Tag: private

  • Akuzohen për një sërë grabitjesh në rezidenca private, arrestohen dy shqiptarë në Maltë

    Akuzohen për një sërë grabitjesh në rezidenca private, arrestohen dy shqiptarë në Maltë

    Autoritetet në Maltë kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për një sërë grabitjesh në rezidenca private në zonë. Të arrestuarit janë të moshës 33 dhe 46 vjeç.

    Sipas autoritetetve shqiptarët besohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar. Policia tha se dy shqiptarët ishin larguar nga Malta menjëherë pas grabitjeve. Ata u identifikuan se po ktheheshin në vend me një fluturim që mbërriti në Maltë në orët e para të mëngjesit të së premtes. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Dy burrat u arrestuan pas mbërritjes së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës dhe do të paraqiten në gjykatë para gjykatësit Jean Paul Grech më vonë të shtunën. Hetimet e policisë janë në vazhdim.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Imazhet e CCTV që kapën vjedhjet, treguan një burrë me një dritq në një dhomë gjumi në një shtëpi më 23 shkurt dhe një grup duke ecur nëpër një korridor më 26 shkurt. Autorët ishin shumë profesionistë pasi synonin një shtëpi prisnin që të ishin pronarët brenda që alarmet të fiken.

    Në një rast, një familje prej shtatë anëtarësh kuptoi se shtëpia e tyre ishte vjedhur vetëm disa orë më vonë, kur zbuluan stoli që mungonin nga dhoma e gjumit. Incidente të tilla shtuan frikën se kriminelët po kryenin mbikëqyrje përpara se të sulmonin.

    Vitin e kaluar, Europol publikoi një raport që e vendos Maltën në mesin e pesë vendeve më të prekura nga bandat e organizuara kriminale që kryejnë vjedhje dhe grabitje. Në verën e vitit 2018, një tjetër valë vjedhjesh në banesa private ishte kryer nga një organizatë kriminale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Publikohen numrat privatë të politikanëve italianë

    Publikohen numrat privatë të politikanëve italianë

    Numrat e telefonit të zyrtarëve më të lartë të qeverisë italiane janë tashme online. Këto numra privatë nisur nga presidenti Sergio Mattarella e deri tek kryeministrja Giorgia Meloni janë të aksesueshëm online për një pagesë 50 Euro.Siç theksojnë mediat italiane, në listën në fjalë janë numrat personal dhe jo ato institucionalë, por ato që përdoren për të komunikuar me miqtë dhe familjarët.
    Gjithesej në internet janë mbi 20,000 kontakte.Megjithatë, rrjedhja e kontakteve në internet nuk përfshin vetëm politikanët, por edhe 3805 punonjës të policisë së shtetit, 6301 karabinierë dhe 6018 oficerë të policisë financiare.
    Prokuroria italiane e Krimit Kibernetik konfirmoi se ka nisur hetimet për shpërndarjen e këtyre të dhënave.
    Sipas mediave italiane rasti krijon një shqetësim të madh politik dhe institucional, pasi nxjerr në pah se sa i dobët është sistemi shtetëror madje edhe në nivelet më të larta të pushtetit.
    Klan News

  • Publikohen numrat privatë të politikanëve italianë, prokuroria nis hetimet

    Publikohen numrat privatë të politikanëve italianë, prokuroria nis hetimet

    Numrat e telefonit të zyrtarëve më të lartë të qeverisë italiane janë tashme online. Këto numra privatë nisur nga presidenti Sergio Mattarella e deri tek kryeministrja Giorgia Meloni janë të aksesueshëm online për një pagesë 50 Euro.

    Siç theksojnë mediat italiane, në listën në fjalë janë numrat personal dhe jo ato institucionalë, por ato që përdoren për të komunikuar me miqtë dhe familjarët.

    Gjithesej në internet janë mbi 20,000 kontakte.

    Megjithatë, rrjedhja e kontakteve në internet nuk përfshin vetëm politikanët, por edhe 3805 punonjës të policisë së shtetit, 6301 karabinierë dhe 6018 oficerë të policisë financiare.

    Prokuroria italiane e Krimit Kibernetik konfirmoi se ka nisur hetimet për shpërndarjen e këtyre të dhënave.

    Sipas mediave italiane rasti krijon një shqetësim të madh politik dhe institucional, pasi nxjerr në pah se sa i dobët është sistemi shtetëror madje edhe në nivelet më të larta të pushtetit.

