Tag: procedurat

  • Marrëveshja Rama- Meloni, “Sigurimet Shoqërore” në Itali sqarojnë procedurat për të përfituar pensionin

    Marrëveshja Rama- Meloni, “Sigurimet Shoqërore” në Itali sqarojnë procedurat për të përfituar pensionin

    Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore në Itali (INPS) njoftoi se tashmë dispozitat e Marrëveshjes dhe Rregullimit Administrativ ndërmjet Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë në lidhje me sigurimet shoqërore kanë hyrë në fuqi.

    Kjo marrëveshje, e nënshkruar në Romë më 6 shkurt 2024 dhe e ratifikuar me Ligjin Nr. 29 të datës 11 mars 2025, shënon një hap thelbësor përpara në mbrojtjen e të drejtave të sigurimeve shoqërore të punëtorëve dhe pensionistëve në të dy vendet. Ajo do të sigurojë që periudhat e punës dhe kontributet e paguara në secilin shtet të njihen dhe të bashkohen për efekt pensioni.

    Si ndryshojnë procedurat e aplikimit për pension?

    Me hyrjen në fuqi të këtyre rregullave të reja, procedurat e aplikimit për pension do të modifikohen si më poshtë:

    • Për shtetasit italianë në Shqipëri, aplikimet për pension, qoftë sipas marrëveshjes italo-shqiptare apo sistemit kombëtar/autonom shqiptar, duhet të dorëzohen ekskluzivisht në internet. Këto aplikime do të trajtohen nga zyra territoriale kompetente e INPS-it në Itali, e përcaktuar në bazë të vendbanimit të aplikantit ose, për punonjësit publikë, në bazë të punëdhënësit të fundit.
    • Për shtetasit shqiptarë në Itali, kërkesat për pension, si sipas marrëveshjes ashtu edhe sipas regjimit kombëtar/autonom italian, duhet të dorëzohen nëpërmjet Institutit të Sigurimeve Shoqërore Shqiptare (ISSH). ISSH-ja do t’i përcjellë ato më pas në qendrën e specializuar në Zyrën Provinciale të INPS në Perugia.

    Dokumentacioni i nevojshëm dhe procedurat e verifikimit

    Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet dokumentacionit, sidomos për periudhat e punës në Shqipëri ku përfshihet deklarata e historikut të punësimit. Për periudhat e sigurimit të përfunduara në Shqipëri para vitit 2012, është e detyrueshme të bashkëngjitet një “Deklaratë e Historikut të Punësimit” në aplikim, së bashku me çdo dokumentacion shtesë (të dhëna punësimi, etj.).

    Pas kësaj nis procedura e verifikimit.

    “Siç është sqaruar në Qarkoren Nr. 106 të vitit 2025, zyra kompetente e INPS-it në territor duhet thjesht t’ia përcjellë këtë dokumentacion institucionit shqiptar (ISSH) për verifikimet e nevojshme.”, informon Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore në Itali.

    Kopja e dokumentit të identitetit është gjithashtu e domosdoshme të bashkëngjitet një kopje e dokumentit të identitetit shqiptar për të lejuar institucionin shqiptar të identifikojë me saktësi aplikantin.

    Këto procedura të reja synojnë të sigurojnë qartësi dhe qëndrueshmëri më të madhe në menaxhimin e aplikimeve për pensione, duke thjeshtuar procedurat administrative dhe duke siguruar mbrojtje më efikase të të drejtave të pensioneve për qytetarët e të dy vendeve.

  • Bujqësia dhe zhvillimi rural, Rama: Brenda gushtit do të përcillen procedurat e legalizimit

    Bujqësia dhe zhvillimi rural, Rama: Brenda gushtit do të përcillen procedurat e legalizimit

    Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi

    Rama tha se brenda gushtit do të përcillen procedurat e legalizimit.
    “Legalizim të strukturave prodhuese, që është problem një pjesë dhe është një problem që ka implikime të rënda, sepse bën të pamundur aksesin në kredi marrje, në fondet  mbështetjes, qoftë nga financimet evropiane apo ato të brendshëm, bën të pamundur aksesin në të gjithë ato instrumente, pa të cilat  është e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen. Ne mund të dalim me një vendim dhe t’i kërkojmë kadastrës, që në bashkëpunim, ose më saktë ti kërkojmë bashkive që të bëjnë legalizimet e menjëhershëm të të gjitha strukturave prodhuese në hapësirat rurale, ia vlente ky diskutim Duhet ta marrim menjëherë përsipër dhe duhet tua përcjellim strukturave vendore domosdoshmërinë që brenda muajit gusht që të përcjellin në Kadastër të gjitha procedurat. Që nga stallat deri të strukturat e përpunimit dhe kështu me radhë”, tha Rama.

