Tag: problemet

  • Tudor i dëshpëruar, gjysma e skuadrës e dëmtuar në garën për një vend në Champions

    Tudor i dëshpëruar, gjysma e skuadrës e dëmtuar në garën për një vend në Champions

    Dëmtimet e shpeshta ishin një nga problemet që e njollosi përvojën e Thiago Motta te Juventus. Tani ky problem ka kaluar në duart e Igor Tudor, pasi emergjenca vazhdon. Lëndimet janë konstante dhe në momentin e sprintit vendimtar për një vend në Champions League trajneri kroat e gjen veten duke numëruar lojtarët në dispozicion.
    Duke filluar nga ndeshja që i ngjan një play-off, ajo në Bologna. Sikur të mos mjaftonin problemet e dëmtimit, së fundi është shtuar edhe skualifikimi i Kenan Yildiz (2 ndeshje për karton të kuq), që i ndërlikon edhe më tej planet e bardhezinjve. Ai do të mungojë edhe në ndeshjen tjetër, atë ndaj Lazio në Romë.
    Me Vlahovic ende në dyshim dhe Koopmeiners jashtë loje, ka të ngjarë që Nico Gonzalez dhe Conceiçao të jenë në fushë pas Kolo Muani këtë fundjavë. Dyshimet më të mëdha vijnë nga një mbrojtje, ku Tudor ka vetëm dy mbrojtës qendre në dispozicion: Veiga dhe Kalulu.
    Në kërkim të një lojtari të tretë të mundshëm të linjës mbrojtëse, Tudor ka mundësinë të zhvendosë Locatelli prapa ose të vendosë Cambiaso, duke shfrytëzuar kështu tre lojtarë që mund të lëvizin përpara. Në këtë pikë, mesfusha do të privohej nga një lojtar në rast se Locatelli ose Cambiaso do të zhvendoseshin në mbrojtje.
    Kështu, McKennie mund të jetë në të djathtë ose në qendër, me Weah në krah, ndërsa në anën tjetër është opsioni i Savona. Shkurt, i vetmi që duket i sigurt për pozicionin e tij është Thuram. Ndërkohë që Cambiaso, Thuram, Weah dhe Savona duhet të kenë kujdes, me një të verdhë rrezikojnë skualifikimin.

  • “Problemet familjare, keqkuptimet në çift…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të hapin sytë mirë sot

    “Problemet familjare, keqkuptimet në çift…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të hapin sytë mirë sot