  • Skandali me mishin e pulës me salmonelë, AKU kontrolle në disa supermarkete në Vlorë

    Skandali me mishin e pulës me salmonelë, AKU kontrolle në disa supermarkete në Vlorë

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, ka nisur prej disa ditësh një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese të qytetit.

    Ky aksion është përqendruar te subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.
    Inspektorët e sigurisë ushqimore po vijojnë kontrollet edhe këtë të enjte. Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti.

    Pjesë e kontrolleve do të jenë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit. Disa prej këtyre subjekteve janë kontrolluar më parë, ndërsa tani po inspektohen të tjera.
    Në hyrje të subjekteve private janë vendosur tabela informuese për klientët, të cilat evidentojnë produktet që përmbajnë salmonelë.

    Njëkohësisht, përmes tabelave u bëhet thirrje qytetarëve që, nëse kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në subjektin ku e kanë blerë.
    Gjithashtu, nëse e kanë konsumuar, mund të raportojnë rastin. Për këtë qëllim, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, rajoni Vlorë, ka vënë në dispozicion numra kontakti për qytetarët.

  • Mishi i pulës me salmonelë, AKU aksion të befasishëm në dhjetëra biznese

    Mishi i pulës me salmonelë, AKU aksion të befasishëm në dhjetëra biznese

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese në Vlorë. Aksioni është përqëndruar në subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të produktit të mishit të pulës me salmonelë.
    Inspëktorët e sigurisë ushqimore këto kontrolle blic po i vazhdojnë edhe këtë të enjte. Kontrollet sipas informacioneve janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe në brendësi të lagjeve për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti. Pjesë e kontrolleve sipas informacioneve do të jenë edhe restorante edhe fastfoode të cilat janë në qytet.

    Nga këto subjekte, disa prej tyre janë kontrolluar më parë dhe tashmë po kontrollohen të tjera. Në derën e subjekteve private janë vendosur disa tabela informuese për klientët të cilat evidentojnë produktin që ka përmbajtje salmonele.
    Njëkohësisht nëpërmjet tabelave ju bëhen thirrje qytetarëve që nëse e kanë këtë produkt, mos ta konsumojnë dhe ta kthejnë në subjektin që e kanë blerë, ose edhe nëse e kanë blerë dhe konsumuar të raportojnë rastin.

  • Mishi i pulës me salmonelë, AKU aksion të befasishëm në dhjetëra biznese në Vlorë

    Mishi i pulës me salmonelë, AKU aksion të befasishëm në dhjetëra biznese në Vlorë

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur prej disa ditësh një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese në Vlorë. Aksioni është përqëndruar në subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të produktit të mishit të pulës me salmonelë.

    Inspëktorët e sigurisë ushqimore këto kontrolle blic po i vazhdojnë edhe këtë të enjte. Kontrollet sipas informacioneve janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe në brendësi të lagjeve për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti. Pjesë e kontrolleve sipas informacioneve do të jenë edhe restorante edhe fastfoode të cilat janë në qytet.

    Nga këto subjekte, disa prej tyre janë kontrolluar më parë dhe tashmë po kontrollohen të tjera. Në derën hyrse të subëjkteve private janë vendosur disa tabela informuese për klientët të cilat evidentojnë produktin që ka përmbajtje salmonele.

    Njëkohësisht nëpërmjetë tabelave ju bëhen thirrje qytetarëve që nëse e kanë këtë produkt, mos ta konsumojnë dhe ta kthejnë në subjektin që e kanë blerë, ose edhe nëse e kanë blerë dhe konsumuar të raportojnë rastin. Në shërbim të tyre janë vendosur edhe numra në dispozicion nga AKU rajoni Vlorë.

  • Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private’/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja

    Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private’/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja

    Një 27-vjeçar është arrestuar dhe një 25-vjeçar është vënë nën hetim për shantazh përmes rrjeteve sociale. Sipas policisë, dy të rinjtë kërcënonin një 33-vjeçar me 1 mijë euro që të fshinin disa foto dhe shkrime të jetës së tij private në TikTok.
    Policia ka ndaluar gjithashtu edhe një 21-vjeçar për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një person.
    “Dokumentohen 2 raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.
    Kanosennjë 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.
    Ndalohet dhe 21-vjeçar, për të njëjtën vepër, ndodhur në mars të 2024.
    Seksioni  për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.
     
    Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.
    Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

  • “1 mijë euro që të fshijmë fotot në Tik Tok”! Dy të rinj kërcënojnë 33-vjeçarin në Tiranë

    “1 mijë euro që të fshijmë fotot në Tik Tok”! Dy të rinj kërcënojnë 33-vjeçarin në Tiranë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Një 27-vjeçar është arrestuar dhe një 25-vjeçare është vënë nën hetim për shantazh përmes rrjeteve sociale. Sipas policisë, dy të rinjtë kërcënonin një 33-vjeçar me 1 mijë euro që të fshinin disa foto dhe shkrime të jetës së tij private në TikTok. Policia ka ndaluar gjithashtu edhe një 21-vjeçar, i cili akuzohet po për kanosje, në lidhje me një ngjarje që ka ndodhur në muajin mars të vitit 2024.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi”.
    Dokumentohen 2 raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë. Kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.
    Ndalohet dhe 21-vjeçar, për të njëjtën vepër, ndodhur në mars të 2024.
    Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.
    Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”./ZËRI

  • Konkurrenca, sfidat e tregut dhe mashtrimet / Bizneset shqiptare po mbrohen me detektivë privatë

    Konkurrenca, sfidat e tregut dhe mashtrimet / Bizneset shqiptare po mbrohen me detektivë privatë

