Tag: probleme

  • Gjirokastër/ Probleme me energjinë elektrike, dhjetëra njësi administrative në errësirë prej 12 orësh

    Gjirokastër/ Probleme me energjinë elektrike, dhjetëra njësi administrative në errësirë prej 12 orësh

    Qyteti i Gjirokastrës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduara dhe intensive. Si pasojë e kësaj situate atmosferike, disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike.
    Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar edhe dëme në fiderët që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik.
    Situata më e keqe paraqitet në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster.
    Prej më shumë se 12 orësh këto njësi administrative, nuk kanë energji elektrike. Ekipi i OSHEE ka shkuar menjëherë drejt zonave të prekura,ku dhe po punon për rrikthimin e energjisë elektrike

  • Mëngjesi e gjen Durrësin të mbushur me ujë, probleme në kryqëzimet kryesore

    Mëngjesi e gjen Durrësin të mbushur me ujë, probleme në kryqëzimet kryesore

    Mëngjesi i sotëm në qytetin e Durrësit është rikthyer me të njëjtën problematikë.
    Atë të prezencës së ujit në disa prej nyjeve të brendshme, si kryqëzimi i stadiumit, Shkozetit dhe aksi që të ngjit në Currila.
    Aktualisht, situata duket e qetë pasi janë ndërprerë reshjet.

  • Situatë problematike në qarkun Dibër/ Bllokime rrugësh, dhe mungesë energji në disa zona

    Situatë problematike në qarkun Dibër/ Bllokime rrugësh, dhe mungesë energji në disa zona

    Vazhdon të jetë situatë problematike nga reshjet në Qarkun e Dibrës. Gjatë natës së mbrëmshme ka pasur reshje dhe stuhi ku ka krijuar probleme në rrugën nacionale Skuraj–Burrel, por më shumë probleme ka pasur në Shkopet, që më tepër se 3 orë rruga ka qenë e bllokuar pasi inertë dhe gurë janë shembur nga shpati i malit.
    Punonjësit e firmës kanë punuar gjatë gjithë natës për të larguar inertët dhe gurët nga rruga.
    Raportohen probleme edhe në rrugët rurale të Qarkut të Dibrës ku ka pasur rrëshkitje rruge, rrugë të bllokuara ka pasur dhe mungesë të energjisë elektrike në disa njësi të qarkut si Baz, Ulëz etj.
    Pritet të mblidhet Shtabi i Emergjencave pranë prefekturës për të dalë në terren dhe për të monitoruar situatën. Në këto momente që po flasim, reshjet e shiut janë në formë cikloni, lumenjtë dhe përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbysur banesa dhe toka bujqësore.

  • Moti i keq, dhjetëra fshatra në qarkun e Gjirokastrës prej 12 orësh pa drita

    Moti i keq, dhjetëra fshatra në qarkun e Gjirokastrës prej 12 orësh pa drita

    Moti i keq i cili ka përfshirë të gjithë vendin që prej ditës së djeshme ka bërë që disa zona në jug të vendit të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike.
    Kështu në qytetin e Gjirokastrës disa lagje kanë pas probleme që prej mbrëmjes së djeshme.
    Situatë problematike paraqitet edhe në njësite administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster, të cilët prej 12 orësh nuk kanë energji elektrike.

  • Probleme nga moti i keq në Kukës/ Dëmtohet ura që lidh dy fshatra, probleme me energjinë elektrike

    Probleme nga moti i keq në Kukës/ Dëmtohet ura që lidh dy fshatra, probleme me energjinë elektrike

    I gjithë territori i qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.

    Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimit të ujrave. Në tre njësi ka probleme me energjinë elektrike.
    Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.
    Nga bashkitë Kukës, Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente deri në këto momente.
    Ndërsa në bashkinë Has gjatë natës ka patur dëmtim të një ure që lidh fshatin Dobrunë me fshatin Bardhosh.

    Top Channel

  • Reshjet e shiut sjellin përmbytjet e para në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

    Reshjet e shiut sjellin përmbytjet e para në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

    lezhë

    LEZHË- Moti i keq me reshje shiu kanë përfshirë vendin që prej orëve të mëngjesit, ndërsa përmbytjet e para janë raportuar në Lezhë. Që prej mesnatës, reshjet kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane, ku sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”.
    Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin. Në rrugën drejt Shëngjinit është rrëzuar një peme, e cila ka rënë në rrugë dhe ka dëmtuar linjën elektrike. Pothuajse, në pjesën më të madhe të territorit raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike.
    Nga Emergjencat Civile bëhet me dije se në terren janë disa grupe të OSHEE që po punojnë për riparimin e dëmeve, ndërsa bashkitë kanë nxjerre mjete dhe punonjës për të larguar intertet aty ku ka prezencë të tyre dhe se situata po monitorohet./ZËRI

  • Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

    Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane. Sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, si dhe në një sipërfaqe prej rreth 11.2 hektarësh.
    Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin.
    Ndërkohë, në pjesën më të madhe të territorit raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës.

