Tag: procedura

  • Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, pas rreth 2 orësh Erion Isai lë ambientet e SPAK

    Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, pas rreth 2 orësh Erion Isai lë ambientet e SPAK

    Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka lënë ambietet e SPAK pas rreth dy orësh.

    Isai është paraqitur edhe më parë në ambientet e SPAK,  ndërsa është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

    LEXO EDHE:  Erion Isai paraqitet sërish në SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera

    Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. 

    SPAK ka hetuar 4 tendera:

    1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020.

    2. Procedura e prokurimit me objekt “Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Erseke, loti i 2 (pjesa e parë)”, me nr. REF-75548-10-14-2020.

    3.Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me nr. REF-68285-08-11-2020.

    4 – Procedura e prokurimit me objekt “Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me nr. REF REF-74151-10-06-

  • “Tuneli i Llogarasë si inceneratorët”, Hoxhaj:  Rama në qendër të grabitjes së parave publike

    “Tuneli i Llogarasë si inceneratorët”, Hoxhaj: Rama në qendër të grabitjes së parave publike

    Detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë tregojnë se procedura e garës dyshohet të ketë qenë e paracaktuar, ndërsa ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka pasur komunikime të drejtpërdrejta me kompaninë fituese turke përpara shpalljes së saj.
    Sipas analizës së bërë nga gazetari Julian Hoxhaj në një emision televiziv, nga të dhënat e bëra publike, theksohet se i gjithë procesi ngre dyshime të forta për një aferë të mirëfilltë korruptive. Pika kyçesipas Hoxhajt që tregon paracaktimin e fituesit lidhet me një vizitë zyrtare në Turqi të kryeministrit Rama, zëvendëskryeministrit të atëhershëm Arben Ahmetaj dhe ministres Balluku në qershor të vitit 2020. Menjëherë pas kësaj vizite, u shpall tenderi për ndërtimin e tunelit.
    Gzetari shprehet se mesazhet e dekriptuara tregojnë se ministrja Balluku ka qenë në dijeni dhe ka mbikëqyrur në detaje të gjithë procesin, duke komunikuar me përfaqësuesit e konsorciumit turk. Madje, në një nga mesazhet, kompania i shkruan ministres se ishte “gati ta fitonte tenderin”, në një kohë kur procedura ishte ende zyrtarisht e hapur dhe kompani të tjera supozohej se mund të merrnin pjesë. Në komunikime të tjera, kompania turke informonte se kishte përgatitur 95% të dokumentacionit dhe ishte gati të hynte në garë për ta fituar atë.
    Hoxhaj thotë se një tjetër shkelje flagrante e konstatuar është fakti se kompania fituese nuk ishte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në Shqipëri në momentin e shpalljes së tenderit, një kusht minimal ligjor. Regjistrimi i saj është bërë vetëm ditën e hënë, pikërisht në ditën kur pritej të nënshkruhej kontrata, pas një kërkese nga ana e ministres. Kjo praktikë ngre paralele me rastin e inceneratorëve, ku bonusi iu miratua një kompanie ende të pathemeluar, çka tregon për një model të përsëritur të favorizimit të paligjshëm.
    Për gazetarin, shkelja e barazisë në tendera nuk është një gabim procedural, por një veprim me qëllim të qartë korruptiv. Pyetja që shtrohet është se ku kanë përfunduar fondet publike, duke treguar se e gjithë skema ishte një “grackë” e ngritur për të përfituar para publike në mënyrë të paligjshme.
    Hoxhaj:
    Pra ka një super fuqi më të madhe që quhet Edi Rama.Edhe në rastin e inceneratorit, është i njëjti prokuror për fat. Është i njëjti prokuror që ka hetuar të dyja dosjet, Dritan Prençi, që ka hetuar dhe inceneratorin e Tiranës dhe tunelin e Llogarasë, që na vërteton se ka qenë kryeministri Edi Rama në rastin e inceneratorit që miratoi bonusin 8% për kompaninë e cila nuk ishte themeluar. Edhe në këtë rast na rezulton që u shpall një tender, një garë ndërkombëtare dhe ju dha pikërisht një kompanie e cila nuk ishte e regjistruar në Shqipëri. Edhe nëse nuk është shkelje ligjore, qoftë edhe për moral, po themi, të gjithë procedurës.
    Përtej anulimit të tenderit të parë që përsëri nga kjo dosje kuptojmë që nuk kemi të bëjmë po me 140 milionë euro sa është thënë deri më sot sepse ai tender u zhduk në fakt nga faqet zyrtare, por kemi të bëjmë me një vlerë edhe më të vogël. Pra, kompania Gjoka, e cila u fut në garë në tenderin e parë, ofroi 14 miliardë lekë, që po ta llogarisim me kursin e kohës ka qenë diku te rreth 130, 135 milionë euro. Pra bëhet fjalë për vitin 2020. Vijmë te tenderi i dytë. Pra, pse është i paracaktuar tenderi? Është vizita në Turqi në muajin qershor të vitit 2020 e kryeministrit Rama, zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe ministres së infrastrukturës Belinda Balluku. Çfarë ndodh pas vizitës në Turqi? Menjëherë shpallet tenderi. Shpallet tenderi dhe përgjim, më falni, mesazhet e dekriptuara na tregojnë që zonja Balluku ka qenë e kujdesshme që të, le të themi, të mbikqyrë të gjithë procedurën, deri në detaje.
    Këto janë detaje shumë të rëndësishme. Dhe çfarë ndodh? Pasi u shpall tenderi, ne shohim që kompania i dërgon një mesazh zonjës Balluku dhe i thotë që ne jemi gati ta fitojmë këtë tender. Ndërkohë që tenderi ishte në proces, pra procedura në momentin në korrik, muajin korrik të vitit 2020, kur procedura vijonte të ishte e hapur dhe supozohet që kompani të tjera mund të dorëzonin oferta, duket që është paracaktuar sepse kompania turke, pra konsorciumi, bashkimi i dy kompanive turke, i dërgonte mesazh dhe i thoshte që ne po plotësojmë dokumentat, kemi bërë 95% të dokumentave dhe jemi gati që të futemi në garë për ta fituar tenderin. Ajo që është më e rëndë dhe që, të ishte prezente në një zyrë dhe në momentin që do shpallej fituesi, të paktën të kishte regjistrimin zyrtar.
    Por edhe këtë e kërkon ministrja dhe bëhet ditën e hënë, thonë ato, ditën që u shpall pikërisht që do nënshkruhej kontrata. Pra, kjo është një një çmenduri. Por kjo është procedura. Ne po flasim për procedurën që për mua është një lloj gracke. Sepse kur flasim për shkeljen e barazisë së tenderave, edhe shkelja e barazisë së tenderave ka një qëllim. Dhe është korrupsioni, është paraja. Ku shkuan paratë?

