Tag: proces

  • “Kemi sekuestruar 11 milionë euro pasuri në kripto”, Dumani: Nuk kemi portofol për t’i ruajtur

    “Kemi sekuestruar 11 milionë euro pasuri në kripto”, Dumani: Nuk kemi portofol për t’i ruajtur

    Gjatë raportimit vjetor të punës së SPAK në Komisionin e Ligjeve, Altin Dumani kërkoi ndryshime ligjore sa i përket kriptovalutave.
    “Presioni i jashtë nga faktorë të jashtëm politikë, mediatike dhe krimi i organizuar, që kërcënon integritetin e prokurorëve dhe që cenojnë vijimësinë e hetimeve.
    Përfundimi elektronik i çështjeve është ende në proces. SPAK bën 6 vite dhe është e nevojshme ngritja e një njësie analize.
    Kompetencat për njohjen e kompetencave të huaja janë problematike, ekstradimet nga jashtme, pasi këto kompetenca i takojnë Prokurorisë së Përgjithshme.
    Ekstradimi i shtetasve nga Emirateve e Bashkuara Arabe në Shqipëri, ka qenë problematike, gati e pamundur, të cilët ishin në kërkim për çështje kriminale në llogari të SPAK.
    Ndryshime ligjore sa i takon ligjit 1902, sa i takon ruajtjes së kriptomonedhave, pasi ne si institucion nuk kemi një portofol për të ruajtur kriptomonedhat në kriptovalutave të sekuestruara.
    Vetëm gjatë vitit 2024 kemi konfiskuar 11 milion euro pasuri në kripto.
    Jemi në proces të grirjes së një shume më të madhe se 11 milionë euro, jemi në proces për sekuestrim, po kemi vështirësi,” tha Altin Dumani.
    gijotina.com/

  • Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

    Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

     

    Për problemet me peshën dhe mbi peshën kemi folur shumë, por sigurisht jo pa arsye.

    Ndër sheqtesimet më të mëdha të shoqërive moderne sot janë edhe kilogramët e tepërt.
    Për shkak të vështirësive dhe problemeve që shkaktojnë në jetën e përditëshme.

    Nuk ka shumë rëndësi nëse jeni në prag të periudhës së plazhit ose jo, një trup i hollë është gjithnjë i shëndetëshëm e në modë.
    Me disa këshilla të lehta do të arrini jo vetëm të nxirrni toksinat nga trupi, por edhe të humbisni peshë.
    Më poshtë AgroWeb.org ju zbulon një nga proceset që do t’ju zgjidhë një nga shqetësimet më të zakonshme të shëndetit dhe dukjes bukur.

    Çfarë të konsumoni
    Më shumë ujë, më pak peshë do të ishte përgjigjja e saktë e kësaj pyetje.
    Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, nga Frontiers in Nutrition shpjegon se sasitë e mëdha të ujit mund të ulin peshën trupore.

    Kjo pasi konsumimi i ujit në mënyrë periodike dhe sidomos para konsumimit të vakteve rrit ndjesinë e ngopjes.

    Në të njëjtën kohë ky proçes do të stimulojë konsumimin e kalorive të duhura për prodhimin e energjisë trupore.
    Ekpsertët e lidhin mungesën e ujit në trup me shtimin e shpejtë në peshë ndaj nëse doni të hiqni kilet e tepërta kujtohuni të pini shumë ujë.
    Si e ndihmon uji organizmin
    Konkretisht ekspertët flasin për proçesin e termogjenezës që është proçesi i djegies së kalorive nga organet.
    Ky proçes përshpejtohet kur në trup futen edhe substanca të tjera të cilat ndihmojë metabolizmin.
    Uji duket se është një ndër substancat që funksionon më shpejt dhe më mirë në djegien e këtyrë kalorive.
    Nga të dhënat e ekspertëve rreth 2 gota ujë, përafërsisht 500 ml në temperaturë ambienti rrit djegien e kalorve në trup me 30%.
    Këto të dhëna vijnë të njëjta si për burrat ashtu edhe gratë duke i ndihmuar të djegin dhjamin dhe karbohidratet.
    E rëndësishme është që uji të jetë në temperaturë ambienti rreth 22 gradë celcius në mënyrë që ky proçes të kryhet në maskimum.
    Vlerat që i dhuron një gotë me ujë organizmit janë të shumta, por më e rëndësishmja është nxjerrja jashtë e toksinave të dëmshme.
    Ky proçes është i vështirë për t’u arritur ndaj disa gota ujë në ditë janë miqtë tuaj më të mirë.
    Sa herë duhet të pini ujë
    Nuk ka rëndësi nëse jeni në dietë strikte ose jo gjithnjë konsumoni shumë ujë.
    Sipas dietologëve uji ka aftësinë të frenojë ndjenjën e urisë dhe t’ju lërë të ngopur më shpejt.
    Një zakon i mirë i të qëndruarit në formë është të mos pini uji vetëm kur ju merr etja.
    Bëjeni këtë vazhdimisht gjatë gjithë ditës.
    Përgjithësisht rekomandohen 8 gota ujë në ditë për të pastruar totalisht organizmin tuaj.
    Bëni gjithnjë kujdes me ndjesinë e urisë dhe të etjes pasi të dyja janë ngushtë të lidhura me njëra tjetrën.
    Ndonjëherë në vend të urisë ajo që realisht po përjetoni është nevoja për një gotë ujë pasi trupi ndihet i dehidratuar.
    Uji para vakteve
    Për të humbur deri në dy kilogramë në një kohë të shkurtër pini ujë para konsumimit të vakteve tuaja.
    Një stadium i vitit 2010 i publikuar në revistën Obesity të cilit i referohet AgroWeb.org e vërteton edhe një herë këtë.
    Sipas ekspertëve përsonat që konsumojnë ujë para se të hanë ushqim kanë tendencën të humbasin deri në 2 kilogamë.
    Ky proçes ndodh më shpejt se personat që nuk e konsumojnë ujin apo e konsumojnë pak.
    Gjithësesi krahas konsumimit të ujit e rëndësishme është të keni një regjim ushqimor të pasur me fibra.

