Tag: problematikë

  • Situata ka filluar të bëhet problematike, Kristjan Asllani “acaron” drejtuesit e Interit pas refuzimeve të ofertave

    Situata ka filluar të bëhet problematike, Kristjan Asllani “acaron” drejtuesit e Interit pas refuzimeve të ofertave

    Situata me Kristjan Asllanin ka filluar të bëhet pak problematike te Interi, tanimë nuk është aq e qetë sa më parë. Të paktën ky është pretendimi i ardhur nga media italiane “Gazzetta.it”.
    Sipas saj, koha e Asllanit ka mbaruar përfundimisht dhe Interi do ta shesë mesfushorin e Shqipërisë. Por në thelb nuk është ky lajmi, por acarimi i marrëdhënies mes lojtarit dhe drejtuesëve të Interit.
    Klubi zikaltër kërkon që ta shes Asllanin për 15 milionë euro. Ndërkohë për të kanë mbërritur shumë oferta nga jashtë Italisë, të cilat Kristjani i ka refuzuar të gjitha pasi kërkon të jetë pjesë e Serisë A. Por në Serinë A, ekipet e interesuara për Asllanin ofrojnë më pak dhe kjo sjellje e shqiptarit ka vendosur në lëvizje drejtuesit e klubit të cilët po ngrenë zërin në mënyrë që situata të zgjidhet sa më parë. /Sport Ekspres/

  • Situata me zjarret/ Flet Kreu i Mbrojtjes Civile: Mbi 90% e rasteve nga dora e njeriut, qarqet më problematike…

    Situata me zjarret/ Flet Kreu i Mbrojtjes Civile: Mbi 90% e rasteve nga dora e njeriut, qarqet më problematike…

    Çako, aktualisht e cilëson situatën të qetë, ndërkohë që vlerëson si qarqet më problematike nga zjarret ato të Vlorës dhe Lezhës.
    Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë, tashmë që një valë i nxehti ekstrem ka përfshirë territorin.
    Sipas kreut të AKMC, pjesa më e madhe e zjarreve në Shqipëri shkaktohen nga dora e njeriut.
    “Aktualisht kemi një intensitet të ulët zjarresh. Kanë qenë 16 vatra dhe vetëm një prej tyre është ende aktive. Ditët e mëparshme kemi pasur situata më të rënda. Qarqet më problematike kanë qenë në Vlorë, Lezhë e Kukës. Mbi 90% e rasteve janë me faktor njeri, lidhen drejtpërdrejt me djegien e kullotave dhe daljen jashtë kontrollit. Por nuk mund të përjashtojmë dhe tendencat kriminale”, tha Çako.

  • Zjarret në vend, Çako: Mbi 90% e rasteve nga dora e njeriut

    Zjarret në vend, Çako: Mbi 90% e rasteve nga dora e njeriut

    Disa zona në vend janë përfshirë nga flakët. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako e cilëson situatën të qetë, ndërkohë që vlerëson si qarqet më problematike nga zjarret ato të Vlorës dhe Lezhës. Sipas kreut të AKMC, pjesa më e madhe e zjarreve në Shqipëri shkaktohen nga dora e njeriut.
    ”Aktualisht kemi një intensitet të ulët zjarresh. Kanë qenë 16 vatra dhe vetëm një prej tyre është ende aktive. Ditët e mëparshme kemi pasur situata më të rënda.

    Qarqet më problematike kanë qenë në Vlorë, Lezhë e Kukës. Mbi 90% e rasteve janë me faktor njeri, lidhen drejtpërdrejt me djegien e kullotave dhe daljen jashtë kontrollit. Por nuk mund të përjashtojmë dhe tendencat kriminale”, tha Çako.

  • “Për Berishën s’ka nevojë më askush”, Frrok Çupi: PD po çon në Parlament figura problematike

    “Për Berishën s’ka nevojë më askush”, Frrok Çupi: PD po çon në Parlament figura problematike

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon të “këndojë këngën e vjetër” me pretendimin se zgjedhjet e 11 majit ishin një “farsë elektorale” dhe në këto kushte s’do t’i pranojë ato. Analisti Frrok Çupi i ftuar në një emision u shpreh se Berisha ka zgjedhur të çojë në Parlament emra dhe figura problematike si Gjin Gjoni, Arjan Ndoja dhe të tjerë.
    “Një skemë lehtësisht e studiueshme. Berisha po përdor ndryshimin e boshteve të tij. Këtë vit e vendosi pikën e mbështetjes në Durrës dhe ju e patë se çfarë ndodhi, ku u zhvillua operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane kundër kriminelëve. Ka gatuar një bukë, që mund ta ushqejë në ditët e vështira. Në Parlament po hyjnë figura problematike nga PD”, tha Çupi.
    Sipas tij, Partia Demokratike është një subjekt, i cili ka dalë prej kohësh nga rruga e parimeve dhe nocioneve politike.
    “PD është një grupim që ka dalë prej boshtit të principeve, prej boshti të parimeve dhe nocioneve politike, PD është parti e incestit. Brenda për brenda tyre ka dashuri, vriten, digjen dhe kanë vjedhur edhe votat e njëri tjetrit”, u shpreh analisti.
    Me konfigurim elektoral të zgjedhjeve të 11 majit dhe duke parë numrat në Kuvend, Frrok Çupi deklaroi se për Sali Berishën tani nuk ka nevojë më askush.

