Tag: procedurë

  • Procedurat dhe kriteret e shortit, Champions mëson sot rrugëtimin në ‘ligë’

    Procedurat dhe kriteret e shortit, Champions mëson sot rrugëtimin në ‘ligë’

    Shorti i fazës së ligës së këtij viti për Ligën e Kampionëve UEFA do të zhvillohet në Monako më 28 gusht në orën 18:00 dhe do të ndjekë të njëjtën procedurë si vitin e kaluar.

    36 ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në katër vazo bazuar në renditjen e tyre individuale të koeficientit, me mbajtësin e titullit të Ligës së Kampionëve UEFA që renditet i pari në Vazon 1. Duke filluar me Vazon 1, do të tërhiqet një top fizik përpara se softueri i automatizuar – që është përdorur tashmë vitin e kaluar – të tërheqë tetë kundërshtarë për to, duke marrë parasysh parimet e mëposhtme:

    Dy ekipe nga secila prej katër vazove, me një ndeshje në shtëpi dhe një ndeshje jashtë fushe kundër ekipeve nga secila vazo e tërhequr nga softueri.Asnjë ekip nga e njëjta federatë nuk do të shortohet kundër njëra-tjetrës.Jo më shumë se dy kundërshtarë nga e njëjta federatë.E njëjta procedurë do të përsëritet për të gjitha ekipet e tjera derisa të jenë hedhur të gjitha çiftet.

    Vazhdo leximin

  • “Kryebashkiaku i Tropojës përfshihet sërish në skandal”/ Denoncimi i PD-së: 1 javë pas daljes nga arresti favorizoi…

    “Kryebashkiaku i Tropojës përfshihet sërish në skandal”/ Denoncimi i PD-së: 1 javë pas daljes nga arresti favorizoi…

    Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu ka denoncuar kryebashkiakun e Tropojës, duke hedhur akuza se është përfshirë në skandal vetëm 1 javë pas daljes nga arresti shtëpiak. Në një deklaratë për mediat, Balliu shprehet se Rexhë Byberaj ka shpërdoruar sërish detyrën për të favorizuar familjarët e tij në një procedurë tenderimi.
    Ai deklaroi se, më datë 15 korrik 2025, Bashkia Tropojë ka zhvilluar tenderin me objekt “Ndërtim Rruga Auto Kika – Gjarpri i Dragobisë – Qafë Paje”, me vlerë 82.911.061 lekë pa TVSH. Balliu shprehet se në këtë garë morën pjesë 11 kompani, prej të cilave 10 u skualifikuan, ndërsa fituese u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë BOE GRIALD & INA & VLLAZNIMI me ofertë 63.823.998 lekë pa TVSH.
    Sipas tij, “gjysma e këtij bashkimi operatorësh, kompania Vllaznimi shpk, drejtohet nga Bashkim Byberi – djali i xhaxhait të Rexhe Byberajt – duke krijuar një konflikt interesi të hapur dhe të rëndë”.
    Deklarata e Klevis Balliut:
    Partia Demokratike denoncon publikisht një tjetër skandal të rëndë korruptiv në Bashkinë e Tropojës, ku kryetari i saj, Rexhe Byberaj, vetëm një javë pas daljes nga arresti shtëpiak, ka shpërdoruar sërish detyrën për të favorizuar familjarët e tij në një procedurë tenderimi flagrante.
    Më datë 15 korrik 2025, Bashkia Tropojë ka zhvilluar tenderin me objekt “Ndërtim Rruga Auto Kika – Gjarpri i Dragobisë – Qafë Paje”, me vlerë 82,911,061 lekë pa TVSH (99,493,273 lekë me TVSH), referencë REF-52709-06-27-2025, procedurë e publikuar në Open Procurement Albania.
    Në këtë garë morën pjesë 11 kompani, prej të cilave 10 u skualifikuan, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë BOE GRIALD & INA & VLLAZNIMI me ofertë 63,823,998 lekë pa TVSH (76,588,797 lekë me TVSH). Gjysma e këtij bashkimi operatorësh, kompania Vllaznimi shpk, drejtohet nga Bashkim Byberi – djali i xhaxhait të Rexhe Byberajt – duke krijuar një konflikt interesi të hapur dhe të rëndë.
    Skualifikimi i 10 operatorëve të tjerë, përfshirë kompani me oferta dukshëm më të ulëta, tregon qartë se kjo procedurë nuk kishte si qëllim interesin publik, por përfitimin personal të kryetarit të bashkisë. Më shqetësuese është fakti se ndërtimi i kësaj rruge nuk ka asnjë prioritet zhvillimor për Tropojën.
    Sipas dokumentacionit të tenderit, rruga kalon përmes Parkut Kombëtar të Valbonës dhe Parkut Natyror të Lumës e Gashit – zona të mbrojtura pyjore të cilat do të pësojnë dëmtime të rënda mjedisore. Ky projekt shkon drejt një destinacioni absurd: fshati Bradoshnicë, i braktisur prej vitesh, pa asnjë banor të përhershëm dhe me përdorim minimal vetëm gjatë verës. Ndërkohë, banorët e qytetit të Bajram Currit vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, kanalet vaditëse janë lënë në degradim, dhe fshatra të tëra të banuara nuk kanë rrugë të kalueshme.
    Fakti që Bashkia Tropojë, e zhytur në borxhe, angazhon fonde për tre vite radhazi për një rrugë që “çon tek askush”, tregon se prioritet i vërtetë nuk është zhvillimi, por pasurimi personal dhe justifikimi për lirimin e Byberajt nga burgu.
    Partia Demokratike dënon këto akte flagrante korruptive dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve të monitorimit dhe të prokurimeve publike, nëse ka mbetur ndonjë, që të hetojnë menjëherë këtë aferë, të ndalojnë dëmtimin e pasurisë natyrore dhe të ndëshkojnë çdo zyrtar që abuzon me fondet publike për interesa familjare e klienteliste.