    Me rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në rritje për të mbrojtur asetet, informacionin dhe reputacionin e tyre. Në këtë kontekst, roli i detektivit privat po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, duke u shndërruar në një mjet kyç për kompanitë që kërkojnë të minimizojnë rreziqet dhe të marrin vendime të informuara.
    Mashtrimet financiare, vjedhja e fondeve dhe keqmenaxhimi i burimeve janë probleme të zakonshme në shumë kompani, veçanërisht në ato me struktura të ndërlikuara drejtuese.
    Punonjësit ose drejtuesit që përvetësojnë fonde, që nënshkruajnë kontrata të dyshimta apo që favorizojnë kompani të lidhura me ta mund të shkaktojnë humbje të mëdha financiare.
    Detektivët privatë ndihmojnë bizneset duke kryer hetime të thelluara për të identifikuar sjellje të paligjshme ose abuzive, duke u mundësuar drejtuesve të kompanive të ndërmarrin masa të shpejta dhe efikase.
    Në një treg gjithnjë e më të globalizuar, informacioni është një nga asetet më të çmuara të një kompanie. Ndaj, konkurrenca e ashpër ka bërë që shumë biznese të shqetësohen për rrjedhjet e informacionit të brendshëm.
    Raste të spiunazhit industrial, ku punonjës ose ortakë, ndajnë sekrete tregtare me konkurrentët, janë bërë më të zakonshme. Detektivët privatë mund të ndihmojnë në zbulimin e këtyre rasteve duke monitoruar lëvizjet e dyshimta, duke analizuar komunikimet dhe duke mbledhur prova për të parandaluar dëme të mëdha.
    Nëse një kompani zgjeron ekipin e saj ose lidh partneritete të reja, është thelbësore të sigurohet që personat e përfshirë janë të besueshëm.
    Në këtë drejtim, detektivët privatë mund të kryejnë kontrolle të plota të sfondit, duke shqyrtuar historinë e tyre profesionale, transaksionet financiare, lidhjet e mundshme me kompani rivale apo raste të mëparshme të përfshirjes në aktivitete të dyshimta.
    Kjo ndihmon bizneset të marrin vendime të informuara dhe të shmangin probleme të mundshme në të ardhmen.
    Përveç mashtrimeve financiare, shumë kompani përballen me punonjës që abuzojnë me detyrat e tyre, duke përfshirë edhe përdorimin e pushimeve mjekësore për qëllime personale.
    Përmes mbikëqyrjes diskrete dhe analizës së sjelljes së punonjësve, detektivët mund të zbulojnë nëse një person është me të vërtetë i paaftë për punë apo nëse po përdor dokumente të falsifikuara për të shmangur përgjegjësitë e tij. Kjo u mundëson bizneseve të marrin masa të përshtatshme dhe të zvogëlojnë humbjet operacionale.
    Në një kohë kur rreziqet për bizneset janë më të shumta dhe më komplekse se kurrë, detektivët privatë po bëhen partnerë të rëndësishëm për kompanitë që duan të mbrojnë veten nga mashtrimet, abuzimet dhe keqpërdorimet e ndryshme.
    Duke vepruar me profesionalizëm dhe brenda kufijve ligjorë, ata ndihmojnë bizneset të sigurojnë transparencën, besueshmërinë dhe stabilitetin e tyre në një treg gjithnjë e më sfidues.
    Pse po lulëzon ky biznes?
    Në Shqipëri, bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me sfidën e abuzimit të pushimeve mjekësore nga punonjësit, dyshime për keqmenaxhim apo edhe spiunazh industrial.
    Në këtë kontekst, është shfaqur një fenomen i ri: detektivët privatë që hetojnë raste të tilla. Kjo industri e re po përjeton një lulëzim të shpejtë, duke u kthyer në një zgjidhje për kompanitë që kërkojnë të mbrojnë interesat e tyre.
    Në Shqipëri operojnë rreth 100 detektivë privatë të licencuar zyrtarisht, por shifrat reale mendohet të jenë më shumë. Një nga institucionet kryesore në këtë fushë, Instituti i Detektivit Privat, ka një ekip prej 13 detektivësh.
    Gjithashtu ka edhe institucione të tjera. Sipas informacioneve të marra, detektivët janë kryesisht individë me sfond edukimi në fushën juridike. Detektivët duhet të plotësojnë kritere specifike ligjore për të marrë lejen e ushtrimit të profesionit, përfshirë përvojën në fushën e sigurisë dhe ndjekjen e një kursi të specializuar.
    Kostoja e studimit dhe licencimit për të ndjekur këtë profesion varion nga 2,000 deri në 3,000 euro, duke përfshirë trajnimin dhe procedurat administrative. Tarifat për shërbimet e detektivëve privatë ndryshojnë sipas kompleksitetit të hetimit.
    Pse po kërkohen nga bizneset? Abuzimi me pushimet mjekësore apo keqmenaxhim, mashtrim etj., është një problem që prek shumë kompani, veçanërisht ato të mëdha, ku monitorimi i stafit është më i vështirë.
    Punonjësit që deklarojnë sëmundje të rreme ose shfrytëzojnë dokumentet mjekësore për të marrë pushime të gjata, ata që neglizhojnë, shpeshherë shkaktojnë kosto të konsiderueshme për bizneset, si në aspektin financiar, ashtu edhe në uljen e produktivitetit.
    Shumë kompani kanë raportuar raste të dyshuara të abuzimit me pushimet mjekësore, duke nxitur kërkesën për hetime private mbi këto situata. Kjo ka hapur një treg të ri për detektivët privatë, të cilët specializohen në mbledhjen e provave për të vërtetuar nëse punonjësit janë me të vërtetë të sëmurë apo jo. Si funksionojnë këta detektivë?
    Nga komunikimet e bëra në terren, detektivët përdorin teknika të ndryshme hetimore, si:
    Mbikëqyrja diskrete: Për të verifikuar nëse personi po kryen aktivitete që bien ndesh me pretendimet e tij mjekësore; Intervistat: Me fqinjët, miqtë ose të afërmit për të marrë informacion të mëtejshëm;
    Monitorimi i aktiviteteve në rrjetet sociale: Ndodh shpesh që punonjësit postojnë foto ose video që kundërshtojnë pretendimet e tyre për sëmundje.
