Tag: procedurave

  • Zbardhet plani i qeverisë italiane, në Gjadër do të vijnë azilkërkues nga Bangladeshi dhe Egjipti

    Zbardhet plani i qeverisë italiane, në Gjadër do të vijnë azilkërkues nga Bangladeshi dhe Egjipti

    qendra e gjadrit

    ITALI- Pas muajsh të gjatë, ku në Qendrën e Gjadrit në Shqipëri nuk ka azilkërkues, mediat italiane raportojnë se ajo do të rihapet. Sipas La Repubblica, qeveria italiane ka në plan që të rihapë Gjadrin, për azilkërkuesit që vijnë nga vendet e konsideruara të sigurta, në pritje të procedurave të përshpejtuara të kufirit.
    Plani i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, parashikon që migrantët të mos merren më drejtpërdrejt nga deti përmes kontrolleve në bord të anijeve të Marinës, por të dërgohen në Shqipëri pas regjistrimit fillestar në hotspot-et italiane, pavarësisht nëse mbërritja e tyre ndodh me anije shtetërore, gomone apo mjete të tjera.
    Qendra shqiptare do të funksionojë si një qendër kthimi në një vend të tretë të sigurt, duke u mbështetur te rregullat e reja evropiane që lejojnë mbajtjen dhe shqyrtimin e kërkesave të migrantëve nga vende të sigurta përmes procedurave të përshpejtuara. Autoritetet presin që numri i personave të transferuar të jetë shumë më i lartë se në fazën e parë, pasi lista e re evropiane e vendeve të origjinës së sigurta do të përfshijë tashmë Bangladeshin dhe Egjiptin, prej të cilëve këtë vit kanë ardhur mbi 28 mijë persona, gati gjysma e mbërritjeve totale. Kësaj do t’i shtohen edhe shtetasit tunizianë dhe marokenë, të cilët gjithashtu mund të riatdhesohen shpejt sipas procedurave të përshpejtuara.
    Plani i Viminales parashikon që pjesa më e madhe, në mos të gjitha 1.100 vendet e qendrës së Gjaderit, të mbushen me një qarkullim të shpejtë migrantësh, pasi procedurat e përshpejtuara të kufirit parashikojnë riatdhesimin brenda një muaji. Ministria e Brendshme italiane beson se, me rregullat e reja të BE-së, migrantët nuk do të mund të përdorin më apelimet automatike për të shmangur qëndrimin në qendër dhe për t’u rikthyer në Itali gjatë pritjes së vendimit përfundimtar të gjykatës. Ndër normat e miratuara në Këshillin e BE-së është edhe heqja e pezullimit automatik të riatdhesimit në rast ankimi. Migranti mund të paraqesë apel, por riatdhesimi do të kryhet, përveçse nëse gjykata vendos të pezullojë urdhrin e dëbimit.
    Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, e ka përshkruar këtë paketë rregullash si një hap të rëndësishëm drejt qartësimit juridik, duke theksuar se vendimet e pritshme të trilogut do të eliminojnë çdo paqartësi gjyqësore dhe do të forcojnë zbatimin e procedurave. Qeveria italiane po përgatitet të riaktivizojë mekanizmin e dërgimit të migrantëve në Shqipëri, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta adreson të gjitha kundërshtimet e ngritura më herët nga gjykatat italiane. Aktualisht, qendra e Gjadrit, zemra e të ashtuquajturit “model Shqipëria” ka mbetur kryesisht e zbrazët, një situatë që Konferenca Ipeshkvnore Italiane e ka kritikuar duke e cilësuar si “në kufijtë e demokracisë”.

  • Pakti Rama-Meloni për emigrantët/ Qendra në Gjadër rihapet në pranverë, zbardhet plani i qeverisë italiane

    Pakti Rama-Meloni për emigrantët/ Qendra në Gjadër rihapet në pranverë, zbardhet plani i qeverisë italiane

