Tag: prizren

  • Autobusi nga Shqipëria kapet me drogë në Prizren, sediljet pa pasagjerë, por plot me kanabis

    Autobusi nga Shqipëria kapet me drogë në Prizren, sediljet pa pasagjerë, por plot me kanabis

    PAMJE NGA NGJARJA

    PRIZREN-Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë goditur një tjetër tentativë për trafik narkotikësh në hyrje të Kosovës. Në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, doganierët kanë ndaluar një autobus që ishte nisur nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer. 
    Gjatë kontrollit, në pjesë të fshehura të autobusit, zyrtarët kanë zbuluar rreth 120 kilogramë narkotikë të llojit kanabis, të ndarë në pako të shumta dhe të përgatitura për transport. Droga që u gjet në autobusin të ndaluar në Prizren ishte fshehur poshtë sediljeve. Poshtë ishin krijuar “xhepa” për të fshehur drogën që ishte futur në pako. Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës dhe i gjithë materiali i sekuestruar i është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale. 

    Përveç drogës, janë konfiskuar edhe dy telefona, 750 franga zvicerane, 200 dollarë amerikanë, vetë autobusi si dhe dy makina të lidhura me rastin. Shoferi u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale nën akuzën për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.
    Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrjetin e mundshëm të transportit dhe destinacionin final të lëndës narkotike./ZËRI

  • Prizren/ Kapet autobusi me 120 kg kanabis i nisur nga Shqipëria

    Prizren/ Kapet autobusi me 120 kg kanabis i nisur nga Shqipëria

    Një autobus nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer është ndaluar nga doganierët në Autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Prizrenit.
    Gjatë kontrollit në Doganën e Prishtinës, në pjesë të fshehura të mjetit janë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis, të ndarë në pako për transport.
    Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë, ndërsa lënda narkotike është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale, raportuam mediat e Kosovës.

  • Balotazhi në Kosovë/ Raundi i dytë i zgjedhjeve për 18 komuna, mbi 1 milionë qytetarë me të drejtë vote

    Balotazhi në Kosovë/ Raundi i dytë i zgjedhjeve për 18 komuna, mbi 1 milionë qytetarë me të drejtë vote

    Mbi 1 milionë e 316 mijë qytetarë të Kosovës kanë sot të drejtën e votës, pjesë e procesit të dytë zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarëve të komunave.
    Raundi i parë i zhvilluar më 12 tetor, dërgoi në balotazh 18 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë e Kllokot. Gara do të zhvillohet mes dy kryetarëve më të votuar nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale, por që nuk arritën të siguronin më shumë se 50% të votave.
    Në raundin e balotazhit partia që hyn në më shumë komuna si forcë e parë është Lëvizja Demokratike e Kosovës (LDK) me 6 të tilla, Aleanca për Aardhmërinë e Kosovës (AAK) në 4 dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në 3 komuna.
    Garat më të forta konsiderohen ato për Prishtinën dhe Prizrenin. Për Prishtinën, garon kryetari aktual i LDK, Përparim Rama, dhe kandidati i LVV, Hajrulla Çeku. Në Prizren, Shaqir Totaj i PDK do të jetë përballë Artan Abrashit të Vetëvendosjes. PDK do mbështetet nga LDK sipas një marrëveshjeje.
    Komunat                    Kandidatët
    Prishtinë                    Përparim Rama LDK – Harullah Çeku LVV
    Prizren                        Shaqir totaj PDK – Artan Arashi LVV
    Pejë                            Gazmend Munaxheri LDK – Taulant Kelmendi LVV
    Junik                            Ruzhdi Shehu LDK – Agro Kuçi AAK
    Dragash                       Bexhet Xheladini LDK – Shaban Shabani PDK
    Kaçanik                       Sabedin Vishi PDK – Jeton Raka LVV
    Fushë Kosovë           Valon Prereza LVV – Besnik Osmani LDK
    Mitrovicë                    Arian Tahiri PDK – Faton Peci LVV
    Rahovec                      Smajl Latifi AAK – Ali Dule LVV
    Suharekë                    Bali Muharremaj AAK – Ardian Shala LDK
    Gjilan                           Alban Hyseni LVV – Arbër Ismajli LDK
    Vushtrri                       Ferit Idrizi PDK – Sylejman Meholli LVV
    Obiliq                          Xhafer Gashi LDK – Halil Thaçi LVV
    Klinë                          Zenun Elezaj AAK – Sokol Bashota PDK
    Kllokot                       Bozhidar Dejanoviq Lista Serbe – Sreqko Spasiqi Uniteti Kombëtar Serb
    Garën pa balotazh e përmbyllën: Agim Aliu i PDK-së në Ferizaj, Imri Ahmeti i LDK-së në Lipjan, Kadri Rahimaj nga LVV-ja në Kamenicë, Bashkim Ramosaj i AAK-së në Deçan, Ilir Ferati i LDK-së në Istog, Shpejtim Bulliqi i LVV-së në Podujevë, Sami Lushtaku i PDK-së në Skënderaj, Ekrem Kastrati në Malishevë dhe Ramiz Lladrovci nga partia “Për Drenasin Kampion” me Ramiz Lladrovcin në Drenas.