  • “Për Berishën s’ka nevojë më askush”, Çupi: PD po çon në Parlament figura problematike

    “Për Berishën s’ka nevojë më askush”, Çupi: PD po çon në Parlament figura problematike

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon të “këndojë këngën e vjetër” me pretendimin se zgjedhjet e 11 majit ishin një “farsë elektorale” dhe në këto kushte s’do t’i pranojë ato.
    Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Berisha ka zgjedhur të çojë në Parlament emra dhe figura problematike si Gjin Gjoni, Arjan Ndoja dhe të tjerë.
    “Një skemë lehtësisht e studiueshme. Berisha po përdor ndryshimin e boshteve të tij. Këtë vit e vendosi pikën e mbështetjes në Durrës dhe ju e patë se çfarë ndodhi, ku u zhvillua operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane kundër kriminelëve. Ka gatuar një bukë, që mund ta ushqejë në ditët e vështira. Në Parlament po hyjnë figura problematike nga PD”, tha ai.
    Sipas tij, Partia Demokratike është një subjekt, i cili ka dalë prej kohësh nga rruga e parimeve dhe nocioneve politike.
    PD është një grupim që ka dalë prej boshtit të principeve, prej boshti të parimeve dhe nocioneve politike, PD është parti e incestit. Brenda për brenda tyre ka dashuri, vriten, digjen dhe kanë vjedhur edhe votat e njëri tjetrit”, tha ai.
    Me konfigurim elektoral të zgjedhjeve të 11 majit dhe duke parë numrat në Kuvend, Frrok Çupi u shpreh se për Sali Berishën tani nuk ka nevojë më askush.
    Por ndryshe nga situata kaotike që mbretëron në PD, agjenda e qeverisë Rama duket krejtësisht e qartë dhe largpamëse.
    Analisti Çupi theksoi se qeveria Rama ka arritur, që për herë të parë të kthejë kryeqytetin e Shqipërisë në qendrën e Ballkanit Perëndimor.
    “Qendra e Ballkanit nuk është më Beogradi, por për herë të parë është Tirana. Kanë lëvizur boshtet, Edi Rama guxoi me një qartësi proevropianiste. Edi Rama gjeti bashkëpunimin, shtriu dorën dhe tani janë vënë në të njëjtën vijë vlerat euroipianiste të shqiptarëve dhe ato qytetërimit të përparuar evropian”, tha ai.

  • Ardit Bido: E dinim para 1 muaji që doktori nuk do njihte zgjedhjet! Vijon me të njëjtën skemë

    Ardit Bido: E dinim para 1 muaji që doktori nuk do njihte zgjedhjet! Vijon me të njëjtën skemë

    Kandidati i PS-së për Vlorën, Ardit Bido foli në lidhje Skype për News 24 teksa po vijon numërimi i votave të 11 majit në gjithë Shqipërinë.
    Bido projektohet si një deputet në Kuvendin e ardhshëm për qarkun Vlorë, teksa shprehet i emocionuar për besimin që i dhanë qytetarët në Vlorë dhe Sarandë.
    “Rezultati janë paraprake. Në gjykimin tim PS do shkojë në 9 mandate duke parë trendin e diasporës. Nuk do jem më iu votuari në Vlorë., por trendi i qartë se mandati i garantuar në parlament.
    Numërimi po përfundon në Sarandë, vijon në Selenicë dhe Vlorë. Ka ecur një proces normal pa problematikë. Gjatë ditës nuk ka patur problematika. Qytetarët dhanë besimin te PS për 4 vitet ardhshme. Për 20 minuta përfundon procesi edhe në Sarandë.”
    Sipas Bidos procesi i votimeve dhe numërimit të kutive ka qenë i qetë, pa asnjë problematikë.
    “Jam shumë i emocionuar. Falënderoj mbështetësit e PS, qytetarët që votuan. Falënderoj ata që më dhanë besimin për të qenë në parlament. Për të pasur një zë përfaqësues siç e kanë gjykuar. Ndihem i emocionuar për këto 3 bashki, Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Këtej vij. Besimi i tyre për mua është një moment emocional.
    Procesi i rregullt, pa problematikë. Kur të certifikohen mandatet do marr telefonin dhe do përgjigjem. Kjo do mbetet në ditët në vijim.”
    Sa i përket deklaratave të Berishës për tjetërsim të vullnetit të votuesve dhe mosnjohje të zgjedhjeve, Bido thekson se kjo gjë dihej që 1 muaj më parë.
    “E dinim edhe para 1 muaji që do ndodhte. Nuk përbën lajm. doktori do vijonte me skemën që nuk njeh zgjedhjet. Në Vlorë nuk ka patur asnjë problematikë. Njerëzit kanë shkuar ditën e diel në kutitë e votimit kanë votuar. Denoncimet në ajër janë retorikë politike që nuk ja vlen të merremi.”

