria e tij kur erdhi në pushtet u gjet përpara faktit të kryer dhe se kjo situatë do të vazhdojë deri në vitin 2030.
    Rama u shpreh se ky koncesion nuk është hequr për shkak se do të krijonte një kosto të lartë në arbitrazh, ndaj u shpreh se me anë të një marrëveshje do të lehtësohet procesi i skanimit. Rama tha se ajo që do të bëjnë është që nuk do bëhen 100% kontrolle, por kontrollet do bëhen në bazë të riskut.
    “Tema për të cilën jemi këtu është skaneri. Ky është një koncesion më i gabuar i mundshëm që mund të imagjinohet. Një koncesion atipik që ne e kemi trashëguar. Nuk e kemi pasur mundësinë ta godasim për shkak të paktit që, ashtu siç është kopsitur, do të na krijonte një kosto shumë të lartë në arbitrazh. Jemi munduar ta vëmë në shfrytëzim dhe të lehtësojmë koston për ju. Kemi bërë një negociatë me ju që atëherë, duke e ulur nga 45 euro në 22, por mbetet një koncesion i gabuar totalisht, sepse skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por nevojë e shtetit për çështje të sigurisë dhe luftës kundër kontrabandës.
    Këtu jemi para një situate që do të zgjasë deri në 2030, e dini afatin. Ajo që do të bëjmë ne është që, duke pasur parasysh natyrën e aktiviteteve tuaja dhe kontributet tuaja si taksapagues, do të fillojmë të operojmë jo në bazë të kontrollit 100%, por në bazë të kontrollit sipas riskut. Pra, nga 100 dalje nga porti, vetëm në 10 raste do bëhet skanimi. Është një shifër e arsyeshme si fillim, më pas do të shkohet më pak për të kaluar në një skemë që nuk do jetë e ndarë me ju, por në një numër më të vogël kontrollesh, por kontrollesh të befasishme, që do të bëhen gjithmonë mbi bazë të riskut apo sinjalizimit për të parë nëse ka probleme apo jo.
    Përtej kostos marramendëse që ka ky koncesion për operatorët, ka të mirën që ka ulur në mënyrë të ndjeshme kontrabandën”, tha Rama. Rama tha se tanimë projekti më i madh i qeverisë tani është porti i ri i Durrësit.
    “Ne do ndërtojmë portin e ri, që do të jetë ultramodern, me standarde ndërkombëtare dhe nivele të larta, në Europë nuk para ka të tillë, ndërtohen kryesisht në vende jashtë saj, është bërë procesi i fazës së parë të selektimit dhe kemi hyrë në të dytën, për të rizgjedhur fituesin. U ribë procesi si pasojë e rregullave strikte dhe tani u dha rezultati, po vijohet me fazën e dytë, shpalljen e fituesit, lidhjen e kontratës dhe fillimin e ndërtimit, ku do jetë niveli më i lartë i teknologjisë, do ketë edhe një komponent ushtarak që do përdoret nga NATO,” tha Rama.

  • OSBE-ODIHR nis punën për 11 majin. Mbi 300 vëzhgues në terren, si do të kryhet procesi

    OSBE-ODIHR nis punën për 11 majin. Mbi 300 vëzhgues në terren, si do të kryhet procesi

    Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisht punën për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Drejtuesi i misionit, Lamberto Zannier, njoftoi se gjatë procesit do të vlerësohet përputhshmëria e zgjedhjeve me angazhimet ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.
    Për ditën e zgjedhjeve, pritet të mbërrijnë në Shqipëri 300 vëzhgues afatshkurtër, ndërsa do të ketë përfaqësues nga Asambleja Parlamentare e OSBE, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian.

    “Sot hapim zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR. Për ditën e zgjedhjeve do të kërkojmë 300 mbikëqyrës afatshkurtër që do të vijnë në Shqipëri pak para zgjedhjeve. Në ditën e zgjedhjeve do të ketë një komponent më të gjerë të vëzhguesve, vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE, Asambleja Parlamentare e KiE dhe Parlamenti Evropian. Qëllimi i këtij misioni do të jetë vlerësimi i kryerjes së këtij procesi, nëse do të jenë në përputhje me angazhimet e Shqipërisë ndaj OSBE-së dhe detyrime të tjera të Shqipërisë, si edhe përputhja me legjislacionin vendas. Do të monitorojmë nga afër të gjitha aspektet e zgjedhjeve, si kuadri ligjor, zbatimi i fushatës edhe në rrjetet sociale, puna e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, mosmarrëveshjet dhe mbulimi mediatik në përgjithësi. Si pjesë e këtij procesi do të jenë edhe takime me përfaqësues të shtetit, partive politike, shoqërisë civile, medias dhe faktorit ndërkombëtar”, u shpreh Zannier.