Tag: procedura

  • Vetëvrasja e parë e asistuar në Toskanë, procedura u zgjodh nga një 60-vjeçar i cili vuante nga Parkinsoni i avancuar

    Vetëvrasja e parë e asistuar në Toskanë, procedura u zgjodh nga një 60-vjeçar i cili vuante nga Parkinsoni i avancuar

    Vdekja e parë e një pacienti me asistencë mjekësore ndodhi në rajonin e Toskanës pas miratimit të ligjit përkatës rajonal.

    Procedura u zgjodh nga një burrë 60-vjeçar, shkrimtari Daniele Pieroni, i cili vuante nga sëmundja e avancuar e Parkinsonit dhe nuk ishte në gjendje të ushqehej vetë.
    Qeveria Meloni i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të vendit, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit përkatës rajonal, por deri në dhënien e vendimit të gjykatës, kjo praktikë vazhdon të konsiderohet e ligjshme.

    Daniele Pieroni: il primo caso di suicidio assistito in Toscana dopo l’approvazione della legge regionale 👉 https://t.co/TrQ1oUOJXs pic.twitter.com/EByS8z6oi0
    — Tg La7 (@TgLa7) June 11, 2025

    Siç u bë e ditur, “pacienti, me qartësi të plotë, shprehu dëshirën për të përdorur vdekjen e asistuar nga mjekësia dhe e gjithë procedura u zhvillua në shtëpinë e tij, ku gjashtëdhjetëvjeçari mori ilaçin vdekjeprurës”.

    Top Channel

  • Bllokada korruptive e rilindjes ndaj kompanive të huaja: Morën vetëm 0.6% të tenderave

    Bllokada korruptive e rilindjes ndaj kompanive të huaja: Morën vetëm 0.6% të tenderave

    Operatorët e huaj ekonomikë morën pjesë aktivisht në procedurat publike shqiptare, por ajo që bie në sy është se kanë fituar vetëm 0.6% të tenderave.

    Sipas raportit të Agjencisë së Prokurimeve Publike, gjatë vitit 2024 konstatohet se nga 5170 procedura prokurimi të vazhduara, në 176 procedura prokurimi kanë marrë pjesë edhe operatorë ekonomikë të huaj.

    Operatorë ekonomikë të huaj kanë fituar 28 procedura nga totali prej 4836 procedura të cilat përbëjnë 0.6% të procedurave. Ndërkohë shprehur në vlerën e fituar, përbën 1.7% të fondit të fituar ndaj fondit total.

    Nëse analizohet lloji i procedurës, operatorët e huaj fituan 11 procedura të hapura, me fond limit mbi 280 milionë lekë, 6 procedura të llojit të hapura, të thjeshtuara me fond limit mbi 39 milionë lekë dhe 11 procedura të hapura mbi kufirin e lartë monetar me fond limit mbi 2.7 miliardë lekë.

    Në të dhënat e sipërcituara janë referuar vetëm operatorët ekonomikë të huaj që funksionojnë në bazë të një NIPT-i të huaj dhe si të tillë kanë rezultuar fitues në procedurat e prokurimit publik.

    Ndërkohë, ekziston gjithashtu një numër operatorësh ekonomikë të huaj, të cilët ofertojnë nëpërmjet filialeve/degëve të tyre të regjistruara në QKB dhe të pajisur me NIPT shqiptar.

    Gjatë vitit 2024, kanë marrë pjesë dhe janë shpallur fitues në procedurat e prokurimit publik 9 operatorë ekonomikë të huaj nga shtetet anëtare të BE-së. Nga këto 6 nga Italia, 1 nga Gjermania, 1 nga Hollanda dhe 1 nga Kroacia./ ekofin.al

  • “Procedura e trombektomisë”/ Realizohet me sukses procedura urgjente për qarkullimin normal të gjakut në Spitalin e…

    “Procedura e trombektomisë”/ Realizohet me sukses procedura urgjente për qarkullimin normal të gjakut në Spitalin e…

    Në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit vijon të realizohet me sukses procedura urgjente, e trombektomisë, një ndërhyrje jetëshpëtuese që heq mpiksjen e gjakut në arteriet e trurit, duke rikthyer qarkullimin normal të gjakut dhe duke minimizuar dëmet neurologjike. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale.
    “Kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të ekipit multidisiplinar, të dr. Hasan Bayindir, Ümit Gorgulu, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria, dr. Turhan Guler, dr. Arlinda Abazaj, dr. Mesut Karatas, si dhe teknikëve Halil Ibrahim Ozkan, Temel Acar dhe Evis Maqina”, shkroi Koçiu.
    Zbatimi i autonomisë menaxheriale ka sjellë një gamë më të gjerë shërbimesh dhe po garanton kujdes shëndetësor cilësor, me teknologji të avancuar dhe kapacitete të larta profesionale.