  • 9.2 milionë euro për Censin e Bujqësisë/ Afati shtyhet sërish, këtë herë fati i tij varet nga Kuvendi

    9.2 milionë euro për Censin e Bujqësisë/ Afati shtyhet sërish, këtë herë fati i tij varet nga Kuvendi

    Vjeshtën e vitit të ardhshëm pritet të nisë Censi i Bujqësisë, por realizimi i këtij procesi në kohë do të varet edhe nga miratimi i projektligjit në Kuvend.
    Në komisionin e Ekonomisë drejtuesja e Institut të Statistikave Elsa Dhuli tha se kostoja për të numëruar sipërfaqen e tokës që mbillet dhe me çfarë, si dhe për të regjistruar numrin e bagëtive, do të duhen 9.2 milionë euro, që janë kërkuar si financim nga buxheti i shtetit.
    “Sa i takon censit të bujqësisë, aktualisht strategjia e tij është në proces miratimi zyrtar. Varet nga miratimi i projektligjit, që është konsultuar. Aktualisht po bëhen reflektime për këtë cens. Parashikohet kosto 9.2 milionë euro, që janë kërkuar nga buxheti i shteti. INSTAT po bashkëpunon me MBZHR për të realizuar këtë proces”, tha drejtuesja e INSTAT Elsa Dhuli.
    Censi i bujqësisë përfshin të gjitha njësitë ekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësore apo që kryejnë aktivitet bujqësor ose blegtoral, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
    Ky CENS do të bëhet, 14 vjet pasi është bërë ‘fotografimi’ i fundit i këtij sektori në Shqipëri. Numërimi pritet të zgjasë 4 javë, dhe ata që refuzojnë të japin informacion për punonjësit e INSTAT që do të angazhohen në këtë proces, do të ketë gjoba nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë.
    Censi i bujqësisë ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022, por ky proces u shty për në 2024-ën, por as ky objektiv nuk u arrit, dhe afati i ri tashmë është viti 2026.

  • A ka një datë për anëtarësimin? Von der Leyen: Meritat e Shqipërisë, të dukshme, procesi po zgjatet për të forcuar demokracitë

    A ka një datë për anëtarësimin? Von der Leyen: Meritat e Shqipërisë, të dukshme, procesi po zgjatet për të forcuar demokracitë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se meritat e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE janë të dukshme. 
    Von der Leyen tha se vonesat për zgjerim, është një proces që ndihmon në forcimin e demokracive në rajon. 
    Von der Leyen: Ne të gjithë themi me të drejtë që fushë zgjerimit zbatohet ne meritat . Dhe këtyre meriata janë të duksh,. Është një proces në normal grupin e kapitujt. Për mua është mjaft inimpresioneues që të shikoj zhvillimin drejt BE. Dria që këto reforma janë për ne që të forcojmë demokracinë në vendet tona. Dhe prandaj kjo është e dukshëm e bërë në Shqipëri e suksesshme. Por dhe plani i rritjes po funskionon shumë mirë. Unë pot hem që ja e impresionuar thellë nga fryma që gjej këtu në Shqipëri. Dhe jam shumë të përqendruar në ambicien tuaj që Shqipëria të bëhet pjesë e BE deri në 2027. 
     

  • ‘Kosova ka pasur një proces të suksesshëm zgjedhor’/ Haradinaj: AAK ka shënuar fitore historike…

    ‘Kosova ka pasur një proces të suksesshëm zgjedhor’/ Haradinaj: AAK ka shënuar fitore historike…

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka vlerësuar procesin zgjedhor të suksesshëm dhe demokratik.  

    “Jam i lumtur që mund të konstatoj se Kosova ka pasur një proces të suksesshëm zgjedhor,” – u shpreh Haradinaj.

