Tag: private

  • Serbi: Pranimi i dhunës bllokon demokratizimin

    Serbi: Pranimi i dhunës bllokon demokratizimin

    Reformat shumë të nevojshme nuk po nisin në Ballkanin Perëndimor. Një arsye mund të jetë bindja e përhapur se dhuna është një mjet legjitim për zgjidhjen e konflikteve, si në jetën publike ashtu edhe në atë private.
    Dhuna është një fenomen që ndodh në shumë vende të botës. Megjithatë në Serbi ajo tolerohet dhe madje inkurajohet nga nivelet më të larta të qeverisjes. Për më tepër, dhuna përdoret nga klasa politike si një mjet për të ruajtur pushtetin.

    Në Serbi dhe në vendet e tjera të Evropës Juglindore, zhvillimi i formave demokratike të qeverisjes – parlamentarizmi, ndarja e pushteteve, liria e shprehjes dhe e medias, dhe e drejta për të demonstruar – pengohet që në fillim nga dhuna si një mjet i pranuar për zgjidhjen e konflikteve.

    Të shtënat masive të përsëritura po ndodhin në Serbi dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – siç ishte ajo në maj 2023 në shkollën fillore Ribnikar në Beograd. Një nxënës 13-vjeçar qëlloi dhe vrau nëntë fëmijë dhe një roje sigurie me dy pistoleta që i përkisnin babait të tij.

    Një ditë më vonë, një burrë 21-vjeçar qëlloi dhe vrau nëntë fëmijë dhe plagosi 13 të tjerë pranë Mladenovcit, në Serbi. Në fillim të janarit 2025, një burrë 41-vjeçar qëlloi dhe vrau dymbëdhjetë persona në qytetin malazez të Cetinjes.

    Dhuna në sferën private

    Sulmet fizike nga burrat kundër grave ose partnereve të tyre janë veçanërisht shqetësuese brenda familjeve. Sipas Komisioneres për Mundësi të Barabarta, Brankica Jankoviq, 430 gra janë vrarë në Serbi në 14 vitet e fundit. Ideja se gratë janë pronë e burrave është ende e përhapur. Situata në vendet fqinje nuk është shumë më e mirë.

    Në fund të vitit 2023, Ministria e Kulturës në Serbi publikoi një anketë që tregonte se 85 përqind e qytetarëve e konsiderojnë dhunën ndaj grave një çështje private në të cilën nuk duhet ndërhyrë.

    Në këtë sfond, aktualisht ka një debat të nxehtë në Bosnjë-Hercegovinën fqinje rreth asaj pse askush nuk e vuri re një femicid në zemër të Mostarit – edhe pse viktima kishte vrapuar duke bërtitur nëpër rrugët e qytetit për t’i shpëtuar ish-partnerit të saj para sulmit.

    Shpërthime të tilla dhune nuk do të ishin të mundura nëse më pak armë do të qarkullonin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, armë që e kanë origjinën gjatë luftërave që shpërbënë Jugosllavinë (1991-1999). Zyrtarisht ka 770.000 armë të regjistruara, por jozyrtarisht vlerësohet se ka deri në dy milionë.

    Dhuna në hapësirat publike

    Dhuna nuk është e pazakontë në parlamentet serbe, malazeze dhe të Kosovës. Por sulmet fizike nga anëtarët e parlamentit kundër përfaqësuesve të opozitës janë gjithashtu të zakonshme në këshillat komunale të qyteteve si Sjenica, Kraljevë, Çacak dhe Kula në Serbi, në këshillat e qyteteve të Bileçit dhe Pljevljës në Mal të Zi, dhe në organet përfaqësuese të Prnjavorit, Foçës dhe Sarajevës në Bosnjë.

    Një tjetër kapitull i errët në jetën publike është dhuna kundër gjyqësorit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq rregullisht i fajëson publikisht gjyqtarët dhe prokurorët për mosshkrimin e aktakuzave dhe vendimeve në përputhje me dëshirat e tij. Marsin e kaluar, mbi 600 gjyqtarë dhe prokurorë u ankuan me hidhërim për Presidentin në një letër të hapur. Ata e akuzuan atë për “skllavërimin” dhe “poshtërimin” e gjyqësorit. Ata argumentuan se po bëhej gjithçka për ta sjellë atë në vijë, duke shkelur kështu parimet demokratike të shtetit.