  • Doganat dhe Policia nënshkruajnë marrëveshje për procedura më të lehta dhe më të shpejta eksporti

    Doganat dhe Policia nënshkruajnë marrëveshje për procedura më të lehta dhe më të shpejta eksporti

    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe ajo e Policisë së Shtetit nënshkruan sot një marrëveshje për lehtësimin e procedurave të eksportit, uljen e numrit të subjekteve që i nënshtrohen skanimit, përshpejtimin e kalimit të ngarkesave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike që bashkëveprojnë në port.
    Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
    Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje sjell më pak burokraci, më shumë efikasitet dhe procedura që vendosin në qendër biznesin shqiptar dhe mbështesin eksportuesit.
    Porti i Durrësit, është një nga infrastrukturat më të rëndësishme portuale, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë rajonin, pasi shërben si porta kryesore hyrëse për mallrat në Shqipëri dhe Kosovë, gjithashtu dhe për tranzitet për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë dhe anasjelltas.
    Mbingarkesa e krijuar për shkak të rritjes së fluksit të mjeteve dhe të kontenierëve ka sjellë dhe rritje të numrit të skanimeve nga Skaneri, te cilat arrijnë dhe në 330-350 mjete në ditë, duke shkaktuar vonesa të zgjatura në këtë proces.

  • Karta e Identitetit brenda 3 ditesh, aplikohet procedura e përshpejtuar

    Karta e Identitetit brenda 3 ditesh, aplikohet procedura e përshpejtuar

    Karta e identitetit tashmë mund të merret brenda 3 ditësh nga dita e aplikimit IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, ka sjellë këtë shërbim të ri për qytetarët shqiptarë.

    Përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura nis me blerjen e kuponit.

    Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania, bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek dhe më pas tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart

    Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart

    Kryeministri vendit Edi Rama deklaroi sot gjatë rubrikës së tij “Sy m’Sy”, se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart.

    Ai u shpreh gjithashtu se “të gjithë duhet ta dinë se mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur të ashtuquajturat VPN falas është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN-ve falas hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”.
    “Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok ca kohë deri kur të përfundojmë edhe programin e përbashkët me kompaninë TikTok, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri dhe do të paraqesë planin e rritjes së sigurisë për fëmijët dhe adoleshentët, në mënyrë që të gjithë të jemi të lumtur, edhe kompania, edhe prindërit, edhe fëmijët, edhe mësuesit, edhe ne”, tha kryeministri.

  • “Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar”, Rama-qytetarëve: VPN falas ju vjedh të dhënat e telefonit

    “Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar”, Rama-qytetarëve: VPN falas ju vjedh të dhënat e telefonit

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar. Rama ka paralajmëruar ata që po përdorin VPN-të falas për hapjen e rrjetit social. Kreu i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN, pasi u rrezikohen të dhënat nga hakerat. 

    Edi Rama: Procedura për mbylljen e Tik Tok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.
    Përdorimi i VPN
    Pas lajmit për mbylljen e platformës Tik Tok, përdoruesit nisën që të kërkojnë alternativa për të siguruar lundrimin në aplikacion, duke kërkuar mundësi për të ndryshuar lokacionin e përdorimit. “Proton VPN”, shërbim VPN i operuar nga një kompani zvicerane ka pasur një “boom” shkarkimesh në celularë. Sipas tyre, përdorimi i ProtonVPN në Shqipëri është rritur 1200% dhe ende nuk ka të ndalur. 

    Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kërkoi zyrtarisht mbylljen e aksesit në platformën sociale “Tik Tok” deri më datë 13 mars, por mbyllja nuk ka ndodhur ende. Për mbylljen e aplikacionit do të bllokohen IP e Tik Tok në territorin e Shqipërisë, DNS e TikTok, SNI (Server Name Indications) të Tik Tok dhe IP e kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë. Gjithsesi mbyllja ende nuk ka ndoshur dhe shumica e përdoruesëve të Tik Tok, vijojnë të kenë akses në platformë.

    Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë.
    Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI

  • “Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar”, Rama: Mos përdorni VPN sepse…

    “Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar”, Rama: Mos përdorni VPN sepse…

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin per mbylljen e TikTok ne vend.
    Ai keshilloi te rinjte qe te mos perdorin VPN per te aksesuar rrjetin ne fjale, pasi rrezikohen nga hackerat e huaj.
    “Procedura për mbylljen e tikok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, theksoi ai.