Tag: procedurat

  • Ndarja nga jeta e këngëtarit, gazetarja jep detaje për gjendjen shëndetësore të Shpat Kasapit

    Ndarja nga jeta e këngëtarit, gazetarja jep detaje për gjendjen shëndetësore të Shpat Kasapit

    Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit ishte lajmi që trishtoi zemrat e të gjithëve mëngjesin e së mërkurës. Këngëtari ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare për shkak të një arresti kardiak. Sipas informacioneve që dha bashkëshortja e tij, Selvije Jao përmes një postimi në Instagram, ata ndodheshin në Itali për të takuar mjekët logopedë për djalin.

    Gazetarja Xhumadije Ibrahimi, në një lidhje direkte me programin “Rudina” në Tv Klan, thotë se këngëtari nuk ka pasur probleme serioze me zemrën.

    “Nuk ka pasur probleme serioze Shpati, por thonë që ka pasur disa indicie që ndoshta i ka anashkaluar më parë.”

    Sa i përket kthimit të trupit, gazetarja shprehet se procedurat kanë filluar.

    “Ka pasur disa informacione se menjëherë kanë filluar procedurat dhe priten që së shpejti të kryhen procedurat administrative dhe të kthehet këtu në Shkup, në vendin ku ka jetuar.”

  • Berisha akuzon Ballukun për “manipulim dokumentesh”, kërkon reagim nga Prokuroria

    Berisha akuzon Ballukun për “manipulim dokumentesh”, kërkon reagim nga Prokuroria

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar sot akuza të forta ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se në institucionet nën varësinë e saj “po manipulohen dhe ndryshohen dokumente”, në lidhje me hetimin e SPAK për procedurat e tunelit të Llogarasë.

    Sipas Berishës, “prej 10 ditësh në zyrat e agjencive që varen nga Balluku po kryhen ndërhyrje në dokumentacion”, një situatë që, sipas tij, bie nën përgjegjësinë direkte të prokurorisë. Ai përmendi edhe raste të mëparshme të hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, duke e cilësuar si “standard të dyfishtë” faktin që Balluku “ndodhet ende në detyrë”.
    Në deklaratën e tij për mediat, Berisha theksoi se “çdo zyrtar i marrë nën hetim duhet të japë dorëheqjen”, duke kujtuar se kjo ishte — sipas tij — “një traditë e qeverisjes së mëparshme”. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron një zyrtare të kabinetit të tij, duke kujtuar edhe raste të tjera të diskutueshme nga e kaluara politike.
    Berisha pretendoi gjithashtu se drejtues të qeverisë kanë ushtruar presion ndaj prokurorisë në lidhje me masat që duhet të merren ndaj Ballukut, duke paralajmëruar se “në vijim do të dalin edhe shifra të tjera”.
    Më herët, SPAK ka konfirmuar se zv.kryeministrja është njoftuar për akuzat e ngritura ndaj saj në kuadër të hetimit për procedurat e tunelit të Llogorasë. Ky është një zhvillim që pritet të jetë në qendër të debatit politik në ditët në vijim

    Top Channel

  • ‘SPAK-u duhet të ndjekë ligjin, jo konspiracionet’, Kikia: Detyra e organit hetimor është të jetë ‘roje e ligjit’ dhe jo të kërkojë armik politik

    ‘SPAK-u duhet të ndjekë ligjin, jo konspiracionet’, Kikia: Detyra e organit hetimor është të jetë ‘roje e ligjit’ dhe jo të kërkojë armik politik

    Gazetari Mentor Kikia nga studioja e “Kafe Shqeto” në Syri Televizon ka komentuar situatën e fundit rreth hetimeve të SPAK-ut, duke u fokusuar në rëndësinë që organet hetimore të nisin nga ligji dhe jo nga armiqtë politikë.

    Sipas Kikias, në Shqipëri shpesh çdo veprim shihet përmes prizmit të konspiracioneve dhe armiqve politikë. Ai përdori edhe një batutë nga filmi i Skënderbeut për të ilustruar këtë fenomen: “Donika shikon kodrën dhe thotë me çfarë është mbushur? Me ullinj. Më duket se janë armiq, thotë Donika.”

    Gazetari theksoi se në kontekstin e hetimeve për aferat miliardëshe, nuk duhet kërkuar gjithmonë një armik politik, por duhet nisur nga ligji dhe provat konkrete. “Detyra e organit hetimor është të jetë roje e ligjit dhe jo të niset nga armiqtë e politikës,” shtoi ai, duke u shprehur se çështjet janë më të qarta për ata që kanë dosjet në dorë.

    Ai komentoi gjithashtu episodin e tunelit dhe përshkrimin që SPAK-u ka bërë për mënyrën e shpërndarjes së fondeve, duke theksuar se deri tani nuk ka prova që të implikojnë direkt kryeministrin apo ministrat, përveç zyrtarëve të nivelit të mesëm dhe atyre që kanë firmosur procedurat e tenderimit.