    Ai shtoi se, sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Aleanca ka arritur rezultate të larta në disa komuna të vendit, duke e cilësuar këtë si një “fitore historike”, raportojnë mediat në Kosovë.

    Haradinaj theksoi se AAK-ja ka garuar në 25 komuna për kryetarë dhe në 28 komuna për asamble komunale, duke theksuar se partia ka shënuar rritje të numrit të asamblistëve.Ai falënderoi komisionerët, vëzhguesit dhe qytetarët që e mbështetën partinë në këtë proces.

    Haradinaj: Jam i lumtur që mund të konstatoj se Kosova ka pasur një proces të suksesshëm zgjedhor. Po ashtu dëshiroj t’ju informoj se, në bazë të informatave që kemi nga KQZ, Aleanca ka zhvilluar një fitore historike për faktin se ka një fitore më bindëse. Në Suharekë kemi fitore bindëse, në Rahovec, në Gjakovë, në Deçan, në Klinë, dhe po ashtu ekziston mundësia që gara të luhet në raundin e dytë.

    Dëshiroj t’i falënderoj komisionerët dhe vëzhguesit dhe i ftoj të gjithë që të vazhdojnë këtë proces kaq të mirë. Faleminderit të gjithëve që na kanë votuar.

  • Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

    Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku një 49-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj avokatit të djalit të saj.
    Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për shtetasen V. Xh., banuese në fshatin Mbrostar Ura, e cila akuzohet se ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier.
    Ky i fundit është avokati që përfaqëson djalin e saj në një proces gjyqësor kundër prindërve.
    “Akuzohet se goditi avokatin e djalit Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.”, sqaron policia.

  • Letër e Hapur për Akademinë e Shkencave: Thirrje për Transparencë, Meritokraci dhe Reformë Institucionale

    Letër e Hapur për Akademinë e Shkencave: Thirrje për Transparencë, Meritokraci dhe Reformë Institucionale

    Nga Romeo Gurakuqi

    Letër e hapur për Anëtarët e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
    (Për dijeni kjo letër u është dërguar, krahas të gjithë akademikëve: Kryeministrit, zotit Edi Rama, Kryetares së Parlamentit, zonjës Elisa Spiropali, Komisionit të Edukimit, Shkencës dhe Medias në Parlament)

