Tag: procedurat

  • “S’po mbush mend” – reagimi i ashpër i Getinjos ndaj Noizyt

    “S’po mbush mend” – reagimi i ashpër i Getinjos ndaj Noizyt

    Ndalimi i reperit Mozzik në Doganë për shkak të orës së tij luksoze Richard Mille vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit. Episodi, që fillimisht u bë kryefjalë për vlerën e lartë të aksesorit dhe procedurat që ndoqën autoritetet, ka marrë së fundmi edhe një dimension tjetër: reagimet mes artistëve të njohur të skenës.
    Reperi Noizy ishte i pari që reagoi publikisht, duke shpërndarë postime me tone ironike në adresë të Mozzikut. Ironia e tij u interpretua nga ndjekësit si një përpjekje për ta kthyer çështjen në humor, por gjithashtu ndezi debatet mes fansave.
    Në këtë situatë është përfshirë edhe Getinjo, vëllai i Mozzikut, i cili nuk qëndroi i heshtur. Ai publikoi një reagim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, duke iu drejtuar Noizyt me kritika të forta:
    “Kurrë nuk u mbushe mend ore shok, gjithë ato suksese e të mira sërish adoleshent”, shkroi ai, duke e cilësuar sjelljen e kolegut të papjekur.
    Mesazhi u interpretua si një mbrojtje e hapur ndaj vëllait, por edhe si një sulm i qartë ndaj Noizyt, duke e shtuar më tej tensionin mes palëve. Ndërkohë, Mozzik vijon të përballet me procedurat ligjore lidhur me orën luksoze, duke u përpjekur ta lërë pas situatën, ndërsa debati publik sa vjen e zgjerohet.

  • ‘Beteja sapo nisi’/ Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit të PD-së: Kaos në çdo seancë!

    ‘Beteja sapo nisi’/ Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit të PD-së: Kaos në çdo seancë!

    Detaje të reja janë zbardhur lidhur me diskutimet që u zhvillua me dyer të mbyllura brenda grupit parlamentar të PD. Bëhet me dije se deputetët demokratë do vahzdojnë me strategjinë e mosbindjes brenda Kuvendit.
    Po ashtu demokratët kanë deklaruar në mbledhje se deri sa të respektohen procedurat dhe rendi i ditës në mënyrë të saktë, seancat plenare nuk do të jenë të qeta dhe pa tensione.
    Sipas tyre për sa kohë që kryeministri Edi Rama nuk ndjek procedurat sipas rendit të ditës, nuk do të ketë seanca të qeta plenare.

  • KLP nis të mërkurën procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

    KLP nis të mërkurën procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë këtë të mërkurë procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, pasi mandati i kreut aktual, Altin Dumani, përfundon më 19 dhjetor 2025. Sipas parashikimeve ligjore, procesi për zgjedhjen e kreut të ri të organit të akuzës nis tre muaj përpara mbarimit të mandatit.
    Mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë rreth 90 minuta. Përveç anëtarëve të Këshillit, të pranishëm do të jenë përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, projekti Eu4Justice dhe programi OPDAT. Media është gjithashtu e ftuar të ndjekë seancën.
    Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të mbledhjes së 4 shtatorit, diskutimi dhe miratimi i projektvendimit për shpalljen e vendit vakant në krye të SPAK, si dhe vlerësimi etik e profesional për tre prokurorë: Françesk Ganaj, Ermira Manelli dhe Hysni Mulaj.
    Prokurorët e Posaçëm që aspirojë për postin e kreut të SPAK duhet të paraqesin edhe platformat e tyre, duke shpjeguar mënyrën se si synojnë të udhëheqin këtë strukturë. Pas fazës së prezantimit të platformave dhe intervistave publike, KLP do të zhvillojë votimin, nga i cili do të shpallet fitues kandidati që merr më shumë vota.

