GJKKO shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë.
Seanca e së enjtes ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me momente të forta tensioni mes palëve. Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”.
Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”. Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve të familjes Durda në sallë, që tha një frazë fyese ndaj avokatit.
Teksa avokati Ardian Visha i kërkoi gjykatës të ndërhynte për situatën, familjari replikoi edhe me ish ministrin: “Fatmir, lëre mandatin dhe përballu me ligjin”.
Pas një ndërprerjeje pak minutëshe të seancës, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka, për shkak të njeanshmërisë në gjykim.
Më herët, avokatët i kërkuan gjykatës të informohej në lidhje me disa deklarime të dhëna nën betim në SHBA nga disa personalitete ushtarake, që sipas mbrojtësve, janë përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë e prej aty në Këshillim e Lartë Gjyqësor.
Nga ana e tij, i pandehuri Mediu pretendoi se gjithë ç’po ndodhte ishte politike dhe kishte për qëllim lidhjen e emrit të tij me shpërthimin.
“Meqënëse tragjedia gjithmonë krijon një opinion, nëse ju keni vendosur të vijoni këtë proces me opinion dhe jo procedurë, kjo nuk është drejtësi”, i tha Mediu gjykatës.
Tag: proces
-

Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu shtyhet më 11 nëntor
-

Rinis seanca për dosjen ‘Gërdeci’/ Përplasje të ashpra në gjyq mes palëve: Mos më trego mua se kam 15 vjet që po duroj
Në Gjykatën e Posaçme ka rinisur seanca për dosjen e Gërdecit, ku i pandehur është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me shpërthimin tragjik të vitit 2008 që shkaktoi 26 viktima, mes tyre edhe fëmijë.
Seanca u shoqërua me debate të ashpra mes trupës gjykuese, palës mbrojtëse, prokurorisë dhe familjeve të viktimave.
Shkak u bë kërkesa e Mediut për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte pranuar si palë në proces familjen Durda, që humbi djalin e vogël, Edisonin, në shpërthim.
Avokati i Mediut, Ardian Visha, kërkoi përjashtimin e gjyqtares dhe ndërprerjen e seancës, duke pretenduar se ajo nuk kishte marrë masa ndaj fyerjeve që, sipas tij, kishin ardhur nga pala e viktimave.“Zonja gjyqtare, kërkojmë përjashtimin tuaj nga gjykimi për shkak të sjelljes suaj dhe ndërprerjen e seancës për sot,” – u shpreh Visha.
Nga ana tjetër, avokati i viktimave, Dorian Matlia, reagoi duke theksuar se vendimi i Gjykatës së Strasburgut e njeh të drejtën e familjeve për të qenë palë në proces.“Gjykata e Strasburgut e ka thënë qartë se ka pasur shkelje procedurale, sepse viktimat nuk janë lejuar të jenë pjesë e gjykimit,” – tha Matlia.
Gjatë debatit, situata u tensionua në sallë. Ferizan Durda, babai i një prej viktimave, shpërtheu në lot dhe iu drejtua me tone të forta avokatit të Mediut:
“Mos më trego mua 15 vjet se jam unë që po duroj! Fëmija im do ishte 25 për 26 vjeç sot që flasim!”
Në vijim, Mediu mori fjalën dhe deklaroi se procesi po tentohet të politizohet:
“Kjo që po ndodh në këtë sallë bëhet me qëllim për të lidhur shpërthimin e Gërdecit me emrin tim. Kjo nuk është drejtësi. Edhe unë kam të drejtën time për t’u mbrojtur dhe për të shpjeguar pozicionin tim.”
Prokuroria kërkoi që në proces të administrohen disa prova të reja që lidhen me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, ndërsa mbrojtja kërkoi rrëzimin e tyre.
Pjesë nga diskutimi:
Mbrojta e Mediut, Visha: Zonja gjyqtare, kërkojmë të na japin audion e seancës së sotme dhe kërkojmë përjashtimin tuaj nga gjykimi i kësaj çështje, për shkak të sjelljes tuaj dhe mos marrjen e masave ndaj viktimës së veprës penale në këtë seancë, po ashtu ndërprerjen e seancës, për ditën e sotme.