  • VIDEO/ Hoxhaj: Si një projekt ‘dhuratë’ i kryebashkiakut Erion Isai, fshehu afera korruptive miliona euro

    VIDEO/ Hoxhaj: Si një projekt ‘dhuratë’ i kryebashkiakut Erion Isai, fshehu afera korruptive miliona euro

    Një investigim i emisionit “Plug” ka zbardhur një skemë të gjerë korruptive në Bashkinë e Kolonjës, të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Isai, ku miliona euro fonde publike dhe të Bashkimit Europian, dyshohet se janë abuzuar përmes tenderave të paracaktuar dhe projekteve fiktive.

    Gazetari Julian Hoxhaj i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, zbuloi detaje të aferave që janë tashmë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në qendër të hetimit janë katër procedura prokurimi, përfshirë rrugën Korçë-Ersekë, kostoja e së cilës u fry nga rreth 40 milionë euro në 88 milionë.

    Sipas Hoxhajt, një nga rastet ilustron atë që ai e quan “korrupsion pasiv”, ku kryebashkiaku Isai dyshohet se ka marrë si “dhuratë”, një projekt nga një kompani private në këmbim të dhënies së tenderave të tjerë. Një nga mekanizmat kryesorë të abuzimit përfshinte manipulimin e plotë të garës.