    Qendra e Gjadrit në Shqipëri pritet të rihapet për azilkërkuesit që vijnë nga vendet e konsideruara të sigurta, në pritje të procedurave të përshpejtuara të kufirit.
    Plani i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, parashikon që migrantët të mos merren më drejtpërdrejt nga deti përmes kontrolleve në bord të anijeve të Marinës, por të dërgohen në Shqipëri pas regjistrimit fillestar në hotspot-et italiane, pavarësisht nëse mbërritja e tyre ndodh me anije shtetërore, gomone apo mjete të tjera.
    Qendra shqiptare do të funksionojë si një qendër kthimi në një vend të tretë të sigurt, duke u mbështetur te rregullat e reja evropiane që lejojnë mbajtjen dhe shqyrtimin e kërkesave të migrantëve nga vende të sigurta përmes procedurave të përshpejtuara. Autoritetet presin që numri i personave të transferuar të jetë shumë më i lartë se në fazën e parë, pasi lista e re evropiane e vendeve të origjinës së sigurta do të përfshijë tashmë Bangladeshin dhe Egjiptin, prej të cilëve këtë vit kanë ardhur mbi 28 mijë persona, gati gjysma e mbërritjeve totale. Kësaj do t’i shtohen edhe shtetasit tunizianë dhe marokenë, të cilët gjithashtu mund të riatdhesohen shpejt sipas procedurave të përshpejtuara.
    Plani i Viminales parashikon që pjesa më e madhe, në mos të gjitha 1.100 vendet e qendrës së Gjaderit, të mbushen me një qarkullim të shpejtë migrantësh, pasi procedurat e përshpejtuara të kufirit parashikojnë riatdhesimin brenda një muaji. Ministria e Brendshme italiane beson se, me rregullat e reja të BE-së, migrantët nuk do të mund të përdorin më apelimet automatike për të shmangur qëndrimin në qendër dhe për t’u rikthyer në Itali gjatë pritjes së vendimit përfundimtar të gjykatës. Ndër normat e miratuara në Këshillin e BE-së është edhe heqja e pezullimit automatik të riatdhesimit në rast ankimi. Migranti mund të paraqesë apel, por riatdhesimi do të kryhet, përveçse nëse gjykata vendos të pezullojë urdhrin e dëbimit.
    Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, e ka përshkruar këtë paketë rregullash si një hap të rëndësishëm drejt qartësimit juridik, duke theksuar se vendimet e pritshme të trilogut do të eliminojnë çdo paqartësi gjyqësore dhe do të forcojnë zbatimin e procedurave. Qeveria italiane po përgatitet të riaktivizojë mekanizmin e dërgimit të migrantëve në Shqipëri, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta adreson të gjitha kundërshtimet e ngritura më herët nga gjykatat italiane. Aktualisht, qendra e Gjadrit, zemra e të ashtuquajturit “model Shqipëria” ka mbetur kryesisht e zbrazët, një situatë që Konferenca Ipeshkvnore Italiane e ka kritikuar duke e cilësuar si “në kufijtë e demokracisë”./La Repubblica

  • Si u fut Mustafa Sheqeri në AMP? Ndalohet një polic dhe një oficer, zbulohet si u falsifikuan dokumentet

    Si u fut Mustafa Sheqeri në AMP? Ndalohet një polic dhe një oficer, zbulohet si u falsifikuan dokumentet

    Atentatorët e ekzekutimit mafioz në Rinas kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë dhe të pa nxituar. Por nga ana tjetër, ka edhe veprime nga Policia e Shtetit. Një oficer i komisariatit nr. 3 dhe një polic kanë rënë në pranga, për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të vulave e stampave ose i formularëve.
    Dyshohet se këta dy persona kanë ndihmuar Mustafa Sheqerin të bëhet pjesë e AMP-së. Punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit.

    Nga hetimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të Mustafa Sheqerit, u konstatuan shkelje të procedurave ligjore.

    Njoftimi i plotë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin Muçi Shaljani, pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të Shajlanit, u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.
    Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

  • (EMRAT)Ndalohen dy policë, punësimi i Muçi Shaljanit në AMP në kundërshtim me ligjin

    (EMRAT)Ndalohen dy policë, punësimi i Muçi Shaljanit në AMP në kundërshtim me ligjin

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar dy efektivë policie pas atentatit të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilamndo Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri).
    Policët e ndaluar janë Bruno Cara me detyrë specialist për hetimin e krimeve dhe Arshim Zjami me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet në Komisariatin nr. 3, Tiranë, të cilët akuzohen për shkelje të procedurave ligjore në procesin e punësimit të Muci Shaljanit në AMP.
    Të dy janë ndaluar pasi dyshohet se kanë ndikuar në punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, duke përpiluar dokumente në kundërshtim me ligjin.
    Sipas hetimeve të para, ata kanë hartuar Vërtetimin e Besueshmërisë për Shaljanin pa pasqyruar të dhënat që cënonin kushtet e sigurisë, duke shkelur dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit”.
    “Nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M. Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore,” njofton Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
    Në përfundim të verifikimeve, AMP ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të procedurave të rekrutimit dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.
    Njoftimi i policisë
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.
    Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast”, njofton AMP.