    Në këtë ditë të ngarkuar me ndjenja, vendime dhe shanse për transformim të brendshëm, yjet flasin qartë për secilën shenjë. Disa janë në kulmin e energjisë së tyre, duke përjetuar rritje në dashuri apo sukses profesional; të tjerët duhet të ruajnë qetësinë dhe të shmangin reagime impulsive.
    Më poshtë janë tre shenjat më të favorizuara nga qielli i sotëm dhe tre të tjera që duhet të tregohen më të kujdesshme.
    Shenjat më me fat të ditës:
    Luani
    Sot je në qendër të vëmendjes dhe kjo nuk është rastësi: ndikimi i Marsit dhe Mërkurit të pozicionuar në favorin tënd i jep hov planeve të tua. Projekte të nisura më parë fillojnë të japin frytet e para dhe njohje të reja në dashuri janë të mundshme. Çdo iniciativë që bazohet në përvojën tënde të mëparshme ka potencial për sukses. Energjia jote tërheq njerëzit rreth teje dhe të bën lider natyral. Jepu hapësirë ëndrrave të mëdha.
    Dashi
    Kjo ditë është një ftesë për rikthim në qendër të skenës. Yjet po të japin një shtysë të fortë për veprim, me ndjesinë e një rifillimi. Sfera profesionale është në fokus dhe mund të shfaqen mundësi për të përmirësuar pozicionin tënd. Në dashuri, kjo është koha për të qartësuar ndjenjat dhe për të ndërtuar ura me dikë nga e kaluara. Sharmi dhe vendosmëria jote janë armët më të forta sot.
    Peshqit
    Je në prag të një rilindjeje personale dhe profesionale. Që prej muajit shkurt ke bërë hapa të rëndësishëm, edhe pse lodhja e fundit të ka frenuar. Por tani, falë pranisë së Venusit në shenjën tënde, shfaqen mundësi për kontrata, njohje dashurie apo projekte të reja krijuese. Përshtatshmëria jote të ndihmon të kapërcesh çdo pengesë. Kjo është një kohë për të rritur besimin në vetvete dhe për të parë përpara me shpresë.
    Shenjat që duhet të tregohen më të kujdesshme sot:
    Binjakët
    Kjo ditë vjen me një dozë të lartë nervozizmi dhe ndjeshmërie. Problemet familjare, keqkuptimet në çift apo lodhja mendore mund të ndikojnë në vendimet që merr. Mos lejo që tensionet e brendshme të reflektohen në marrëdhëniet e tua. Fjalët e pakujdesshme mund të shkaktojnë përplasje të panevojshme. Nëse ndihesh i ngarkuar, tërhiqu për pak kohë dhe ruaj qetësinë.
    Akrepi
    Në brendësi je në luftë me zhgënjime të fundit dhe pritshmëri të thyera. Kjo të bën më të mbyllur, më të ndjeshëm dhe, ndonjëherë, të shfaqesh si i ashpër ndaj të tjerëve. Kujdes me reagimet e menjëhershme dhe mos e lejo të kaluarën të pengojë të ardhmen. Reflekto para se të flasësh, sepse edhe një fjalë e tepërt mund të krijojë distanca të panevojshme. Jepi vetes kohë për të kuptuar vërtet çfarë dëshiron.
    Ujori
    Yjet të paralajmërojnë për një rënie të lehtë energjie. Mund të ndjesh lodhje të theksuar, shqetësime për çështje praktike apo financiare, dhe vështirësi në përqendrim. Gjithashtu, përfshirja në lidhje jo të shëndetshme ose mbajtja e marrëdhënieve toksike mund të ndikojë në mirëqenien tënde emocionale. Këshillohet të ndalesh, të rivlerësosh prioritetet dhe të kujdesesh më shumë për gjendjen tënde fizike dhe mendore.

  • Berisha: Rama fyen burrat që të spostojë vëmendjen nga problemet reale që ka vendi

    Berisha: Rama fyen burrat që të spostojë vëmendjen nga problemet reale që ka vendi

    Kryedemorkati Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e Vorës dhe Kasharit këtë të mërkurë, ku prezantoi kandidatët e “Aleancës Për Shqipërinë Madhështore” të qarkut të Tiranës.
    Në fjalën e tij ai tha se “ASHM” është koalicioni më i madh dhe më madhështor që prej 1990-ës.
    Ndërkohë u ndal edhe te deklarata e kryeministrit Edi Rama, për të cilin Berisha tha se po sulmon burrat që të spostojë vëmendjen nnga problemet e vërteta.

    “Kjo është aleanca më madhështore që nga viti 1990, më e madhja që do ndikojë në mirëqenien tuaj, sigurinë tuaj, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve, të Vorës, Kasharit dhe më gjerë. Jemi parti e vlerave themelore të shqiptarit dhe shoqërisë. Në kombin tonë, si në të gjithë kombet e tjera, themeli është familja. Vijmë me një projekt për familjen shqiptare. Kombi i fortë vjen me një familje të fortë. Nuk jam polic morali, por dashuria mes burrit dhe gruas, respekti i ndërsjellë është morali më i lartë i shoqërisë. Asnjë motër, nënë apo motër nuk do donte t’u shahej djali, bashkëshorti, prindi. Kjo fushatë vulgare e Ramës, që kërkon të zhvlerësojë familjen dhe konceptin e saj, ka një qëllim, që të spostojë vëmendjen tuaj, nga problemet e vërteta të familjes shqiptare“, tha Berisha.