  • Gazetari tregon kandidatët e mundshëm për kreun e ri të SPAK, ja si do zhvillohet gara

    Gazetari tregon kandidatët e mundshëm për kreun e ri të SPAK, ja si do zhvillohet gara

    Gazetari Eni Ferhati, komentoi në një emision televiziv, hapjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit përfundon më 19 dhjetor të këtij viti.
    Sipas Ferhatit, ligji e përcakton qartë se procedurat për zgjedhjen e kreut të ri fillojnë tre muaj para përfundimit të mandatit aktual.
    Ai beson se në garë do të jenë kryesisht emra që kanë konkuruar edhe më parë, ndërsa përmendi mundësinë e kandidaturave të prokurorëve Kondili, Xholi dhe ndoshta Vladimir Mara, i cili ka bërë një punë të mirë në seksionin e luftës kundër krimit të organizuar.
    Nga ana tjetër, Ferhati shprehu skepticizëm për një kandidaturë të mundshme të Olsi Dados.

    “Ligji për Prokurorinë e Posaçme parashikon që procedurat të nisin tre muaj para mbarimit të mandatit, duke lënë kështu hapësirë për të kryer të gjitha procedurat dhe që më datë 19 dhjetor, kur zotit Dumani i mbaron mandati, të kemi drejtuesin e ri të SPAK. Tre muaj para mbarimit të mandatit, më 19 shtator, do të hapet gara, e cila do të jetë e hapur për të gjithë prokurorët. Mund të përmendim emra që kanë kandiduar më parë dhe që aspirojnë, si zoti Kondili, Adnan Xholi, Vladimir Mara që ka hetuar organizatat kriminale. Për Olsi Dadon nuk dihet nëse do ketë aspiratë, duke parë që në fillim ka qenë i komanduar në SPAK dhe më pas mori emërimin. Nëse këtë herë nuk do të kemi një ambasadore si Kim që ndoqi procesin gjatë kohës së Dumani, nuk ka një ambasador të afërt me punën e SPAK, por vetëm një të ngarkuar me punë. Për momentin kemi një skenar të paqartë, por së shpejti do të kemi platformat e para dhe shprehjen e interesit nga prokurorët. Ndoshta do të bëjmë një analizë më të detajuar bazuar në barometrin e punës dhe mbështetjen që kandidatët kanë nga kolegët e tyre në SPAK, por besoj se do të ketë edhe faktorë të tjerë që do të ndikojnë në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK”, tha Ferhari.

  • Nga shtatori, vizat amerikane kanë rregulla të reja!  Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

    Nga shtatori, vizat amerikane kanë rregulla të reja! Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

    Foto ilustruese

    SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për procedurat e vizave. Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta ku bëhet fjalë për udhëtime qeveritare, do të kërkohet që të zhvillohen intervista. 
    Kështu që me ndryshimin e kushteve, Ambasada i ka bërë thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat e aplikimit dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit të shërbimeve konsullore. 
    “Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë. Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës,”-bëhet me dije nga Ambasada.
    POSTIMI I PLOTË:

  • Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, rregulla të reja për vizat amerikane

    Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, rregulla të reja për vizat amerikane

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për procedurat e vizave.
    Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet zhvillimi i një interviste.
    Ambasada i ka bërë thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat e aplikimit dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit të shërbimeve konsullore.
    Ky ndryshim synon të rregullojë fluksin e aplikimeve dhe të sigurojë që procedurat të zhvillohen në përputhje me standardet e reja të vendosura nga Departamenti i Shtetit të SHBA.

    gijotina.com/

  • Ambasada e SHBA Tiranë njoftim për vizat: Nga 2 shtatori rregulla të reja…

    Ambasada e SHBA Tiranë njoftim për vizat: Nga 2 shtatori rregulla të reja…

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për procedurat e vizave.
    Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet zhvillimi i një interviste.

    Ambasada i ka bërë thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat e aplikimit dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit të shërbimeve konsullore.
    Ky ndryshim synon të rregullojë fluksin e aplikimeve dhe të sigurojë që procedurat të zhvillohen në përputhje me standardet e reja të vendosura nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
    “Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.
    Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës”, njoftoi ambasada.