  • “Mos u sill sikur ke ardhur nga mali”, Spiropali përplaset me Nokën: Kujdes me fjalët, uluni në vend mos të përjashtoj

    “Mos u sill sikur ke ardhur nga mali”, Spiropali përplaset me Nokën: Kujdes me fjalët, uluni në vend mos të përjashtoj

    Një debat u zhvillua në parlament mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe kryetares së parlamentit Elisa Spiropali.
    Noka akuzoi qeverinë për shtypjen e opozitës dhe cënimin e lirisë së fjalës në këtë legjislaturë. Ai i tha Spiropalit në një moment “Mamicë”.
    Spiropali iu përgjigj duke i kërkuar Nokës të tregojë respekt dhe paralajmëroi heqjen e së drejtës së fjalës.
    Pjesë nga debati:
    Flamur Noka: Në parlament vlon histeria moniste kundër opozitës. Sulltan Surreli ka pasur strategji që të emërojë opozitën që ai ka dëshiruar. Opozita trajtohet si armike. Po mbyllet legjislatura më e zezë në 35 vite pluralizëm.
    Sulltani mendon, ai shkel. Turp dhe faqja e zezë për këtë parlament, sepse kurrë nuk mund të imagjinohej që parlamenti të kthehej në një vend, ku liria e fjalës tentohet që të asgjësohet. Asgjësimin e fjalës së lirë e ka bërë Lindita, edhe Mamica e parlamentit…
    Elisa Spiropali: Kujdes me fjalët, po turpëroni parlamentin. Fol siç është për të folur, sepse do iu heq të drejtën e fjalës.
    Flamur Noka: Ky parlament ka noterizuar çdo gjë të qeverisë dhe të Sulltanit të Surrelit. Vota e lirë është asgjësuar.
    Elisa Spiropali: Nuk ke fjalë zoti Noka, nuk ishte për procedurë. Folët mjaftueshëm sot. Të përgatitet zoti Gjekmarkaj.
    Mos t’ju përjashtoj nga seanca për fjalorin. Nuk ke procedurë. E ke marrë disa herë për procedurë, kishe dhe fjalën. Kanë të drejtën të përgjigjen edhe ata se nuk janë gurë varri, që sa herë ti fyeni ju ata të rrinë në vend.
    Uluni në vend mos të përjashtoj nga seanca. Mos guxo, dil përjashta dhe mos u sill këtu sikur ke ardhur nga mali sot. Dil përjashta nga seanca. Ulu në vend. Ska fjalë për procedurë.