    Të nderuar anëtarë të Akademisë së Shkencave,
    Me anë të kësaj letre të hapur, ju drejtohem me respekt të gjithë atyre që karrierën e kanë ndërtuar mbi punë dhe arritje të spikatura, me bindjen se nuk mund të pranoni që Akademia e Shkencave të vendoset në një krizë të thellë legjitimiteti dhe në një kontroll klientelist, që i nënshtron studiuesit dhe punën e tyre formave të stërholluara të mbikëqyrjes, të cilat bien ndesh me parimet dhe etikën akademike në një vend demokratik, që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
    Njerëzit që kanë vendosur ta vijojnë jetën me dinjitet dhe punë nuk mund të pranojnë vazhdimësinë e një kulture të tillë autoritare, të padenjë për një institucion shkencor të një shoqërie demokratike. Unë mendoj se askush nuk mund të qëndrojë mospërfillës ndaj mekanizmave të fshehtë drejtuese, të përdorur pa skrupuj nga një individ me pushtet të fabrikuar politikisht, i cili ka zëvendësuar meritokracinë dhe arritjet shkencore me besnikëri personale, që, si rregull, shoqërohet nga mediokriteti akademik. Kjo makineri arbitrare e ushtrimit dhunues të pushtetit të dhuruar në ASHSH kundër dijes së lirë, furnizohet nga personazhe me të kaluar të kompromentuar nga pikëpamja studimore, të cilët përzgjidhen përmes një procesi të inskenuar kinse zgjedhor. Kushdo që ndërhyn kundër këtyre skemave rekrutuese tejet fyese dhe teatrale përballet me një dhunë të tejskajshme dhe përjashtimin nga bashkësia e studiuesve, këshillat, ekipet rishkruese, mbështetja e veprimtarive kërkimore, veprimtaritë shkencore. Ndërkaq, besnikët që japin prova përkushtimi ndaj “udhëheqësit” përfitojnë, përmes grupit të strukturuar klientelist, mundësi përfshirjeje në të gjitha projektet që kontrollon ASHSH-ja, (shih: Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, shkurt 2025), botime jashtë çfarëdo kriteri e standardi dhe mundësi për të përfituar nga fondet e buxhetit të shtetit dhe paratë e taksapaguesve, të kaluara vetëm në një filtër, me auditim në konflikt interesi nepotik.
    Kryetari aktual dikton praktikisht çdo aspekt të veprimtarisë së Akademisë. Ai përcakton përbërjen e bordeve, emëron drejtorët e instituteve e këshillat shkencorë, zgjedh stafin administrativ dhe edhe trupat “kontrolluese” kinse të pavarura pa asnjë konkurim publik, ndërhyn në çdo shkresë zyrtare madje deri në detaje të tilla si shpërndarja e mëditjeve të shërbimeve, ndalimi ose ofrimi i granteve të detyrueshme kërkimore vjetore për studiuesit. Me fjalë të tjera, asnjë vendim, qoftë edhe rutinor, nuk merret jashtë vullnetit të tij. Që të mund të aspirosh për një vend në akademi duhet jo thjesht ta kontaktosh kryetarin, por duhet të jesh bjerraditës i spikatur, të plotësosh disa kushte politiko-operativo-zonale, kulturore, krahinore, të besnikërisë dhe të kotësisë dhe të sigurisë së përgjumjes afatgjatë, të bindesh, të përkulesh, të rrëfehesh, të jargavitesh, që vendi vetvetiu të të hapet. E gjitha kjo është pjesë e “misionit” që unë mendoj se ka: të përmbyllë procesin e asgjësimit të kujtesës së fundit që ky vend kishte në trurin dhe ndërgjegjën e vet mbi të Kaluarën, Tradicionin, Etërit e Vërtetë të Dijes, krijimin e kufizave të poshtme kronologjike e përmbajtësore, përtej të cilave nuk shkohet dot më. Ndodhemi në një fazë përmbyllëse me dëm tanimë nacional, të një jetë të vrazhdë, ndërtuar mbi zgjuarsinë natyrale, paskrupulltësinë në asgjësimin e pozivitetit minoritar në shoqërinë shqiptare, me metodat që nuk kanë të bëjnë me jetën serioze të një administrate, por që gjenden ndër filmat me personazhe kryesore, të fortët e kodeve dekapituese.
    Letra ime ka të bëjë me procesin e fundit zgjedhor në ASHSH, një teatër radhësh, përcaktimesh dhe përjashtimesh me regji kontrolluese: ajo që ndodhi në asamblete e 4 dhe 14 korrikut ishte përmbyllja e një procedure të deformuar, që prej nisjes së rremë të datës 1 prill 2025. Që në javët e para pas shpalljes së procesit zgjedhor për anëtarësimin në ASHSH, u bë e qartë se po ndodhte një shmangie sistematike nga standardet e ligjshmërisë, në kundërshtim me parimet kushtetuese të barazisë para ligjit dhe konkurrencës së ndershme. U shkelën hapur dispozitat e ligjit për “parandalimin e konfliktit të interesit” dhe u cënua rëndë parimi i “mundësive të barabarta mes kandidatëve”, në njërin segment të konkurrimit. Kandidati me ‘pushtet’, u lejua të mbante edhe më tej, njëkohësisht, funksionet e drejtorit, anëtarit të Bordit të Drejtorëve dhe kryetarit të Këshillit Shkencor, struktura këto ku përgatitej dhe miratohej çdo rekomandim institucional, si dhe dërgoheshin shkresat që lidhnin çdo kandidaturë. Në këtë mënyrë u favorizua dukshëm që në nisje një kandidat i vetëm, me ndërhyrjen