    Kur punëdhënësi nuk të beson
    Në Shqipëri, bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me sfidën e abuzimit të pushimeve mjekësore nga punonjësit, dyshime për keqmenaxhim apo edhe spiunazh industrial. Në këtë kontekst, është shfaqur një fenomen i ri: detektivët privatë që hetojnë raste të tilla. Kjo industri e re po përjeton një lulëzim të shpejtë, duke u kthyer në një zgjidhje për kompanitë që kërkojnë të mbrojnë interesat e tyre.
    Sa kushton një hetim?
    Pagesat për shërbimet e detektivëve privatë në Shqipëri ndryshojnë në bazë të kompleksitetit të rastit dhe kohës së nevojshme për hetim.
    Zakonisht, një hetim bazë mund të kushtojë nga 300 euro, ndërsa rastet më komplekse, që përfshijnë monitorime të gjata dhe analiza më të thelluara, mund të arrijnë deri në 1500 euro ose më shumë.
    Këto kosto i bëjnë shërbimet e detektivëve një investim të konsiderueshëm për bizneset, por shumë kompani i shohin si një zgjidhje efektive për të shmangur humbjet e mëdha financiare të shkaktuara nga abuzimi i pushimeve mjekësore.Kosto
    Pagesat për shërbimet e detektivëve privatë në Shqipëri ndryshojnë në bazë të kompleksitetit të rastit dhe kohës së nevojshme për hetim. Zakonisht, një hetim bazë mund të kushtojë nga 300 euro, ndërsa rastet më komplekse, që përfshijnë monitorime të gjata dhe analiza më të thelluara, mund të arrijnë deri në 1500 euro ose më shumë.
    Për çfarë çështjesh të tjera punësohen detektivët privatë?
    Përveç hetimit të rasteve të pushimeve mjekësore, detektivët privatë në Shqipëri ofrojnë shërbime të ndryshme, duke përfshirë:
    Zbulimi i mashtrimeve në biznes: Si p.sh. vjedhje nga punonjësit ose partnerët e biznesit.
    Verifikimi i besueshmërisë: Në marrëdhëniet e biznesit ose për klientët.
    Hetime familjare: Si rastet e tradhtisë bashkëshortore ose mosmarrëveshjeve për kujdestarinë e fëmijëve.
    Gjetja e personave të humbur: Për individë ose raste ligjore.
    Hetime për pronësi: Verifikimi i dokumenteve ose historisë së pronave përpara blerjes.
    Debati moral dhe ligjor
    Ky trend ka ngritur pyetje të shumta mbi privatësinë dhe etikën, duke ndarë opinionet mes atyre që e konsiderojnë këtë një hap të domosdoshëm për mbrojtjen e bizneseve dhe atyre që e shohin si një shkelje të të drejtave të individit.
    Nga njëra anë, bizneset argumentojnë se kanë të drejtë të mbrojnë interesat e tyre nga mashtrimet dhe abuzimet e punonjësve, veçanërisht në një treg gjithnjë e më konkurrues.
    Nga ana tjetër, ka shqetësime të mëdha mbi mënyrën se si mblidhen dhe përdoren informacionet nga detektivët privatë, si dhe mbi pasojat që mund të ketë kjo praktikë në marrëdhënien mes punëdhënësve dhe punonjësve.
    Në Shqipëri, ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregulloret mbi marrëdhëniet e punës janë pika kyçe që duhen marrë parasysh nga detektivët dhe punëdhënësit.
    Çdo formë mbikëqyrjeje apo hetimi duhet të bëhet në përputhje me ligjin, për të shmangur shkeljet që mund të çojnë në gjoba ose padi.
    Avokatët theksojnë se punëdhënësit duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në mënyrën se si përdorin informacionet e mbledhura nga detektivët, pasi çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e punonjësve mund të çojë në pasoja ligjore serioze, si gjyqe për shkelje të privatësisë apo diskriminim.
    Për më tepër, përdorimi i këtyre metodave mund të ndikojë në moralin e punonjësve, duke krijuar një mjedis pune të bazuar në mosbesim dhe frikë, gjë që mund të dëmtojë produktivitetin afatgjatë të kompanisë.
    Pse po kërkohen nga bizneset?
    Abuzimi me pushimet mjekësore apo keqmenaxhim, mashtrim etj., është një problem që prek shumë kompani, veçanërisht ato të mëdha, ku monitorimi i stafit është më i vështirë. Punonjësit që deklarojnë sëmundje të rreme ose shfrytëzojnë dokumentet mjekësore për të marrë pushime të gjata, ata që neglizhojnë, shpeshherë shkaktojnë kosto të konsiderueshme për bizneset, si në aspektin financiar, ashtu edhe në uljen e produktivitetit.
    Një trend në rritje apo një zgjidhje e përkohshme?
    Me rritjen e vetëdijes së bizneseve mbi koston e abuzimit të pushimeve mjekësore dhe formave të tjera të mashtrimit në vendin e punës, duket se industria e detektivëve privatë do të vazhdojë të rritet.
    Kompanitë gjithnjë e më shumë po shohin vlerën e hetimeve të brendshme për të mbrojtur veten nga dëmet financiare dhe operacionale. Megjithatë, ekspertët e burimeve njerëzore sugjerojnë se parandalimi është më efektiv sesa ndëshkimi.
    Zbatimi i politikave më të forta të menaxhimit të stafit, përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e komunikimit të hapur mund të ndihmojnë në zvogëlimin e nevojës për hetime të tilla.
    Për momentin, detektivët privatë janë kthyer në një ndihmës të vlefshëm për bizneset shqiptare që kërkojnë të ruajnë balancën midis mirëqenies së punonjësve dhe efikasitetit të operacioneve të tyre.
    Por pyetja që mbetet është: Sa larg janë të gatshëm të shkojnë punëdhënësit për të mbrojtur interesat e tyre?
    A do të bëhet mbikëqyrja e punonjësve një praktikë standarde apo do të hasë në kundërshtime të forta nga shoqëria dhe ligjvënësit?
    Vetëm koha do ta tregojë nëse ky trend do të zëvendësohet nga politika më të drejta menaxheriale apo do të thellohet edhe më shumë në vitet e ardhshme./Monitor