    Kjo skemë, sipas gazetarit, krijonte një rrjet kompanish që bashkëpunonin, duke shkëmbyer projekte “copy-paste” pa studime fizibiliteti, çka shpjegon cilësinë e dobët të shumë veprave publike. Rasti më flagrant i denoncuar është ai i rezervuarit të Gjonçit, i cilësuar si një “skemë tipike 5D”.

    Hoxha shprehu skepticizëm të thellë dhe në lidhje me efektivitetin e SPAK, duke argumentuar se drejtësia e vërtetë nuk është thjesht thirrja e zyrtarëve për t’u marrë në pyetje, por ndalimi i “hemorragjisë financiare” nga kontratat dhe koncensionet korruptive që vazhdojnë të dëmtojnë buxhetin e shtetit.

    Shiko, ne kemi marrë indicie padyshim nga hetimi që ka nisur prokuroria e posaçme në lidhje me kryebashkiakun e Ersekës. Deri më tani SPAK thotë që ka hetuar apo po heton katër procedura prokurimi. Është ajo e rrugës Korçë-Ersekë dhe tre procedura prokurimi, dy nga të cilat janë mbikëqyrje punimesh dhe një është për tenderin e ujësjellësit të ri të Ersekës. Dhe sigurisht që në të katër procedurat e prokurimit përfshihet Erion Isai.

    Në tre procedura është titullar i autoritetit kontraktor dhe në një procedurë është njeriu që ka kërkuar tenderin si dhuratë nga një kompani private, supervizimi dhe në këmbim të tenderit, pra në këmbim falni të projektit të rrugës Korçë-Ersekë, i ka dhënë kompanisë disa tendera. Në një këndvështrim më të thjeshtë, kjo mund të cilësohet edhe si korrupsion pasiv. Pra që siç siç shkruhet vepra penale e korrupsionit, korrupsioni ka të bëjë me dhënie dhe marrje të një produkti. Në rastin konkret, kemi dhënien e një projekti, supozohet falas, por nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Ersekës ka shpërblyer ka shpërblyer një ëh autoren apo personazhin që i dhuroi pikërisht këtë projekt duke i dhënë disa tendera.

    Pra bëhet fjalë për shtetasen Entela Çano, sepse prokuroria ende nuk ka shkuar, domethënë, shumë larg në hetime, sigurisht që në këndvështrimin tim është e vonuar sepse kallëzimi penal është regjistruar që në vitin 2020, por gjithsesi është lajmi i mirë është që po hetohet. Sepse në fund të ditës janë para e qytetarëve shqiptarë që janë shpërdoruar, të cilat nuk kthehen më në të vërtetë, por që gjithsesi përgjegjësit duhet të mbajnë, duhet të dalin para ligjit edhe të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë. Tani, rruga Korçë-Ersekë, ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur. U tenderua, nisi në vitin 2013 dhe përfundoi në vitin 2024. Një rrugë e cila nisi me ëh nisi për t’u përfunduar me rreth 35 deri në 40 milionë euro, por më pas për shkak të devijimit të projektit në vitin 2020, kjo rrugë përfundoi me një kosto totale, sot që flasim, 88 milionë euro.

    Se ka. Patjetër që e ka ARRSH-ja, por ne do të flasim në emisionin e ardhshëm për këtë temë, prandaj nuk dua që të flas sot tepër, por dua të flas se çfarë ka ndodhur realisht në Bashkinë e Kolonjës, që duket si një bashki periferike. Në krye të bashkisë është një personazh, po themi përtej natyrës politike, pra një njeri që vinte nga fusha e artit dhe u bë kryetar bashkie, për t’u çuditur në fakt, sepse nga raportimet e tij, deklaratat e pasurisë rezulton që paguhej shumë herë më mirë, deri në pesë apo gjashtë herë më mirë si aktor sesa si kryetar bashkie. Por që gjithsesi të dhënat që ne kemi publikuar tregojnë edhe arsyen e vërtetë se pse një personazh i tillë ka lënë aktrimin për t’u bërë kryetar bashkie në Ersekë. Patjetër. Edhe ajo që, ajo që ka ndodhur me Erion Isain është te tenderat e ujësjellësit, e ujësjellësave në fakt se janë disa ujësjellësa dhe supervizimi i punimeve.

