Kryetari i PD-së Sali Berisha, mohoi mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha tha se edhe nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë.
“Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në,” tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin Now në Euronews Albania nga ku përsëriti premtimin për reformimin e sistemit të drejtësisë. Analisti dhe Dekani i Fakultetit Juridik, Shkenca Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare në UET, Ervis Iljazaj, e cilësoi premtim të pambajtshëm atë të artikuluar nga kryedemokrati duke i kujtuar që për ta bërë këtë i duhen 94 vota, ndryshe i duhet bashkimi i votave me PS, që ai më herët e ka përjashtuar.
Berisha pranoi se nuk mund ta bënte këtë i vetëm, por theksoi se ky është momenti kur të gjithë duhet të ndërgjegjësohet se reforma më drejtësi ishte një eksperiment që dështoi dhe tani duhet të ulemi ti japim drejtim për t’u mundësua shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor.
“Pse u premtoj shqiptarëve sepse kemi një komb që ka humbur të drejtën e një procesi ligjor. Pas të drejtës për jetën është një nga të drejtat më të rëndësishme për një shoqëri; procesi ligjor. Nuk varet nga unë, e di. 34 vite reformat në drejtësi nuk kanë qenë unilaterale, kanë qenë të dyanshme por të jemi realistë kanë qenë edhe me arbitër ndërkombëtarë, Komisioni i Venecias, ekspertë. Çfarë do ndodhë, së pari duhet të ndërgjegjësohen ata që për mua në mënyrë të padrejtë refuzojnë të pranojnë realitetin e krijuar… Nuk ka investime të huaja, janë miliarda të bllokuara në çështje civile, të gjithë ata që kanë një proces janë njerëz të dëshpëruar. Unë jam i bindur, do ndërgjegjësohen; u bë eksperimenti, dështoi, të ulemi t’i japim drejtim. Ne do të votojnë çdo reformë që është për integrimin e Shqipërisë në BE, por nëse BE nuk realizon procesin ligjor…”
“Do ndryshojnë gradualisht… Venecia ka dhënë një paralajmërim të kobshëm dhe ajo ka ndodhur. Shqiptarëve do ju dalim ne zot, me partnerët tanë, po punojmë me fondacionin Adenauer me debate, dëgjesa”, tha Berisha.
Sa i përket drejtësisë, Berisha theksoi se ai mbron interesat e 80% të shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë një proces ligjor të drejtë.“Për një proces ligjor të drejtë civil, vendimin e gjykatës duhet ta marrësh brenda një kohe të pranueshme. Sot, një proces ligjor civil kërkon deri në 15 vjet. Edhe në diktaturën komuniste ka qenë më mirë se sa sot,” shtoi ai.
Tag: proces
-

Analisti ia thotë në sy Berishës: Reformimi i drejtësisë nga PD është gënjeshtër, nuk i bëni dot as…
-

A mund të anëtarësohemi në BE brenda 2030? Gazetari reagon ashpër: Përralla të Edi Ramës
Gazetari Arion Sulo, e quan një “përrallë” dhe një akt populist, deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Sulo theksoi se ky proces mund të zgjasë shumë më gjatë se sa parashikohet. Sipas tij, ky është një proces që mund të marrë 7, 8, 9, apo edhe 10 vjet, dhe se fjalët e Ramës për një anëtarësim të mundshëm deri në 2030 janë të paqëndrueshme.
Ai gjithashtu foli për situatën në Tiranë, ku thotë se janë të shumta apartamentet bosh dhe se qyteti po vazhdon të betonizohet pa mundësi të zhvillimit të qëndrueshëm.
“Rama thotë se në BE do të hyjmë më 2030. Si mund t’i besoj kur viti 2030 është vit në tjetër mandat? Ky është proces që mund të shkojë 7-8-9-10 vite. Ky është një populizëm, është një përrallë. Tirana ka 50 mijë apartamente bosh, nuk i blen kush kullat dhe ndërtohet sërish. Qyteti është betonizuar”, tha Arion Sulo. -