  • Shtohen divorcet në Durrës/ Nga problemet ekonomike te mungesa e përgjegjësisë prindërore

    Shtohen divorcet në Durrës/ Nga problemet ekonomike te mungesa e përgjegjësisë prindërore

    Në Durrës, divorci po shndërrohet në një fenomen gjithnjë e më shqetësues. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Gjykatën e këtij qyteti janë regjistruar 1,307 çështje për zgjidhje martese. Arsyet janë të shumta dhe më të larmishme sesa më parë.
    Sipas një avokateje, ndryshe nga vitet e kaluara, sot nuk është më tradhtia arsyeja kryesore e ndarjes së çifteve, por problemet ekonomike dhe mungesa e përgjegjësive në çift. Ajo thekson se shumë martesa bëhen në moshë të re, pa pjekurinë e duhur për të përballuar sfidat. Sipas saj, shpesh burrat nuk punojnë, ndërsa gratë përballen të vetme me barrën ekonomike të familjes, çka çon në konflikte e ndarje.
    Edhe qytetarët shprehen me tone të ndryshme për këtë fenomen. Disa e lidhin rritjen e divorceve me mungesën e durimit dhe seriozitetit në marrëdhënie, të tjerë me lakminë për para apo dëshirën për eksperienca të reja. Ka nga ata që shohin divorcin si një emancipim të shoqërisë, por edhe si pasojë e kushteve të vështira ekonomike që shkatërrojnë marrëdhëniet.
    Megjithatë, pasojat më të mëdha i vuajnë fëmijët. Shpesh prindërit harrojnë se, ndonëse martesa mbyllet ligjërisht, detyrimet e tyre ndaj fëmijëve nuk duhet të marrin fund. Ekspertët nënvizojnë se divorci nuk është vetëm një proces gjyqësor, por një fenomen që kërkon angazhim të gjerë institucional për të shmangur ndikimet e rënda sociale, veçanërisht tek fëmijët.

  • ‘Largimi masiv po sjell varfëri’, Bardhi në Divjakë: Kemi zgjidhje për ndryshimin

    ‘Largimi masiv po sjell varfëri’, Bardhi në Divjakë: Kemi zgjidhje për ndryshimin

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Fierin, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me qytetarët dhe demokratët e Divjakës, ku vuri theksin tek largimi masiv si një nga problemet kryesore të zonës, që sipas tij po sjell papunësi dhe varfëri.
    Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi tregoi se ndalesat në fshatrat Kryekuq dhe Miz u shndërruan në takime të menjëhershme me banorët, ku u diskutuan shqetësimet e tyre, nga mungesa e mbështetjes për fermerët deri tek braktisja e zonës nga të rinjtë.
    “Por ne nuk shohim vetëm problemet. Ne ofrojmë zgjidhje! Investime! Subvencione! Më shumë të ardhura!”, theksoi ai, duke shtuar se PD ka një plan për të sjellë ndryshimin që Divjaka dhe Shqipëria meritojnë.
    “Në fshatrat Kryekuq dhe Miz të Divjakës një ndalesë e shkurtër për kafe kthehet menjëherë në një takim me demokrat dhe qytetarë të jashtëzakonshëm dhe punëtor. Diskutuam për disa nga problemet kryesore që ka zona nga mungesa e mbështetjes për fermerët, largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes, qe sjell varfërim dhe papunësi.
    Por ne nuk shohim vetëm problemet. Ne ofrojmë zgjidhje! Investime! Subvencione! Më shumë të ardhura!
    Bashkë, ne kemi fuqinë për të sjellë ndryshimin që Divjaka dhe Shqipëria meritojnë!  Voto nr. 1”, shkruan Bardhi.

  • “Do jap paratë dhe i zgjidhim problemet”, zbulohet mesazhi i fundit që Ilaria Sula u dërgoi prindërve para se të masakrohej nga i dashuri

    “Do jap paratë dhe i zgjidhim problemet”, zbulohet mesazhi i fundit që Ilaria Sula u dërgoi prindërve para se të masakrohej nga i dashuri

    Prindërit e Ilaria Sulës, shqiptares së masakruar nga I dashuri filipinas në Itali nuk munden dot t’i mbajnë lotët gjatë një interviste nga Rai.news.

    Prindërit e 22-vjeçares treguan mesazhin e fundit zanor me të bijën.
    Ajo i ka kontaktuar për t’i thënë se do t’u japë para për të zgjdhur një problem që ata kishin.
    “Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në audiomesazhin dërguar prindërve.
    Studentja shqiptare u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas disa ditë më parë.
    Pas aktit të rëndë ai e futi në një valixhe trupin e saj dhe e hodhi në një greminë larg qytetit.