    “Ligjërisht procedurat janë të pastra, por duhet parë nëse ka episode të tjera, biseda nëpër telefona, ku titullarët e lartë udhëzojnë për tenderët. Kjo është tjetër gjë dhe ne nuk jemi ende në dijeni,” përfundoi Kikia.

    Pjesë nga deklarata:

    Tani në Shqipëri jemi mësuar që pas çdo veprimi të shikojmë konspiracione. Mentor Kikia përmend një batutë nga filmi i Skënderbeut: Donika shikon kodrën dhe thotë “Me çfarë është mbushur? Me ullinj. Më duken armiq.” Edhe ne shpesh shikojmë armiq, konspiracione politike dhe prapaskena.

    Ai thekson se, nisur nga miliardat që mungojnë, do kërkojmë armik, por prokuroria duhet të nisë nga ligji dhe jo nga armiqtë politikë. Detyra e organit hetimor është të jetë roje e ligjit dhe e kodit penal.

    Nëse gjithçka është bërë pa dijeninë e kryeministrit, padyshim ka qenë surprizë, por nuk beson se ka ndodhur kështu. E paqartë mbetet sa të provuara janë akuzat e ngritura. Për shembull, tuneli bëri 190 milionë, 140 i dhanë turkut, ai mori 50, pastaj i tha Gjokës të ndërtojë sërish me të njëjtën shumë, ndërsa të tjerët i mori me trazë dhe iku, i hodhi te aeroporti i Vlorës. SPAK-u e përshkruan këtë episod, jo portali Syri.

    Kikia pyet nëse ka prova që ministrja, kryeministri apo drejtori kanë bërë këtë manovër. Për inceneratorët, në burg janë vetëm ata që firmuan procedurat e tenderit dhe anëtarët e komisionit; nuk shkohet më lart përveç z. Koka për një episod tjetër. Duhet parë çfarë konfirmimesh ekzistojnë.

    Gjithashtu, nëse ka biseda nëpër telefona ku titullarët e lartë udhëzojnë për tenderët, kjo është tjetër gjë dhe nuk jemi ende në dijeni. Ligjërisht procedurat janë të pastra, edhe pse titullarët vendosin për institucionin që drejtojnë, por në fund janë letrat që mbeten.

  • ‘As i penduar, as i pafajshëm’, Berisha komenton seancën e Veliajt në Kushtetuese: Mbështesim arrestimin e tij, por…

    ‘As i penduar, as i pafajshëm’, Berisha komenton seancën e Veliajt në Kushtetuese: Mbështesim arrestimin e tij, por…

    Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi zhvillimet e fundit rreth Erion Veliajt dhe seancës së tij në Gjykatën Kushtetuese, e cila ishte në pushim 30 minuta.
    Berisha e cilësoi si një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme të PD-së atë kundër arrestimit të Veliajt.
    “Po! Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incinerator 130 milion euro dhe nuk i gjendet nami as nishani. E dini pse nuk u hetua për këtë? Sepse është Edi Rama mbi firmën e tij. Ai që ka pasur atë dosje, për të qenë realistë, ose do i merrte të dy ose do ishte i pandershëm,” tha Berisha.
     
     
    Ai gjithashtu u ndal tek fjalimi i Veliajt në seancën në gjykatë, kur ai ka krahasuar situatën e tij me rrëmbimin e një kryetari bashkie në Kolumbi nga grupi FARC.
    “Veliaj tha se, megjithëse procedurat nuk u shkelën njëlloj si në rastin e FARC, ai është shembull i ligjit. Në këshillin bashkiak u bënë 9 vendime brenda ditës,” tha Berisha.
    Kryedemokrati tha se PD e ka mbështetur arrestimin e Veliajt, por theksoi se në rastin e tij janë shkelur procedurat ligjore të shtetit.
    Ai përgëzoi këshilltarët e PD-së që, sipas tij, mbajtën qëndrim të drejtë dhe kërkuan të dëgjohej Veliaj në sallën e këshillit, pavarësisht përballjes me një armik politik.Berisha shtoi se Veliaj nuk është as i penduar, as i pafajshëm, duke theksuar se procedurat ligjore në një vend demokratik janë themelore për të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.
    “Për të qenë të qartë për çdo shqiptar, ky është një shembull se çfarë regjimi është instaluar këtu,” përfundoi kreu i PD-së.