    Mediat si megafonë të sunduesve

    Mediat në Serbi janë një nga burimet më të rëndësishme të urrejtjes, diskriminimit dhe shpifjes. Censura dhe centralizimi i tyre i bëjnë ato një mjet propagande dhe zëdhënës për Vuçiqin. Kreu i shtetit ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi pothuajse të gjitha mediat – qofshin ato të shtypura, televizive apo digjitale.

    Mediat e kontrolluara, me dezinformimin e tyre, kanë krijuar një botë virtuale për qytetarët që nuk ka të bëjë fare me realitetin. Agresioni, gjuha e urrejtjes, sensacionalizmi dhe historitë e sajuara janë të zakonshme. Çdo gjë i nënshtrohet qëllimit të mbajtjes së elitës sunduese në pushtetdhe diskreditimit të kundërshtarëve të tyre.

    Presidenti Vuçiç si gjenerator dhe përfitues i dhunës

    Gjeneratori dhe përfituesi kryesor i dhunës në Serbi është kreu i shtetit. Ngjashëm me vitet e kaluara, ai u shfaq në televizion gati 350 herë deri në mesin e nëntorit 2025 – ndoshta një rekord botëror!

    Është gjithashtu ndoshta unike në të gjithë botën që Vuçiq nuk lejon kurrë partnerë diskutimi. Ai i bën vetë pyetjet, në mënyrë që t’u përgjigjet edhe atyre. Deklaratat kryesore janë paralajmërime nga armiq të supozuar: kroatë, boshnjakë, shqiptarë, BE, SHBA, Këshilli i Evropës, OKB, ose individë si George Soros ose familja Rockefeller, kundër të cilëve ai “mbron” qytetarët.

    Shumë ekspertë serbë, si psikologët Zarko Trebjeshanin dhe Mila Jovanoviq, e kritikojnë gjuhën e Vuçiit si “zhargon rruge”. Ai i etiketon kundërshtarët e tij si përbindësha, shkaba, hiena ose tradhtarë. Për të, avokatët janë llum, profesorët dembelë dhe anëtarët e opozitës kriminelë, fashistë ose mercenarë të huaj.

    Ky fjalor konfrontues dhe vulgar tani po ka një efekt toksik edhe mbi të rinjtë e vendit. Së fundmi, me praninë e tij të tepruar në median e shkruar dhe dijgitale, Vuçiq paraqet përhapjen e frikës dhe kërcënimet si metodat e tij të kontrollit.

    Dhe kështu mbyllet rrethi: Përhapja e dhunës nga politikanët e lartë në sferën publike çon në pranimin e dhunës edhe në jetën private. Sulmet fizike, kërcënimet e hapura me vdekje dhe mbështetja për drejtësinë e turmës janë bërë të përditshme, si në sferën private ashtu dhe atë publike.

    Dhuna në protesta

    Ky bashkëveprim zmadhohet, sikur nën një xham zmadhues, në protestat e vazhdueshme kundër sistemit qeverisës nën udhëheqjen e vetme të Vuçiqit. Janë dokumentuar raste të panumërta të dhunës së tepruar të kryer nga policia, huliganët dhe banditët e drejtuar nga kreu i shtetit.

    Nga ana tjetër, Vuçiq i jep udhëzime gjyqësorit që të arrestojë dhe ndëshkojë kritikët dhe demonstruesit me pretekste të dobëta. Ai vetë, megjithatë, fal shkelësit e dhunshëm që vepruan në interes të tij, por megjithatë u dënuan nga një ose një tjetër gjyqtar “i padisiplinuar”./DW

  • Mara Venier zbulon të panjohurat, nga kontaktet me regjisorin e filmave erotikë te dhimbja e fëmijës së humbur me Arbore

    Mara Venier zbulon të panjohurat, nga kontaktet me regjisorin e filmave erotikë te dhimbja e fëmijës së humbur me Arbore

    Mara Venier ka rrëfyer pa rezerva jetën e saj profesionale dhe private, nga fillimet e vështira në Mestre deri te suksesi i madh në televizion.