Ligori: Ne nuk mund të vijojmë më, këtu nuk është fyer vetëm trupa mbrojtëse por është fyer e gjithë drejtësia. Ju nuk reaguat për të marrë masat. Ne nuk mund të vazhdojmë.
Mediu: Nuk mund të kuptoj si mund të vazhdojmë këtë seancë.
Ligori: Jemi gati teknikisht, por nuk jemi gati moralisht, që një palë në këtë proces i thotë mbrojtës që “nuk ju marrë as për pastrues halesh” nuk mund të vazhdojmë këtë seancë.
Gjykata: Kërkesa juaj për përjashtimin tim nuk është shkak për mos vijimin e procesit gjyqësor.
Ligori: Nuk jemi gati për të vijuar seancën pasi ne nuk jemi këtu për të na trajtuar si lekca.
Prokurori: Sa i takon viktimave për tu legjitimuar në këtë proces, është edhe vendimi i Strasburgut, që ju ka dhënë të drejtë, që nëse duhet të jenë ato të pranishëm. I kërkojmë gjykatës që të administrojë edhe disa provash të reja, të cilat na kanë ardh më vonë, kërkojmë të administrohen një sërë dokumentash. Mbase nuk është ky momenti procedural, por kanë mbërritur me vonesë. Mbi këto shkresa është bazuar edhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut. Ne i kërkojmë gjykatës që të lejohen si prova dhe më pas do të japim edhe shpjegimet pse e kemi këtë kërkesë. Në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për Aktet nga autoritet e huaja administrohen vetëm pas kërkesës së gjykatës. Dëshmitë e tyre duhet të sillen në gjykata vetëm nëse gjykata do i kishte pranuar si dëshmitar. Për këtë rast i kërkoj gjykatës që të rrëzohet si kërkesë.
Mbrojta e Mediut: Qëndrimi prokurorisë, nuk ka të bëj me kazusin tonë. Viktima e veprës penal nuk i ka të drejta të barabarta me ne, në këtë proces gjyqësor.
Dorian Matlia avokati i viktimave: E nderuar një parantezë, personi do të largohet nga salla. Ne po mundohemi që ta zhvillojmë procesin.
Geraldo Durda del nga salla, pas përplasjes që pati në sallë me avokatin e Mediut, Ardian Visha.
Ferizan Durda: Mos më trego mua 15 vjet se jam unë që po duroj. Se fëmija im do ishte 25 për 26 vjeç sot që ne flasim. Shpërthen në lot. Pas tensioneve në sallën e gjykimit.
Matlia: Gjykata e Strasburgut ka thënë që ka shkelje procedurale në gjykim për shkak të mos lejimit të viktimave që të jenë pjesë e këtij procesi. Gjykata e Strasburgut e ka thënë shumë qartë në vendimin e saj. Strasburgu e ka thënë qartë pjesëmarrje efektive. Do doja nga gjykata që komentet që bëhen nga pala pa patur relevancë nga ky gjykim, s’janë të nevojshme që të bëhen në ketë sallë gjykimi, mund të bëhen jashtë.
Mediu: Zonja gjyqtare kjo që po ndodh në këtë sallë bëhet mbi një qëllim për të lidhur shpërthimin e Gërdecit me Fatmir Mediun. Kjo nuk është drejtësi, edhe unë kam të drejtën time për të shpjeguar pozicionin tim. Nuk kam asnjë problem me prezencën dhe as nëse ata më pyesin por nuk mund të pranoj që të bëhet politikë me këtë çështje. Kërkesën për dëshmitarët e kam shpjeguar që në krye të herës nëse prokuroria do të donte të bënte drejtësi duhet të kishte hetuar siç duhet. Këta dëshmitar janë shumë të rëndësishëm për ne dhe për mbrojtjen time. Këta gjeneral na kanë mësuar si bëhet demontimi i armëve. Ky vetëm proces nuk është. -

‘Gërdeci’/ Mbrojtja e Mediut kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, gjyqtares me tre mbiemra
Ka patur debate në gjyqin për dosjen “Gërdeci”. Mbrojtja e Fatmir Mediut ka kërkon përjashtimin nga procesi të përfaqësuesve ligjor të viktimave. Sipas tyre kjo u krijuar krijua nga Sorosi posaçërisht për këtë çështje.