Berisha: Kurrë qeveri me Edi Ramën, por ligjet dhe marrëveshjet që kërkon BE, ia votojmë!
I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, kryetari i PD-së, Sali Berisha, mohoi mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha tha se edhe nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë.“Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në,” tha Berisha.
Duke iu përgjigjur moderatores që e pyeti në lidhje me premtimet e PS-së, të cilat ai i cilëson si kopje të programit të PD-së, se nëse po krijohen kushte për një qeveri të përbashkët PS-PD, Berisha po ashtu e mohoi kategorikisht një koalicion me PS-në.
“Nuk mund të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën, këtë e them me bindjen absolute”, u shpreh Berisha.
Sa i përket drejtësisë, ai theksoi se ai mbron interesat e 80% të shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë një proces ligjor të drejtë.
“Për një proces ligjor të drejtë civil, vendimin e gjykatës duhet ta marrësh brenda një kohe të pranueshme. Sot, një proces ligjor civil kërkon deri në 15 vjet. Edhe në diktaturën komuniste ka qenë më mirë se sa sot,” shtoi ai. -

Berisha: Qytetarët meritojnë një proces ligjor të drejtë, jo afërmendshin që kontrollon gjykatësit me përgjime
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët shqiptarë nuk kanë një proces ligjor të drejtë.
Në konferencën me gazetarët, ai u shpreh se qytetarët janë të detyruar të presin vite të tëra për të marrë një vendim gjyqësor dhe se korrupsioni ka bllokuar zgjidhjen e shumë çështjeve civile.
Berisha gjithashtu kritikoi ndikimin e qeverisë në sistemin gjyqësor, duke akuzuar se prokurorët kontrollojnë dhe ndjekin çdo lëvizje të gjykatësve, duke cenuar pavarësinë e drejtësisë. Ai kërkoi një reformë të menjëhershme dhe thelbësore për të garantuar një sistem të drejtë dhe efikas për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Fjala e Sali Berishës:
E kam theksuar dhe e theksoj se, PD-ja është e vendosur për një reformë të sistemit të drejtësisë. Pse? Sot çdo shqiptar për një çështje civile nëqoftëse nuk paguan çmimet e kokës rryshfet, do të presë 15 vite.
Sot qytetarët shqiptarë, janë të vetmit në Europë dhe botë, që nuk kanë një proces ligjor të drejtë. Iu mohohet një proces ligjor i drejtë. Defakto se, dejure e kanë. Defakto nuk kanë proces ligjor.
Të lesh qytetarët e tu pa një proces ligjor të drejtë, faktikisht spostohet në një hapësirë parashtetërore. Por edhe kohërat para shtetërore kanë pasur kodet e tyre, sidomos çështjet civile që janë çështje themelore.
Tani a mund të pranohet kjo situatë. Nëse ju ndiqni dinamikën e grumbullit të dosjeve, rritja e grumbullit të dosjeve është e frikshme.
Ka qenë 120 mijë para 3-4 vitesh dhe këto 4 vite që funksionon i tërë sistemi, u rikthye Gjykata e Lartë, në këto 3-4 vite ka arritur në 150 mijë.
Gjykata Administrative që ishte një risi e reformës që bëmë në sistemin e drejtësisë është përgjysmuar në kapacitet dhe faktikisht në vendimet e saj duhet të presësh vite e stërvite dhe përveç kësaj, siç dëshmuan përfaqësuesit e dhomave të biznesit, vendimet janë në tërësi në favor të qeverisë.
Por bllokimi i çështjeve civile i kushton vendit, përveç se mohimi i një të drejtë, e paimagjinueshme, i kushton vendit miliarda euro për shkak të bllokimit të pronave, të kredive, të fondeve etj., në këtë sektor.
Bllokimi i çështjeve civile e bën Shqipërinë absolutisht vendin më të papërshtatshëm për investimet e huaja. Nuk ka investitor që mund të vijë në këtë sistem drejtësie, pasi ti ke zhdukur atë që quhet siguri ligjore. Po nuk ka proces, nuk ka siguri ligjore.
Atëherë ti detyrohesh të firmosësh me të huajt se do të njoh autoritetin ligjor të këtij vendi, apo atij vendi. Ta ekstraterritorializosh procesin, përndryshe ai nuk vjen dhe ka shumë të drejtë.
A mund të pranohet kjo? Besoj se këto sirena bien për çdo qytetar, pavarësisht se një pakicë e qytetarëve kanë punë me sistemin e drejtësisë, por ai është i të gjithëve.
Së dyti. Lëmë krejtësisht karakterin politik, por marrim thjeshtë strukturën, funksionimin. Ky është sistemi i vetëm në botë, që nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste i tillë, ku prokurori që harton dosjen, survejon me ligj gjykatësin që do shqyrtojë dosjen. E regjistron telefonin e tij dhe pastaj merr vendime mbi të, mbi regjistrimin e telefonit apo informacioneve të tjera që mund të marrë.
Tani më thuaj ti mua, ka drejtësi më këtu? Këtu nuk ka gjykatës më. Këtu defakto gjykatësi është bërë me të 4-mbiemra, Irena Gjoka. Por qytetarit i duhen gjykatës dhe kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mundet.
Çdo vend duhet të ketë gjykatësin dhe jo afërmendshmin që thotë, se gjykatës bën atë që i themi.
Jashtë çdo lloj standardi, kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mund të vazhdojë një drejtësi e cila në vit elektoral, ka guximin të amnistojë krime monstruoze elektorale që lidhen me zyrtarë të lartë, dhe në të njëjtën kohë arreston dhe ndjekje penale liderët kryesorë të opozitës.
Unë besoj se çdo forcë politike demokratike është e detyruar të mbrojë interesin e qytetarëve dhe në këtë rast, reforma është jetike, është imperative.
Nuk mund të rrinë qytetarët shqiptarë pa të drejtën e një procesi ligjor, siç është sot që duhet të presin 15 vite.
Nuk mund të kenë shqiptarët një gjykatës të cilit prokurori i kontrolluar nga qeveria, i kontrollon çdo gjë dhe i di çdo gjë.
Ky është sistemi. Unë ju ftoj ju, ftoj mediat të ua thonë të vërtetën shqiptarëve.
Para se Donald Trump të fitonte, amerikanët u thuheshin superlativa për drejtësinë, sepse ajo përdorej kundër Trump. Donald Trump thotë se, drejtësia nuk do jetë një armë politike kundër kundërshtarëve. Besoj se gjërat po bëhen tani shumë të qarta.
-