    Top Channel

  • “Do i zgjidhim problemet!”- Zbardhet mesazhi i fundit që Ilaria Sula i dërgoi familjes para se të vritej

    “Do i zgjidhim problemet!”- Zbardhet mesazhi i fundit që Ilaria Sula i dërgoi familjes para se të vritej

    Është zbardhur mesazhi i fundit që 22-vjeçarja shqiptare, Ilaria Sula, i dërgoi familjes së saj para se të masakrohej me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson.
    Sipas një mesazhi zanor që prindërit dhe i vëllai i saj kanë treguar për mediat italiane, e bija i ka kontaktuar për t’i thënë se do u jap para për të zgjdhur një problem që ata kishin.
    “Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në audiomesazhin drejtuar familjes, ndërsa e ëma nis të qaj.
    Screenshot 2025-04-09 104908
    “Shpirti i mamit tënd, o Iliaria…”, thërret ajo të bijën mes lotësh.
    Kujtojmë se Ilaria Sula u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur në një valixhe.
    Ai dyshohet se bashkëpunoi me nënën e tij, e cila e ndihmoi të pastronte gjurmët e gjakut në dhomën e tij, si dhe me dy miq, që mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit studentes shqiptare.

  • Fushata/ Bardhi në Portëz të Fierit: Mungojnë investimet, zero mbështetje për bujqësinë, shpopullim…

    Fushata/ Bardhi në Portëz të Fierit: Mungojnë investimet, zero mbështetje për bujqësinë, shpopullim…

    Fushata/ Bardhi në Portëz të Fierit: Mungojnë investimet, zero mbështetje për bujqësinë, shpopullim…

    Drejtuesi politik i Qarkut Fier Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim në fshatin Portëz. Në një postim në facebook ai shkruan se aty ka një mungesë të investimeve, ka zero mbështetje për bujqësinë dhe një largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes nga qeveria.

    Postimi:

    Në Portëz të Fierit, sëbashku me Luanin dhe kandidatin e PD, Gentian Koçi, diskutuam për disa nga problemet kryesore që ka zona dhe që ngjajnë si dy pika uji me problemet në pjesën më të madhe të qarkut Fier: mungesa e investimeve, zero mbështetje për bujqësinë dhe largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes, që sjell varfërim dhe papunësi.

    ✅] Por ne nuk shohim vetëm problemet. Ne ofrojmë zgjidhje:

    📌] Investime!

    [📌] Subvencione!

    [📌] Më shumë të ardhura!

    [💪] [🇦🇱] Bashkë, ne kemi fuqinë për të sjellë ndryshimin që Fieri dhe Shqipëria meritojnë!

    [🗳️] Vota për PD, për nr. [1️⃣] është votë për familjen dhe mirëqenien! [✌️]

    Drejtuesi politik i Qarkut Fier Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim në fshatin Portëz. Në një postim në facebook ai shkruan se aty ka një mungesë të investimeve, ka zero mbështetje për bujqësinë dhe një largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes nga qeveria.

    Postimi:

    Në Portëz të Fierit, sëbashku me Luanin dhe kandidatin e PD, Gentian Koçi, diskutuam për disa nga problemet kryesore që ka zona dhe që ngjajnë si dy pika uji me problemet në pjesën më të madhe të qarkut Fier: mungesa e investimeve, zero mbështetje për bujqësinë dhe largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes, që sjell varfërim dhe papunësi.

    ✅] Por ne nuk shohim vetëm problemet. Ne ofrojmë zgjidhje:

    📌] Investime!

    [📌] Subvencione!

    [📌] Më shumë të ardhura!

    [💪] [🇦🇱] Bashkë, ne kemi fuqinë për të sjellë ndryshimin që Fieri dhe Shqipëria meritojnë!

    [🗳️] Vota për PD, për nr. [1️⃣] është votë për familjen dhe mirëqenien! [✌️]

    Drejtuesi politik i Qarkut Fier Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim në fshatin Portëz. Në një postim në facebook ai shkruan se aty ka një mungesë të investimeve, ka zero mbështetje për bujqësinë dhe një largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes nga qeveria.