    Prezantuesja televizive, autore dhe aktore tregon se nuk ka pasur “një mësues të vetëm”, por se një fjali e Renzo Arbores në vitin 1993 i ndryshoi jetën. Ndërsa dyshonte nëse duhej të pranonte drejtimin e “Domenica In”, Arbore i tha: “Sii così, niente di più, niente di meno” (“Ji kështu si je, as më shumë, as më pak”). Ajo kuptoi se sekreti për të pasur sukses ishte të mbetej vetvetja.
    Sot, Venier është në edicionin e saj të 17-të të “Domenica In”, por pranon se nuk e ka ndier kurrë veten “të suksesshme”, sepse brenda saj ka mbetur “vajza e Mestre-s” që iku në Romë për të ndjekur bashkëshortin e parë, aktorin Francesco Ferracini. Ai e braktisi natën e martesës dhe për muaj me radhë ajo jetoi mes paragjykimesh, derisa vendosi të shkonte pas tij në Romë. Atje nisi të punonte si modele falë stilistit Roberto Capucci dhe u dashurua me qytetin.
    Hapat e parë në botën e artit erdhën rastësisht: duke shoqëruar Ferracinin në një provë filmi, mori vetë një rol në “Diario di un italiano”. Por Venier kujton se jeta e saj në Romën e viteve ’70 ishte më shumë një realitet bohem se artistik: u shoqërua me Pier Paolo Capponi, u fut në rrethet e Moravisë, Marainit, Ferrit dhe hapi një dyqan rrobash të përdorura në Campo de’ Fiori, ku lindi miqësia e fortë me Gabriella Ferrin.
    Në rrëfim përmenden edhe histori më pak të njohura, si provimi i dështuar me Tinto Brass, lidhja e shkurtër me princin Sebastian von Fürstenberg dhe kujtime nga rinia me Patty Pravo, atëherë e njohur si Guy Magenta.
    Sa i përket dashurive, Venier pranon se me Jerry Calà ka jetuar një marrëdhënie plot humor, por edhe tradhti, ndërsa me Arbore pati një raport të thellë, i cili më vonë u shoqërua me dhimbjen më të madhe të jetës: humbjen e një fëmije në pesë muaj e gjysmë shtatzëni. “Një dhimbje e jashtëzakonshme”, thotë ajo, duke kujtuar se për vite me radhë pas ndarjes, Arbore nuk pranoi ta shihte.
    Ndërkohë, Venier rrëfen edhe episodet kur Don Mazzi e qortonte publikisht për dekolte të hapura, apo kur drejtuesit e Rai-t e telefononin Arbore-n për t’i thënë: “E jotja është veshur shumë e hapur”.
    Karriera e saj televizive shpërtheu në 1993 me “Domenica In”, falë vlerësimit nga Luca Giurato dhe mbështetjes nga Monica Vitti. Ajo kujton intervistat e mëdha me Glenn Ford-in e plakur dhe të trishtuar, Sharon Stone në kulmin e suksesit, Tony Curtis që i tregoi jetën private pavarësisht rregullave të stafit.
    Venier zbulon gjithashtu se Silvio Berlusconi e ka kërkuar gjatë për ta kaluar në Mediaset, madje i premtoi “tappeto rosso” kur pas një interviste të rreptë ajo i tha se rrezikonte të humbte vendin e punës.
    Në jetën private, aktorja dhe prezantuesja thotë se dashuria e saj e madhe është bashkëshorti aktual, Nicola Carraro. U njohën falë Melania Rizzolit dhe Edwige Fenech, por edhe falë një kartomante që i kishte parashikuar një dashuri të re “mes detit dhe ishujve”. Carraro jetonte atëherë në ishujt Turks e Caicos, një detaj që e bindi se parashikimi ishte i vërtetë.
    Sot, Venier thotë se ka mësuar të vlerësojë miqtë e vërtetë, si Patty Pravo, Alberto Matano dhe Simona Ventura, duke shtuar se vitet e fundit ajo dhe bashkëshorti i kanë kaluar sfida të rëndësishme shëndetësore. “Disa njerëz u larguan, por shumë të tjerë qëndruan. Dhe mbi të gjitha, kam mësuar të rri edhe vetëm”.