  • “Firmosëm, por s’jemi dakord”/ Kryemadhi në SPAK: Artikuj kundër meje, do ndjekim procedurat…

    “Firmosëm, por s’jemi dakord”/ Kryemadhi në SPAK: Artikuj kundër meje, do ndjekim procedurat…

    Ajo deklaroi se fashikujt përmbajnë artikuj portalesh dhe shpenzime të zakonshme si kafe dhe sanduiçe. Kryemadhi theksoi se nuk është dakord me akuzat dhe se do ndjekë të gjitha procedurat ligjore.
    Monika Kryemadhi ka reaguar pas njoftimit të SPAK për mbylljen e hetimeve ndaj saj, duke e quajtur procesin të pabazuar. Kryemadhi kërkoi që çështja të trajtohet me durim e qetësi.
    Monika Kryemadhi:
    Akoma nuk kanë bërë gati fashikujt. Kanë marrë shkrime portalesh dhe i kanë bërë fashikujt. Aty ka karta banke, që janë blerë sanduiçe, kafe e kështu gjërash. Dhe unë kam analizë financiare, edhe unë kam 8000 faqe, edhe nëna ime ka 8000 faqe. Në fashikuj janë dhe artikujt të shkruara kundër nesh. Firmosëm që s’jemi dakord, do ndjekim procedurat. Procesi do durim strategjik, duhet marrë me qetësi, shëndeti ka shumë rëndësi. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vet dhe pretendohet se unë ia kam dhënë paratë për të blerë banesën.

  • Furnizimi me ujë, ankimohen tenderët për përmirësimin e sistemit në Radhimë dhe Akërni

    Furnizimi me ujë, ankimohen tenderët për përmirësimin e sistemit në Radhimë dhe Akërni

    Dy procedura prokurimi të lidhura me linja të furnizimit me ujë janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik.Njëra prej tyre lidhet me zonën turistike të Radhimës ndërsa tjetra me Akërninë të dyja të shpallura nga Ujësjellës Kanalizime Vlore sh.a.Ankimi për këto procedura të hapura në muajin qershor duket se lidhet me fazën e vlerësimit nga ana autoritetit kontraktor.Në dokumentet e tenderit që shoqërojnë procedurat nuk jepen shumë detaje lidhur me ndikimin që kanë ato në numrin e familjeve që furnizojnë apo të bizneseve.Dy procedurat kanë konkretisht në objekt “ Linja e furnizimit me uje ne fshatin Akerni” dhe de dyta “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në zonën e Radhimës”.Ndërhyrjet sipas fondeve limite që kanë procedurat duket se janë minimale dhe afati i zbatimit të tyre është 30 ditor por duket se ankimimet do ta zvarrisin edhe më shumë këtë procedurë ndërkohë që për zona me përparësi turizmin furnizimi me ujë në mënyrë të vazhdueshme dhe cilësore është tepër i rëndësishëm.Këtë vit për herë të parë furnizimi me ujë po shfaqet problematik në disa zona kjo e nxitur nga arsye të ndryshme duke nisur nga investimet e nevojshme për përmirësime sigurie në diga e liqene e deri tek mungesa e ujit për shkak të pamjaftueshmërisë së mbulimit me rrjet në zona që kanë shtim të numrit të turistëve.Pak ditë më parë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë reagoi duke kërkuar më shumë reagim nga institucionet për të garantuar një mbarëvajtje të sezonit turistik.Ndër të tjera Dhoma citonte se anëtarët e saj kishin raportuar për problematika të ndryshme të lidhura me mungesën e ujit apo menaxhimin e mbetjeve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SYRI TV/ Bashkia Tiranë hap thesin 6 vite pas tërmetit, 650 mijë € ‘emergjente’ për ekspertiza pallatesh

    SYRI TV/ Bashkia Tiranë hap thesin 6 vite pas tërmetit, 650 mijë € ‘emergjente’ për ekspertiza pallatesh

    SYRI TV

    Bashkia e Tiranës është kujtuar 6 vjet pas tërmetit tragjik të 2019 që të shpenzojë rreth 650 mijë euro të tjera për të kryer akt-ekspertiza të thelluara për ndërtesa të ndryshme të kryeqytetit. Procedurat janë shpallur së fundit dhe projektet do të mbyllen në 2026, duke zgjatur sërish kohën dhe rrezikuar qytetarët.