     

  • Bujqësia dhe zhvillimi rural, Rama: Brenda gushtit do të përcillen procedurat e lokalizimeve

    Bujqësia dhe zhvillimi rural, Rama: Brenda gushtit do të përcillen procedurat e lokalizimeve

    Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi

    Rama tha se brenda gushtit do të përcillen procedurat e lokalizimeve.
    “Legalizim të strukturave prodhuese, që është problem një pjesë dhe është një problem që ka implikime të rënda, sepse bën të pamundur aksesin në kredi marrje, në fondet  mbështetjes, qoftë nga financimet evropiane apo ato të brendshëm, bën të pamundur aksesin në të gjithë ato instrumente, pa të cilat  është e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen. Ne mund të dalim me një vendim dhe t’i kërkojmë kadastrës, që në bashkëpunim, ose më saktë ti kërkojmë bashkive që të bëjnë legalizimet e menjëhershëm të të gjitha strukturave prodhuese në hapësirat rurale, ia vlente ky diskutim Duhet ta marrim menjëherë përsipër dhe duhet tua përcjellim strukturave vendore domosdoshmërinë që brenda muajit gusht që të përcjellin në Kadastër të gjitha procedurat. Që ngas tallat deri të strukturat e përpunimit dhe kështu me radhë”, tha Rama.

     

  • Kosova nis procedurat për largimin me forcë të një agjenti të BIA-së serbe

    Kosova nis procedurat për largimin me forcë të një agjenti të BIA-së serbe

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar procedurat për largimin me forcë nga territori i Kosovës të shtetasit me inicialet N.V., i cili dyshohet se ka qenë pjesëtar i inteligjencës dhe policisë së Serbisë (BIA). Ndërkohë, këtij personi i është hequr edhe shtetësia e Kosovës.Në një komunikatë për media, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka bërë me dije se po zhvillohen të gjitha procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit për largimin e N.V.-së nga Kosova. Deri në përfundim të këtyre procedurave, ai ndodhet i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.“Policia e Kosovës do të vazhdojë të kryejë detyrat e saja kushtetuese dhe ligjore, duke zbatuar vendimet e institucioneve shtetërore të vendit”, thuhet në njoftim.Largimi i këtij shtetasi vjen në kuadër të masave për sigurinë dhe ruajtjen e rendit në Kosovë, duke iu përgjigjur gjithashtu shqetësimeve për ndikimet e jashtme në vend.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar procedurat për largimin me forcë nga territori i Kosovës të shtetasit me inicialet N.V., i cili dyshohet se ka qenë pjesëtar i inteligjencës dhe policisë së Serbisë (BIA). Ndërkohë, këtij personi i është hequr edhe shtetësia e Kosovës.Në një komunikatë për media, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka bërë me dije se po zhvillohen të gjitha procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit për largimin e N.V.-së nga Kosova. Deri në përfundim të këtyre procedurave, ai ndodhet i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.“Policia e Kosovës do të vazhdojë të kryejë detyrat e saja kushtetuese dhe ligjore, duke zbatuar vendimet e institucioneve shtetërore të vendit”, thuhet në njoftim.Largimi i këtij shtetasi vjen në kuadër të masave për sigurinë dhe ruajtjen e rendit në Kosovë, duke iu përgjigjur gjithashtu shqetësimeve për ndikimet e jashtme në vend.