  • OBSH/ 1 në 7 fëmijë vuan nga probleme të shëndetit mendor

    OBSH/ 1 në 7 fëmijë vuan nga probleme të shëndetit mendor

    OBSH ka publikuar raportin më të ri mbi gjendjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve në Europë duke paraqitur një situatë serioze dhe gjithnjë e më shqetësuese.
    Sipas të dhënave të raportit, 1 në 7 fëmijë dhe adoleshentë jeton me një çrregullim të shëndetit mendor, ndërsa vajzat e moshës 15–19 vjeç rezultojnë të jenë veçanërisht të prekura, me 1 në 4 prej tyre që përballen me probleme të tilla.
    Raporti thekson gjithashtu se vetëvrasja mbetet shkaku kryesor i vdekjeve tek të rinjtë e moshës 15–29 vjeç, duke u kthyer në një ndër sfidat më të mëdha shëndetësore në kontinent.
    Gjatë 15 viteve të fundit, prevalenca e çrregullimeve të shëndetit mendor tek fëmijët dhe të rinjtë është rritur me rreth 33%, por pavarësisht kësaj rritjeje të dukshme, shërbimet shëndetësore nuk kanë avancuar me të njëjtin ritëm.
    Raporti vë në dukje se një në katër vende europiane nuk ofron shërbime komunitare të shëndetit mendor për fëmijët dhe adoleshentët, ndërsa një në pesë vende nuk ka politika të dedikuara për këtë grupmoshë.
    Për më tepër, cilësia e shërbimeve ndryshon ndjeshëm mes shteteve dhe aktualisht ka vetëm një psikiatër për çdo 76 000 fëmijë dhe të rinj, një tregues i qartë i mungesës së theksuar të profesionistëve të fushës.
    Për të adresuar këto boshllëqe, raporti rekomandon nëntë masa thelbësore që vendet duhet t’i zbatojnë urgjentisht, duke përfshirë hartimin e planeve kombëtare të shëndetit mendor, vendosjen e standardeve klinike, investimin në rritjen e kapaciteteve të stafit profesional, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve dhe fuqizimin e familjeve dhe komuniteteve në proceset vendimmarrëse.
    Drejtuesit e OBSH-së e kanë cilësuar këtë raport si një thirrje alarmi për të gjithë Rajonin e Europësdhe një pikë kthese të rëndësishme për mënyrën se si vendet duhet t’i qasen shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve.
    Sipas OBSH-së, veprimi i menjëhershëm dhe investimet e qëndrueshme janë të domosdoshme për të ndërtuar sisteme të forta dhe të afta për t’u ardhur në ndihmë gjeneratave të ardhshme.

  • Pse disa njerëz nuk duhet të ulen këmbëkryq

    Pse disa njerëz nuk duhet të ulen këmbëkryq

    Shumë prej nesh i kryqëzojmë këmbët kur ulemi në dysheme – por ky pozicion nuk është plotësisht pa rreziqe, veçanërisht për njerëzit me probleme me shpinën, thonë kirurgët ortopedë.

    Të ulesh këmbëkryq mund t’i sjellë dobi vitheve duke shtrirë muskujt dhe ligamentet, por gjithashtu mund të tendosë shtyllën kurrizore dhe nuk është e përshtatshme për njerëzit me probleme me shpinën, thonë mjekët ortopedë.

    Qëndrimi është shpesh zgjedhja e parë për t’u ulur në dysheme në një piknik ose kur uleni për të luajtur me një fëmijë, dhe sigurisht që sjell përfitime për nyjet e legenit.

    Nëse bëhet herë pas here dhe pa e tepruar, qëndrimi këmbëkryq mund t’i bëjë mirë trupit, thotë specialisti ortoped Martin Rinio.

    Muskujt në ije dhe kofshë janë të shtrirë.

    Rrotullimi i jashtëm i kofshës shtrin ligamentet rreth kapsulës së kyçit, gjë që mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të kërcit.

    Megjithatë, nuk është pa të meta. Problemi është se njerëzit kanë tendencë t’i lënë supet përpara, gjë që është e keqe për shtyllën kurrizore. Kushdo që ka probleme me shpinën, duhet të shmangë plotësisht uljen këmbëkryq, këshillon Rinio.