  • Nga Dulaku te Lori Hoxha/ Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

    Nga Dulaku te Lori Hoxha/ Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

    Ligji për investimet strategjike është kundërshtuar prej vitesh nga forcat politike opozitare, e së fundi dhe nga institucionet ndërkombëtare të vendeve partnere me Shqipërinë: Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
    Janë 3 projekte të cilat kanë marrë këtë status në mbledhjen e datës 10 prill të këtij viti, 1 muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
    Një nga pronaret e televizionit kombëtar Top Chanel, Lorela Hoxha ka përfituar statusin “investitor strategjik me procedurë të veçantë” për projektin “Anima”. Projekti do të zhvillohet nga kompania “Anima Con” në pronësi të zonjës Hoxha dhe “EB Construction” në pronësi të Ilir Bregasit. 
    Në këtë investim parashikohet ndërtimi i një kompleksi multifunksional në fushën e hotelerisë, shërbimeve dhe rezidencave të banimit, në zonën e qendrës së kryeqytetit. Ndërtimi do të kapë një vlerë investimi prej 55.6 milion euro dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 9600 metra katrorë, ku 7900 metra katrorë janë në pronësi të subjekteve aplikuese përmes kontratave të sipërmarrjes dhe 1700 metra të tjerë janë në fazë negocimi me pronarët e truallit. 
    Investitorët kanë kërkuar procedurë të asistuar për të marrë me afate të përshpejtuara lejet dhe licencat për të nisur punimet e projektit.
    “Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet subjekteve aplikues dhe projektit të investimit “ANIMA” për një periudhë 3 vjeçare. Duke qenë se subjektet aplikues në zbatim të legjislacionit të investimeve strategjike, kërkojnë si masë mbështetëse vetëm asistimin me procedurë të përshpejtuar, ngarkohen subjektet aplikues që brenda 9 muajve nga njohja me këtë vendim të vendosin në dispozicion të Sekretariatit Teknik dokumentacionin e plotë dhe të përditësuar të pasurive që preken nga ky investim dhe të kontratave të disponimit të pronave me palët private”, thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.
    Kompania EB Construction është themeluar në vitin 2019 dhe ka aktivitet në fushën e ndërtimit, bujqësisë dhe shitjes së energjisë elektrike. Të ardhurat e saj për vitin 2023 kapën vlerën 3.1 milion euro, ndërsa firma në pronësi të Lorela Hoxhës është regjistruar në vitin 2022 dhe ka një kapital me vlerë 1 mijë euro dhe zero të ardhura. 
    Kompanitë nuk përmbushin kushtin për të qenë investitore strategjike, pasi të ardhurat e vitit të fundit, ose vlera e kapitalit të tyre duhet të ishte 10% e shumë së investimit, çka i korrespondon shifrës 5.5 milion euro. Megjithatë rregullat e vendosura në aktet nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike lënë të hapur mundësinë për të lënë garanci bankare për kapitalin e investimit.
    Dhënia e statusit strategjik për ndërtime rezidenciale që janë jashtë tagrit të ligjit për investime strategjike, i cili ka të përcaktuar fushën e turizmit, sektorin energjetik dhe minerar, infrastrukturën, mbetjet urbane, turizmin, bujqësinë dhe zonat e teknologjisë për zhvillim, e bën të diskutueshme dhënien e këtij statusi për ambiente banimi, ku kriterin e plotëson vetëm hoteli që do të ndërtohet.
    Familja Hoxha e cila ka në zotërim një nga televizionet më të mëdha në Shqipëri nuk është e vetmja që ka marrë statusin “Investitor Strategjik”, familja Dulaku po ashtu pronare e televizionit Vizion Plus, ka marrë dy herë këtë status për projektin e ndërtimit në plazhin e Dhërmiut “Gone Perivol” me vlerë investimi 32.5 milion euro dhe për projektin turistik “San Pietro”.
