Tag: proces

  • Ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, autori 30-vjeçar i qetë dhe i papenduar para policisë: E vrava sepse…

    Ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, autori 30-vjeçar i qetë dhe i papenduar para policisë: E vrava sepse…

    Në sallën nr.3 të gjykatës së Apelit në kryeqytet në orën 14.00 të kësaj të hëne nisi një seancë gjyqësore, ku gjyqtari me mbi 30 vite eksperiencë Astrit Kalaja lexoi vendimin për një konflikt pronësie dhe gjobë përmbarimi. Por, solemniteti i gjykatës u thye nga të shtënat me armë zjarri. 

    2 plumba nga një pistoletë u derdhën mbi gjyqtarin duke I marrë jetën. Elvis Shkambi, nipi i Gjon Shkambit palë në proces me familjen Kurtaj qëlloi mbi gjyqtarin dhe kundërshtarët e tij në proces duke pretenduar për vendim të padrejtë.
    Siç ka dëshmuar sekretarja gjyqësore në momentin që gjyqtari ka rrëzuar kërkesën e palës paditëse ndaj tij është qëlluar me pistoletë në kraharor. 30-vjeçari më pas është kthyer nga kundërshtarët e tij në proces Ervis dhe Rakip Kurtaj duke hapur zjarr edhe në drejtim të tyre. Të dy mbetën të plagosur dhe u përcollën me urgjencë drejt spitalit ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.
    30-vjeçari me armë në dorë ka dalë jashtë gjykatës aty ku ndërhynë menjëherë forcat e rendit duke e neutralizuar, çarmatosur dhe vënë në pranga.
    Para bluve 30-vjeçari ka qëndruar i qetë dhe i pa penduar duke pranuar autorësinë e krimit të rëndë me pretendimin se reagoi ndaj padrejtësisë së kryer. Sipas tij familja e kishte trashëguar atë pronë e cila në komunizëm u shtetëzua dhe bashkia ua ka kaluar dhjetëra familjeve.
    Por përgjegjësi për këtë krim të rëndë nuk kishte vetëm personi që shkrehu armën. Hetim ka nisur për organet shtetërore dhe private që ruajnë gjykatën dhe dështuan në kontrollin e Elvis Shkambin, Top Channel mëson se një oficer i rendit qe rri në hyrje të gjykatës është ndaluar për dyshimet e shpërdorimit të detyrës sepse ka dyshime se nuk ka ushtruar kontrollin në detektorin e vendosur në hyrje të Gjykatës së Apelit.
     
     

    Top Channel

  • Në proces gjyqësor për pronat, policia sqaron ngjarjen! 30-vjeçari vret gjyqtarin dhe plagos palën kundërshtare

    Në proces gjyqësor për pronat, policia sqaron ngjarjen! 30-vjeçari vret gjyqtarin dhe plagos palën kundërshtare

    Një ngjarje e rëndë trotnidit këtë të hënë kryeqytetin, ku pas një sulmi me armë brenda në Gjykatën e Apelit mbeti i vrarë gjyqtari Atrit Kalaja, ndërsa mbetën të plagosur babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj.
    Autori i dyshuar i ngjarjes Elvis Shkëmbi (30-vjeç) është autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është arrestuar menjëherë.Lexo edhe :Related Posts
    Mësohet se Elvis Shkëmbi është nipi i Gjon Shkëmbit, i cili ishte në proces gjyqësor me palën tjetër (mbetën të plagosur) Rakip dhe Ervis Kurtaj.

