Tag: procedurave

  • Pajisja me pasaportë të re, ndryshojnë rregullat. Qytetarët mund të aplikojnë online për kuponin

    Pajisja me pasaportë të re, ndryshojnë rregullat. Qytetarët mund të aplikojnë online për kuponin

    Ministria e Brendshme dhe kompania shtetërore IdentiTek Sh.A njoftuan këtë të martë një sërë risish që synojnë lehtësimin e procedurave për pajisjen e qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, me dokumentet biometrike të identifikimit.
    Ndër ndryshimet më të rëndësishme është eliminimi i nevojës për blerjen fizike të kuponëve në sportelet e Postës për pasaportat dhe kartat e identitetit. Qytetarët mund të kryejnë tashmë pagesat online, duke shmangur shkuarjen fizikisht në postë.
    IdentiTek njofton se ofron gjithashtu shërbimin e përshpejtuar të prodhimit të kartave të identitetit, nga 1 deri në 3 ditë.
    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj, vizituan një nga zyrat e aplikimit për të ndjekur nga afër funksionimin e platformës së re.
    “Ministria e Brendshme dhe IdentiTek sot lancon dy procese shumë të rëndësishme, të cilët do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e të gjitha procedurave për sa i përket aplikimit online për marrjen e një kuponi dhe vazhdimin e procedurave për prodhimin e kartave të identitetit,” deklaroi ministri Hoxha.
    Sipas tij, aplikimi për kuponin dhe karta do të mund të bëhet tërësisht online nëpërmjet platformës së IdentiTek.
    Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe përmirësimi i sigurisë së dokumenteve. Administratorja Halilaj njoftoi se Shqipëria është bërë vendi i 99-të anëtar i Drejtorisë së Çelësave Publik (DCP) në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), duke garantuar që pasaportat shqiptare janë tashmë më të sigurta dhe të njohura ndërkombëtarisht.
    “Pasaportat tona aktuale identifikohen në mënyrë automatike nëse janë origjinale apo jo, çka e bën pothuajse të pamundur falsifikimin,” u shpreh Halilaj, duke shtuar se standardi i sigurisë është afruar shumë me atë të vendeve të Bashkimit Europian.

  • Nënshkruhet marrëveshja mes Doganave dhe Policisë për lehtësimin e procedurave të eksportit

    Nënshkruhet marrëveshja mes Doganave dhe Policisë për lehtësimin e procedurave të eksportit

    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe ajo e Policisë së Shtetit nënshkruan sot një marrëveshje. Kjo për lehtësimin e procedurave të eksportit, uljen e numrit të subjekteve që i nënshtrohen skanimit, përshpejtimin e kalimit të ngarkesave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike që bashkëveprojnë në port.
    Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje sjell më pak burokraci, më shumë efikasitet dhe procedura që vendosin në qendër biznesin shqiptar dhe mbështesin eksportuesit.

    Porti i Durrësit, është një nga infrastrukturat më të rëndësishme portuale, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë rajonin, pasi shërben si porta kryesore hyrëse për mallrat në Shqipëri dhe Kosovë, gjithashtu dhe për tranzitet për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë dhe anasjelltas.
    Mbingarkesa e krijuar për shkak të rritjes së fluksit të mjeteve dhe të kontenierëve ka sjellë dhe rritje të numrit të skanimeve nga Skaneri, te cilat arrijnë dhe në 330-350 mjete në ditë, duke shkaktuar vonesa të zgjatura në këtë proces.

  • Tenderët, shteti lidhi kontrata me vlerë 1.7 miliardë euro me privatin gjatë 2024-ës

    Tenderët, shteti lidhi kontrata me vlerë 1.7 miliardë euro me privatin gjatë 2024-ës

    Institucionet shtetërore shpallën fitues dhe lidhën 4863 kontrata me operatorë ekonomikë që morën pjesë në tenderë të ndryshëm për mallra e shërbime.Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se vlera e fondit që ka rezultuar nga shpallja e fituesve pas procedurave ishte 171 miliardë lekë apo 1.7 miliardë euro.Përqindja e fondit limit ndaj atij të fituar ishte 86 për qind. Sipas APP në total në sistemin e prokurimeve u hodhën 6811 procedura me një fond limit 326 miliardë lekë apo 3.2 miliardë euro por një pjesë e mirë e tyre u anuluan rreth 1641 të tilla dhe me një fond 67 miliardë lekë apo 670 milionë euro.Raporti i APP ndalet edhe tek procedurat që institucionet negociojnë në tavolinë duke vlerësuar se ato ishin 674 milionë lekë apo 6.7 milionë euro.“Krahasuar me numrin total tё procedurave tё përfunduar me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 2.3% tё tyre. Nё çdo rast, sikundër rezulton nga tё dhënat e analizuara, fondi i fituar pёr procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës (674,974,038 lekë) është shumë më i ulët, krahasuar me fondin e fituar të procedurave të përfunduara me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël +negocim pa shpallje) (172,117,942,615 lekë) duke zёnё vetëm 0.4% tё fondit total tё fituar të procedurave tё përfunduar me fitues” thuhet në raport.Nga analizimi i të dhënave për periudhën Janar – Dhjetor 2024 vërehet se, numrin më të madh të procedurave të shpallura e zënë procedurat për prokurimin e mallrave me 3,789 procedura të shpallura në total ose 56% të procedurave të shpallura, duke vijuar me procedurat për shërbimet 1,796 procedurave të shpallura në total ose 26% dhe të punëve publike 1,226 procedura të shpallura në total ose 18%.Fondin më të lartë të procedurave të shpallura sipas tipit të kontratës e zë fondi i procedurave të tipit “Punë Publike” i cili zë 68% të fondit total të procedurave të shpallura, duke u pasuar nga procedurat e tipit “Mallra” me 17% dhe “Shërbime” me 15%./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.