Ardian Visha, avokat i Fatmir Mediut: Ne vlerësojmë se legjitimimi i palëve të viktimave në proces është marrë në shkelje. Përfaqësuesi ligjor i palës së viktimave, është drejtues njëkohësisht i një shoqate që financohet nga SOROS, dhe klienti im përfaqëson një subjekt politik që ka shprehur qëndrim të hapur kundër Soros. Kjo organizatë jo vetëm për sa i takon kohës kur është krijuar, ka ushtruar ndikim të dukshëm për të hapur këtë çështje.
Mediu: Nuk e shoh si një moment për të bërë politikë, se politikë dhe proces politik po bëhet këtu. Si ka mundësi prej një viti e gjysmë nuk marrim asnjë përgjigje për kërkesat që kemi bërë, dhe përderisa nuk vlerësohen si mund të jetë ky një proces ligjor i rregullt. Nëse e injoroni si fakt prezencën e një shoqate të krijuar në kohën që u hap ky proces dhe posaçërisht për të fryrë dhe mbingarkuar opinionin publik mbi këtë çështje.
Gjithçka që bëhet në këtë sallë ka vetëm një qëllim, për të bërë gjyq publik. Meqë tragjedia krijon gjithmonë opinion. Nëse keni vendosur të gjykoni me opinionin jo me procedurë e kod penal, atëherë ky proces ka dështuar. Nuk pranoj që në emër të familjarëve të bëhet politik, asgjë skam me familjarët madje jam i haput ndaj tyre për çdo pyetje që kanë. Nëse drejtësia do donte të bënte drejtësi ka disa dokumenta mbi gjithë procesin e demontimit. Këto nuk qenkan fakte. Dy ekipet amerikane që kanë asistuar 15 vite FA, komandantin e Natos në tiranë, nlse këta që na kanl mëduar si të bëjmë aktet e demontimit nuk tjirrën ndërkohë që ata ekspertët shkencor që nuk kishin mundësi as të lexonin, dhe dëshmuan, atëherë ky sështë proces gjyqësor për të krijuar vetëm një perceptim, opinion publik, duke thënë “po bëhet gjyqi gërdeci”. Ndërkohë që unë akuzohem për shpërdorim detyre.
Gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj shkruan se avokati Ardian Visha ka kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi i kësaj çështje, për shkak të “shmangies së kërkesave nga ana jonë”.
Ndërkohë gjyqtarja me tre mbiemra Irena Gjoka ka deklaruar se, “seanca do vijojë, paraqiteni kërkesën me shkrim dhe derisa të shqyrtohet kërkesa nga një tjetër gjyqtar”.
-

Samiti/ Kremlini: Kemi shumë ‘detyra shtëpie’, të nevojshme para takimit Putin-Trump!
Shumë “detyra shtëpie” duhen bërë përpara një samiti të mundshëm Rusi-SHBA, tha sekretari i shtypit i presidentit rus Dmitry Peskov.
“Presidentët nuk mund të takohen vetëm për hir të një takimi, ata nuk mund të humbasin kohën e tyre dhe e thonë këtë hapur. Kjo është arsyeja pse ata udhëzuan [Ministrin e Jashtëm rus Sergey] Lavrov dhe [Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco] Rubio që të përgatisin këtë proces. Një proces i vështirë. Dhe, në të vërtetë, duhet të bëhen shumë detyra shtëpie përpara se të miratohet axhenda për këtë samit të ri”, tha ai në një intervistë me gazetarin e VGTRK, Pavel Zarubin.