e strukturave drejtuese të Akademisë, në kundërshtim me çdo normë etike dhe ligjore: nuk u respektuan kriteret ligjore dhe statutore të pranimit të kandidatëve; kandidati i preferuar haptas nga Kryetari, për të cilin u siguruan votat vendimtare në paradhomën e tij, nuk i plotësonte as kushtet minimale të parashikuara për këtë pozicion të lartë. Më konkretisht: dokumentacioni i paraqitur nga kandidati i favorizuar nga Kryetari, përmbante mungesa serioze (thirrja për konkurim kjartazi kërkon monografitë kërkimore pas marrjes së titullit ‘Profesor’) dhe mosdeklarime të viteve: boshllëqe kronologjike në CV, keqinterpretim të përvojës së punës, paraqitje të përsëritura të të njëjtave punime si tituj të ndryshëm dhe artikuj të njëjtë të paraqitur disa herë si kontribute të veçanta; grumbullim i të njëjtëve artikuj dhe kumtesa si një libër i veçantë, i ekspozuar në mënyrë të pavërtetë si monografi; pa ndonjë kontribut të veçantë në shkencën kombëtare të historisë. Në Komisione, vlerësimi i kandidatëve u barazua pavarësisht kontributeve tërësisht të dallueshme në historishkrim, veprimtari akademike, universitare, editoriale dhe ne media. Disa kritere u anashkaluan krejtësisht, ndërsa të tjera u aplikuan me standarde të dyfishta në Këshillin Shkencor, në Komisionin e Historisë dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore e Juridike. Vetëm dy monografi kërkimore gjatë të gjithë karrierës, nga viti 1986 deri në vitin 2025 në këtë institucion, në bazë të ligjit, arsyes, dhe ndershmërisë, janë krejtësisht të pamjaftueshme për marrjen e titullit akademik. Prej 6 vitesh asnjë monografi per shqyrtim dhe aprovim, ndërkohë që ligja e detyronte prej muajsh dorëzimin e projektit te kontraktuar. Kështu, në vend të llogaridhënies së munguar në prag të pensionimit, kandidati promovohet për akademik. Katapultime të tilla ndodhin vetëm në ASHSH. Këto elemente minojnë rëndë besimin publik në procesin e përzgjedhjes akademike dhe komprometojnë integritetin institucional të Akademisë së Shkencave.
    Gjendur para këtij trendi shkeljesh, që në krye, iu drejtova zyrtarisht Kryetarit të Akademisë me shkresa të protokolluara, duke kërkuar ndalimin e kësaj shmangieje flagrante nga përcaktimet e ligjit dhe rishikimin e menjëhershëm të procesit, në përputhje me të drejtën e përllogaritjes së indikatorëve të përformancës dhe me parimet e një shoqërie demokratike dhe jete akademike të përgjegjshme. Po ashtu, kërkova diskualifikimin e kandidatit që nuk plotësonte në mënyrë të qartë kriteret. Ligji ndalon një kandidat të vijojë garën kur nuk plotëson qoftë edhe një kriter të vetëm, ndërkohë që drejtuesit e dy bordeve verifikuese aprovuan me këmbëngulje, pa bazë ligjore, kandidaturën, duke shpërdoruar besimin publik mbi postin dhe detyrën e ngarkuar. Po ashtu, të gjitha kërkesat e mia zyrtare u injoruan dhe, në mënyrë informale, u trajtuan si pengesë ndaj objektivave klienteliste të Kryetarit dhe si “zhurmë” e një njeriu të papërshtatshëm, sipas tij, për “qetësinë” dhe “unitetin” e Akademisë. Kulmi u arrit me refuzimin e kërkesës sime për një prezantim të hapur në Akademi, një rast unik mohimi prej Mohësve të konkurrencës së lirë dhe të ndershme brenda institucionit tonë.
    Mbledhja e 4 korrikut 2025, ku u shqyrtuan kandidaturat për anëtarësim në Akademinë e Shkencave, u shoqërua me shkelje të hapura të parimeve ligjore dhe statutore që rregullojnë këtë proces. U morën vendime në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ligji dhe statuti, dhe kandidati rival u barazua në kontribute, ndonëse nuk paraqiti asnjë vepër fizike dhe nuk përformoi asnjë shpjegim metodologjik të punës individuale. Në këtë fazë u lejua kalimi në votim i kandidaturës së sajuar, ndërkohë që nuk do të duhej lejuar, pasi nuk përmbushte një sërë kriteresh themelore të përcaktuara nga ligji dhe statuti. Pavarësisht mungesës së kushteve formale dhe profesionale, ai jo vetëm që nuk u skualifikua, por u avancua në fazën finale të procesit, në kundërshtim me standardet e integritetit dhe meritokracisë me vota te sjellame korrier. Edhe më shqetësuese ishte pranimi i gjashtë fletëve të votimit të dorëzuara nga shoferi, një praktikë në kundërshtim me çdo normë të votimit të fshehtë dhe personal, në një rast të ndërtuar enkas proceduralisht për vlerësim të drejtpërdrejtë në sallë, si indikator referencial për Asamblenë. Ky veprim, i toleruar dhe i heshtur nga drejtuesi i mbledhjes, shkaktoi indinjatë dhe reagime. Për fat të keq, deri më tani, nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar për këtë shkelje të rëndë nga procedurat dhe parimet e rregullta të funksionimit institucional.
