Siguria ushqimore në Shqipëri mbetet një sfidë kritike, e cila është vënë sërish në qendër të vëmendjes nga Progres Raporti i fundit i Bashkimit Evropian. Dokumenti, i cilësuar si “i nxirë” nga ekspertët e fushës, pikturon një panoramë alarmante për shëndetin e konsumatorëve shqiptarë, duke theksuar se në shumë aspekte kyçe nuk është shënuar asnjë progres.
E ftuar në në intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri TV, pedagogia Ana Vuksani, tha se raporti i Komisionit Evropian nxjerr në pah një sërë problematikash sistemike që e bëjnë të vështirë garantimin e produkteve të sigurta në treg. Problemet nisin që nga mungesa e infrastrukturës thelbësore, veçanërisht kapaciteteve laboratorike.
Laboratorët ekzistues jo vetëm që janë të pamjaftueshëm, por përdorin metoda të vjetëruara që nuk lejojnë kryerjen e analizave relevante dhe të besueshme. Për pasojë, një sërë substancash si aditivët, ngjyruesit apo konservantët nuk analizohen fare në vend. Madje, edhe kur një substancë si vaji i palmës mund të detektohet, laboratorët nuk kanë kapacitetin për të matur sasinë reale të tij në një produkt, duke e lënë konsumatorin të pa informuar për atë që konsumon.
Ana Vuksani: Atëherë, për të sqaruar publikun, progres raporti në fakt vjen si rezultat i raportimit që bëjnë institucionet përkatëse për kapituj të caktuar. Ku ndër të cilat është edhe kapitulli 12 që është ‘food safety’. Për hir të së vërtetës progres raporti i sivjetshëm për sigurinë ushqimore ishte i nxirë. Dhe kjo jo nga unë, po siç e thatë ju nga Komisioni Evropian sepse në të gjitha pikat në më shumë se pesë raste kishte jo progres. dhe në pikat e tjera thuhej duhet. Pra dhe atje ku nuk ishte nuk ka progres thuhej duhet. Ku konsistonin problemet me sigurinë ushqimore. Së pari vazhdojnë problemet infrastrukturore që e kemi thënë dhe stër kemi thënë disa herë, mungesa e kapaciteteve laboratorike, por në fakt aktualisht kishte një risi për laboratorët që thuhej dhe metodat aktuale janë shumë të vjetëruara për të qenë analiza relevante.
Pra dhe ato analiza që kryejnë duhet që të ndryshojmë metodat pra duhen ndryshuar metodat si dhe të akreditojmë analiza të tjera që të jenë të besueshme. Pa përmendur faktin që ne kemi një sërë analizash të cilat në fakt ne nuk i realizojmë në laboratorët e vendit tonë siç është aditivët, pra ngjyruesit, konservantët. Ne jemi në gjendje që të detektojmë vajin e palmës por nuk jemi në gjendje që të masim sasinë reale që ka vaji i palmës në një produkt. Pra, problemet me laboratorët është tashmë e shfaqur edhe në progres raport si në të gjitha, po këtë herë është funtohet pak më shumë.
Një problem tjetër i madh është kapacitetet tekniko profesionale që janë për të garantuar sigurinë ushqimore. Që fillon që nga kupola, që nga ministria që është institucioni politikbërës dhe deri tek institucionet zbatuese siç janë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes së Bimëve Veterinarisë, ISUFI që kryen analizat edhe Agjencia e Peshkimit. Pra, për të gjitha këto institucione ka probleme përsa i përket kapaciteteve tekniko-profesionale. Dhe në fakt, në rast se ne dështojmë kemi kapacitete tekniko-profesionale në standartet e BE-së, detyrimisht ne nuk kemi se si të bëjmë politika që t’u përafrohen këtyre standarteve.
Një problem tjetër i theksuar tashmë në progres raport është mungesa e transparencës dhe mungesa e transparencës nga institucionet për gjurmueshmërinë e produktit. Pra ne jemi këtu edhe në të gjitha rastet asnjëherë institucionet përgjegjëse, pra AKMB-ja që garanton është garantues i sigurisë ushqimore në nivel ferme dhe AKU-ja nga momenti që del në treg derisa shkon te konsumatori, kanë dështuar për të përcaktuar shkakun se nga vjen mbetja e pesticidit, shkakun e prekjes nga një bakter dhe të gjitha problemet që kanë lidhje me sigurinë ushqimore. Një problem tjetër që kishte progres raporti është që institucioni i AKU-së ka një plan vjetor me bazë risku, por ky nuk është i mjaftueshëm sepse duhet të ketë një plan monitorimi afatgjatë. Pra afatgjatë ose afatmesëm. Dhe kjo sepse në fakt ti nuk mundesh që vit për vit të analizosh riskun, por ti duhet që risku të analizohet në afatgjatë. Pra, problemet dhe kjo bëhet në afatgjatë pikërisht duke evidentuar problemet, riskun potencial që ke në produkte të ndryshme, në zona të ndryshme, siç po flasim për mbetjet e ndryshme, tani kemi për shembull pesticidet.