  • Hetimi ndaj Ballukut/ Korreshi: Nëse nuk shkon, SPAK mund të marrë masa

    Hetimi ndaj Ballukut/ Korreshi: Nëse nuk shkon, SPAK mund të marrë masa

    Paraqitja në SPAK nuk është me dashje qejfi, por me detyrim dhe Belinda Balluku do të shkojë atje, ndërsa ka edhe hapa proceduriale që ndiqen.
    Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend, hetimi dhe thirrja në Prokurorinë e Posaçme e zv/kryeministres për çështjen e abuzimit me tenderët.
    “Kjo nuk është me dashje qejfi, është e detyruar të shkojë atje. Prokuroria i drejtohet Kuvendit pastaj nëse nuk paraqitet, për t’u shoqëruar me forcë. Dërgohet me shkresë për shkak të imunitetit, që të paraqitet, ndryshe pastaj ka procedura të tjera”, u shpreh ai për “News 24”.
    Por a duhet t’i mbajë postet që ka zv/kryeministrja pas hetimit që ka nisur SPAK?
    “Unë e quaj institucion dorëheqjen, por këtu në Shqipëri turpi hahet me bukë. Minimalisht mendoj se duhet të japë dorëheqjen, kjo është përgjegjësi e çdo individi. Kemi në vendet e huaja ku japin dorëheqjen edhe për gjëra më të vogla. Por unë mendoj se Balluku duhet të japë patjetër dorëheqjen”, komentoi ai.
    Për Korreshin procedura është e qartë, madje mund të shkojë deri në masa shtrënguese, si sekuestrimi i pasaportës, procedurë që u ndoq edhe me kreun e PD, Sali Berisha.
    “Kjo është procedura, Prokuroria i drejtohet Kuvendit nëse nuk paraqitet, sepse mund të ndodhë edhe që të refuzojë apo dhe të arratiset. Por SPAK ka në dorë të marrë edhe masat parandaluese për këto, që të sekuestrojë edhe pasaportën, siç u veprua me zotin Berisha. Pra nëse ajo nuk shkon edhe pas kërkesës së Kuvendit, atëherë do merren masa të tjera”, tha deputeti.

  • Ish-prokurori Karanxha për Ballukut: Akuza është ngritur, procedura do të vazhdojë, sido që të veprojë zv/kryeministrja

    Ish-prokurori Karanxha për Ballukut: Akuza është ngritur, procedura do të vazhdojë, sido që të veprojë zv/kryeministrja

    Ish-prokurori Ervin Karanxha ishte i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, ku foli mbi procedimin penal ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe mundësitë se si ajo mund të njihet me akuzat e ngritura nga SPAK.

     ‘SPAK dhe jo vetëm ata, por gjithë prokuroria do të ngrejë një akuzë zyrtare. I pandehuri thotë njëherë jam me raport, njëherë jam sëmurë, por mesa kam parë nuk është keq me shëndet,’ deklaroi Karanxha.

    Ai shtoi se negociatat me prokurorinë janë të zakonshme: ‘Negociohet me prokurorinë, pra se ideja është e tillë, je e zënë, por një ditë do të vish, procedura penale do të vazhdojë, do të bëjnë detyrën e vet, pra duhet të paraqitesh.’

    Sipas Karanxhas, pavarësisht vlerësimit mbi drejtësinë e akuzës, procedura duhet të ndjekë rrugën e saj: ‘Akuza është e drejtë apo jo, mirë keq, por ka marrë një akuzë, ka këto prova dhe do të procedohet. Pra do të njoftohesh zyrtarisht me akuzën, atë që ka ngritur organi proceduesh.’