    Njoftimi:
    Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces). 
    Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
    Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

  • Vrasja e Astrit Kalasë për pronën në Shkodër, Policia: Autori 30 vjeç, palë në proces

    Vrasja e Astrit Kalasë për pronën në Shkodër, Policia: Autori 30 vjeç, palë në proces

    Policia e Tiranës ka njoftuar se ka sekuestruar armën që u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja.
    Blutë gjithashtu theksojnë se autori i dyshuar Elvis Shkambi u kap menjëherë pas krimit ddhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore e Policisë Tiranë.
    “Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykasekuestrohet arma e krimittës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
    Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
    Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, njoftoi sot policia.
    Konflikti
    Autori Elvis Shkambi 30 vjeç, tashmë i arrestuar dhe arma e të cilit është sekuestruar, ka patur një konflikt për pronën në gjyq. Babai i tij pretendonte një pronë në zonën e Shkodrës, sipas të cilit ia kishin uzurpuar.
    Konflikti për pronën zvarritet gjyqeve prej disa vitesh tashmë, madje ponari Gjon Shkambi e kishte denoncuar historinë edhe në një emision investigativ.
    Sipas pretendimit të tij vite më parë,  ai thoshte se kishte fituar në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.
    Ai pretendon se pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e Gjonit.
    Gjyqi për pronën mendohet të ketë qenë edhe shkaki i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, përfshirja e të cilëve nuk dihet nëse ka të bëjë me ngjarjen apo janë rastësorë. Ata ndodhen në spital, jo në rrezik për jetën.
    Rakip dhe Ervis Kurtaj, janë babë e bir që mbetën të plagosur pasi një person qëlloi me armë brenda në sallën e gjyqit në Apelin e Tiranës
    gijotina.com/
     

  • Policia flet zyrtarisht për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Autori 30-vjeçar, plagosi edhe palët në proces

    Policia flet zyrtarisht për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Autori 30-vjeçar, plagosi edhe palët në proces

    Të shtënat e ndodhura në Gjykatën e Apelit në Tiranë këtë të hënë, 6 tetor, i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.
    Sipas të dhënave të deritanishme, të dy ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht ata nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën.
    Të shtënat u raportuan rreth orës 16:00 të kësaj të hëne, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. Autori i dyshuar i ngjarjes u arrestua nga policia, e cila ndërhyri menjëherë sapo u njoftua për ngjarjen e rëndë.
    Ai është Elvis Shkëmbi, rreth të 30-tave, dhe mësohet se ishte palë në një proces gjyqësor për çështje pronësie. Policia sekuestroi edhe armën e krimit.
    Fillimisht u raportua se gjyqtari Kalaja kishte mbetur i plagosur, megjithatë pak kohë më pas u saktësua se ai kishte mbërritur pa shenja jete në spital.
    Policia njofton se:
    Tiranë/Informacion paraprak
    Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
    Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
    Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

  • U rrëzua në skenë, reagon TKOB: Sopranoja Eva Golemi ndodhet në proces rikuperimi

    U rrëzua në skenë, reagon TKOB: Sopranoja Eva Golemi ndodhet në proces rikuperimi

    Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka reaguar pasi sopranoja Eva Golemi pësoi një incident në skenë, duke u rrëzuar dhe më pas përfundoi në spital.
    Përmes një komunikatë për mediat, TKOBAP bën me dije se sopranoja EVa Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
    Postimi i TKOB:
    Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
    Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
    TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
    Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.

  • Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

    Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, po ndodhin shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të standardeve demokratike të procesit. 
    Mbrëmë, në një intervistë ekskluzive në “Jehona Politike” në Klan Kosova, Rama shtoi se gjykimi në Hagë nuk është proces demokratik qysh nga fillimi. 
    “Ajo që mund të bëjmë institucionalisht është të nxjerrim në pah shkeljet shumë të rënda dhe të vazhdueshme të standardeve demokratike të procesit. Që procesi gjyqësor nuk është demokratike, është shumë, shumë e rëndë”. 
    “I gjithë procesi nuk është demokratik, qysh nga fillimi. Që nga marrja e një presidenti të zgjedhur nga zyra, pa asnjë akzuë dhe kyçja e tij brenda në burg, tek mbajtja në burg me teorinë e kërcënimit potencial të dëshmitarëve, që nuk ka asnjë provë për asnjë lloj kërcënimi, dhe deri tek përgjimi në sallën e takimeve. Gjëra të paimagjinueshme, gjëra të pakuptueshme, që janë të panumërta” ,u shpreh shefi i qeverisë së shtetit shqiptar, transmeton Klankosova.tv. 
    Tutje, Rama thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për këtë proces gjyqësor. 
    “Unë e kam ndjekur procesin nga kjo anë dhe shkeljet janë të panumërta. Në asnjë vend demokratik, një proces i tillë nuk do të kishte shkuar dot përpara kaq qetësisht për kaq vite, sepse organet përkatëse të qeverisjes së sistemeve gjyqësore, nuk do të qëndronin duarkryq përpara një procesi të tillë”, tha kryeministri Rama. 
     