“Pjesëmarrje masive në 11 Maj”, Rama apel për emigrantët: Braktisni bufin dhe kënetën, vishuni kuq e zi
Kryeministri Edi Rama ka zhvillaur këtë të shtunë një takim me emigrantët shqiptarë në Kretë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij për të pranishmit nuk i kurseu ironitë edhe ndaj opozitës.
Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, proces të cilin opozita e ka cilësuar si të vonuar, Rama tha se negociatat janë hapur vjet ndaj procesi vonon. Rama u bëri më tej thirrje emigrantëve që të braktisin opozitën dhe më 11 Maj të vishen kuq e zi dhe të votojnë.Rama: Nëpër rrugët e Kretës keni edhe ju ata të kënetës e kur t’ju thonë pse nuk e futi 12 viteve Rama në BE Shqipërinë, thojini i hapëm negociatat vjet. Serbia mali i Zi Maqedonia e kanë nisur shumë më parë se ne proces. E nisëm duke i parë ne nga mbrapa, sot i shohim ne nga prapa. Atyre të kënetës që ju dalin nëpër cepa të lagur, jepuni një peshqir, thajuani flokët, jepuni dorën ngrohini zemrën dhe thojini të braktisin bufin dhe kënetës, fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuq e zi më 11 maj.
-