    Top Channel

  • Çfarë zbulojnë dokumentat private mbi Covid-19

    Çfarë zbulojnë dokumentat private mbi Covid-19

    BBC ka përgatitur një shkrim që zbërthen shënimet private dhe dokumentet sekrete të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar gjatë pandemisë së Covid-19, duke treguar vendimet kyçe, dilemat dhe sfidat që u përballën autoritetet në vitin 2020

    Pandemia e Covid-19 u përhap shpejt në mbarë botën, duke detyruar miliona njerëz të qëndrojnë në shtëpi dhe qeveritë të shpenzojnë miliarda paund për të mbështetur ekonomitë e tyre.

    Hetimi për Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar do të publikojë sot grupin e dytë të gjetjeve, duke analizuar vendimet kryesore të asaj periudhe përfshirë vendosjen e izolimit, mbylljen e bizneseve dhe shkollave, si dhe kufizimet shoqërore që më parë dukeshin të paimagjinueshme.

    “A i shërbeu qeveria mirë popullit, apo i zhgënjeu ata?” pyeti avokati kryesor në fillim të hetimit në vitin 2023. Që atëherë, mbi 7,000 dokumente janë bërë publike, përfshirë biseda dhe email-e në WhatsApp, ditarë privatë dhe dosje konfidenciale.

    BBC News ka përzgjedhur disa nga mesazhet urgjente dhe shënimet e kujdesshme që hedhin dritë mbi mënyrën se si u morën vendime kritike në vitin 2020, një periudhë që për Mbretërinë e Bashkuar dhe për botën ishte pa precedent.

    Më 2 janar 2020, ProMed – një platformë që përdoret nga punonjësit e shëndetësisë për të monitoruar dhe paralajmëruar për sëmundjet në zhvillim – publikoi një përditësim të rëndësishëm.

    “Organizata Botërore e Shëndetësisë është në kontakt me Pekinin pas shpërthimit misterioz të pneumonisë virale”, thuhej në raport.

    Sipas informacionit, 27 persona, shumica pronarë të tezgave në Tregun me shumicë të prodhimeve të detit Huanan, u trajtuan në spital.

    Të nesërmen, zëvendësdrejtori kryesor mjekësor i Anglisë, Jonathan Van-Tam, i dërgoi buletinin Peter Horby-t, profesor në Universitetin e Oksfordit dhe kryetar i NERVTAG, grupit këshillues të qeverisë për kërcënimet e reja virale.

    Hetimi mbi Covid-19

    Deri në fund të janarit 2020, situata në Wuhan tregon qartë se autoritetet shëndetësore përballen me një problem të madh.

    Zëvendësambasadorja britanike në Kinë, Christina Scott, dërgon një kabllogram në Londër me shënimin DIPTEL BEIJING (I ndjeshëm), duke krahasuar situatën me shpërthimin e SARS-it në vitin 2003.

    “Provinca Hubei është nën izolim; shumë qytete kanë vendosur kufizime në transport. Kujtimi i mbulimit të SARS-it ka lënë një mosbesim të vazhdueshëm ndaj reagimit të qeverisë,” shkruhet në dokument.

    “Ata do të bëjnë gjithçka për të kontrolluar shpejt këtë shpërthim, por sfida është e madhe.”

  • AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh

    AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh

    AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh

    AMF publikoi raportin 9-mujor për ecurinë e fondeve private të pensioneve: SIGAL mban kryesimin në tregun e pensioneve private për 9-mujorin 2025, në vlerën neto të aseteve dhe në numër anëtarësh.
    Sipas raportit të AMF, tregu i fondeve të pensioneve private në tërësi ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë periudhës janar–shtator 2025.
    Sipas të dhënave zyrtare të AMF, në aktivitet ushtruan veprimtarinë e tyre shtatë fonde pensioni, ndërsa asetet neto totale të tregut arritën në 14.357,03 milionë lekë (rreth 148.7 milionë euro) më 30.09.2025.
    Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 11.55%, ose 1.486 milionë lekë më shumë se në fund të vitit 2024. Në këtë treg në rritje, SIGAL konfirmon pozicionin e vetë si kryesues, përkatësisht me këto të dhëna: SIGAL MAX Pension kryeson me 17,791 anëtarë dhe një vlerë neto asetesh prej 3,522,200,000 lekësh ndërsa SIGAL Pro Pension ka 633 anëtarë dhe 60,600,000 lekë asetet neto.
    Në total, Fondi SIGAL zotëron 37.99% të vlerës neto të aseteve të tregut, ndërsa SIGAL Pro mban 0.65%.
    Besimi i klientëve, si dhe administrimi i matur dhe serioz, kanë ruajtur norma të qëndrueshme dhe të larta kthimi, duke forcuar më tej besueshmërinë e fondit dhe kënaqësinë e klientëve.
    Fondi i Pensioneve SIGAL, si pjesë e familjes së SIGAL Insurance Group, vijon me të njëjtën filozofi ndaj klientëve: si të qenit më e madhja përmes besimit dhe korrektesës ndaj njerëzve që investojnë besimin, kursimet dhe projektojnë të ardhmen e tyre në partneritet me ta.

  • AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

    AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

    AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

    AMF publikoi raportin 9-mujor për ecurinë e fondeve private të pensioneve: SIGAL mban kryesimin në tregun e pensioneve private për 9-mujorin 2025, në vlerën neto të aseteve dhe në numër anëtarësh.
    Sipas raportit të AMF, tregu i fondeve të pensioneve private në tërësi ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë periudhës janar–shtator 2025.
    Sipas të dhënave zyrtare të AMF, në aktivitet ushtruan veprimtarinë e tyre shtatë fonde pensioni, ndërsa asetet neto totale të tregut arritën në 14.357,03 milionë lekë (rreth 148.7 milionë euro) më 30.09.2025.
    Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 11.55%, ose 1.486 milionë lekë më shumë se në fund të vitit 2024. Në këtë treg në rritje, SIGAL konfirmon pozicionin e vetë si kryesues, përkatësisht me këto të dhëna: SIGAL MAX Pension kryeson me 17,791 anëtarë dhe një vlerë neto asetesh prej 3,522,200,000 lekësh ndërsa SIGAL Pro Pension ka 633 anëtarë dhe 60,600,000 lekë asetet neto.
    Në total, Fondi SIGAL zotëron 37.99% të vlerës neto të aseteve të tregut, ndërsa SIGAL Pro mban 0.65%.
    Besimi i klientëve, si dhe administrimi i matur dhe serioz, kanë ruajtur norma të qëndrueshme dhe të larta kthimi, duke forcuar më tej besueshmërinë e fondit dhe kënaqësinë e klientëve.
    Fondi i Pensioneve SIGAL, si pjesë e familjes së SIGAL Insurance Group, vijon me të njëjtën filozofi ndaj klientëve: si të qenit më e madhja përmes besimit dhe korrektesës ndaj njerëzve që investojnë besimin, kursimet dhe projektojnë të ardhmen e tyre në partneritet me ta.

  • Pas fejesës, Afrona Dika drejt altarit?

    Pas fejesës, Afrona Dika drejt altarit?