“Deri më tani, nuk ka parakushte të tilla”, vuri në dukje ai. “Ukrainasit nuk duan asnjë proces paqeje. Ngurrimi i tyre nxitet nga evropianët, Bashkimi Evropian.”
Zëdhënësi i Kremlinit kujtoi se ishte Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ai që shprehu mirëkuptimin se nuk ka kuptim të mbahet një samit tani dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, e ndau këtë pikëpamje në deklaratat e tij./ TASS.
-

Rama: “S’ka pushim!”. Janë regjistruar 14,471 denoncime, nga të cilat 10,709 janë zgjidhur, 3,762 të tjera janë në proces verifikimi
Në të gjithë territorin e vendit vijon me intensitet puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, si pjesë e vizionit transformues të qeverisë shqiptare, të përfshirë në programin “Rilindja Urbane 2.0”.Kjo nismë e re nuk është një aksion i përkohshëm apo një fushatë sezonale, por një ndërhyrje e qëndrueshme dhe sistematike në terren, me qëllim rivendosjen e rendit urban, rikthimin e hapësirave të përbashkëta për qytetarët dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në çdo qytet dhe fshat të vendit.
E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë po vijon me shembjen e mureve dhe strukturave të betonit në territor, të cilat cenojnë hapësirën publike.Në kuadër të kësaj fushate, po kryhen ndërhyrje të thella për shembjen e mureve dhe strukturave të paligjshme të betonit që kanë uzurpuar trotuare, rrugë, plazhe dhe zona të tjera publike, duke dëmtuar peizazhin dhe duke privuar qytetarët nga e drejta për të përdorur hapësirën e përbashkët.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga operacionet që po zhvillohen në qytetin bregdetar të Vlorës, një nga destinacionet më të vizituara gjatë sezonit turistik.“S’ka pushim”, – shkruan ai, teksa ndan pamje nga shembja e mureve rrethues dhe strukturave pa leje pranë rrugëve të qytetit, si pjesë e përpjekjeve për ta kthyer Vlorën në një qytet model të urbanistikës bashkëkohore, ku hapësira publike i përket të gjithëve.
Në kuadër të reformës për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në projektin e ri të Kodit Penal, i cili është hedhur tashmë për diskutim publik, parashikohen ndëshkime më të ashpra dhe masa më efektive për shkelësit e ligjit, me qëllim parandalimin e abuzimeve të ardhshme.
Paralelisht, po përgatitet edhe Rregullorja e re Kombëtare e Hapësirës Publike, e cila do të vendosë standarde të qarta për shfrytëzimin ligjor të këtyre hapësirave nga subjektet private, duke përcaktuar në mënyrë transparente kufijtë mes interesit publik dhe atij ekonomik.
Në ndihmë të qytetarëve, për të garantuar një proces të hapur dhe pjesëmarrës, është vënë në funksion portali zyrtar “HapësiraImePublike.gov.al”, një platformë digjitale për raportimin e rasteve abuzive.Deri më sot, në këtë portal janë regjistruar 14,471 denoncime, nga të cilat 10,709 janë zgjidhur dhe 3,762 të tjera janë aktualisht në proces verifikimi e shqyrtimi, duke dëshmuar se qytetarët po bëhen pjesë aktive e këtij transformimi.
“Rilindja Urbane 2.0” nuk është thjesht një projekt ndërtimor, por një filozofi zhvillimi që synon të rikthejë qytetin tek qytetari — të pastër, të hapur, funksional dhe estetikisht të bukur. Në këtë kuptim, aksioni për lirimin e hapësirave publike është një hap drejt ndërtimit të një Shqipërie më të rregullt, më të gjelbër dhe më dinjitoze për brezat që vijnë.
AV/KJ -

Rama publikon pamje nga Vlora për rikthimin e hapësirave publike: S’ka pushim!
Operacioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po zhvillohet me intensitet në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje të reja nga operacionet që po zhvillohen në qytetin e Vlorës për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit.