    Edhe familja Frangaj, pronare e televizionit kombëtar Klan ka blerë hotelin White Roads, një investim strategjik i shpallur në vitin 2022 kur aplikoi për marrjen e këtij statusi kompania Gjikuria. Aleksandër Frangaj ka marrë pronësinë e hotelit me 150 dhoma, restorante dhe qendër SPA në datën 24 prill të këtij viti.
    Fillimisht kompania Gjikuria në pronësi të Milo dhe Florenc Gjikurisë, përfitoi 9157 m2 tokë shtetërore në vijën bregdetare të Gjilekës pranë fshatit Dhërmi. Kjo pronë u morr me qira 1 euro për 99 vjet. Në total sipërfaqja që do të ndërtohet është 12,157 m2 dhe vetëm 3000 m2 ishin pronë private e kompanisë që në projekt është zotuar të investojë 10 milionë euro.
    Më 29 gusht të 2022, Këshilli i Ministrave autorizoi transferimin e zonës kadastrale 1739 për pasurinë truall, pronar i së cilës është shteti shqiptar, në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike dhe më pas kjo tokë është vendosur në dispozicion të këtij projekti.
    Një tjetër status investitor strategjik është miratuar për projektin “Grand Hotel Borsh” i cili ka marrë më parë statusin “special” për shkak të brandit Radisson Hospitality Belgium dhe tashmë kërkon marrjen e të drejtës për të shfrytëzuar vijën bregdetare në zonën e Borshit për 30 vjet. 
    Në zonën e Korçës, përmes statusit Investitor Strategjik me procedurë të asistuar ka përfituar 10 mijë m2 truall kompania “Investment and Development Albania” në datën 1 shkurt të vitit 2023. Green House Korça do të jetë emri i hotelit me 5 yje, ku parashikohet një kapacitet me 94 dhoma, restorante dhe SPA me vlerë investimi 18.1 milion euro. 
    Miratimi i këtij statusi është bërë për një kompani e cila është krijuar në vitin 2019 , por që nuk rezulton të ketë patur aktivitet të lartë tregtar.
    “Projekti zë një sipërfaqe totale prej 10,000 m², në Zonën Kadastrale 8561 përfshihet në Zonën me Përparësi Zhvillimin e Turizmit. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për të propozuar në Këshillin e Ministrave vendimin për vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore për realizimin e projektit të investimit strategjik “Green House Korça Resort”, thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.
    Fillimisht aksionerë të kësaj kompanie rezultojnë të jenë Gerian Kuka me 30% të kuotave, Ilir Shtufi me 30% dhe Agim Zeqo 40%. Pas marrjes së statusit Investitor Strategjik, aksionet i kalojnë Agim Zeqos, nuk dihet nëse kjo procedurë është bërë me miratimin e Komitetit të Investimeve Strategjike, por deri më sot nuk ka asnjë vendim të tillë.
    Hije dyshimi shtohen mbi këtë procedurë për shkak se dhënia e statusit është bërë kur aksionerë kanë qenë Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi, i pari ka qenë i hetuar në dosjen e SPAK të hetimit  të ish zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa disa projekte të z.Shtufi dhe z.Zeqo si kulla Mount of Tirana janë kallzuar nga Partia Demokratike në Prokurorinë e Posaçme, e cila ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetimet paraprake për këtë projekt.
    Thithja e kapitaleve të huaja përmes ligjit të investimeve strategjike, mbeti e shkruar vetëm në relacionin shoqërues të projektligjit gjatë miratimit dhe ashtu duket se mbetën dhe efektet që do të prodhonte kjo nisëm.
    Shumica e projekteve që janë miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike janë në fushën e turizmit, 40 projekte nga 53 që kanë marrë statusin special ‘strategjik’ në total. 6 të tjera janë në sektorin e bujqësisë, 4 në industri dhe 3 në energji.
    /Emisioni “Kronos”/

