Tag: problematikë

  • “Kundra çdo standardi evropian”/ Kodi i Ri Penal, reagon Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistim djallëzor

    “Kundra çdo standardi evropian”/ Kodi i Ri Penal, reagon Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistim djallëzor

    Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal. Zhupa shprehet se asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me standardet evropiane.
    “Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku s’u dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cenojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur”, shprehet Zhupa
    Ajo liston nenet problematike dhe faktin se asgjë nuk është ndryshuar pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
    Zhupa paralajmëron se: “Me konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë çështje, duke përdorur të gjitha instrumentet kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standardet evropiane dhe për mos lejuar cenimin e lirisë së medias”.

  • Situatë problematike nga zjarri në Finiq/ Flakët afrohen pranë banesave në Livinë, banorët braktisin shtëpitë

    Situatë problematike nga zjarri në Finiq/ Flakët afrohen pranë banesave në Livinë, banorët braktisin shtëpitë

    Vazhdon të jetë problematike situata nga zjarri në Finiq, teksa flakët kanë depërtuar nga fshati Navaricë drejt Livinës, ku është afruar pranë banesave. Banorët e fshatit kanë lënë banesat dhe janë mbledhur në qendër të fshatit.
    Ndërkohë, po operohet me një helikopter dhe një avion për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

  • “Protesta po përdoret politikisht”/ Mosbindja në Prishtinë, reagon deputeti i VV-së: Motivime që janë problematike

    “Protesta po përdoret politikisht”/ Mosbindja në Prishtinë, reagon deputeti i VV-së: Motivime që janë problematike

    I ftuar në një studio televizive, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj tha se protesta të tilla që janë në përkrahje të UÇK-së i mirëpresin, por protesta të tilla po përdoren për qëllime politike.
    Arbër Rexhaj:
    Protesta të tilla që janë në përkrahje të UÇK-së i mirëpresim, por protesta të tilla po përdoren për qëllime politke për të goditur qeverinë pasi kanë motivime që janë problematike në kuptim dhe në mënyrën se si po procedohen gjërat. Protesta që është thirrur për padrejtësinë e Speciales së Hagës, sigurisht që ne e mbështesim, por po vëmë re që kjo protestë të politizohet që të goditet qeveria Kurti.

  • Vatër zjarri në Poliçan, problematike situata në zonën ku ndodhen magazina me lëndë plasëse

    Vatër zjarri në Poliçan, problematike situata në zonën ku ndodhen magazina me lëndë plasëse

    Këtë të mërkurë një vatër zjarri ka rënë edhe në pyllin pranë Uzinës së Poliçanit. Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, teksa janë siguruar edhe pamjet e këtij zjarri.
    Më problematike situata është pranë “Zonës C” të uzinës, në të cilën ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse. Në vendngjarje kanë shkuar zjarfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, për hedhje të ujit nga ajri.

    Edhe kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka bërë thirrje për ndihmë. Sipas tij, shpërthimi në magazina ku ndodhen lëndët plasëse, do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është vetëm 200 metra larg.

     

  • Situata problematike në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj/ Në Dibër, 4 vatra ende aktive

    Situata problematike në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj/ Në Dibër, 4 vatra ende aktive

    Në qarkun e Dibrës raportohen aktualisht 4 vatra zjarri aktive.
    Më problematikja mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë, nga ana lindore ‘Gurë-Lurë’ dhe është afruar në distancë të konsiderueshme fshatit Sinë, të Njësisë Administrative Arras.
    Vatra e dytë e zjarrit në Zall-Gjoçaj është problematike me zhvillime në dy vatra, njëra nga Mas-Deja dhe vatra tjetër nga Qafa-Tolla edhe në Bulqizë, që vazhdon të jetë aktive, sikurse vatra e zjarrit në ‘Majën e Lepurit’, ku ndodhen dhe antenat e kompanive celulare.

  • Drejt shuarjes fla’kët në qarkun e Beratit, problematike situata vetëm në malin e Shpiragut! Dëm i madh në bimësi dhe pemë frutore

    Drejt shuarjes fla’kët në qarkun e Beratit, problematike situata vetëm në malin e Shpiragut! Dëm i madh në bimësi dhe pemë frutore

    Vijon puna për shuarjen e flakëve në qarkun e Beratit.
    Gazetarja Eneida Petova raporton se është punuar gjithë natën në mënyrë që të shmangej rreziku për banorët dhe banesat. Bëhet me dije se zjarret janë drejt shuarjes, por dëmi ka qenë i madh në bimësi dhe pemë frutore.
    Ende nuk mund të përllogaritet dëmi i shkaktuar.
    Forcat e ushtrisë kanë qenë  në terren që nga orët be para të mëngjesit, ndërsa 2 helikopterë të FA kanë ndërhyrë nga ajri.
     
     
    Mometalisht problematike është vetëm pjesa perëndimore e malit të Shpiragut, ku ka ende vatra aktive.

  • Drejt shuarjes flakët në qarkun e Beratit, problematike situata vetëm në malin e Shpiragut! Dëm i madh në bimësi dhe pemë frutore

    Drejt shuarjes flakët në qarkun e Beratit, problematike situata vetëm në malin e Shpiragut! Dëm i madh në bimësi dhe pemë frutore

    Vijon puna për shuarjen e flakëve në qarkun e Beratit.
    Gazetarja Eneida Petova raporton se është punuar gjithë natën në mënyrë që të shmangej rreziku për banorët dhe banesat. Bëhet me dije se zjarret janë drejt shuarjes, por dëmi ka qenë i madh në bimësi dhe pemë frutore.
    Ende nuk mund të përllogaritet dëmi i shkaktuar.
    Forcat e ushtrisë kanë qenë  në terren që nga orët be para të mëngjesit, ndërsa 2 helikopterë të FA kanë ndërhyrë nga ajri.
     
     
    Mometalisht problematike është vetëm pjesa perëndimore e malit të Shpiragut, ku ka ende vatra aktive.

  • Zjarri në Dukat ende aktiv, zjarrfikësit luftojnë me flakët

    Zjarri në Dukat ende aktiv, zjarrfikësit luftojnë me flakët

    VLORË- Vatra e zjarrit në malin e Dukatit vijon të mbetet aktive dhe problematike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Për t’i bërë ballë situatës problematike, forcat zjarrfikëse kanë rinisur ndërhyrjenqë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Ndërhyrja është përqendruar në zonën më problematike, ku situata paraqitet më e vështirë, me synim që flakët të mos avancojnë drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë, pritet të rinisë edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e vatrave, të cilat kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • LIVE/ “Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!”/ Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Nxitoni pa dalë ende akti

    LIVE/ “Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!”/ Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Nxitoni pa dalë ende akti

    Po diskutojmë për mashtrimin e madh, ndaj të cilit janë mbyllur sytë për një kohë të gjatë në shumë pjesë të territorit. Nuk po flasim për banesat që janë ndërtuar për të futur kokën, por për ato që janë ndërtuar për qëllime fitimi.
    Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të investitorëve që abuzojnë dhe shkelin ligjin. Kushdo që hyn në këtë listë, do të humbasë të drejtën për të marrë leje ndërtimi dhe do të penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit.
    Do të merren masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit në zonën ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, të cilët nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo, fatkeqësisht, edhe të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore.
    Masat do të jenë drastike dhe u bëj thirrje të nxitojnë ta zgjidhin këtë problematikë para se të dalë akti, sepse do të përballen me pasoja të rënda dhe do ta kenë shumë të vështirë. Ne na intereson që të zgjidhet problemi.