Në postimin e tij, ai ka theksuar vazhdimësinë e këtij aksioni me një mesazh të shkurtër, por të qartë, “Ska pushim”.
Ndryshe nga ndërhyrjet sporadike, kjo nismë është konceptuar si një proces sistematik dhe afatgjatë.
Sipas kreut të ekzekutivit, ky operacion nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces sistematik që ka nisur prej muajit korrik dhe po zbatohet me prioritet në të gjithë territorin përgjatë gjithë katër viteve të qeverisë.
Për të goditur më fort fenomenin e ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal janë parashikuar ndëshkime më të ashpra për shkelësit.
Sipas portalit “Hapësira Ime Publike”, ku qytetarët kanë një rol aktiv dhe mund të denoncojnë çdo rast abuziv për ndërtimet pa leje, mësohet se deri më sot, janë regjistruar 14476 denoncime, prej të cilave 10709 janë zgjidhur, ndërsa 3767 raste janë në proces shqyrtimi. -

VIDEO / Rama publikon pamje nga terreni për rikthimin e hapësirave publike: Vijojmë!
Operacioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po zhvillohet me intensitet në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje të reja nga operacionet që po zhvillohen në terren për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit.
Në postimin e tij, ai ka theksuar vazhdimësinë e këtij aksioni me një mesazh të shkurtër, por të qartë, “Vijojmë”.
Ndryshe nga ndërhyrjet sporadike, kjo nismë është konceptuar si një proces sistematik dhe afatgjatë.
Sipas kreut të ekzekutivit, ky operacion nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces sistematik që ka nisur prej muajit korrik dhe po zbatohet me prioritet në të gjithë territorin përgjatë gjithë katër viteve të qeverisë.
Për të goditur më fort fenomenin e ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal janë parashikuar ndëshkime më të ashpra për shkelësit.
Sipas portalit “Hapësira Ime Publike”, ku qytetarët kanë një rol aktiv dhe mund të denoncojnë çdo rast abuziv për ndërtimet pa leje, mësohet se deri më sot, janë regjistruar 14189 denoncime, prej të cilave 10586 janë zgjidhur, ndërsa 3603 raste janë në proces shqyrtimi. -

“Çështja ‘Gjoka’ ka tronditur besimin tek drejtësia si asnjë precedent tjetër”, Neza:Protesta 5-ditore e avokatëve ka..
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Sami Neza komentoi mbi gjendjen e drejtësisë në vend, duke e cilësuar çështjen ‘Gjoka’ si një nga rastet më tronditëse për besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor.
Sipas tij, përfshirja e disa institucioneve që kanë shmangur verifikimin e akuzave për interesa politike është shembulli më i qartë i ndërhyrjes në drejtësi, ndërsa protesta e e avokatëve prej 5 ditësh pas arrestimit të kolegut të tyre në Elbasan, tregon thellësinë e krizës së integritetit në këtë pushtet.
Sami Neza: Çfarë i ka bërë besimit tek drejtësia çështja ‘Gjoka’, nuk i ka bërë asnjë precedent tjetër në historinë e gjyqësorit, për shkak se ne kemi të përfshirë disa institucione që duhet të merreshin me verifikimin e akuzave që janë bërë ndaj saj dhe ndërkohë kemi një bllokim të verifikimit në interes të disa objektivave që kanë nisur si objektiv politik dhe kërkohen të zbatohen përmes gjyqësorit që është sërish një problematikë tjetër e madhe kur mendojmë që gjyqësori duhet të jetë tërësisht i ndarë nga politika.
I gjithë gjyqësori është përfshirë në problematika shumë të mëdha. Problematika të cilat kanë të bëjnë me integritetin… përshembull, rasti i Elbasanit ka të bëjë me integritetin e palëve në proces. Integriteti i palëve në proces është A-ja, kur nis një proces gjyqësor dhe baza në të cilën gjykohet nëse ky proces është i drejtë apo jo. Në momentin që cënohet ky integritet, nuk i ka mbetur më asgjë gjyqtarit, ose çfarëdo lloj vendimi të japë gjyqtari është i paragjykuar.