  • “Dil përjashta, sikur ke ardhur nga mali”, Spiropali përplaset me Nokën: S’ janë gurë varri këta që ti t’i fyesh

    “Dil përjashta, sikur ke ardhur nga mali”, Spiropali përplaset me Nokën: S’ janë gurë varri këta që ti t’i fyesh

    Elisa Spiropali dhe Flamur Noka

    TIRANË- Tensionet nuk kanë munguar edhe gjatë seancës së fundit plenare, ku kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është përplasur me deputetin Flamur Noka. 
    Noka akuzoi qeverinë për shtypjen e opozitës dhe cënimin e lirisë së fjalës në këtë legjislaturë. Ai i tha Spiropalit në një moment “Mamicë”. Spiropali iu përgjigj duke i kërkuar Nokës të tregojë respekt dhe paralajmëroi heqjen e së drejtës së fjalës.
    Pjesë nga debati:
    Flamur Noka: Në parlament vlon histeria moniste kundër opozitës. Sulltan Surreli ka pasur strategji që të emërojë opozitën që ai ka dëshiruar. Opozita trajtohet si armike. Po mbyllet legjislatura më e zezë në 35 vite pluralizëm. Sulltani mendon, ai shkel. Turp dhe faqja e zezë për këtë parlament, sepse kurrë nuk mund të imagjinohej që parlamenti të kthehej në një vend, ku liria e fjalës tentohet që të asgjësohet. Asgjësimin e fjalës së lirë e ka bërë Lindita, edhe Mamica e parlamentit…
    Elisa Spiropali: Kujdes me fjalët, po turpëroni parlamentin. Fol siç është për të folur, sepse do iu heq të drejtën e fjalës.
    Flamur Noka: Ky parlament ka noterizuar çdo gjë të qeverisë dhe të Sulltanit të Surrelit. Vota e lirë është asgjësuar.
    Elisa Spiropali: Nuk ke fjalë zoti Noka, nuk ishte për procedurë. Folët mjaftueshëm sot. Të përgatitet zoti Gjekmarkaj. Mos t’ju përjashtoj nga seanca për fjalorin. Nuk ke procedurë. E ke marrë disa herë për procedurë, kishe dhe fjalën. Kanë të drejtën të përgjigjen edhe ata se nuk janë gurë varri, që sa herë ti fyeni ju ata të rrinë në vend. Uluni në vend mos të përjashtoj nga seanca. Mos guxo, dil përjashta dhe mos u sill këtu sikur ke ardhur nga mali sot. Dil përjashta nga seanca. Ulu në vend. Ska fjalë për procedurë.

  • Përplasje me Spiropalin në Kuvend! Flamur Noka përjashtohet nga seanca

    Përplasje me Spiropalin në Kuvend! Flamur Noka përjashtohet nga seanca

    Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione të forta mes Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Pas një debati të ashpër dhe fyerjeve jashtë mikrofonit nga ana e Nokës, Spiropali vendosi përjashtimin e tij nga seanca.

    “Je i përjashtuar nga seanca, vazhdo ik atje,” iu drejtua Spiropali deputetit demokrat, duke theksuar se nuk toleron as fyerje, as zaptim të foltores.
    Gjatë ndërhyrjes së tij, Noka akuzoi qeverinë për abuzime me koncesione dhe lidhje me emra të përfolur në media, duke e cilësuar veprimtarinë e tyre si të maskuar pas shprehjes “i shërbejmë Shqipërisë”.

    Spiropali reagoi duke theksuar se Noka nuk e kishte përdorur fjalën sipas rregullores së Kuvendit dhe ndërpreu përkohësisht seancën, duke ritheksuar vendimin për përjashtimin e tij.
    “Po ju respektoj në maksimum për çdo procedurë, por nuk duroj dot as fyerje, as zaptim të foltores,” përfundoi ajo.
    Noka: Kur jo vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…
    Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhashë fjalën tre herë dhe nuk e përdore për procedurë. Kur të marrësh fjalën këtu do flasësh sërish. Të përshëndes. Të lutem..ka mundësi. Je i përjashtuar nga seanca. E dëgjon gjuhën e tij…Zoti Noka largohuni nga foltorja.
    /vizionplus.tv

  • Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

    Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin demokrat Flamur Noka, pas një përplasjeje verbale gjatë diskutimeve në sallë.
    Noka akuzoi shumicën qeverisëse për korrupsion dhe abuzime me pronat dhe koncesionet, duke përmendur me emra dhe praktika që sipas tij “vjedhin Shqipërinë”.
    Kryetarja e Kuvendit ndërhyri duke i kërkuar Nokës të ndalonte, me arsyetimin se nuk po fliste për procedurë, siç kishte kërkuar fjala fillimisht. Pas disa paralajmërimeve për disiplinë dhe ndërprerje të vazhdueshme, Spiropali vendosi përjashtimin e tij nga seanca.
    Noka: Kur jo vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…
    Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhashë fjalën tre herë dhe nuk e përdore për procedurë. Kur të marrësh fjalën këtu do flasësh sërish. Të përshëndes. Të lutem..ka mundësi. Je i përjashtuar nga seanca. E dëgjon gjuhën e atij ti…Zoti Noka largohuni nga foltorja.
    Po ju respektoj në maksimum për cdo procedurë, nuk duroj dot as fyerje, as zaptim të foltores. Largohu se je i përjashtuar.