  • E rëndë/ Polici përplas për vdekje këmbësorin (Detaje)

    E rëndë/ Polici përplas për vdekje këmbësorin (Detaje)

    Një efektiv policie ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një personi në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren.
    Viktima që nuk është identifikuar ende ka humbur jetën në vendin e ngjarjes teksa efektivi ishte jashtë detyrës zyrtare dhe po lëvizte me makinën e tij private.
    “Sot rreth orës 18:12, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku – goditje e këmbësorit, i cili fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë. Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, shkruhet në njoftimin e policisë.

  • E rëndë në Prizren, kryefamiljari plagos me thikë gruan dhe vajzën, në gjendje kritike për jetën

    E rëndë në Prizren, kryefamiljari plagos me thikë gruan dhe vajzën, në gjendje kritike për jetën

    Foto ilustruese

    PRIZREN- Një krim i rëndë në familje është regjistruar pak pas mesnatës të së enjtes në qytetin e Prizrenit. Policia bën me dije se në rrugën “Rexhep Kabashi” kanë gjetur një grua dhe vajzën e saj, me plagë të shkaktuara nga goditjet me mjet të mprehtë dhe gjakderdhje.
    Nënë e bijë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa bëhet me dije se ekspertët e Kriminalistikës kanë vënë në pranga kryefamiljarin si autorin e dyshuar të ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje.
    Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë.
    Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.
    Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.
    Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje.
    Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.
    Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.
    Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.
    Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
    Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
    Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • Tragjike/ Burri masakron me thikë gruan dhe vajzën e mitur, ndodhen në gjendje kritike për jetën

    Tragjike/ Burri masakron me thikë gruan dhe vajzën e mitur, ndodhen në gjendje kritike për jetën

    Njoftimi:
    Prizren, 17 Tetor 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.
    Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.
    Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.
    Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.
    Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
    Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
    Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

    E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

    Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Prizren, ku një burrë ka masakruar me thikë gruan dhe vajza e tij të mitur. Prokuroria Themelore në Prizren bën me dije se gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë. Ndërkohë, është arrestuar autori i ngjarjes. 
    Njoftimi: 
    Prizren, 17 Tetor 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore. 
    Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë. 
    Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda. 
    Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme. 
    Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 
    Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. 
    Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. 

  • Aktakuzë, për rrënimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Prizren

    Aktakuzë, për rrënimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Prizren

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me rastin e rrënimit të një objekti që ishte në listën e trashëgimisë kulturore.
    Vepra dyshohet se është kryer në periudhën 5 janar 2024 deri më 4 prill të po atij viti, kur sipas Prokurorisë, P.B., në cilësinë e drejtorit për urbanizëm dhe E.Th., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe me qëllim “i shkaktojnë dëm Ministrisë së Kulturës duke mundësuar përfitim të dobisë pasurore për investitorin A.Xh.”.
    Prokuroria pretendoi se drejtori i urbanizimit në Prizren e ka ditur se kompleksi “Saraji i vjetër” është në kuadër të mbrojtjes së përhershme kulturore, gjë që pamundëson rrënimin e tij, nuk e ka parandaluar shembjen e objektit.
    Ndërkaq, E.Th., sipas Prokurorisë, ka lëshuar vendimin për rrënimin e objektit dhe më pas lejen që investitori A.Xh., të ndërtojë një kompleks banesor në vendin ku më parë gjendej objekti i mbrojtur.

    Me këto veprime, Prokuroria tha se trashëgimisë kulturore i është shkaktuar “dëm i pariparueshëm” në vlerë prej gati 16 milionë eurosh. Kompleksi “Saraji i vjetër” që i përkiste ishte futur në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përhershme në fillim të marsit të vitit 2024. Objekti u rrënua më 27 maj të po atij viti.
    Po ashtu, në gusht të vitit të kaluar, ministri tashmë në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, kishte dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për rrënimin e kompleksit “Saraji i vjetër”.
    Totaj, ndërkaq, kishte mohuar akuzat e Çekut se autoritetet komunale ishin fajtore për rrënimin e këtij kompleksi. REL/

  • Policia kap drogë në vlerë 300 mijë euro, arrestohet një person

    Policia kap drogë në vlerë 300 mijë euro, arrestohet një person

    Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar një sasi drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh duke arrestuar edhe një person.
    “Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4 kg e 440 gram; dy peshore elektronike; para në vlerë prej 260 euro; një motoçikletë; një aparat celular dhe një sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

  • Gara me qen që shkaktoi një viktimë/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Prizren

    Gara me qen që shkaktoi një viktimë/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Prizren

    Në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për 35-vjeçarin, si i dyshuar ka njoftuar se motivi ishte një mosmarrëveshje për një luftë mes qenve. Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dhënë detaje mbi motivin e vrasjes së të dielës.
    “Sipas kërkesës së prokurorisë, më datë 10.08.2025 rreth orës 20:30 minuta në lagjen “Tusuz” në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E.B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H.Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patente dhe e godet H.Sh., me ç’rast i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë, ku ndërron jetë nga plagët e marra”, thuhet në njoftim.
    35-vjeçari, E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.