    Javën e kaluar ju bëmë me dije se Afrona Dika është fejuar! Këtë e ka zbuluar dhe vetë bukuroshja ku tha se është fejuar me partnerin e saj të ri dhe e ka ndarë këtë lajm të bukur me publikun.
    Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo tregoi se është e lumtur dhe e përmbushur pranë të fejuarit, por ka zgjedhur të mbajë identitetin e tij të fshehur për arsye private.
    “Unë dua ta mbaj lidhjen private sepse dua ta ruaj lidhjen tonë dhe atë si person publik,” u shpreh Afrona, duke theksuar dëshirën për të jetuar këtë kapitull të ri të jetës pa ndikimin e vëmendjes mediatike.
    Afrona ka preferuar të mbajë lidhjen e saj larg syrit të publikut, duke synuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qetë. Ajo theksoi se është e rëndësishme të shijojë çdo moment të kësaj periudhe, pa presionin që shpesh vjen me statusin publik.
    Gjatë intervistës, ajo gjithashtu ndau disa detaje mbi mënyrën se si partneri i saj ia ka rrëmbyer zemrën dhe për planet që ka për të ardhmen, duke përfshirë dëshirën për të krijuar një familje. Pavarësisht se nuk ka dhënë shumë informacion mbi dasmën, Afrona tregoi se është e gatshme për të bërë hapa të rëndësishëm në jetën e saj private.

  • Berisha sulmoi Gonzaton nga Kuvendi, Marta Kos: E papranueshme!

    Berisha sulmoi Gonzaton nga Kuvendi, Marta Kos: E papranueshme!

    Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, ka reaguar për sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.
    Me anë të një postimi në platformën X, Kos shkruan se projektligji për barazinë gjinore, nuk është një kërkesë private e Ambasadorit.Lexo edhe :Related Posts
    “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të @EUinAlbania! Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Kos në llogarinë e saj në X.

    Gender equality and non-discrimination are an integral part of EU law.

    Aligning with it is part of the EU accession process.
    This is not a private demand of the Ambassador of @EUinAlbania
    Any attacks on him are unacceptable.
    — Marta Kos (@MartaKosEU) November 6, 2025

     Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend?
    Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE, ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.
    /vizionplus.tv

  • Tabloja e pabarazisë në arsim/ Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

    Tabloja e pabarazisë në arsim/ Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

    Raporti i nxënësve për një mësues është një ndër treguesit më të rëndësishëm që mat cilësinë e procesit arsimor. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më shumë mundësi ka mësuesi të fokusohet tek nevojat individuale të çdo nxënësi, të ndjekë ecurinë e tyre dhe të ofrojë ndihmë më të personalizuar.
    Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT për vitin e fundit të raportimit, atë 2023–2024, në nivel kombëtar, shkollat private kanë pothuajse të njëjtin raport nxënës për mësues si shkollat publike. Megjithatë, nëse shihen të dhënat sipas qarqeve, shfaqen dallime të dukshme, që tregojnë një realitet shumë më të ndërlikuar.
    Në Tiranë dhe Durrës, ku përqendrimi i shkollave private është më i madh dhe konkurrenca më e fortë, këto institucione arsimore arrijnë të ofrojnë klasa më të vogla. Në nivelin fillor, një mësues në një shkollë private në Tiranë ka mesatarisht 13,8 nxënës, ndërsa në një shkollë publike 20,8.
    Në Durrës raporti është përkatësisht 15,3 në privat dhe 19,9 në publik. Këto diferenca nënkuptojnë se prindërit që zgjedhin arsimin privat në kryeqytet po paguajnë, ndër të tjera, edhe për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të tyre dhe një mjedis mësimor më të personalizuar.
    Por në qarqe të tjera të vendit, situata është e përmbysur. Në Gjirokastër, për shembull, në arsimin fillor, një mësues në shkollat private mbulon mesatarisht 25,6 nxënës, ndërsa në shkollat publike vetëm 10,1. Po ashtu, në Berat, raporti në privat është 23,7 kundrejt 11,5 në publik. Edhe pse në Korçë dhe Lezhë diferencat janë më të moderuara, tendenca e përgjithshme mbetet e njëjtë: në zonat më të vogla, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues sesa publiket.
    Këto kontraste ngrenë pyetje mbi mënyrën si shpërndahen burimet njerëzore dhe si menaxhohen institucionet arsimore në nivel lokal. Ndërsa në qytetet e mëdha shkollat private synojnë të ruajnë standarde të larta përmes klasave të vogla, në qarqe më periferike, ato shpesh operojnë me më pak staf, çka ndikon në cilësinë e mësimdhënies. Raporti nxënës–mësues nuk është vetëm një shifër statistikore; ai reflekton mundësitë reale për arsim cilësor, barazi në arsim dhe efikasitetin e politikave arsimore që synojnë të garantojnë kushte të barabarta për çdo fëmijë, pavarësisht vendndodhjes apo tipit të shkollës që frekuentojnë./Monitor