    Postimi:

    Në Portëz të Fierit, sëbashku me Luanin dhe kandidatin e PD, Gentian Koçi, diskutuam për disa nga problemet kryesore që ka zona dhe që ngjajnë si dy pika uji me problemet në pjesën më të madhe të qarkut Fier: mungesa e investimeve, zero mbështetje për bujqësinë dhe largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes, që sjell varfërim dhe papunësi.

    ✅] Por ne nuk shohim vetëm problemet. Ne ofrojmë zgjidhje:

    📌] Investime!

    [📌] Subvencione!

    [📌] Më shumë të ardhura!

    [💪] [🇦🇱] Bashkë, ne kemi fuqinë për të sjellë ndryshimin që Fieri dhe Shqipëria meritojnë!

    [🗳️] Vota për PD, për nr. [1️⃣] është votë për familjen dhe mirëqenien! [✌️]

  • “Problemet e krijuara nga tërmeti do t’i mbyllim brenda një viti”/ Berisha: Çdo shqiptar do të marrë 200 euro

    “Problemet e krijuara nga tërmeti do t’i mbyllim brenda një viti”/ Berisha: Çdo shqiptar do të marrë 200 euro

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë vizitës në një familje me të ardhura modeste në Durrës, ka akuzuar qeverinë për korruptim dhe ka paraqitur planet e tij për ta ndihmuar popullatën nëse partia e tij rikthehet në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit.
    Berisha tha se çdo qytetar do të marrë një minimum jetik prej 200 eurosh, pavarësisht nga burimet e tjera të të ardhurave. “Pra, tre vetë mbahen me 300 mijë lekë. Jo, do vendosen 200 mijë lekë për secilin prej jush. Nuk do ketë asnjë shqiptar që do marrë nën 200 mijë lekë,” shprehu ai.
    Ai theksoi se kjo masë do të ndihmojë familjet në nevojë dhe do të sjellë një përmirësim të shpejtë të situatës financiare të qytetarëve, duke shtuar se “gjendja brenda 3 muajve të parë do të ndryshojë në mënyrë pozitive”.
    Berisha gjithashtu preku çështjen e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, duke u angazhuar për një ndërhyrje të shpejtë për ndihmën e familjeve të dëmtuara. “Do bëjmë gjithçka që me problemet e krijuara nga tërmeti t’i mbyllim brenda një viti,” tha ai.
    Kreu i PD-së theksoi se shpopullimi dhe largimi i të rinjve nga vendi është rezultat i politikave të korruptuara. Ai kritikoi qeverinë për abuzimet me fondet dhe mungesën e krijimit të vendeve të punës, duke u shprehur se “korrupsioni krijon një pasiguri të madhe te prindërit që tremben se fëmijët e tyre do të ikin”.
    “Gjithë problemi është se po të bësh një analizë të thellë, vjedhja që u bëhet shqiptarëve është nëna e të gjithë problemeve të tyre,” shtoi ai.

  • Problemet e Shëndetësisë/ Gazetari: Onkologjiku është dramë e frikshme njerëzore

    Problemet e Shëndetësisë/ Gazetari: Onkologjiku është dramë e frikshme njerëzore

    Gazetari Osman Stafa ka dhënë detaje në lidhje me situatën e rëndë në spitalin e Onkologjikut, ku tha se instucion shëndetësor është kthyer në një dramë të frikshme njerëzore.
    Stafa tha se problemet në shendetësinë shqiptare janë të shumta dhe se shqiptarët nuk kanë asnjë shpresë në spitalet shtetërore.
    “Historia e kësaj zonje që unë kam vendosur t’i publikoj mesazhin është historia e shumë qytetarëve shqiptarëve, të cilët nuk kanë asnjë shpresë në spitalet shqiptare vetëm të dëgjohen tek gazetarët. Drama njerëzore ku ka shkuar kjo gjë.
    Njerëzit kanë parë këto kohë, që unë kam ngritur zërin për problemet e shëndetsisë. Çështja e onkologjikut është një dramë e frikshme njerëzore. Ata i bëjnë të luftojë për jetën, sepse në momentin që ata duhet të jenë të qetë nga ana psikologjike vetëm këtë nuk e kanë. Nëse nuk i bënjnë kimoit sipas protokollit ata e dinë fundin e tyre”, tha Stafa.