    Ai theksoi gjithashtu se pas njohjes me akuzën, të pandehurit i jepen provat që e mbështesin atë, duke shtuar se dosja nuk mund të shtyhet pafundësisht,

    ‘Afat nuk ka, e çmon prokurori sepse dosja do të ecë dhe nuk mund ta lësh për një të pandehur që nuk do të vijë. Ka mjete të tjera, shoqërimi forcërisht nëse nuk paraqitesh që të merresh i pandehur. Dhe pasi të njihesh me këtë akt, që kërkon praninë e të pandehurit. Dhe nëse nuk vjen, mund të përfaqësohesh nga avokati, por duhet të marrësh cilësimin.’

    Karanxha përmendi edhe ndjekjen penale të kryer nga prokuroria shqiptare. Prokuroria shqiptare ka ushtruar ndjekje penale dhe më pas të ka marrë mes të tjerave dhe shtetasen, Belinda Balluku.’

  • Paraja përmbys edhe dosjet penale! “Albascan” fiton tenderin e 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!

    Paraja përmbys edhe dosjet penale! “Albascan” fiton tenderin e 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!

    Kompania “Albascan” ka fituar një tjetër tender të majmë, por kriteret e vendosura ishin tepër të dyshimta, duke ngjallur dyshime të mëdha se procedura ka qenë e paracaktuar. Firma që duhet të ishte nën hetim për laboratorët në shkolla apo edhe për thyerjen e siurisë në burgun e Peqinit, ku u futën armë dhe një i burgosur u vra, ka fituar tenderin e sistemit anti dron që do të vendoset në burgjet e Shqipërisë.
    Një procedurë e cila që në nisje dyshohej se ishte e paracaktuar, pasi “punët e ngjashme” apo edhe disa kritere të tjera, i plotësonte vetëm firma “Albascan”. Ironia e fatit është se kjo kompani, pasi dështoi në sigurinë e burgut të Peqinit, tashmë do të vendosë edhe sistem anti dron në atë godinë. Pra, do të kthehet në “vendin e krimit”, ku autori i vrasjes në atë institucion duhet të ishte firma apo edhe ata zyrtarë që lejuan diçka të tillë.
    Por koha kaloi, pasi firma “Albascan” ka fituar procedura edhe nga disa institucione të rëndësisë së veçantë, madje edhe nga Garda e Republikës apo edhe Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme. Duket se paraja mbyll edhe dosje, pasi me këtë procedurë firma do të marrë plot 2 milionë euro për sistemet që do të vendosë në disa IEVP.

    Faksimile: Njoftimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për shpalljen e fituesit të tenderit për sistemin anti dron

    Sipas dokumenteve të hulumtuara nga VoxNews, OBP ka finalizuar tenderin me objekt “furnizim dhe vendosjen e një sistemi mbrojtje anti dron për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, me fondet e Buxhetit të Shtetit. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 6 muaj implementim dhe 24 muaj shërbim mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës.
    Fondi limit i tenderit është 207 milionë lekë, teksa fitues është shpallur kompania “AlbaScan”, me një ofertë prej rreth 191 milionë lekë, ose nëse do t’i shtojmë edhe TVSH-në shuma shkon në rreth 230 milionë lekë, ose 2.3 milionë euro.
    Në tender kanë marrë pjesë 4 firma, ku 3 prej tyre megjithëse kanë ofruar më shumë sesa Albascan janë përjashtuar. Pikërisht skualifikimi i gjithë të tjerëve ka ngjallur dyshime se procedura ka qenë e “qepur” për firmës fituese, e cila tashmë i ka marrë me radhë institucionet e rëndësisë së veçantë, pavarësisht se disa procedura të saj kanë qenë të dyshimta.
    Arsyeja e skualifikimit ka qenë punë të ngjashme në masën 40 % të vlerës, teksa asnjë nga ofertuesit e tjerë nuk ia ka arritur. Duket se Albascan është ndihmuar nga tenderi i skanerëve në burgje, një sistem që ra në Peqin, pasi atje u fut një armë. Pra, në vend që firma të ishte hetuar apo skualifikuar nga tenderët, tashmë fiton një vlerë akoma më të madhe.