  • 70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

    70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

    70 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet mbështetëse të vitit 2025. Aplikimet e Skemës Kombëtare ishin të hapura në periudhën 14 prill-30 maj dhe interesi më i lartë është shfaqur tek mbështetja me naftë falas. Sipas rajoneve, numri më i lartë i aplikimeve regjistrohet në qarqet, ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar; Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.
    Skemat e subvencioneve këtë vit do të jepen me pagesa direkte, në blegtori, bletari, fara-fidanë, bimë mjekësore, ferma organike dhe naftë. Por, cilat janë procedurat deri në kalimin e fondeve? Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural do të nisë procesin e verefikimit dhe plotësimin e dosjeve për secilin aplikant. Një pjesë e mirë e dokumentacionit gjenerohet direkt nga e-albania, ndërsa pjesa tjetër duhet të dorëzohet nga fermerët.
    Ndër kriteret kryesore është toka në pronësi apo përdorim të fermerëve përmes një kontrate qiraje të noterizuar si dhe mospasja e detyrimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Nga ana tjetër, për mbjelljet e bëra paraprakisht, apo për numrin e krerëve në blegtori dhe numrin e koshereve në bletari, do të kryhet verifikimi në terren. Pas përfundimit të të gjithë procedurës, do të nisë disbursimi i fondeve për fermerët. Fondi është 33 mln euro këtë vit, ndërkohë që në vitin 2024, mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim.

  • Mungesa e fuqisë punëtore/ Qeveria lehtëson procedurat për marrjen e stafit nga vendet e treta

    Mungesa e fuqisë punëtore/ Qeveria lehtëson procedurat për marrjen e stafit nga vendet e treta

    Për të mbushur boshllëkun e krijuar në tregun e punës nga mungesa e punonjësve, qeveria ka vendosur të lehtësojë procedurat për të marrë staf nga jashtë, sidomos nga vende të treta dhe që nuk kanë të drejtën e lëvizjes së lirë drejt BE.
    Me ndryshimet e propozuara në ligjin “Për të huajt” të miratuar në vitin 2021, i jepet e drejta Këshillit të Ministrave të përfaqësuar nga ministri për çështjet e punësimit që në rastin konkret është MEKI, që të lidhë marrëveshje me shtete të tjera për të marrë punonjës në varësi të kërkesave të tregut.
    Kjo bëhet për të marrë sasi të mëdha punonjësish të huaj përmes marrëveshjeve me shtetet dhe jo vetëm duke u bazuar në aplikimet individuale të vetë të huajve.
    Ndërkohë, raportohet se Qeveria vijon negociatat me Filipinet për të marrë 40 mijë punonjës të kualifikuar për sektorin e turizmit dhe industrisë përpunuese, si dhe ka nisur negociatat me Indonezinë.

