Gjashtë janë sektorët, ku potencialisht mund të zhvillohen projekte që përfitojnë nga statusi i investitorit strategjik nëse përmbushin disa kushte ku më kryesori vlera e investimit dhe punësimi që gjenerohet prej tyre.Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) publikoi këto ditë një përmbledhje të përvitshme informative sa i takon kësaj kategorie investimesh dhe duke shpjeguar edhe procedurat standard të aplikimit, hallkat institucionale të përfshira, kohën e shqyrtimit dhe miratimin.Të renditura sektorët me interes janë : energjia dhe minierat; transporti, infrastrukture dhe komunikimet elektronike; turizmi; bujqësia dhe peshkimi; zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik; zona me përparësi turizmin. Për secilën prej tyre AIDA saktëson kufirin minimal për statusin investim apo investitor strategjik procedurë e asistuar dhe për procedurën e veçantë.SEKTORI “ENERGJETIK DHE MINERARInvestimi të jetë: i barabartë ose më i madh se 30 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”; i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.SEKTORI “TRANSPORT, INFRASTRUKTURË E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKEInvestimi të jetë: i barabartë ose më i madh se 30 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”; i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.SEKTORI “TURIZËMInvestimi të jetë: i barabartë ose më i madh se 5 milionë euro, dhe që krijon, minimalisht, 80 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”; i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.SEKTORI “BUJQËSI DHE PESHKIM”Investimi të jetë: i barabartë ose më i madh se 3 milionë euro, dhe që krijon, minimalisht, 50 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”; i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.SEKTORI “ZONË E TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK”Investimi të jetë: i barabartë ose më i madh se 5 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”; i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.SEKTORI “ZONA ME PËRPARËSI ZHVILLIMI”Investimi të jetë: i barabartë ose më i madh se 1 milion euro, dhe që krijon, minimalisht, 150 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”; i barabartë ose më i madh se 10 milionë euro, dhe që krijon, minimalisht, 600 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.Për sektorë të tjerë AIDA specifikon në broshurë se mund të përfshihen investime me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë Euro përfitojnë Statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”, pasi të kenë marrë miratimin paraprak të ministrisë së linjës. Po kështu investime me vlerë të barabartë ose më të madhe se 100 milionë euro përfitojnë Statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.