  • Zgjedhjet ne Tirane Mediu: Nuk na duhet një figurë politike

    Zgjedhjet ne Tirane Mediu: Nuk na duhet një figurë politike

    Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka ende një emër të përzgjedhur për ta vënë përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, brenda forcës politike opozitare kanë nisur negociatat për një kandidat.
    Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane ne Klan News u shpreh se opozita por dhe kryeqyteti, ka nevojën e ndërhyrjes së qytetarëve.
    “Ka shumë njerëz në shoqërinë shqiptarë që duhet t’i bashkohen jo thjesht opozitës, por qëllimit për të bërë një realitet ndryshe në qeverisjen e Tiranës, por edhe në procesin politik që ka Shqipëria”, tha ai.
    Keshtu Mediu u shpreh se ka nevojë që kandidati të mos jetë një figurë politike, pasi këto të fundit janë pjesë e paragjykimeve, çka sjell rezultate negative.
    “Megjithatë, unë e them me bindje, ajo që duhet është të tejkalojmë figurat politike. Figurat politike ndajnë opozitën, për shkak të gjykimeve dhe paragjykimeve që janë. Edhe Fatmir Mediu, nuk përjashtohet nga ky paragjykim”, tha ai.
    Por a mos është një garë shumë e fortë për t’ia besuar një të riu? Për Mediun, debati për nevojat e qytetarëve është më i fortë në përballje me qeverinë.
    “E fortë do të jetë debat mes asaj se çfarë kanë nevojë qytetarët dhe asaj se çfarë kemi ne si realitet, të një bashkie plotësisht të manipuluar, të kontrolluar, me procese tërësisht të korruptuara në bashkëpunim me qeverinë. Përballë kësaj, unë mendoj që debate që duhet të bëjë opozita, nuk është thjesht debati i mazhorancës,  por përfshirja e qytetarëve. Një kandidaturë e cila vjen si bashkëpunim i forcave politike, nëse është e mundur, padyshim do jetë rruga më e mirë për të zgjidhur këtë situatë. Unë mendoj se opozita ka nevojë për përfshirjen  e sa më shumë qytetarëve në proces, për përfshirjen e sa më shumë autoriteteve që ndoshta janë më afër opozitës apo janë opozitare me qeverinë dhe nuk bëjnë pjesë në nivelin e drejtimit politik të opozitës”, tha ai.
    Nëse ish-demokrati, Lulzim Basha do të ofrohej për të kandiduar për Tiranës, mos ndoshta kjo do të ishte një vijë e kuqe për opozitën? Mediu nuk dha një përgjigje të prerë për këtë gjë, por gjithashtu as nuk e mohoi mundësinë e përfshirjes së Bashës në këtë proces. Sipas tij, për aq kohë sa është rezultat me konsensusin e të gjithë anëtarëve të partisë, bëhet e vlefshme politikisht.
    “Unë mendoj se figurat politike pranohen atëhere kur pranohen nga të gjithë. Prandaj është më mirë të kemi një proces diskutimi të përbashkët të figurave, për sa i përket atyre që do kandidojnë dhe pas saj të bëhet përzgjedhja me konsensus. Çdo gjë me konsensus është e vlefshme politikisht, jo vetëm për opozitën, por edhe për Shqipërinë”, tha ai.
    Kujtojmë se ditën e sotme, Partia Demokratike ka nisur negociatat me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, si dhe atë të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
    Ky është hapi i parë zyrtar që hedh PD për përzgjedhjen e kandidaturës që do të garojë së shpejti në Bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut të PS-së.
    për Mediun, bashkimi i qytetarëve me opozitën, do të sillte një proces zgjedhor më të drejtë e jo të manipuluar.
    “Sa më tepër angazhim të ketë, më mirë do jetë dhe aq më e mundshme për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe pse e dimë që është një farsë tashmë e ndërtuar prej kohësh, dhe tendeca që shfaqet paraprakisht kërkon që të ecim drejt një procesi të shpejtë dhe të manipuluar”, tha ai.