  • DEBATE tek “Ligjet”/ Opozita: Njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analiza e zgjedhjeve bëhet në parti

    DEBATE tek “Ligjet”/ Opozita: Njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analiza e zgjedhjeve bëhet në parti

    PAMJE NGA MBLEDHJA

    TIRANË-I është rikthyer punës Komisionit të Ligjeve, duke mbajtur sot mbledhjen e radhës. Por mbledhja nisi me akuza për manipulim të zgjedhjeve. Deputeti i PD Asllan Dogjani tha se ligjet për të cilët janë mbledhur janë thjesht “dekor” që bëhen për pushtetin. Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka e ndërpreu duke i thënë se analiza e zgjedhjeve duhen bërë në parti.
    Diskutimet
    Dogjani: Ne mblidhemi për të bërë ligje, thjesht dekor që bëhen ligje më shumë për pushtetin, për qeveritarët, të fortën e krimit sesa për qytetarët e thjeshtë. Në një vend ku nuk sigurojnë dot zgjedhje të lira e të ndershme dhe qytetarët të votojnë të lirë, nuk mendoj se ka vend që të mblidhemi si komision për të bërë ligje false, sa për dekor, për të thënë se jemi në një vend demokratik ndërkohë që në Shqipëri demokracia ka marrë fund, është instaluar diktatura.
    Bushka: Analizën e zgjedhjeve e bëjmë nëpër parti, nuk është komisioni i Ligjeve. Dua që të rrini te rendi i ditës.
    Dogjani: Populli foli, por më shumë foli krimi. Vullneratët e demokracisë, paratë e drogës dhe frika ishte mjeti më i efektshëm në këto zgjedhje. Kërkesa për procedurë është që kjo lloj fitoreje që keni bërë, më keq se në ’96, është rrezik i madh për demokracinë, që jo vetëm që gjatë fushatës zgjedhore që u përdorën e krimit, por edhe gjatë numërimit të votave u bë manipulim. Kishit çuar artistë për manipulimin. Këto zgjedhje janë për Shqipërinë, me Ramën që është kapur peng nga ndërkombëtarët, ka për t’u kthyer shumë shpejt në një arenë betejash, mos ndoshta dhe kombeve dhe shqiptarëve.
    Alibeaj: Jemi 10 shtetas shqiptar në këtë tavolinë që nuk fituam. Shqiptarët kanë folur më 11 maj, do të thtoëq 10 veta në këtë tavolinën s’e kemi më përfaqësimin nga sovrani për të folur, diskutuar dhe votuar që dmth çdo procedurë nga sot e në vazhdim, Konferenca ka vendosur, ju mungon legjitimiteti. Ne nuk jemi deputetë, tagrin për të përfaqësuar publikun shqiptar nga data 11 e këtej. E bëj këtë kërkesë si procedurë, e di fare mirë që mandati i këtij kuvendi shkon deri në 10 shtator, dhe se në këtë periudhë aftësia e deputetëve për të marrë vendime do të duhet të jetë e vetëkufizuar. E kam kërkesë për procedurë që ndoshta me veprimtari për shqyrtimin e raporteve edhe mund të procedohet, por me miratim projektligjesh do të ishte tejkalim të kushtetutës. Unë do t’ju sugjeroja që të procedohet deri më 8 korrik vetëm me fazën e shqyrtimit të këtyre projektligjeve ndërkohë që vpotimi dhe miratimi duhet t’i përcillet kuvendit të ri. Ky do të ishte respektim i kushtetutës dhe vullnetit të sovranit. Nuk kemi më autorizimin në emër të njerëzve.
    Pas diskutimeve, ndërsa mbledhja kishte në plan miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe disa projektligje, Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani deklaruan se miratimi i këtyre projektligjeve është në tejkalim të kushtetutës dhe se vendimet duhet të merren në Parlamentin e ardhshëm, duke zgjedhur që të braktisin senacën.

  • Debatet ‘përfshihen’ te ligjet/ Reagojnë deputetët, Dogjani: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë

    Debatet ‘përfshihen’ te ligjet/ Reagojnë deputetët, Dogjani: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë

    Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nisi me akuza për manipulim të zgjedhjeve. Deputeti i PD Asllan Dogjani tha se ligjet për të cilët janë mbledhur janë thjesht “dekor” që bëhen për pushtetin. Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka e ndërpreu duke i thënë se analiza e zgjedhjeve duhen bërë në parti.
    Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj kërkoi që të mos votohen dhe miratohen ligje për sa kohë më populli ka vendosur që disa prej tyre të mos përfaqësohen më në kuvend, dhe t’i ‘delegohet’ Kuvendit të ri. Por sipas Bushkës, disa çështje që janë të nevojshme të miratohen sa më shpejt, ndërsa për të tjera mund të diskutojnë dhe të bien dakord së bashku.
    “Në një vend ku nuk sigurojnë dot zgjedhje të lira e të ndershme dhe qytetarët të votojnë të lirë, nuk mendoj se ka vend që të mblidhemi si komision për të bërë ligje false, sa për dekor, për të thënë se jemi në një vend demokratik ndërkohë që në Shqipëri demokracia ka marrë fund, është instaluar diktatura.”, tha Dogjani.
    “E kam kërkesë për procedurë që ndoshta me veprimtari për shqyrtimin e raporteve edhe mund të procedohet, por me miratim projektligjesh do të ishte tejkalim të kushtetutës. Unë do t’ju sugjeroja që të procedohet deri më 8 korrik vetëm me fazën e shqyrtimit të këtyre projektligjeve ndërkohë që vpotimi dhe miratimi duhet t’i përcillet kuvendit të ri.”, kërkoi Alibeaj.
    Pjesë nga diskutimi:
    Dogjani: Ne mblidhemi për të bërë ligje, thjesht dekor që bëhen ligje më shumë për pushtetin, për qeveritarët, të fortën e krimit sesa për qytetarët e thjeshtë. Në një vend ku nuk sigurojnë dot zgjedhje të lira e të ndershme dhe qytetarët të votojnë të lirë, nuk mendoj se ka vend që të mblidhemi si komision për të bërë ligje false, sa për dekor, për të thënë se jemi në një vend demokratik ndërkohë që në Shqipëri demokracia ka marrë fund, është instaluar diktatura.
    Bushka: Analizën e zgjedhjeve e bëjmë nëpër parti, nuk është komisioni i Ligjeve. Dua që të rrini te rendi i ditës.
    Dogjani: Populli foli, por më shumë foli krimi. Vullneratët e demokracisë, paratë e drogës dhe frika ishte mjeti më i efektshëm në këto zgjedhje. Kërkesa për procedurë është që kjo lloj fitoreje që keni bërë, më keq se në ’96, është rrezik i madh për demokracinë, që jo vetëm që gjatë fushatës zgjedhore që u përdorën e krimit, por edhe gjatë numërimit të votave u bë manipulim. Kishit çuar artistë për manipulimin. Këto zgjedhje janë për Shqipërinë, me Ramën që është kapur peng nga ndërkombëtarët, ka për t’u kthyer shumë shpejt në një arenë betejash, mos ndoshta dhe kombeve dhe shqiptarëve.
    Alibeaj: Jemi 10 shtetas shqiptar në këtë tavolinë që nuk fituam. Shqiptarët kanë folur më 11 maj, do të thtoëq 10 veta në këtë tavolinën s’e kemi më përfaqësimin nga sovrani për të folur, diskutuar dhe votuar që dmth çdo procedurë nga sot e në vazhdim, Konferenca ka vendosur, ju mungon legjitimiteti. Ne nuk jemi deputetë, tagrin për të përfaqësuar publikun shqiptar nga data 11 e këtej.
    E bëj këtë kërkesë si procedurë, e di fare mirë që mandati i këtij kuvendi shkon deri në 10 shtator, dhe se në këtë periudhë aftësia e deputetëve për të marrë vendime do të duhet të jetë e vetëkufizuar. E kam kërkesë për procedurë që ndoshta me veprimtari për shqyrtimin e raporteve edhe mund të procedohet, por me miratim projektligjesh do të ishte tejkalim të kushtetutës.
    Unë do t’ju sugjeroja që të procedohet deri më 8 korrik vetëm me fazën e shqyrtimit të këtyre projektligjeve ndërkohë që vpotimi dhe miratimi duhet t’i përcillet kuvendit të ri. Ky do të ishte respektim i kushtetutës dhe vullnetit të sovranit. Nuk kemi më autorizimin në emër të njerëzve.

  • Sterilizimi/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt…

    Sterilizimi/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt…

    Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve të dosjes Sterilizimi, për gjykim të shkurtuar.

    Kërkesë për gjykim të shkurtuar nuk ka bërë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të cilin do të vijojë procesi normal. Sipas gjykatës, në kushtet kur Beqaj nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, veçohet çështja ndaj tij.

    LEXHO EDHE:  ‘Jemi bërë si autoshkollë’, Beqaj në gjyq për ‘Sterilizimin’: S’bëj dot mbrojtje efektive pa një akuzë të shkruar

    Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri, Naila Ajazi do të gjykohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa Beqaj me procedurë të zakonshme.