Qarku është i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar disa problematika.
Mbrojtja Civile e Prefekturës raporton se ka përmbytje banesash në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel, ndërsa lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati dhe per pasoje rrezikon permbytjejen e 1/3 se territorit te qytetit.
Në njësitë administrative Bushat dhe Melgushë, si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe fryrjes së përroskave, është shënuar prani e ujit në disa segmente rrugore, si dhe në disa sipërfaqe tokash bujqësore.
Në njësinë administrative Gur i Zi (qendër) në Shkodër raportohet se po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika. Ndërkohë, në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore.
Tag: problematika
-

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara
-

“Turizmi duhet të ndryshojë”, ekspertët: Problematika kryesore mbetet cilësia e shërbimeve
Interesi i turistëve për të vizituar Shqipërinë ishte i lartë edhe këtë vit, ku deri në dhjetor pritet që të arrihet numri prej 12 milionë vizitorësh.
Por ajo çka vihet re është se, ndryshe nga 2024, sivjet ka pasur një rënie të turizmit cilësor. Çka do të thotë se turistët që kanë pushuar në vendin tonë kanë kërkuar akomodime me çmime më të ulëta, duke synuar kryesisht banesat që jepen me qira në platformat online si Airbnb, e rrjedhimisht kanë shpenzuar më pak para.
Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, thotë se problematika kryesore e turizmit mbetet shërbimi dhe për këtë ofron një zgjidhje.
“Në rritje është numri i turistëve low-cost. Ka rënie të turizmit cilësor, atyre që paguajnë më shumë dhe janë në interesat e ekonomisë shqiptare. Kjo ka ardhur për shkak të shërbimit. Një turist pret 20 minuta për një kafe në një hotel që ka paguar dhe 600 euro. Ky është një problem që prek edhe vende të tjera, por në Shqipëri është më i theksuar për shkak të emigracionit. Është emergjente dhe ka ardhur koha për ngritjen e një akademie ose fakulteti të dedikuar turizmit”, thotë Kasa.
Sa i përket turizmit të vjeshtës, të huajt më së shumti vijnë në grupe të organizuara dhe qëndrojnë 7 netë, duke përfshirë në guidën e tyre qytete të ndryshme të vendit.
“Turizmi i vjeshtës është kryesisht kulturor dhe është goxha mirë, është në rritje dhe në nivele të kënaqshme. Zgjedhin paketa me 7 netë qëndrimi, vizitojnë atraksionet turistike më të njohura ose zonat malore. Bëjnë vizita në Gjirokastër, Berat, Apolloni, Sarandë, Përmet”, shton Kasa.
Turistët që vijnë dhe kalojnë disa ditë pushimi në vendin tonë janë më së shumti nga rajoni i Europës, më pas renditet Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori.Top Channel
-

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, problematika me pemë të thyera e rrugë të bllokuara edhe në Maliq
Moti i keq dhe stuhie e fortë ka përfshirë këtë të shtunë thuajse të gjithë territorin e vendit, ku në disa zona janë shënuar edhe incidente dhe problematika.
Në Maliq si rezultat i erës së fortë ka pasur rënie të pemëve dhe bllokim të rrugëve.
Punonjësit zjarrfikës ndodhen në terren dhe po bëjnë zhbllokimin e tyre.Top Channel
-

Sula: Rinumërimi nxori të vërtetën, PD-së nuk i janë vjedhur zgjedhjet! Tani nuk ka më grup të Bardhit në parti
Rinumërimi i 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës u mbyll pa prodhuar asnjë surprizë. Rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar, Partia Socialiste konfirmon 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike mbetet me 13, duke përforcuar humbjen e thellë të kësaj të fundit. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se selia blu bëri gabim që përdori strategjinë e të bërit pis të procesit.
”Unë nuk mendoj se ka marrëveshje midis PS dhe PD-së dhe nuk dyshoj për një gjë të tillë dhe për këtë duhet të më besoni. Unë mendoj që më shumë janë te gabimet njerëzore, por taktika, po themi, e Partisë Demokratike dhe opozitës ishte e gabuar, e kanë trajtuar në këndvështrimin që të bëjmë pis procesin, të gjejmë problematika. Këtu mendoj që ishte problematika”,-tha Sula në ”Report TV”.Për të ky proces vërtetoi se alibia e Berishës se i janë vjedhur zgjedhjet nuk qëndron. Nga ana tjetër, Sula ironizoi edhe përfaqësuesit e PD-së duke thënë se askush nuk do të mbajë përgjegjësi. ”Kjo ishte një gjë e mirë sepse verifikoi të vërtetën e procesit zgjedhor, përsa i përket gjithmonë kutisë, ditës së votimit, procesit të numërimit, të identifikimit të votës dhe për partitë politike dhe për individët, sepse nëse nuk ishte hapur, do kishim problematika të mëdha sepse do ngelte si një enigmë dhe do të keqpërdorej. Do thoshin aty ishin votat që ishin të verifikuara. Flas kështu sepse shoh që PD vazhdon ta transferojë problemin vetëm te kundërshtari. Kundërshtari atë punë ka, atë qëllim ka që ta deformojë rezultatin, po ti vetë sa i fortë je që mos ta lejosh të bëjë manipulime të tilla”.
Po ashtu deputeti Sula i cili u la jashtë listave të PD-së, shprehet se tani nuk ka më dy pole. ”Ishte më parë grupi i Gaz Bardhit dhe grupi i Berishës, tani për mua janë bërë tre. Një është grupi që përfaqëson Berishën që nuk mendon fare, një janë ata që mendojnë ndryshe në darkë dhe e kthejnë në mëngjes, dhe një grup tjetër i të rinjve dhe të rejave që mendoj unë, që luftojnë për t’u futur”. -