    Ndër të gjitha shmangiet që e kanë njollosur këtë proces, më e rënda mbetet ndërhyrja e drejtpërdrejtë dhe e paprecedentë e Kryetarit të Akademisë në një garë që duhej të ishte shembull i integritetit të një procesi në përputhje me ligjin dhe i panjollosur nga veprime joligjore e arbitrare që bien ndesh me dinjitetin e detyrës institucionale dhe fushës akademike. Akti i thirrjes në zyrë të akademikëve para votimit përbën ndikim mbi ndërgjegjen dhe votën e lirë të anëtarëve, duke shkelur etikën akademike dhe parimet e demokracisë institucionale (Kryetari Gjinushi e pranoi thirrjen e tyre në takimin zyrtar të datës 11 korrik, por e justifikoi si thirrje për t’ua kujtuar se duhet të vinin në votim!!!!). Nuk mund të tolerohet që Kryetari të jetë njëkohësisht mbikëqyrës i procesit dhe promovues i një kandidature të vetme. Këto ndërhyrje ngrenë dyshime serioze për ekzistencën e një “makinerie trysnie” që ka kërkuar të realizojë një rezultat të paracaktuar. Kjo është shenjë e qartë e një klime autoritare, e papranueshme në ambientin akademik. Liria e mendimit, pavarësia e votës dhe autonomia e gjykimit janë themelet e një komuniteti shkencor. Kur ato zëvendësohen nga frika, servilizmi dhe diktati i një individi, Akademia shndërrohet në një strukturë që prodhon konformizëm dhe asgjëson mendimin kritik.
    Më 14 korrik 2025 u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Asamblesë së Akademisë së Shkencave, i cili u shoqërua me parregullsi serioze. Deri më sot nuk është dorëzuar procesverbal i rregullt, as një listë e aprovuar pjesëmarrësisht sipas statusit, nuk është komunikuar një vendim final publikisht dhe as mua si palë e interesuar. E megjithatë, dihet se në sallë morën pjesë 31 anëtarë, ndërsa 17 fletë votimi u grumbulluan paraprakisht nga Kryetari i Akademisë, përmes shoferit të administratës, nga anëtarët që mungonin, dhe u depozituan dy javë para në paradhomën e tij. E pabesueshme, por e vërtetë! Pas votimit në sallë, këto fletë u futën brutalisht në kuti, u përzien për të humbur gjurmët dhe u numëruan bashkë me të tjerat, duke dhënë një total prej 48 votash.
    Sipas ligjit nr. 53/2019, neni 6(2), dhe Statutit të Akademisë, neni 7(11), një kandidat që garon drejtpërdrejt duhet të marrë 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të Asamblesë, duke përjashtuar vetëm ata me status “Emeritus”. Numri i përllogaritur ishte 49 (duke pasur parasysh se një akademi, që nuk u paraqit në proces, detyrimisht, në bazë të ligjit, përllogaritet në nxjerrjen e kuorumit), pra pragu ligjor ishte 33 vota. Sipas rezultatit të shpallur jozyrtarisht, kandidati i preferuar krahinarisht prej Kryetarit, mori 32 vota. Në proces pati gjithashtu 3 abstenime dhe një mungesë, kështu që asnjë kandidat nuk arriti kuorumin ligjor prej 33 votash (66,6% e 49 anëtarëve). Megjithatë, Komisioni Zgjedhor, nën presionin e drejtpërdrejtë të Kryetarit, shpalli fitues kandidatin preferencial nga fshati i përfshirë në zonën operative kontrolluese të pushtetit akademik, duke interpretuar se 2/3 duhej të llogariteshin mbi 45 vota të vlefshme dhe duke ulur pragun në 30 vota. Ky interpretim bie ndesh me tekstin e qartë të ligjit dhe të statutit, si dhe me praktikën e mëparshme të Akademisë, pasi përdor një dispozitë që lidhet me zgjedhjen e Kryesisë, ndërkohë që për anëtarësinë ligji ka parashikuar një nen tjetër. (ky fakt nxori në dukje edhe një element tjetër deformimi të së drejtës: ndryshimet e kryera në vitin 2024 në ligjin mbi ASHSH, kanë përfshirë një artificë kurth, për t’u përdorur sipas rasteve, çfarë përbën një gabim racional në procesin e ligjbërjes në Parlament). Pyetja që ngrejmë është: çfarë e shtërngoi Komisionin dhe kryetaren e tij, zonjën Hoda, të kryente këtë shkelje flagrante të ligjit shtetëror?
    Çudia më e madhe qëndron në faktin se, gjatë ballafaqimit të 16 korrikut 2025 me z. Gjinushi, në prani të akademikëve Vasil Tole, Gëzim Hoxha dhe Anila Hoda, Kryetari pranoi hapur se dinte ndarjen e votave “me korrier” ndërmjet kandidatëve. Ai deklaroi se 17 votat e ardhura nga paradhoma e tij kishin qenë të gjitha kundër meje — një dijeni ligjërisht e palejuar në një votim të fshehtë. Si është e mundur një gjë e tillë?! I bie kështu që në paradhomë është kryer një proces paraprak i fiksimit te rezultatit, pavarësisht se si do të votonin akademikët në Asamble. Deri më sot, nuk më është vënë në dispozicion procesverbali i plotë, lista e votuesve, ndarja e saktë e votave, videoja e mbledhjes. Në proces nuk u lejova të hyja në sallë, edhe pse e kërkova; nuk pati vëzhgues të pavarur dhe as prezencë të kandidatëve gjatë numërimit, duke cenuar në këtë mënyrë rëndë standardin e një gare të barabartë, të drejtë dhe të ndershme. Video e mbledhjes së Asamblesë është fshirë nga faqja zyrtare e ASHSH!!!! Pra, është dëmtuar një provë ligjore publike, për çdo hetim të mundshëm nga organet ligjzbatuese, të cilat kanë detyrimin të hetojnë njëlloj si në çdo manipulim tjetër zgjedhor.