  • Ministrja Ibrahimaj: Qeveria shqiptare e angazhuar për një klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese

    Ministrja Ibrahimaj: Qeveria shqiptare e angazhuar për një klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë dje në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania 2025”, ku vlerësoi kontributin e këtij dokumenti si një udhërrëfyes të rëndësishëm për përmirësimin e politikave publike dhe forcimin e dialogut me sektorin privat.
    Ministrja Ibrahimaj nënvizoi progresin e arritur në disa fusha, përfshirë transparencën e procedurave qeveritare, marrëdhëniet me administratën tatimore, lehtësimin e procedurave të licencimit dhe lejeve, prokurimet publike, si dhe klimën politike dhe zbatimin e ligjit. Ajo vuri gjithashtu në dukje sfidat që vazhdojnë të mbeten, si burokracia, korrupsioni, informaliteti, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, si dhe çështjet e regjistrimit të pronave. Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qeverisë me komunitetin e biznesit për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të shfrytëzuar në maksimum mundësitë e tregut të vetëm evropian, duke u fokusuar në standardet, ligjet dhe politikat që e bëjnë biznesin shqiptar më konkurrues.
    “Duhet të bashkëpunojmë në çështje shumë të rëndësishme, që janë standardet që komuniteti i biznesit duhet të arrijë për të përfituar sa më shumë nga tregu unik evropian. Prioriteti im do të jetë bashkëpunimi me komunitetin e biznesit për maksimizimin e njohjes nga ky komunitet mbi politikat dhe ligjet që lidhen me tregun e brendshëm, me synim përafrimin e standardeve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare në tregun e vetëm europian”, deklaroi  Ibrahimaj. Sipas raportit të FIAA-s, bizneset kanë shënuar përmirësime të dukshme në fusha kyçe, si transparenca e procedurave (+16 pikë), marrëdhëniet me administratën tatimore (+9 pikë) dhe thjeshtimi i licencave e lejeve (+10 pikë). Megjithatë, ministrja nënvizoi se sfida si burokracia, korrupsioni, informaliteti dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbeten prioritete të agjendës qeveritare.

  • Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

    Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

    Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica
    Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për azilin dhe emigracionin si dhe të rregullores për riatdhesimet. Pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së që rrëzoi interpretimin italian të normave mbi të cilat bazohet protokolli Itali-Shqipëri, Europa përpiqet të marrë masa për të mbrojtur reformën e procedurave të azilit dhe për të përshpejtuar riatdhesimet, çështje që nuk janë në interes vetëm të Giorgia Melonit.
    Prandaj, një zëdhënës i Komisionit ka bërë të ditur se “në prill të këtij viti, Komisioni kishte propozuar tashmë të përshpejtohej kjo mundësi. Ne inkurajojmë Parlamentin dhe Këshillin të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur me këtë propozim”.
    Adaptimi në të gjitha vendet e BE-së i procedurave të përshpejtuara në kufi për migrantët që vijnë nga vende të cilësuara si të sigurta, me një mundësi (por jo detyrim) për mbajtjen e tyre në qendra të posaçme që do të ndërtohen në zonat kufitare, një përkufizim më i rreptë i konceptit “vend i sigurt” dhe një listë e përbashkët europiane (që aktualisht përfshin vetëm shtatë vende, përfshirë Egjiptin dhe Bangladeshin që janë me interes të madh për Italinë), në të cilën çdo shtet mund të shtojë edhe vende të tjera, këto janë shtyllat e reformës që, nëse zbatohet më herët se hyrja në fuqi e planifikuar për qershorin e vitit 2026, duhet të përshpejtojë shqyrtimin e kërkesave për azil dhe të lehtësojë riatdhesimet për ata që nuk kanë të drejtë.
    Një përshpejtim mbi të cilin qeveria Meloni llogarit për të dalë përfundimisht nga ngërçi i qendrave në Shqipëri. Edhe pse dyshimet juridike për zbatimin e rregullave të reja në eksperimentin pilot të Gjadrit mbeten dhe nuk janë të pakta. Para së gjithash sepse Pakti parashikon që qendrat për procedurat e përshpejtuara të jenë në kufi dhe në territor europian dhe Shqipëria nuk është e tillë. Dhe gjithashtu sepse rregullat e reja nuk e zgjidhin plotësisht rebusin e përkufizimit “vend i sigurt”, për të cilin edhe dje ministri i Jashtëm Antonio Tajani shprehu rezerva me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë Europiane: “Si mund ta dijë një gjyqtar nëse një vend është i sigurt apo jo? Kjo është një punë që ne e bëjmë përmes ambasadave, konsullatave. Është një punë e kujdesshme. Nuk është se një gjyqtar, për një ditë, mund të vendosë nëse një vend është i sigurt”.
    Përgjigjja ndodhet në tekstin e rregullores së re: “Burimet e informacionit mbi të cilat bazohet kjo përcaktim duhet të jenë të aksesueshme edhe për kërkuesin e azilit dhe për gjykatësin kombëtar”. Që në praktikë do të thotë: BE-ja, në listën e saj të përbashkët të vendeve, dhe çdo shtet që dëshiron të shtojë vende të tjera, duhet të publikojë burimet e informacionit mbi të cilat e bazon vlerësimin se vendi i origjinës së migrantit është i sigurt. Dhe nëse ka pjesë territori apo kategori personash në rrezik, ato duhet të identifikohen qartë në mënyrë që të përjashtohen menjëherë nga zbatimi i procedurave të përshpejtuara në kufi. Verifikimin do ta bëjnë gjithmonë gjyqtarët.
    Gjithashtu ka dallime në kohëzgjatjen dhe mënyrën e zbatimit të këtyre procedurave në krahasim me ato të parashikuara për qendrat në Shqipëri: mbajtja e migrantëve është parashikuar “vetëm si mundësi e fundit” dhe procedura ka një kohëzgjatje maksimale prej tre muajsh, shumë më tepër se 28 ditët që Italia parashikon për riatdhesimin në vendet e sigurta.

  • SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

    SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë deri të martën me datë 24 qershor afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH.
    Sipas Klan News, shkak është bërë mos dorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë i 11 kandidatëve nga 13 në total.
    Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur.
    Ndër emrat më të njohur që synojne kreun e Byrose Kombëtare të hetimet janë ish-kryepolicët Haki Çako dhe Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH, Joni Keta dhe prokurori Andi Pogace.

  • Myzyri drejt prangave, SPAK i sekuestron celularin njeriut të Belinda Ballukut dhe i njofton nisjen e hetimeve për…

    Myzyri drejt prangave, SPAK i sekuestron celularin njeriut të Belinda Ballukut dhe i njofton nisjen e hetimeve për…

    Vartësi i ministres Belinda Balluku, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është paraqitur dje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për herë të tretë brenda pak ditësh. Mësohet se ai është marrë nën hetim nga Prokuroria Speciale. Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe për favorizimin e kompanive në tendera. Raportohet se atij i është sekuestruar edhe aparati telefonik në funksion të hetimeve. Një zhvillim i tillë krijon dyshimet se Jonaid Myzyri, me shumë mundësi, do të duhet të përballet me një proces gjyqësor, ku ai do e shoh veten nga titullar institucioni, në një të pandehur të prokurorëve të posaçëm.
    Jonaid Myzyri është denoncuar shpesh publikisht për favorizime të kompanive të ndryshme, si edhe ndaj tij janë depozituar të paktën tre kallëzime penale. SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë. Në kuadër të hetimit, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.
    Përqendrimi i fondeve publike te disa kompani
    Nëpërmjet të dhënave të përpunuara nga “Open Data Albania”, në 40 tenderat më të mëdhenj për periudhën 2020-2023, bie në sy mungesa e garës, e cila ka indicie për korrupsion. Nga 40 tendera, 31 ose 77% e tyre janë me “flamur të kuq”, pasi janë shkualifikuar të gjithë pjesëmarrësit, duke u shpallur automatikisht fituese kompania e mbetur në garë. Vlera e totale e tenderave me flamur të kuq është 72,3 miliardë lekë. Pra, në 4 vite 650 milionë euro fonde publike u janë akorduar pa garë një grupi kompanish, të cilat gjenerojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga institucionet publik.
    Nga raportet e Agjencisë së Prokurimeve Publike evidentohet se vetëm për vitin 2023 janë realizuar 1218 procedura tenderash me vetëm një kompani të vetme, që ka dorëzuar ofertën dhe 24 % e procedurave kanë dështuar. Sipas ekspertëVE, fitimi i një kontrate me një vlerë pothuajse sa fondi limit është një flamur i kuq, i cili duhet të ngrejë të gjitha alarmet e mundshme, që kjo procedurë ka diçka që nuk shkon. “Realizueshmëria e procedurave publike në vitin 2023 është diku te 76%, pra gati çereku i procedurave të prokurimit publik dështojnë? E di pse dështojnë? Sepse nuk janë shpallur fitues operatorët që autoritetet duan prandaj dhe vlerësimi im është që ky proces është pjesërisht transparent dhe pjesërisht objektiv”, shpjegojnë ekspertët. Disa prej këtyre tenderave dhe kompanive janë nën hetim nga SPAK së bashku me drejtuesit e institucioneve që kanë miratuar këto kontrata. Shumica e tenderave janë organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Evis Berberit, i cili në mars 2024 është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
    Sipas SPAK, Berberi dyshohet për korrupsion pasiv për 3 tendera te Autoriteti Rrugor Shqiptar, si dhe për pastrim parash. Një ish drejtor tjetër, që ka organizuar disa tendera, ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët është Ergys Verdho, i cili aktualisht drejton shoqërinë publike Hekurudha Shqiptare dhe është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. SPAK deklaroi se ka nisur hetimet për “shpërdorim detyre” për nëpunësit e përfshirë në procesin e prodhimit, shpërndarjes dhe administrimit të energjisë elektrike prej 10 tetorit 2021, ku vet Verdho ka qenë administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