  • Anila Denaj: Ndërrova 18 shtëpi, në 3 kontinente dhe 5 shtete

    Anila Denaj: Ndërrova 18 shtëpi, në 3 kontinente dhe 5 shtete

    Nga Salvadori në Bolivi, Ekuador, Rumani e më pas Mozambik duket një itinerar i çuditshëm, por këto kanë qenë ndalesat profesionale të Anila Denajt përpara se të përfshihej në politikë.
    Në një intervistë në “Rudina”, ministrja e Bujqësisë tregon se herë pas here e gjen veten në xhaketën e bankierit që e ka mbajtur për 18 vite. Ajo ka qenë këshilltare ndërkombëtare financiare në një bankë private dhe puna e ka dërguar në vende të largëta e me plot sfida.
    Anila Denaj: Pavarësisht se kjo duket shumë e bukur nga jashtë, ka edhe sfidat e veta. Unë kur kam ardhur në Shqipëri, pas këtyre viteve, pas 7 viteve, në 5 shtete në 3 kontintente, kam numëruar shtëpitë me qira që kam jetuar. Ishin 18, ishin shumë dhe kam kuptuar që vërtet kishte shumë emocione, por edhe shumë vështirësi sepse nga një vend te tjetri dhe nga një lëvizje te tjera, po flas për shtëpinë, por kjo tregon sesa shpesh kam lëvizur, ka edhe kostot e veta. Atëherë kam qenë pa familjen, familjen e krijova në Shqipëri dhe ma ka lejuar koha jashtë familjes të udhëtoja.
    Pas kthimit nga Amerika Latine ku nevojitet që të rriteshin kapacitetet e bizneseve të vogla dhe të mesme, ministrja shkoi në Rumani. Pas 2 vitesh, u duk se do të rikthehej në Shqipëri por u gjend në një tjetër kontinent sfidues: Afrikë.
    Anila Denaj: Më pas erdha në Rumani, 2 vjet që ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë ku ndërtimi i kapaciteteve për personelin drejtues, por duke u bërë edhe drejtoreshë vetë për të ndërtuar një bankë nga fillimi, ishte domosdoshmëri dhe pas 2 vjetësh ne kishim një parim, ne çdo performancë na vlerësohej 1 vit pasi kishim lënë një vend sepse vetëm atëherë drejtuesit thoshte që ti ke bërë punë të mirë që atë që ke lënë në pozicionin tënd, e ka bërë këtë punë siç do të duhej ta bënte. Më pas mendova që do të kthehesha përsëri në Shqipëri, por në fakt një surprizë e vogël, një telefonatë më tha duhet të shkosh në Afrikë. Unë thashë nuk jam personi që e njoh Afrikën, dërgoni dikë tjetër, nuk flas as portugalisht, flas vetëm spanjisht, më thanë ti je shqiptare, i mëson shumë shpejt gjuhët, shko në Afrikë. M’u desh për një javë të shkoja në Afrikë. Jetova 2 vjet, aty m’u duk shumë e lehtë në fillim.
    Ekipi im janë ekip në zyrat qendrore. Më kanë ndihmuar, m’u duk e lehtë sepse mendova që lidhej çdo gjë me procedurat, në fakt Afrika tregoi që ligjet dhe procedurat janë një gjë dhe ka qenë vendi që kam mësuar një mësim shumë të rëndësishëm: procedurat dhe ligjet janë aty por në qoftë se njerëzit nuk i jetojnë procedurat dhe ligjet dhe nuk kanë përgjegjshmërinë, çdo gjë bëhet shumë e vështirë dhe Afrika ishte një vështirësi që lidhej me njerëzit dhe e besoj që pas 2 vjetësh punë në Afrikë, pata edhe kostot e mia, sidomos në shëndet, por ia dola që ta kthej bankën në fitim pas 5 vitesh humbje.

  • Tenderët, shteti lidhi kontrata me vlerë 1.7 miliardë euro me privatin gjatë 2024-ës

    Tenderët, shteti lidhi kontrata me vlerë 1.7 miliardë euro me privatin gjatë 2024-ës

    Institucionet shtetërore shpallën fitues dhe lidhën 4863 kontrata me operatorë ekonomikë që morën pjesë në tenderë të ndryshëm për mallra e shërbime.Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se vlera e fondit që ka rezultuar nga shpallja e fituesve pas procedurave ishte 171 miliardë lekë apo 1.7 miliardë euro.Përqindja e fondit limit ndaj atij të fituar ishte 86 për qind. Sipas APP në total në sistemin e prokurimeve u hodhën 6811 procedura me një fond limit 326 miliardë lekë apo 3.2 miliardë euro por një pjesë e mirë e tyre u anuluan rreth 1641 të tilla dhe me një fond 67 miliardë lekë apo 670 milionë euro.Raporti i APP ndalet edhe tek procedurat që institucionet negociojnë në tavolinë duke vlerësuar se ato ishin 674 milionë lekë apo 6.7 milionë euro.“Krahasuar me numrin total tё procedurave tё përfunduar me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 2.3% tё tyre. Nё çdo rast, sikundër rezulton nga tё dhënat e analizuara, fondi i fituar pёr procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës (674,974,038 lekë) është shumë më i ulët, krahasuar me fondin e fituar të procedurave të përfunduara me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël +negocim pa shpallje) (172,117,942,615 lekë) duke zёnё vetëm 0.4% tё fondit total tё fituar të procedurave tё përfunduar me fitues” thuhet në raport.Nga analizimi i të dhënave për periudhën Janar – Dhjetor 2024 vërehet se, numrin më të madh të procedurave të shpallura e zënë procedurat për prokurimin e mallrave me 3,789 procedura të shpallura në total ose 56% të procedurave të shpallura, duke vijuar me procedurat për shërbimet 1,796 procedurave të shpallura në total ose 26% dhe të punëve publike 1,226 procedura të shpallura në total ose 18%.Fondin më të lartë të procedurave të shpallura sipas tipit të kontratës e zë fondi i procedurave të tipit “Punë Publike” i cili zë 68% të fondit total të procedurave të shpallura, duke u pasuar nga procedurat e tipit “Mallra” me 17% dhe “Shërbime” me 15%./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.