Protesta e avokatëve me 5 ditë për të mos marrë pjesë në të gjitha proceset gjyqësore, është rasti i parë në Shqipëri që ndodh një protestë e tillë. Ne jemi soditës të pushtetit gjyqësor dhe ne nuk e ndjejmë siç e ndjejnë grupet e interesit që punojnë brenda këtij pushteti. Por fakti që ata u detyruan që të bëjnë 5 ditë grevë, ndërkohë që ne kemi një stok çështjes…do të thotë që për një javë janë vonuar të paktën mbi 1 mijë procese gjyqësore me nga një seancë. Mendoni se çfarë lloj impakti është ky dhe kush e injektoi këtë lloj iniciative. E injektoi cënimi i integritetit të palëve në një proces gjyqësor, që është një gjë që mezi perceptohet nga publiku, or është një gjë shumë e rëndësishme për ata që përfshihen në këtë proces. -

Arrestimi i Metës, Berisha sulmon kreun e SPAK: Është bashkëfajtor, nuk hapi proces penal për shkelje ligji
Kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi një javë më parë se ‘arrestimi i Ilir Metës linte për të dëshiruar’, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan bashkëfajtor kryeprokurorin.
Sipas Berishës, Dumani duhet të niste proces penal, kundër personave që shkelën ligjin me mënyrën sesi u arrestua Ilir Meta një vit më parë.
“Sa herë, po të ketë prokurorë të vërtetë, prokurori hap procesin penal kundër atij që shkel ligjin. Ky lan duart si Ponc Pilati se është absolutisht vepër e rakorduar me SPAK-un, BKH-në dhe Policinë e Shtetit me urdhër të Edi Ramës.
Ky, vetëm sa faktoi që nuk është një prokuror. Se në qoftë se ndodh… se procesi ishte i tij, nuk ishte i ndonjë prokurorie tjetër. Dhe në rast se një person, me proces në SPAK, shikoni se çfarë burri është. Ky dëshmoi se është komplicit edhe në këtë akt”-u shpreh Berisha.Top Channel
-

“Ti me metrin e analistit paragjykon 17 prokurorë”, Nazarko përplaset me Bushatin për SPAK-un
Analistët Mentor Nazarko dhe Andi Bushati u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ndërsa po diskutohej për SPAK.
Debati
Nazarko: Ka një moment që ti kapesh me këtë çështjen Beleri se ti nuk je progrek.
Bushati: Pro qytetar jam, por individit.
Nazarko: E para që të paragjykosh punën e prokurorit nuk mund ta bësh me sens komun, por me sens juridik. Je i sigurt që për të nuk kishte prova?
Bushati: 100 për qind. Hajde bëjmë debat kur të duash.
Nazarko: Së dyti a je i sigurtë ti që Greqia që e ndikon fuqishëm jetën publike nuk ka ndërhyrë për të shantazhuar dëshmitarët dhe të tjerët që ta nxirrte të pafajshëm atë? Je i sigurtë për këtë gjë?
Bushati: Një proces…
Nazarko: Po ajo ka kaluar në 17 filtra. Si mund të paragjykosh pse Rama apo Shqipëria nuk e la atë të betohej. Mos u jep vetes ato atribute që nuk i ke.
Bushati: Merre atë proces se këto janë llafe të përgjithshme.
Nazarko: Ti thua unë me metrin e analistit që shkoj te Ylli po paragjykoj 17 prokurorë.
Bushati: Ti ke edhe formim juridik.
Nazarko: Po, por nuk jam aq i sigurtë si ti.
Bushati: Ajo dosje është një skandal që do tas kishte zili edhe Sigurimi i Shtetit.
Nazarko: Te çështja e provave, mos dysho.
Bushati: Unë flas për proces me prova të manipuluara.
Nazarko: Je i sigurt?
Bushati: 100 për qind.
Nazarko: Ai që shet votën është dikush që është i varfër dhe që e kanë mohuar në gjykatë.