‘11 maji i pabesueshëm’/ Alimehmeti: Provat tregojnë se në çdo qendër votimi ka pasur problematika
Kandidati për deputet i PD-së, Ilir Alimehmeti, në një intervistë në SYRI TV me moderatore Armela Ferko, theksoi se nga videot që KQZ i ka dërguar shtabit të PD, del se ka pasur problematika në çdo qendër votimi në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se zgjedhjet e 11 majit nuk kanë se si të jenë të besueshme pasi sipas tij, pamje të shumta të kamerave në çdo KZAZ tregojnë persona që marrin fletë që i nxjerrin jashtë dhe futin fletë të sjella nga jashtë.
“Duhet të jemi të qartë që provat e vërtetë janë videot e KQZ të parat se pastaj se çfarë ka ndodhur me fletët e votimit, kanë mbetur aty një muaj. Na vijnë pamje nga qendra e votimit që ne shohim, shumë njerëz të pranishëm me njerëz që futen brenda kutisë, me fletë që dalin me disa, që merr katër, hedh tre me disa që merr dy e me radhë. Patjetër që besueshmëria në këtë proces është tejet i ulët. Kështu që në këtë aspekt patjetër edhe Tirana nuk ka se si të jetë e përjashtuar, por është akoma shumë herët sepse është Qark shumë i madh. Dhe të flasësh për një KZAZ të caktuar siç është Bashkia e Kamzës dhe kjo s’ka mbaruar dhe duhet të vijojë akoma në numërimin në zona e Paskuqanit, është shumë herët për të nxjerrë një përfundim, po themi nga kjo pjesë këtu. Ajo që është vënë re është që ka gabime plus minus pra çdo qendër votimi na rezulton me problematika, pse kanë ardhur do një analizë. Kur të na vijë në fund fare do një analizë të plotë. Të them të drejtën duhet të kishte më shumë vëzhgues nga forca politike, jo vetëm një sa është lejuar një për monitor, është shumë pak për procese të tilla, pra do të kishte nevojë të kishte më shumë. Njëkohësisht kujtoj se po numërohen dhe mandatet dhe kandidatët e listës së hapur, që do të thotë që vështirësia është më e madhe si për grupin e numërimit si për vrojtues. Ishin të gjitha mundësitë. Numërues ishin vetëm dy nuk ishin katër dhe numri i vëzhguesve vetëm 8, pra kemi reduktim nga forcat politike. Unë mendoj se kjo ka një arsye se pse kjo është bërë kaq e reduktuar. Fare mirë mund të kishin qenë dy vetë, nga çdo forcë politike për secilën kuti për secilën tavolinë. Unë besoj se ka një bazë arsyeje në këtë drejtim, sepse jep mundësi të qëndrosh, sepse një njeri nuk mund të qëndrojnë dhe faleminderit të gjithëve vëzhguesve tanë, që po qëndrojnë aty po bëhet 10 orë në këtë moment. Ka nevojë një njeri gjatë ditës që të lëvizë pak, ka nevojë për një pausë të vogël.” tha Alimehmeti.
-

Nis me problematika votimi në Durrës, mungojnë komisionerët e Partisë Demokratike
Procesi i votimit në qytetin e Durrësit ka nisur me problematika.
Gazetarja e ABC News, Habi Hoxha e cila është duke ndjekur nga afër këtë proces raporton se në shumë qendra votimi në Durrës nuk funksionojnë pajisjet e identifikimit.
Gjithashtu disa komisionerë të PD në shumë qendra votimi nuk janë paraqitur në kohë. Ndërkohë që në dhjetëra qendra votimi nuk vijon procesi i votimit. -

Problematika me zarfet e diasporës/ PD letër KQZ: Na vini në dispozicion proces-verbalet!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Reshje dëbore në juglindje të vendit, Korça dhe Pogradeci “veshin mantelin e bardhë”
Në qytetin e Korçës dhe Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të vitit.
Aktualisht, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin rrugor. Nuk dihet ende nëse do të ketë ndikim në bujqësi.
Reshjet e borës kanë goditur sot disa qarqe, duke krijuar deri më tani problematika minimale në qarkullim.Top Channel