Kreu i PD-së, Sali Berisha, denoncon: Reforma në Drejtësi e hartuar në fshehtësi nga fondacioni i Sorosit
Kreu demokrat Sali Berisha, në një tryezë diskutimi për Reformën në Drejtësi, është shprehur se kjo e fundit është projektuar në mënyrë të fshehtë nga fondacioni Shqipëria e Hapur.
Berisha gjithashtu u shpreh se shqiptarët, deri para se të niste zbatimi i reformës, kanë patur procese ligjore të pranueshme, teksa shton se sot një gjë e tillë u mohohet qytetarëve.
Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.
Dokument, i cili u bë publik në një nga këto likat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.
Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.
Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.
Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?
E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.
Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.
Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese. -

Ardit Bido mbledh strukturat e PS në Ksamil: Po ndërtojmë një proces të thelluar dëgjimi dhe afrimi me qytetarët
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Ardit Bido, zhvilloi një takim me Asamblenë Socialiste të Ksamilit, ku u diskutua mbi organizimin e fushatës dhe angazhimin e strukturave në çdo hap të saj.
“Nuk bëjmë thjesht një fushatë zgjedhore, por ndërtojmë një proces të thelluar dëgjimi dhe afrimi me qytetarët,” u shpreh Bido, duke theksuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me komunitetin.
Në fokus të takimit ishin çështje konkrete si garantimi i plazheve publike me akses për të gjithë, nxitja e agroturizmit si burim i qëndrueshëm të ardhurash dhe investimet në infrastrukturën e lagjeve.
Bido vlerësoi përkushtimin e anëtarëve të Asamblesë dhe theksoi se falë kësaj baze të fortë organizative, projektet për zhvillimin e Ksamilit mund të çohen përpara me efikasitet dhe mbështetje të gjerë. -

“Mbron organizmin nga plakja”, mjekja tregon se çfarë është “vetë-ngrënia” e qelizave të dëmtuara dhe kur ndodh
Emisioni “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të premteje bashkë me mjeken Mimoza Tamizi diskuton për një fenomen mjaft të rëndësishëm për organizmin dhe jetëgjatësinë tonë.
Autofagjia është një proces biologjik thelbësor për trupin kur qelizat e trupit shpërbëhen dhe përdorin përbërësit e tyre të dëmtuar ose të panevojshëm. Në një kuptim metaforik qelizat mund të hanë njëra-tjetrën gjatë këtij procesi. Ky mekanizëm vepron si një proces natyror i riciklimit dhe ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet dhe plakja. Në kushtet normale autofagjia ndodh më tepër në trup, por ajo aktivizohet gjatë periudhave të urisë ose të stresit qelizor.
Kur trupi nuk merr ushqim për një periudhë të caktuar kohore, ai fillon që të shkatërrojë pjesët e veta të dëmtuara për të prodhuar energji dhe për të mbijetuar. Procesi mund të fillojë pas 12-16 orësh agjërim, por intensiteti më i madh rritet pas 24-48 orë pa ushqim. Me prejardhje nga greqishtja e vjetër autofagjet do të thotë “vetë-ngrënie”. Koncepti i autofagjisë është studiuar që gjatë viteve ’60, por shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi ishte i pari që bëri zbulime të rëndësishme sa i takon efekteve të saj dhe ndikimin në shëndetin e njeriut.
Më tej me fjalë më të thjeshta për publikun mjekja Mimoza Tamizi tregoi se në cilat raste ndodh autofagjia.
“Autofagjia është një proces që ndodh në qelizë, kur kemi një tipo të një dekompozicioni qelizor ose të një autokanibalizmi. Qeliza ha vetveten kur e shikon që ka probleme. Më kryesoret janë ato të dëmtimit të qelizës, bakteret, ose pjesë të disa qelizave që janë të palosura keq, të cilat nuk funksionojnë në këtë mënyrë. Në këtë moment kur trupi e shikon që ka një defekt atëherë fillon të bëjë autofagjinë. Kjo ndodh në mënyrë automatike dhe është një proces i imunitetit tonë, sepse ne që jemi bërë për të autokontrolluar, arrin një moment që kontrollojmë dhe qelizat të cilat duhet të jenë të shëndetshme”, shpjegoi mjekja.