Tag: proceseve

  • Reagimet online pas vrasjes së gjyqtarit, sociologu: Të korrigjohet 7501, zvarritja e proceseve nxit vetëgjyqësi

    Reagimet online pas vrasjes së gjyqtarit, sociologu: Të korrigjohet 7501, zvarritja e proceseve nxit vetëgjyqësi

    Socialogu Gëzim Tushi ishte i ftuar në “Off the Record” ku bëri një përshkrim dhe të reagimeve online të qytetarëve, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve ishin pozicionuar në mbrojtje të vrasësit të gjyqtarit Kalaja dhe kundër sistemit të drejtësisë.

    Sipas sociologut të njohur, ligji 7501 është një nga shkaktarët kryesorë të krijimit të këtij kaosi me pronën në vendin tonë dhe për këtë arsye nëse nuk mund të kthehet pas të paktën të korrigjohet.

    Tushi shtoi gjithashtu se gjyqtarët duhet të tregojnë integritet dhe bëri thirrje që proceset të mos zvarriten për vite me radhë pasi mund të çojnë në ngjalljen e ndjenjës së vetëgjyqësisë te qytetarët.

    “Ngjarja që ka ndodhur dhe humbja e jetës së gjyqtarit është një precedent që hapi kutinë e Pandorës dhe shoqëria ka reaguar në mënyrë të diversifikuar, të lidhura me interesat e secilit. Është një ngjarje e rëndë. Kjo në enumeracionin e krimeve është përtej asaj që mund të imagjinohet dhe tregon se krimi kërkon të dominojë. Ka raste kur ligje të gabuara bëhen shkak për vetëgjyqësi. Ligji 7501 e ka bërë këtë kaos të madh. Neni i parë mbron pronën, lirinë dhe prestigjin.

    Duhet të korrigjojmë të keqen. Mbase nuk e kthejmë dot 7501 por me ndërhyrje ta kthejmë në normalitet. Kemi ligje shumë, detyra e tij është të mbrojë drejtësinë. E treta ka të bëjë me personalitetin e gjyqtarëve tanë. Të tre këta fenomene janë bërë eksploziv dhe kanë reagime të forta. Nuk kemi shoqëri me urrejtje ndaj drejtësisë.

    Vetingu tregoi se drejtësia nuk ishte e purifikuar nga mëkatet. Nëse do të kemi gjyqtarë që nuk shohin ligjin por luksin e tyre, kjo gjë bie në sy dhe qytetari e kupton. Zvarritja e proceseve tregon për një anomali në sistem dhe duhet korrigjuar. Debati që u hap është i mirë. U godit shteti, alarmi duhet të jetë maksimal. Politika duhet të marrë masa për të vendosur shtetin ligjor.

    Nëse gjyqësorit i shqepen tegelat nga presioni dhe pasiguria dhe siguria e budallait nuk mund të funksionojë. Nëse magjistratët nuk ruajnë integritet atëherë të gjitha këto çojnë në veprime të gabuara dhe kriminale. Ngadalësia e proceseve është një nga arsyet kryesore që nxit njerëzit, që duke i zvarritur, ndjell ndjenjën e vetëgjyqësisë”, tha Tushi.

  • Rama surprizon: Diellën mund ta kemi prezente edhe fizikisht, mund të jetë edhe në TV duke folur me gazetarë

    Rama surprizon: Diellën mund ta kemi prezente edhe fizikisht, mund të jetë edhe në TV duke folur me gazetarë

    Kryeministri Edi Rama tha se Diella, ministrja virtuale së shpejti, ndoshta në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht.
    “Jam 100% i sigurt që shumë shpejt jo shumë vonë ministrat e AI nuk do të jenë lajm në të ardhmen,. E di që ne e kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike por do të ndodhë. Nuk është tjesht fakti që bën disa procese të automatizuara, por e rëndësishme ështëe presioni psikologjik që ushtron te njerëzit, himanët për të bërë me shpejtësi procesin dhe sjellë rezultate. Besoj se shumica e proceseve që ne sot ia kërkojmë njerëzve do të bëhet me Ai, këtë s’e kam shpikur unë.
    Qielli është kufiri, ne duhet të avancojmë dhe nxisim inovacionin. Besoj se shumica e proceseve të jenë të suksesshme. Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët.
    Çfarë do të ndodhë më pas. Do të ketë kapacitete të avancuara, por në ë fund, mundet t’i delegoni pushtet pët të ekzekutuar atë që nuk mund të delegoni është që hiqni vendimin e proceseve demokratike deri ë ditën kur njerëzit do të bëjnë referendum dhe ..për momentin pushteti për ekzekutim i AI, është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjsë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr IA. S’ka Ai që mund të konkuirrojë të keqen që është brenda njerëzve. S’ka Ai që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi.”, tha Rama.