  • KLP nis nesër procedurat për pasuesin e Dumanit, hapen dosjet e 4 kandidatëve, ja çfarë pritet

    KLP nis nesër procedurat për pasuesin e Dumanit, hapen dosjet e 4 kandidatëve, ja çfarë pritet

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë nesër procedurat për të zgjedhur kreun e ri të SPAK. në orën 10.00 KLP do të mbledhë anëtarët për të shqyrtuar nëse katër kandidatët për drejtimin e SPAK plotësojnë kushtet ligjore për të vijuar garën.
    Në rend dite do të jetë miratimi i listës me emrat që kalojnë fazën e parë formale. Vetëm pas kësaj, kandidatët do të ftohen për intervista dhe prezantim të platformës përpara KLP-së.
    “Diskutimi/miratimi i projektvendimit: “Për miratimin e listës së kandidatëve që plotësojnëkushtet ligjore të kandidimit për Drejtues në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionitdhe Krimit të Organizuar”. Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT”, njofton zyrtarisht KLP.
    Katër emrat në garë janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj. Të katër kanë dorëzuar aplikimet dhe vizionin e tyre për drejtimin e SPAK, ndërsa procedura pritet të zgjasë për disa javë. Mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor dhe beteja për pasuesin është zyrtarisht e hapur.
    Por ky proces nuk është thjesht administrativ. Që tani, partnerët ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin për përpjekjet e politikës për të ndikuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. SHBA, BE dhe diplomatë të tjerë kanë kërkuar publikisht që procesi të jetë transparent, i drejtë dhe i pacenuar nga interesat e ngushta.

  • PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

    PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.
    Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të grupit, ku u miratua nisma në “mbështetje të pikës 2 të nenit 90 të Kushtetutës së Shqipërisë”.
    Sipas PD-së, ky hap është “një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e institucioneve dhe integritetit të Kushtetutës”.
    Në të njëjtën mbledhje, demokratët miratuan edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor për “parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 majit 2025”, siç e cilëson opozita procesin e fundit zgjedhor.
    Më herët gjatë ditës, kryetari i PD-së Sali Berisha paralajmëroi publikisht mocionin ndaj presidentit Begaj, duke deklaruar se “opozita po vepron për të mbrojtur Presidencën nga kapja politike dhe shkeljet e rënda të Kushtetutës”.
    Kjo është hera e parë që opozita nxit një procedurë të tillë ndaj një presidenti në detyrë pas vitit 2019, kur mazhoranca socialiste ndoqi një proces të ngjashëm ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

  • Shkeli Kushtetutën: PD nis procedurat për kërkesën e shkarkimit të Begajt

    Shkeli Kushtetutën: PD nis procedurat për kërkesën e shkarkimit të Begajt

    Partia Demokratike ka akuzuar vazhdimisht Presidentin Bajram Begaj se ka shkelur rëndë Kushtetutën me dekretin për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke vepruar nën ndikimin e mazhorancës dhe në kundërshtim me parimin e pavarësisë së institucionit të Presidencës.

    Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, PD vendosi të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, duke e akuzuar atë për veprim të njëanshëm politik dhe për nënshtrim ndaj qeverisë Rama.

    Partia gjithashtu miratoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar “shkeljet dhe manipulimet e rënda” në zgjedhjet e majit, që sipas saj “nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”.

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se “ky është një akt për mbrojtjen e demokracisë dhe të Presidencës nga kapja politike që i është bërë nga Edi Rama”.

  • Rama nxiton të rrëzojë Veliajn, dorëzohet kërkesa për shkrimin e kryebashkiakut

    Rama nxiton të rrëzojë Veliajn, dorëzohet kërkesa për shkrimin e kryebashkiakut

    Anëtarët e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk kanë humbur kohë për të nisur procedurat e shkarkimit të kryebashkiakut, Erion Veliaj. Pas urdhrit të Edi Ramës në Asamblenë e PS-së dhe mbledhjes në selinë rozë, këshilltarët socialistë kanë depozituar dje kërkesën zyrtare për shkarkimin e Veliajt. Një lëvizje e shpejtë dhe e orkestruar politikisht, e cila shihet si përpjekje për të eliminuar politikisht Veliajn. Në relacionin e dorëzuar, si arsye zyrtare jepet mungesa e kryebashkiakut në detyrë prej datës 10 shkurt 2025 për shkak të arrestit.
    “Nga data 10 shkurt 2025 jemi në kushtet në të cilat kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur dhe të mandatuar nga populli i Kryeqytetit për shkak të procesit penal dhe mohimit të së drejtës së tij të gjykimit në gjendje të lirë. Qytetit të Tiranës me një zhvillim të pandalshëm ekonomik e social, i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, ndaj kjo ka nxjerrë si domosdoshmëri ndërmarrjen e iniciativës nga ana e grupit të këshilltarëve të majtë, për të nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit aktual, si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve, që kanë votuar për të patur një Tiranë më të zhvilluar, me më tepër shërbime cilësore dhe të denjë për të qenë kryeqyteti i Shqipërisë në fundin e rrugës së saj për të qenë pjesë e Europës”, thuhet aty.