Tag: procedurë

  • GJKKO ndan dosjen “Metamorfoza”, Gjoka, Preka dhe Brajoviç gjykohen me procedurë normale…

    GJKKO ndan dosjen “Metamorfoza”, Gjoka, Preka dhe Brajoviç gjykohen me procedurë normale…

    Gjykata e Posaçme ndan çështjen penale për dosjen Metamorfoza, pranon pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.
    GJKKO ndan më vete Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe Behar Brajoviçin, duke qenë se kanë vepra më të rënda penale se të akuzuarit e tjerë. Të tre këta do të gjykohen me procedurë të zakonshme.
    Ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe ish-shefi i Operacionales Oltian Bistri do të gjykohen me procedurë të shkurtuar.
    Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
    Në seancën e radhës, më datë 19 maj, ora 15:00, Prokuroria e Posaçme do të japë konkluzionet përfundimtare për personat që do të gjykohen me procedurën e shkurtuar.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • GJKKO ndan “Metamorfozën”/ Tre të akuzuar do gjykohen me procedurë të zakonshme, katër të tjerë me gjykim të shkurtuar

    GJKKO ndan “Metamorfozën”/ Tre të akuzuar do gjykohen me procedurë të zakonshme, katër të tjerë me gjykim të shkurtuar

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin për ndarjen e çështjes penale në kuadër të dosjes së njohur “Metamorfoza”. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.
    Pëllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Brajoviç do të gjykohen me procedurë të zakonshme, pasi mbi ta rëndojnë akuza për vepra penale më të rënda se të tjerët në dosje.
    Ndërkohë, për katër të akuzuar të tjerë—ish-prokurorin Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe ish-shefin e Operacionales Oltian Bistri—do të ndiqet procedura e gjykimit të shkurtuar.
    Në seancën e ardhshme, të caktuar për datën 19 maj në orën 15:00, Prokuroria e Posaçme pritet të japë konkluzionet përfundimtare për të akuzuarit që do të gjykohen me procedurë të shkurtuar.

  • KQZ nis procedurë administrative për ministrin e Brendshëm

    KQZ nis procedurë administrative për ministrin e Brendshëm

    Komisioni Qëndror i  Zgjedhjeve ka nisur procedurën administrative ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ai akuzohet se ka përdorur makinën shtetërore në fushatën e PS, nga e cila ka shpërndarë fletëpalosje elektorale për PS.
    Dyshohet se ministri i Brendshëm e ka kryer këtë akt më 14 Prill në rrugën “Haxhi Hafiz Sabri Koçi”, Njësia Administrative nr.1, në Tiranë.
    Po ashtu, KQZ ka nisur procedurë administrative edhe ndaj kandidates socialiste në Fier Zegjine Çaushi.
    Çaushi akuzohet se ka zhvilluar një aktivitet elektoral në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi”, në fshatin Arapaj.