    Faksimile: Dokumentet shoqëruese përcaktojnë se sistem anti dron do të ketë edhe në Burgun e Peqinit

    Në dokumentet shoqëruese, të siguruara nga VoxNews, thuhet se sistemi i burgjeve është alarmuar nga përdorimi i dronëve për thyerjen e sigurisë së burgjeve dhe ka vendosur të instalojë një sistem të posaçëm antidron në të gjithë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të vendit.
    “Vitet e fundit, zhvillimi teknologjik ka sjellë përdorimin e gjerë të dronave. Fatkeqësisht, disa individë ose edhe grupe kriminale kanë shfrytëzuar potencialin e dronave për qëllime të paligjshme, përfshirë kontrabandën në burgje dhe rrezikun e transportimit të eksplozivëve, spiunazhit dhe thyerjen e privatësisë” thuhet në dokumente, teksa nga 21 Institucione, burgjet do të vendosin sistem vetëm në 6 prej tyre të sigurisë së lartë, duke përfshirë edhe Burgun e Peqinit.
    Aktualisht, sistemi i sigurisë mbështetet në mbikëqyrjen fizike nga rojet dhe sistemin e kamerave të mbyllura (CCTV), të cilat operojnë 24 orë në 7 ditë të javës. “Këto kanë kufizime të dukshme. Faktori njerëzor në mbikëqyrje është i prirur ndaj gabimeve, lodhjes dhe kufizimeve të perceptimit, veçanërisht gjatë turneve të natës ose në kushte të dobëta shikueshmërie. Nga ana tjetër, sistemet CCTV, ndonëse ofrojnë mbulim të vazhdueshëm, shpesh nuk janë të mjaftueshme për të zbuluar dhe identifikuar dronat e vegjël dhe të shpejtë, sidomos në distanca të mëdha ose në kushte atmosferike të pafavorshme”, vijon dokumenti.
    /Vox News/

  • “Procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar”/ Topollari-këshilltarëve të PS: Larje hesapesh brenda llojit

    “Procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar”/ Topollari-këshilltarëve të PS: Larje hesapesh brenda llojit

    Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollari e quajti të gabuar procedurën për shkarkimin e Erion Veliajt është e gabuar.
    Topollari, u shpreh se procedura e zgjedhur është e gabuar dhe ka nuancat e një lufte të brendshme politike. Ai theksoi gjithashtu se Këshilli Bashkiak duhet t’i ishte drejtuar SPAK-ut me kërkesë që Erion Veliaj të ishte i pranishëm në këtë mbledhje.
    “Në fakt kjo që jeni duke bërë ju nuk është shkarkimi siç do deshte një kundërshtar politik. Një kundërshtar do donte ta mundte aty ku zhvillohen betejat politike, madje ka trajtat e një lufte brenda llojit.
    Sepse procedura që kemi zgjedhur për ta shkarkuar është krejtësisht e gabuar, Kushtetuta përcakton që kryetari i bashkisë shkarkohet vetëm nga Këshilli i Ministrave kur konstatohet shkelje e ligjit.
    Ju po e shkarkoni se ka bërë ca mungesë në punë. Ju e mburrët punën e tij dhe propozoni shkarkimin e tij. Kushtetuta e ka të përcaktuar se si shkarkohet një kryetar bashkie. Keni zgjedhur një mënyrë të gabuar për të përmbushur një nevojë të Kryeministrit, por që do ta bëjë nëpërmjet duarve të këshillit bashkiak një gjë që e ka ai në kompetencë.
    Rasti i mungesës 3-mujore është rasti kur kryetari i bashkisë mungon pa arsye në detyrë. Unë mendoj që Erion Veliajt duhet të ndiqet nga Prokuroria për shumë më shumë gjëra. Por sot Erion Veliaj është i pafajshëm dhe nuk mund të shkarkohet për sa kohë po ndiqet penalisht dhe është i pafajshëm. Kjo ndodh për të larë hesapet brenda llojit dhe për të hequr Erion Veliajn njëherë e mirë dhe kjo është arsyeja pse nuk ndihem i kënaqur me këtë që po ndodh në këshillin bashkiak. Ne nëse deshëm ta dëgjonim duhet t’i dërgonim organeve përkatëse që ai të shprehej para nesh”, tha Topollari.