  • SHBA paralajmëron politikën shqiptare se çdo ndërhyrje në zgjedhjen e kryeprokurorit të SPAK ndërpret marrëdhëniet…

    SHBA paralajmëron politikën shqiptare se çdo ndërhyrje në zgjedhjen e kryeprokurorit të SPAK ndërpret marrëdhëniet…

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë shtuar presionin ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) që të mos bëjë lojëra me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë Së Posaçme (SPAK). Altin Dumani do të largohet në dhjetor dhe në prapaskenë ka nisur lufta politike për të vendosur aty një individ që të veprojë sipas interesave të mamuthëve të korrupsionit. Për këtë arsye është vënë në lëvizje SHBA.
    E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, i ka shkuar dje në zyrë kryetares së KLP-së, Mirela Bogdanit, ku në fokus ka qenë gara për pasardhësin e Altin Dumanit. Ajo e ka bërë të qartë se nga ky proces do të përcaktohet vijimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”, njoftoi dje ambasada. Pra duket qartë që zgjedhja e kreut të ri të SPAK për amerikanët është në qendër të vëmendjen dhe se çdo ndërhyje nga politika, veçanërisht nga dyshja Rama-Berisha nuk do të tolerohet nga Uashingtoni, madje mund të “hedhë në erë” raportet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Çfarë ka ndodhur?
    Ndërkohë pak ditë më parë, KLP hapi garën për pasardhësin e Altin Dumanit, i cili më 18 dhjetor mbyll mandatin në krye të Prokurorisë së Posaçme. Ai nuk ka të drejtë kandidimi dhe pritet që të hyjnë në garë kolegët e tij. Por duke parë zhvillimet e tre viteve të fundit dhe atë që ndodhi kur Dumani u zgjodh kryetar, ndërkombëtarët kanë frikë se politika do të tentojë të ndërhyjë në proces për të vendosur aty një drejtues kukull, me qëllim që të shpëtojnë nga hetimet. Mesazhet shkojnë në drejtim të qeverisë, pasi ajo i ka mundësitë për të ndikuar në proces. Për këtë arsye, mesazhet në drejtim të KLP-së janë intensifikuar ditët e fundit. Edhe pak ditë më parë, e dërguara e SHBA-së e bëri të qartë se gara duhet të jetë transparente dhe e pandikuar nga politika. Po ashtu, në zyrën e kryetares së KLP-së shkoi edhe ambasadori i BE-së, i cili ishte në të njëjtën linjë me SHBA-në. Një reagim pati edhe nga ambasadori gjerman Karl Bergner. Ai ka kërkuar nga politika që të qëndrojë larg këtij procesi. “Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE”, ka deklaruar ai. Gara për drejtimin e SPAK nuk është thjesht një çështje procedurale. Në sfond është frika e përsëritjes së tentativave për të kapur drejtësinë, një skenar i shmangur tre vite më parë, kur ambasadorja amerikane Yuri Kim ndërhyri personalisht për të garantuar një proces të pakontestuar. Ajo mori pjesë fizikisht në mbledhjen e KLP-së, duke dërguar një sinjal të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejonin një emërim të diktuar nga pazaret politike. SPAK është kthyer në një simbol të reformës në drejtësi dhe rikthimit të besimit publik, por ky simbol mund të rrëzohet me një vendim të vetëm. Për këtë arsye, gara për kreun e ri nuk është vetëm një emërim; është një test për sistemin, një provë për KLP-në dhe një sinjal se sa seriozisht e merr shteti shqiptar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