  • “Berisha po ndjek skemën e zakonshme”, Bido: “Doktori” s’do e njihte rezultatin e dinim që një muaj më parë

    “Berisha po ndjek skemën e zakonshme”, Bido: “Doktori” s’do e njihte rezultatin e dinim që një muaj më parë

    Kandidati i PS-së për Vlorën, Ardit Bido foli në lidhje Skype për  një studio televizive teksa po vijon numërimi i votave të 11 majit në gjithë Shqipërinë.
    Bido projektohet si një deputet në Kuvendin e ardhshëm për qarkun Vlorë, teksa shprehet i emocionuar për besimin që i dhanë qytetarët në Vlorë dhe Sarandë.

    “Rezultati janë paraprake. Në gjykimin tim PS do shkojë në 9 mandate duke parë trendin e diasporës. Nuk do jem më iu votuari në Vlorë., por trendi i qartë se mandati i garantuar në parlament.
    Numërimi po përfundon në Sarandë, vijon në Selenicë dhe Vlorë. Ka ecur një proces normal pa problematikë. Gjatë ditës nuk ka patur problematika. Qytetarët dhanë besimin te PS për 4 vitet ardhshme. Për 20 minuta përfundon procesi edhe në Sarandë.”
    Sipas Bidos procesi i votimeve dhe numërimit të kutive ka qenë i qetë, pa asnjë problematikë.
    “Jam shumë i emocionuar. Falënderoj mbështetësit e PS, qytetarët që votuan. Falënderoj ata që më dhanë besimin për të qenë në parlament. Për të pasur një zë përfaqësues siç e kanë gjykuar. Ndihem i emocionuar për këto 3 bashki, Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Këtej vij. Besimi i tyre për mua është një moment emocional.
    Procesi i rregullt, pa problematikë. Kur të certifikohen mandatet do marr telefonin dhe do përgjigjem. Kjo do mbetet në ditët në vijim.”
    Sa i përket deklaratave të Berishës për tjetërsim të vullnetit të votuesve dhe mosnjohje të zgjedhjeve, Bido thekson se kjo gjë dihej që 1 muaj më parë.
    “E dinim edhe para 1 muaji që do ndodhte. Nuk përbën lajm. doktori do vijonte me skemën që nuk njeh zgjedhjet. Në Vlorë nuk ka patur asnjë problematikë. Njerëzit kanë shkuar ditën e diel në kutitë e votimit kanë votuar. Denoncimet në ajër janë retorikë politike që nuk ja vlen të merremi.”

  • Diaspora/ Mbi 102 mijë fletë votimi mbërrijnë në KQZ, problematike mbetet Greqia! Janë kthyer 12 mijë vota nga 68 mijë në total

    Diaspora/ Mbi 102 mijë fletë votimi mbërrijnë në KQZ, problematike mbetet Greqia! Janë kthyer 12 mijë vota nga 68 mijë në total

    102 197 zarfe me votat e diasporës në total kanë mbërritur në KQZ. Sipas të dhënave zyrtare, numrin me të lartë të kthimeve të zarfeve e mban Italia me 46 203, ndjekur më pas nga Gjermania me 15 158 dhe Greqia me 12 040. Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Shteti helen ka pasur një përmirësim, por sërish mbetet problematike. Nga SHBA kanë mbërritur 9 757 zarfe me votat, nga Mbretëria e Bashkuara 7 807, Franca 2 721 etj. 

    Ndërkohë sa i përket qarqeve, numrin më të lartë të votave të mbërritura në KQZ e mban Tirana, me 24 191 vota, Durrësi me 14 151 vota, Fieri me 11 500, Elbasani 9 982 etj. 

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • 12 vite në pushtet nuk i mjaftuan, Rama: Mandatin e katërt do t’iu sjellim ujin e pijshëm

    12 vite në pushtet nuk i mjaftuan, Rama: Mandatin e katërt do t’iu sjellim ujin e pijshëm

    Si mos i mjaftonin 12 vite qeverisje, Edi Rama ka vijuar premtimet e njëjta si në vitin 2013.
    Kreu i qeverisë ka folur për ujin e pijshëm përgjatë 24 orëve në Durrës, duke u zotuar se kjo problematikë do të marrë fund në këtë qark përgjatë mandatit të katërt,
    Pavarësisht se këtë zotim e ka përsëritur edhe për tre mandate rresht dhe uji vazhdon të shkojë në drejtim të paditur, dhe vetëm tek qytetarët jo.
    “Kur kemi marrë mandatin e tretë kam thënë do ta mbështesim Durrësit dhe po të shohësh shifrat, kështu ka ndodhur vërtetë. Durrësi është një nga qytete që e ka patur problem ujin e pijshëm, historikisht. E ka pas gjithmonë me orar, me probleme, me zona pa ujë fare dhe sot jemi në Bashkinë e Durrësit në nivelin me ë mirë të furnizimit me ujë. Kemi zona me 24 orë ujë dhe me investimin e ri që do të bëjmë, do ta përmbyllin në mandatin e katërt edhe këtë problematikë. Durrësi nuk do të ketë më fare problem me ujin e pijshëm”, tha Rama.