  • Qeveria merr vendimin, hiqen vizat për 5 shtete deri më 31 dhjetor

    Qeveria merr vendimin, hiqen vizat për 5 shtete deri më 31 dhjetor

    Në mbledhjen e qeverisë së ditës së sotme u miratua edhe VKM-ja për propozimin e lehtësimit të procedurave dhe kritereve për pajisjen me vizë të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë.
    Me objektiv dhe motiv sezonin turistik, hyrja e shtetasve të 5 vendeve në fjalë do bëhet me pasaportë. Për ekzekutimin e vendimit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Në vendim theksohet se vizat hiqen për arsye turistike, duke nisur nga 15 prilli dhe deri në 31 dhjetor si afati i fundit, për vende si:
    1. Arabi Saudite2. Katari3. Omani4. Tajlanda5. Indonezia
    VENDIMI:
    VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.858, DATË 29.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Pika 3, e aneksit nr.3, që i bashkëlidhet vendimit nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
    “3. Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.”.
    Nr. Shteti1. Arabi Saudite2. Katar3. Oman4. Tajlandë5. Indonezi
    2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Ndryshojnë rregullat e aplikimit për dokumente biometrike

    Ndryshojnë rregullat e aplikimit për dokumente biometrike

    Ministria e Brendshme dhe kompania shtetërore IdentiTek Sh.A njoftuan këtë të martë një sërë risish që synojnë lehtësimin e procedurave për pajisjen e qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, me dokumentet biometrike të identifikimit.
    Ndër ndryshimet më të rëndësishme është eliminimi i nevojës për blerjen fizike të kuponëve në sportelet e Postës për pasaportat dhe kartat e identitetit. Qytetarët mund të kryejnë tashmë pagesat online, duke shmangur shkuarjen fizikisht në postë.
    IdentiTek njofton se ofron gjithashtu shërbimin e përshpejtuar të prodhimit të kartave të identitetit, nga 1 deri në 3 ditë.
    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj, vizituan një nga zyrat e aplikimit për të ndjekur nga afër funksionimin e platformës së re.
    “Ministria e Brendshme dhe IdentiTek sot lancon dy procese shumë të rëndësishme, të cilët do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e të gjitha procedurave për sa i përket aplikimit online për marrjen e një kuponi dhe vazhdimin e procedurave për prodhimin e kartave të identitetit,” deklaroi ministri Hoxha.
    Sipas tij, aplikimi për kuponin dhe karta do të mund të bëhet tërësisht online nëpërmjet platformës së IdentiTek.
    Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe përmirësimi i sigurisë së dokumenteve. Administratorja Halilaj njoftoi se Shqipëria është bërë vendi i 99-të anëtar i Drejtorisë së Çelësave Publik (DCP) në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), duke garantuar që pasaportat shqiptare janë tashmë më të sigurta dhe të njohura ndërkombëtarisht.
    “Pasaportat tona aktuale identifikohen në mënyrë automatike nëse janë origjinale apo jo, çka e bën pothuajse të pamundur falsifikimin,” u shpreh Halilaj, duke shtuar se standardi i sigurisë është afruar shumë me atë të vendeve të Bashkimit Europian.