    Kjo vlen në veçanti për njerëzit me spondilolistezë, ku një rruazë lëviz nga pozicioni i saj normal në shpinë, duke shkaktuar dhimbje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje.

    Të gjithë të tjerët duhet të vazhdojnë të kontrollojnë qëndrimin e tyre, ndërsa ulen këmbëkryq. Nëse e kapni veten në një pozicion të përkulur, uluni drejt.

    Njerëzit duhet ta rregullojnë qëndrimin e tyre çdo 10 deri në 15 minuta. “Është mirë të alternoni vazhdimisht midis qëndrimit drejt, përkuljes përpara dhe përkuljes prapa, dhe të zhvendosni peshën shpesh nga njëra anë e të pasmeve në tjetrën”, thotë Rinio. Nëse filloni të ndjeni dhimbje, ndërroni pozicion në një tjetër.

    I ngjashëm por i ndryshëm: pozicioni i lotusit

    Pozicioni i lotusit, i njohur mirë në yoga dhe meditim, është shumë më i vështirë sesa të ulesh këmbëkryq. Në vend që njëra këmbë të shtrihet lirshëm përpara tjetrës, këmbët mbështeten në kofshët e kundërta.

    Krahasuar me qëndrimin ulur këmbëkryq, pozicioni i lotusit është më i lehtë në shpinë sepse legeni anohet përpara. Kjo i lejon shtyllës kurrizore të drejtohet, tha Rinio. Megjithatë, për nyjet, veçanërisht gjunjët, pozicioni i lotusit ushtron më shumë tendosje sesa pozicioni klasik këmbëkryq. Kushdo që ka probleme me meniskun duhet ta shmangë atë.

    Gjithashtu nuk duhet ta teproni me pozicionin e lotusit. Kushdo që dëshiron të kalojë periudha më të gjata ulur kështu, për shembull gjatë meditimit, duhet ta arrijë këtë me ushtrime që përmirësojnë lëvizshmërinë e legenit.

    Një shembull është poza e fluturës: Vendosni shputat e këmbëve së bashku me gjunjët e drejtuar nga jashtë, kapni këmbët me duar dhe tërhiqini ato sa më afër vitheve. Pastaj mund t’i përkulni butësisht gjunjët për të imituar fluturimin e një fluture./ DPA News.

  • “Sekuestrova armët e grupit të zjarrit”- Ish prokurori për 21 janarin: Mblodha gëzhojat, probleme pati me urdhrat e ndalimit

    “Sekuestrova armët e grupit të zjarrit”- Ish prokurori për 21 janarin: Mblodha gëzhojat, probleme pati me urdhrat e ndalimit

    Në studion e “Off thë Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN u risollën në vëmendje ngjarjet e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, 4 protestues. Ish- prokurori Ervin Karanxha rrëfeu se ka sekuestruar armët e grupit të zjarrit dhe ka mbledhur shumë gëzhoja në vendngjarje.
    “Ditën e ngjarjes unë kam qenë prokuror që bëra veprimet e para hetimore, jemi ndarë më sektorë bënë këqyrjen. Pati një prononcim publik të ish-ministrit të ndjerë Olldashi që një Mercedez Benz ka patur lëndë plasëse, bëmë këqyrjen dhe rezultoi që nuk kishte lëndë plasëse, por lëndë drusore. Nuk kishte lidhje fare. Mora detyrën që të merrja armët e grupit të zjarrit. Ishte një vendim sekuestro. Shkuam te komando e gardës”, u shpreh ai në “Off thë Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
    Sipas ish-prokurorit Karanxha probleme ka patur me urdhrat e ndalimit.
    “Vepra penale e vrasjes ka ndodhur me fishekë të kalibrit 9. Ka patur dhe gëzhoja kallashnikovi 7.62. Një nga prokurorët që ishte te viktima na informoi se predhat e gjetura janë të kalibrit 9. Ne kemi qenë shumë korrekt dhe pjesa më e madhe e gëzhojave janë gjetur. Armët e pjesëtarëve të grupit të zjarrit janë gjetur. Probleme ka pasur me urdhrat e ndalimit, nuk ka pasur problem me marrjen e provave”.
    Për ish-ministrin e Rendit Bajram Yzeiraj problemi në lidhje me këtë çështje qëndron në ndryshimin e akuzës në shkallët e gjyqësorit.
    “Përplasja prokurori-gjykatë. Prokuroria me të metat e veta e ka çuar vrasje me dashje në rrethana cilësuese. Pse e ndryshoi sistemi gjyqësor shkallë të parë, apel, të lartë  dhe cilat janë argumentet që e ktheu në vrasje nga pakujdesia”.