  • Garda e Republikës do t’i mbrojë personalitetet edhe pas mbarimit të detyrës, kriteret e reja dhe procedura për përfitim

    Garda e Republikës do t’i mbrojë personalitetet edhe pas mbarimit të detyrës, kriteret e reja dhe procedura për përfitim

    Qeveria ka miratuar një vendim që përcakton rregullat dhe procedurat për mbrojtjen personale dhe të banesës së personaliteteve të caktuara, edhe pasi të kenë përfunduar detyrën.
    Ky vendim hyn në fuqi për t’iu përgjigjur rasteve kur jeta, shëndeti ose familja e një ish-zyrtari rrezikohen për shkak të funksionit që ka kryer.
    Kriteret dhe procedura për përfitim
    Për të përfituar mbrojtje nga Garda e Republikës, duhet të plotësohen dy kushte kryesore:

    Të ekzistojnë rrethana serioze që rrezikojnë personalitetin apo banesën e tij, brenda gjashtë muajve nga përfundimi i detyrës.
    Të provohet një lidhje shkakësore mes rrezikut dhe funksionit të mëparshëm.

    Procedura nis me një kërkesë me shkrim nga vetë personaliteti, drejtuar Ministrit të Brendshëm. Brenda 24 orëve nga marrja e kërkesës, Ministri urdhëron mbledhjen e një Komisioni të Posaçëm për të vlerësuar situatën. Ky komision vendos për kërkesën brenda 48 orëve dhe njofton vendimin te Ministri dhe personi i rrezikuar.
    Komisioni i Posaçëm, që merr vendimin final, përbëhet nga përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet kryesore të sigurisë dhe drejtësisë, duke përfshirë zëvendësministrin e Brendshëm (Kryetar); zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës; përfaqësues nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
    Mbrojtja zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se një vit. Pas përfundimit të këtij afati, Komisioni mund të vendosë për vazhdimin, përfundimin ose ndryshimin e masave të sigurisë. Zbatimi i këtij vendimi është në ngarkim të Ministrisë së Brendshme dhe Gardës së Republikës.

  • Abuzimet me tenderat e UBT-së, SPAK përfundon hetimet, merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

    Abuzimet me tenderat e UBT-së, SPAK përfundon hetimet, merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

    Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademik, si edhe biznesmenë, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
    Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
    Dosja po bëhet gati nga prokurorët e posaçëm për t’u dërguar për gjykim.
    Pas lëshimit të urdhërarresteve, SPAK deklaroi se janë hetuar 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) Lekë.
    “Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë. 
    Gjate hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.
    Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.
    Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.
    Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre)”, njofton SPAK.

  • Testet e para japin rezultat/ Qelizat staminale mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të syve

    Testet e para japin rezultat/ Qelizat staminale mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të syve

    Riparohen dëme të pakthyeshme tek sytë falë qelizave staminale.

    Trajtimi eksperimental është kryer në një spital amerikan të specializuar dhe arritja është publikuar ne revistën shkencore “Nature Communication”.

    Ekipi mjekësor ka marrë qeliza staminale nga syri i shëndetshëm i një pacienti, më pas i kanë kultivuar në laborator për 2-3 jave e më pas i kanë transplantuar në syrin e dëmtuar. Procedura klinike është aplikuar mbi 14 pacientë dhe pas 18 muajsh nga transplanti.

    Teknika ka rezultuar e suksesshme në 92% të rasteve. Problem që kishin pacientët ishte tek kornea e syrit, që është shtresa transparente dhe me e jashtme.

    Në rast dëmtimi të kësaj zone, është e papërshtatshme të realizohet një transplant i Korneas.

    Teknika me përdorimin e qelizave staminale ka rezultuar efikase, ku që në 3 mujorin e parë pas ndërhyrjes në 7 prej pacientëve, kornea është shëruar plotësisht, ndërsa në fund te trajtimit, ishte efikase dhe e sigurt për të gjithë pacientët, pa asnjë efekt anësor apo problematike tjetër.

    Procedura do të kalojë teste të tjera dhe studime të mëtejshme, përpara se të kalojë në aprovimin përfundimtar nga autoritetet në SHBA.