  • Tabloja e pabarazisë në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

    Tabloja e pabarazisë në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

    Raporti i nxënësve për një mësues është një ndër treguesit më të rëndësishëm që mat cilësinë e procesit arsimor. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më shumë mundësi ka mësuesi të fokusohet tek nevojat individuale të çdo nxënësi, të ndjekë ecurinë e tyre dhe të ofrojë ndihmë më të personalizuar.Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT për vitin e fundit të raportimit, atë 2023–2024, në nivel kombëtar, shkollat private kanë pothuajse të njëjtin raport nxënës për mësues si shkollat publike. Megjithatë, nëse shihen të dhënat sipas qarqeve, shfaqen dallime të dukshme, që tregojnë një realitet shumë më të ndërlikuar.Në Tiranë dhe Durrës, ku përqendrimi i shkollave private është më i madh dhe konkurrenca më e fortë, këto institucione arsimore arrijnë të ofrojnë klasa më të vogla. Në nivelin fillor, një mësues në një shkollë private në Tiranë ka mesatarisht 13,8 nxënës, ndërsa në një shkollë publike 20,8.Në Durrës raporti është përkatësisht 15,3 në privat dhe 19,9 në publik. Këto diferenca nënkuptojnë se prindërit që zgjedhin arsimin privat në kryeqytet po paguajnë, ndër të tjera, edhe për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të tyre dhe një mjedis mësimor më të personalizuar.Por në qarqe të tjera të vendit, situata është e përmbysur. Në Gjirokastër, për shembull, në arsimin fillor, një mësues në shkollat private mbulon mesatarisht 25,6 nxënës, ndërsa në shkollat publike vetëm 10,1. Po ashtu, në Berat, raporti në privat është 23,7 kundrejt 11,5 në publik. Edhe pse në Korçë dhe Lezhë diferencat janë më të moderuara, tendenca e përgjithshme mbetet e njëjtë: në zonat më të vogla, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues sesa publiket.Këto kontraste ngrenë pyetje mbi mënyrën si shpërndahen burimet njerëzore dhe si menaxhohen institucionet arsimore në nivel lokal. Ndërsa në qytetet e mëdha shkollat private synojnë të ruajnë standarde të larta përmes klasave të vogla, në qarqe më periferike, ato shpesh operojnë me më pak staf, çka ndikon në cilësinë e mësimdhënies. Raporti nxënës–mësues nuk është vetëm një shifër statistikore; ai reflekton mundësitë reale për arsim cilësor, barazi në arsim dhe efikasitetin e politikave arsimore që synojnë të garantojnë kushte të barabarta për çdo fëmijë, pavarësisht vendndodhjes apo tipit të shkollës që frekuentojnë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nga klinika private, te tendarat për kompaninë ku punon i biri/ Kërkesa e PD për shkarkimin e Begajt

    Nga klinika private, te tendarat për kompaninë ku punon i biri/ Kërkesa e PD për shkarkimin e Begajt

    Nesër në komisionin e “Ligjeve” do të diskutohet në lidhje me kërkesën e Partisë demokratike për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj.
    PD pretendon se presidenti ka kryer 7 shkelje të Kushtetutës. Ndër to renditen dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, dekretimi i ministres virtuale “Diella”, nuk ndaloi trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025, ndërhyrjen e kabinetit të tij në procesin e administrimit të zgjedhjeve apo faktin që i biri është i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga Presidenca dhe që kreu i shtetit rezulton i punësuar në një klinikë private.