Donald Trump deklaroi të dielën se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas raundit të fundit të negociatave mes SHBA-së dhe delegacionit ukrainas në Florida.
Komentet e tij vijnë ndërsa i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, përgatitet të udhëtojë drejt Moskës për bisedime të mëtejshme.
Sipas palëve, diskutimet maratonë në Florida janë cilësuar “produktive”, megjithëse sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, theksoi se “duhet ende shumë punë” përpara se të arrihet një dakordësi. Një burim nga delegacioni ukrainas i përshkroi bisedimet si “jo të lehta”.
Vizita e Witkoff-it në Moskë, e parashikuar për të martën, do të përfshijë takime me presidentin rus Vladimir Putin, ku pritet të trajtohen hapat e mundshëm drejt një zgjidhjeje diplomatike.
Trump, duke folur nga bordi i Air Force One, përmendi sfidat me të cilat përballet Kievi, përfshirë një hetim korrupsioni që çoi në shkarkimin e shefit të stafit dhe kryenegociatorit të presidentit Volodymyr Zelenskyy.
“Ukraina ka disa probleme të vogla të vështira,” tha ai. “Por mendoj se ka shanse të mira që të arrijmë një marrëveshje.”
Tag: probleme
-

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim
-

“Afati i pezullimit është i pacaktuar”, Trump për imigracionin: Nuk i duam këta njerëz, kemi mjaftueshëm probleme
Në komentet e tij në bordin e Air Force One të mërkurën, Presidenti amerikan Donald Trump tha se pezullimi i të gjitha aplikimeve për azil nga administrata e tij ishte me afat të pacaktuar, duke përsëritur qëndrimin e tij të ashpër ndaj imigracionit dhe duke lënë të hapur mundësinë e revokimit të shtetësisë për disa qytetarë amerikanë.
Presidenti tha se vendimi i administratës së tij për të ngrirë të gjitha aplikimet për azil “është i pacaktuar, por mund të zgjasë shumë”, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara “kanë mjaft probleme tashmë” dhe nuk kanë nevojë për imigracionin shtesë. “Ne nuk i duam këta njerëz. Ne kemi mjaft probleme tashmë”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One.
Kur u pyet për të sqaruar se çfarë nënkuptonte me “këta njerëz”, ai u përgjigj se po i referohej “njerëzve nga vende që nuk janë miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe vendeve që janë jashtë kontrollit”. Trump shtoi se shumë nga këto vende “janë të botës së tretë, të mbushura me krim dhe nuk po shkojnë mirë”, duke vënë në dukje: “Ne sinqerisht nuk kemi nevojë që njerëzit e tyre të vijnë në vendin tonë dhe të na tregojnë se çfarë të bëjmë”.
Pastaj ai sulmoi përfaqësuesen demokrate myslimane Ilhan Omar, e cila erdhi në SHBA si refugjate nga Somalia më shumë se dy dekada më parë dhe është anëtarja e parë somalezo-amerikane e Kongresit. Trump e ka përdorur vazhdimisht Somalinë në të kaluarën si shembull të një vendi që ai e konsideron të papërshtatshëm për imigracionin në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan përsëriti gjithashtu kërcënimin e tij për t’ua hequr shtetësinë disa qytetarëve amerikanë.
“Nëse do të kisha autoritetin për ta bërë këtë – nuk jam i sigurt nëse e kam, por nëse do të kisha, do ta hiqja shtetësinë”, tha ai.Top Channel
-

Negociatat për paqe, reagon Donald Trump: Ukraina ka disa probleme të vogla, por besoj se këtë herë mund t’ia dalim
Donald Trump deklaroi të dielën se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas raundit të fundit të negociatave mes SHBA-së dhe delegacionit ukrainas në Florida.
Komentet e tij vijnë ndërsa i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, përgatitet të udhëtojë drejt Moskës për bisedime të mëtejshme.
Sipas palëve, diskutimet maratonë në Florida janë cilësuar “produktive”, megjithëse sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, theksoi se “duhet ende shumë punë” përpara se të arrihet një dakordësi. Një burim nga delegacioni ukrainas i përshkroi bisedimet si “jo të lehta”.
Vizita e Witkoff-it në Moskë, e parashikuar për të martën, do të përfshijë takime me presidentin rus Vladimir Putin, ku pritet të trajtohen hapat e mundshëm drejt një zgjidhjeje diplomatike.
Trump, duke folur nga bordi i Air Force One, përmendi sfidat me të cilat përballet Kievi, përfshirë një hetim korrupsioni që çoi në shkarkimin e shefit të stafit dhe kryenegociatorit të presidentit Volodymyr Zelenskyy.
“Ukraina ka disa probleme të vogla të vështira,” tha ai. “Por mendoj se ka shanse të mira që të arrijmë një marrëveshje.”Top Channel
-

Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë
Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit, i gjithë territori i Qarkut të Kukësit mbi kuotën 500 metra është përfshirë nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar.
Në zonën e Valbonës, trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, të gjitha akset rrugore nacionale raportohen të qarkullueshme dhe nuk paraqesin rrezik apo vështirësi të theksuara për drejtuesit e mjeteve.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, probleme janë regjistruar vetëm në fshatin Llugaj të Njësisë Administrative Llugaj në bashkinë Tropojë, ku 39 abonentë kanë mbetur pa energji.
-

Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet pas reshjeve të shiut, dhjetëra banorë të izoluar
Reshjet e dendura të 12 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa akse rrugore të jugut.
Aksi Kolonjë–Golëm, në Bashkinë Gjirokastër, është bllokuar plotësisht si pasojë e inerteve të rëna nga lartësitë dhe terrenit të paqëndrueshëm, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të zonës së Golëmit.
Situata paraqitet e rënduar edhe në Dropull, ku vijon të jetë e pakalueshme rruga Glinë–Nepravishtë. Probleme të ngjashme raportohen edhe në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmetit, ku shkarjet e dherave kanë bllokuar aksin Frashër–Verçisht dhe Frashër–Miçan, duke izoluar lëvizjen në zonë. -

Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa drita disa zona të Tiranës
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-OSHEE ka bërë me dije se ka probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë. Disa linja janë djegur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në Farkë, Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills. Autoritetet njoftojnë se tre fiderat e parë janë rivënë në funksion përmes skemës unazë, duke garantuar energji për një pjesë të abonentëve të prekur. Ndërkohë, që vijon puna për tre fiderat e tjerë.
“Probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur). Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive”, njofton OSHEE. -

Vëllai i Shpat Kasapit: Ishte në Itali për djalin, papritmas u ndje keq. Dikur ka pasur…
Showbiz E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 15:12
Ndarja nga jeta parakohe në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapit, është një lajm tronditës për familjarët, miqtë dhe publikun. Kasapi ndodhej në Itali së bashku me të shoqen dhe djalin e tyre 4-vjeçar, për një kontroll mjekësor për të birin, kur në orët e vona të së martës është ndjerë papritur keq dhe ka ndërruar jetë.
Në një intervistë për Top Channel”, vëllai i tij, Albin Kasapi u shpreh se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por nuk ka mundur që të mbijetojë. ”Lajmin e kemi marrë në orën 23:30- 00:00 të së martës. Na ka ardhur lajmi nga Italia, nga një provincë e Milanos, ku Shpati para dy ditësh bashkë me gruan e tij kanë çuar çunin për një kontroll. Ka qenë mirë, por në darkë ka pasur pak probleme me stomakun dhe shtrëngime në gjoks, ka pushuar pak, dhe më pas ka pasur shqetësime. Besojmë se ka pësuar atak, dhe ka ndërruar jetë në moment”, u shpreh ai.
I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, vëllai i tij tha se ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze. ”Nuk ka pasur diçka të rrezikshme, gjëra normale. Ka pasur dhe një herë pak me zemrën probleme, një shtrëngim, por jo diçka serioze. Ndihma e shpejtë ka ardhur te banesa ku kanë qenë dhe e kanë marrë”, tha ai. -

Shfaqi probleme gjatë koncertit në Bolonja, detaje nga vdekja para kohe e Shpat Kasapit
Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.
Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë. Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër.
Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.
Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore. Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike. Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite që e bënë të njohur në gjithë trojet shqiptare.
Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit. -

Marrëdhënie me dhunë me 18-vjeçaren me probleme mendore, arrestohet autori në Shijak
Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një 18-vjeçareje që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë.
Menjëherë pas kallëzimit të marrë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop gome, që përdoret zakonisht nga efektivët e policisë, si dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente. -

PANIK në ajër! Avioni i ‘Wizz Air’ bllokohet në ajër për 2 orë, pasagjerët rrotullohen 17 herë mbi aeroport, devijon në Kosovë
trajektorja
KOSOVË-Pasagjerët e fluturimit Venecia-Shkup janë përbakkur me një incident. Një avion i Wizz Air nga Venezia për në Shkup ka pasur probleme gjatë uljes. Avioni Airbus A321neo ka provuar për rreth dy orë të ulet në aeroportin e Shkupit, por nuk ia ka dalë. Pas 17 rrotullimeve mbi aeroport, avioni ka shkuar drejt Prishtinës në Kosovë, ku ka zbritur pa probleme, raporton Corriere della sera.
Nuk dihet ende pse avioni nuk mundi të ulej në Shkup. Ai ka fluturuar disa herë shumë afër tokës mbi aeroport, që mund të tregojë se piloti kishte nevojë të shikonte nga afër, ndoshta për ndonjë problem me rrotat e uljes.
Avioni u nis nga Venezia në orën 14:33 dhe mbërriti pranë Shkupit në 15:41, por nuk mundi të ulej. Në 17:33 u drejtua drejt Prishtinës, ku zbriti në orën 17:55, më shumë se tre orë pas nisjes.
Kompania ajrore ia ka lënë fajin motit të keq, edhe pse avionë të tjerë po uleshin dhe ngriheshin në të njëjtën kohë, me dukshmëri të klasifikuar si maksimale.
“Wizz Air konfirmon se fluturimi W6 4752 nga Venecia për në Shkup më 25 nëntor është devijuar për në Prishtinë për shkak të kushteve të këqija të motit në Shkup”, iu përgjigj linja ajrore Corriere .
Megjithatë, linja ajrore nuk sqaroi pse avionët e tjerë u ulën pa probleme./ZËRI