    Në dritën e këtyre fakteve, rezultati i votimit të 14 korrikut është arritur në shkelje flagrante të ligjit, është tërësisht i kontestueshëm dhe cënon besimin institucional. Në vend që të shënonte kurorëzimin e një gare të drejtë, kjo mbledhje vulosi një proces të deformuar dhe i dha epilog të padrejtë një serie shkeljesh pararëndese. Ky rezultat lë një njollë të pashlyeshme në reputacionin e Akademisë, duke treguar se vendimmarrja kolegjiale u anashkalua nga interesa personale. Pas këtij veprimi të dirigjuar, besoj, në kundërshtim me vullnetin e anëtarëve, Akademia e Shkencave gjendet në një krizë të thellë legjitimiteti, ku meritokracia është rrëzuar nga ndikimi i një ose disa individëve me pushtet financiar okult dhe klientelist. Situata e përshkruar përbën cënim të integritetit institucional dhe autonomisë akademike, si dhe dëshmi të kapjes klienteliste dhe njëkulturore të institucionit. Ajo shkel gjithashtu parimin e ndarjes së funksioneve publike. Kur kriteret meritokratike zëvendësohen nga votime të orkestruara nga një individ me fuqi politike dhe financiare të sipërmarrë, përzgjedhja nuk mbështetet më mbi produktin shkencor, kontributin ndërkombëtar apo etikën profesionale, por mbi besnikëri ndaj figurës udhëheqëse, përkatësi subjektive dhe lidhje klienteliste. Kjo gjendje përfaqëson komprometim të procesit të përzgjedhjes akademike. Ajo dëshmon për një kulturë përjashtuese dhe diskriminuese në drejtimin e institucionit, në kundërshtim me misionin gjithëkombëtar që duhet të ketë një akademi e shkencave.
    Me anë të kësaj letre, dua t’ju njoftoj se procesi është dërguar për rishqyrtim institucional mbi bazën e legjislacionit kushtetues të Republikës së Shqipërisë dhe do të ndiqet deri në fund, si në institucionet e brendshme ashtu edhe në ato ndërkombëtare, deri në marrjen e një vendimmarrjeje të pavarur. Në respekt të ligjit dhe statutit, kërkoj prej jush të angazhoheni për (1) anulimin e këtij procesi dhe ribërjen e tij nga e para, mbi bazën e respektimit strikt të kritereve të përcaktuara nga ligjvënësi, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit shqiptar. Kjo letër është një ftesë për të gjithë kolegët që të reflektojnë mbi situatën e krijuar dhe të kontribuojnë (2) për një proces transparent, të ndershëm dhe të denjë për një institucion shkencor si Akademia jonë. Askush nuk duhet të lejojë që në qendrën e shkencës shqiptare të ndodhin shfaqje të tilla, të papranueshme madje edhe në qendrat më periferike të votimit në vend. Po ashtu ju ftoj ju që (3) të beheni nismëtarë të një Reformë të thellë ligjore dhe institucionale të Akademisë së Shkencave, me qëllim garantimin e autonomisë së saj nga ndikimi politik dhe kapje të tilla personale nga njerez të tillë që merren me gjëpogjëra; (4) krijimin e një Platforme të Pavarur të Vlerësimit Shkencor, që të shërbejë si filtër për anëtarësime të ardhshme, duke zbatuar standardet ndërkombëtare të meritokracisë; (5) të kryeni procesin e Çlirimit të Instituteve Albanologjike nga sundimi i një individi, barazimin në trajtimin financiar të punonjësve shkencorë dhe ndihmës me pagat e Akademisë së Shkencave, dhënien e fondeve të mjaftueshme për kërkimin shkencor, respektimin e VKM së datës 28 dhjetor 2023 në të gjitha pikat e parashikuara nga legjislatori; (6) përfaqësim të barabartë krahinor në trupën akademike, në përputhje me misionin kombëtar të Akademisë së Shkencave dhe me frymën e Kushtetutës së Shqipërisë.
    Unë jam shtetas i Shqipërisë; dua të vijoj të jetoj dhe të punoj në këtë vend me ndershmëri dhe dinjitet, siç kanë bërë prindërit e mi. Unë nuk do të pranoj që, në vendin e të parëve të mi, dikujt t’i shkojë ndër mend të më cënojë në mënyrë të përsëritur të drejtat e mia legjitime — pavarësisht se kush mund të jetë ai: një “pronar” i qendrës së dijes, ‘pronarë’ vilash të patrashëgueme, një Investitorë Strategjik i kamufluar, CEO në Hije i disa kompanive minerare dhe ushqimore, shefi i shefave të universiteteve private, që shkëmbejnë favore, ndërtojnë skema fiktive të pagave të mësimdhënësve dhe anëtarëve të bordeve dhe komisioneve, akademike dhe universitare. Të drejtën do ta kërkoj deri në fund, në respekt të dinjitetit tim, të emrit të familjes sime dhe qenies Qytetar i një republike të europianizueme.
    Prandaj, me besim te shteti i së drejtës dhe me respekt për dinjitetin e profesionit, ju ftoj për të mbrojtur lirinë akademike, meritokracinë dhe të drejtën e çdo studiuesi për një proces të ndershëm.
    Tiranë, Shkodër