    Gjashtë vjet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, Bashkia e Tiranës ka vendosur të shpenzojë rreth 650 mijë euro të tjera për të kryer akt-ekspertiza të thelluara për riaftësimin e ndërtesave në zona të ndryshme të kryeqytetit.

    Procedurat janë shpallur së fundmi në Regjistrin e Parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe pritet që të zhvillohen në fund të vitit 2025. Hartimi i projekteve, në rastin më të mirë pritet të përmbyllet në pranverën e vitit 2026, ndërsa zbatimi, pra aftësimi i godinave të dëmtuara mund të shtrihet më gjatë në kohë.

    Fatmirësisht, toka është treguar bujare me qytetarët e Tiranës, pasi nuk ka rezervuar dridhje të ngjashme me atë të vitit 2019. Pasi, në të kundërt, me ritmet që ka ndjekur dhe po ndjek qeveria dhe Bashkia e kryeqytetit për forcimin e ndërtesave të dëmtuara, një tërmet i ngjashëm mund të shoqërohej me pasoja gati katastrofike për jetën dhe pasurinë e tyre.

    Menjëherë pas tërmetit të nëntorit 2019, qeveria e kryeministrit Edi Rama shpalli gjendjen e emergjencës, e cila i lejonte strukturave shtetërore që të kryenin procedura prokurimi emergjente, duke anashkaluar rregullat normale të tenderave.

    Ai akt është ende në fuqi, pasi për qeverinë shqiptare Shqipëria është ende në fazën e emergjencës nga tërmeti i 6 viteve të mëparshme.

    Ekspertë të prokurimeve publike kanë ngritur shpesh shqetësimin se mbajtja në fuqi e një akti emergjence për një kohë të gjatë është një mjet që mund të përdoret abuzivisht në procedurat miliona euro të Rindërtimit.

    Sipas aktit normativ të Emergjencës së Tërmetit, tenderat që lidhen me Rindërtimin zhvillohen në mënyrë të mbyllur, pa një garë reale dhe me një grusht kompanish, kryesisht të lidhura me pushtetin.

    Procedurat e tenderave emergjentë, për shkak të natyrës së tyre, nuk lejojnë ankimet e operatorëve që mund të kenë pretendime për favorizime të subjekte të ndryshme nga ana e institucioneve shtetërore.

    Deri më tani, vetëm një pjesë fare minimale e banorëve kanë arritur të përfitojnë apartamente të reja në kuadër të Rindërtimit. Shumica absolute e qytetarëve të dëmtuar vijojnë të jetojnë në shtëpi me qira, të paguar nga shteti. Vonesat e pajustifikuara të rindërtimit kanë shtuar ndjeshëm kostot në Buxhetin e Shtetit, i cili, për shkak të apatisë shtetërore, ende nuk ka sistemuar qytetarët në godinat e reja dhe është i detyruar që të paguajë qiratë e tyre mujore.

    Në zonat më të goditura nga tërmeti, në Durrës, Krujë, Tiranë e Kurbin, godinat e premtuara rregullisht nga kryeministri Rama, ende nuk u janë dhënë familjeve të dëmtuara.

    Në prezantime me format e spektaklit, kreu i qeverisë ka shpërndarë ka shpërndarë personalisht çelësa apartamentesh. Por, dëshmi të shumta kanë treguar se përfituesit janë detyruar të kthejnë çelësat pas show-t të kryeministrit.