  • Sërish me primare PD për kreun e Bashkisë? Strazimiri: E ndërlikuar për ne

    Sërish me primare PD për kreun e Bashkisë? Strazimiri: E ndërlikuar për ne

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, shpjegoi pse opozita nuk ka shpallur ende kandidaturën për Bashkinë e Tiranës. 
    “Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave në PD është proces që nuk e vendos më i pari, siç e ka të caktuar qeveria. Te ne është proces më i komplikuar, e zgjedhim me primare. Mos prisni që të bëhet një mbledhje dhe të dalë dikush e të thotë do të jetë filani kandidat. Ajo që më shqetëson është fakti se cilido që të dalë kandidat, në këtë vend nuk bëhen më zgjedhje. Këtë ta thotë OSBE-ja”, u shpreh Strazimiri. 
    “Ke përballë partinë-shtet, qytetari nuk ka asnjë shans për të zgjedhur i lirë. Këtu vetëm votohet”, shtoi Strazimiri. 
    Por, sipas tij, Partia Demokratike ka marrë vendim politik që të mos bojkotojë zgjedhje dhe prandaj do të marrë pjesë. 

  • Shkarkimi i Veliajt, Zogaj: Duhej të pritej vendimi i gjykatës! E vërteta historike e PS është që…

    Shkarkimi i Veliajt, Zogaj: Duhej të pritej vendimi i gjykatës! E vërteta historike e PS është që…

    Shkarkimi i Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë ka sjellë debate në emisionin “Trialog” në RTSH, ku analisti Preç Zogaj u shpreh se PS duhet të priste vendimin e formës së prerë nga gjykata përpara shkarkimit, meqë afatet ligjore ishin tejkaluar për mosparaqitjen e tij në punë.
    “PS nuk e mbështete suksesin elektoral të individët por të makineri dhe organizimi i saj. Kjo është e vërtetë historike. Ajo është politike se e kërkoi Rama, por në raport me nenin që është shkarkuar është tejkaluar afati që përcakton ligji. Meqë kanë pritur më gjatë mund të prisnin deri sa të shprehej gjykata”, tha Zogaj.
    Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi theksoi se Tirana po vuante nga mungesa e një kryetari dhe se çështja nuk mund të zgjate pafund, pasi nuk dihet se kur do të përfundojë procesi gjyqësor.
    “Është një proces që zgjat dhe nuk është së shpejti dhe është një proces nga i cili Tirana po vuante. Vuajtja e popullit të Tiranës është e pajustifikueshme dhe forca politike duhet të jetë e përgjegjshme në këtë aspekt. Në rast se do të ndodhi ajo që thoni ju që i lirë të ketë mundësinë të mbrohet në gjykatë, por kjo është bërë një proces që nuk mund të mbante më dhe zgjati shumë. Pasi hetimet u përmbyllën është e pamundur të kishim më mundësi zgjatje dhe duhet të kishte një fund. Nuk është një gjë e mirë, por duhet të ndodhte dhe Tirana duhet të vazhdojë”, tha Klosi.
    Debati vijoi edhe për reformën në drejtësi dhe punën e SPAK, ku analisti Arion Sulo kritikoi SPAK për mungesën e rezultateve lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.
    “Ne kishim pritshmëri për SPAK për zgjedhjet, por nuk kapi asnjë rast ku rastet ishin sheshit”, tha Sulo.
    Ndërsa Zogaj paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë hetimeve, pavarësisht pozitës politike.
    “Edhe figurat që sot në PS duket sikur kanë “kapur qiellin me dorë” nuk do shpëtoj kush pa rënë në ingranazhin e hetimit penal”, tha Zogaj.
    Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, nga ana tjetër, mbrojti procesin e reformës në drejtësi, duke e cilësuar si një nga shtyllat kryesore të Partisë Socialiste.
    “Reforma në drejtësi është një nga kuajt e betejës së PS dhe jemi krenar për atë që kemi bërë. Këto që ndodhin janë fryt i këtij vullneti politik. Ne jemi e vetmja garanci që drejtësia e re të vijojë të jetojë, ndërsa Berisha dilte e thoshte se do e shkrijë SPAK”, tha Klosi.