  • Ekzekutimi i gjyqtarit, Haxhia: Një gjyqtare më tha, “na kanë nxjerrë në pritë”…

    Ekzekutimi i gjyqtarit, Haxhia: Një gjyqtare më tha, “na kanë nxjerrë në pritë”…

    Në homazhet për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, theksoi me shqetësim të thellë situatën e rëndë në sistemin e drejtësisë shqiptare.
    “Kjo nuk është thjesht një ngjarje tragjike, por një vrasje e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Haxhia për mediat. “Nuk bëhet fjalë vetëm për bojkot për bojkot, por duhet të ndalet ky alarm , që prek sistemin, nga gjyqtari më i lartë deri te avokati më i thjeshtë. Në shoqërinë tonë është mbjellë një urrejtje e thellë ndaj njerëzve të drejtësisë, që duhet çrrënjosur sa më shpejt”.
    Ai nënvizoi se frika në sistem është bërë kaq e madhe saqë një gjyqtare i rrëfeu se “na kanë nxjerrë në pritë”.
    “Ky është një mesazh i qartë që tregon se ne kemi nevojë për masa drastike që të dalim nga kjo gjendje e rëndë. Nuk është vetëm çështje e gjyqtarëve, por edhe e avokatëve që duhet të analizojnë thellë rolin dhe përgjegjësitë e tyre në këtë proces”.
    Maks Haxhia e përshkroi Astrit Kalajën si “një njeri familjar dhe shumë human, që përfaqësonte vlerat më të mira të sistemit të drejtësisë”, duke shtuar se humbja e tij është një goditje e madhe për të gjithë profesionistët e drejtësisë në Shqipëri.
    “Kjo ngjarje duhet të jetë thirrja jonë për të gjithë: avokatë, gjyqtarë, dhe çdo aktor i sistemit të drejtësisë. Populli duhet ta dijë se në një proces gjyqësor, gjysma e palëve do të humbasë, prandaj ne duhet të përpiqemi të ruajmë dinjitetin dhe sigurinë e të gjithë aktorëve në këtë proces”, përfundoi Haxhia.

  • “Një gjyqtare më tha se na kanë nxjerrë në pritë”, Maks Haxhia: U vra i gjithë sistemi i drejtësisë

    “Një gjyqtare më tha se na kanë nxjerrë në pritë”, Maks Haxhia: U vra i gjithë sistemi i drejtësisë

    maks haxhia

    TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka bërë një deklaratë të fortë pas homazheve që bëri në Pallatin e Kongreseve në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja. Haxhia tha se kjo nuk është vetëm vrasje e gjyqtarit, por është një goditje e sistemit të drejtësisë në tërësi.
    “Kjo nuk është thjesht një ngjarje tragjike, por një vrasje e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Haxhia për mediat. “Nuk bëhet fjalë vetëm për bojkot, por duhet të ndalet ky alarm, që prek sistemin, nga gjyqtari më i lartë deri te avokati më i thjeshtë. Në shoqërinë tonë është mbjellë një urrejtje e thellë ndaj njerëzve të drejtësisë, që duhet çrrënjosur sa më shpejt”.
    Ai nënvizoi se frika në sistem është bërë kaq e madhe saqë një gjyqtare i rrëfeu se “na kanë nxjerrë në pritë”.
    “Ky është një mesazh i qartë që tregon se ne kemi nevojë për masa drastike që të dalim nga kjo gjendje e rëndë. Nuk është vetëm çështje e gjyqtarëve, por edhe e avokatëve që duhet të analizojnë thellë rolin dhe përgjegjësitë e tyre në këtë proces, duhet tiua shpjegojmë qytetarëve që në një proces gjyqësor ka një palë fituese dhe një humbëse”.
    Maks Haxhia e përshkroi Astrit Kalajën si “një njeri familjar dhe shumë human, që përfaqësonte vlerat më të mira të sistemit të drejtësisë”, duke shtuar se humbja e tij është një goditje e madhe për të gjithë profesionistët e drejtësisë në Shqipëri.
    “Kjo ngjarje duhet të jetë thirrja jonë për të gjithë: avokatë, gjyqtarë, dhe çdo aktor i sistemit të drejtësisë. Populli duhet ta dijë se në një proces gjyqësor, gjysma e palëve do të humbasë, prandaj ne duhet të përpiqemi të ruajmë dinjitetin dhe sigurinë e të gjithë aktorëve në këtë proces”, përfundoi Haxhia.

  • “Autori ka qenë i armatosur në çdo proces gjyqësor”,Karamuço zbulon detajin tronditës: Në çdo gjyqtar që kam shku kam..

    “Autori ka qenë i armatosur në çdo proces gjyqësor”,Karamuço zbulon detajin tronditës: Në çdo gjyqtar që kam shku kam..

    Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço ka zbuluar një detaj të rëndë, që vë në diskutim sigurinë në institucionet gjyqësore.
    Teksa po fliste mbi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit të Apelit, Karamuço tha se autori i vrasjes Elvis Shkëmbi ka deklaruar se ka qenë i armatosur në çdo proces gjyqësor që ka marrë pjesë, për pronën.
    “Autori i vrasjes është shprehur. Unë këtë armë e kam pasur në çdo proces gjyqësor, në çdo gjykatë që kam shkuar.”-tha Karamuço