Tag: pritur

  • Festë kuqezi në Tiranë, nis futja e tifozëve të Kombëtares në stadium

    Festë kuqezi në Tiranë, nis futja e tifozëve të Kombëtares në stadium

    Prej orës 18:00 stadiumi “Arena Kombëtare” ka pritur tifozët e parë. Në orën 20:45 luhet Shqipëri – Serbi dhe interesi për këtë duel ka qenë shumë i madh, me më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta. Tanimë shkallët e stadiumit kanë pritur tifozët e parë, mes festës që ka pushtuar Tiranën këtë pasdite.
    Përpara futjes në stadium tifozët do kenë disa kontrolle, me mjetet piroteknike dhe sendet e palejuara që do jenë rreptësisht të ndaluara.

  • Duhej pritur Trump për armëpushimin? Rama jep zgjidhjen pas përfundimit të Samitit

    Duhej pritur Trump për armëpushimin? Rama jep zgjidhjen pas përfundimit të Samitit

    Kryeministri Edi Rama në përfundim të Samitit në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e Danimarkës, tregoi një zgjidhje për armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës. Rama tha se do të krijohet një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian për një seri temash.
    “Për t’i mbajtur fort bashkë vlerat e parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi në mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona të mishëruara në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen tonë. Ndërkohë diskutuam edhe si do të ecim më tej. Diskutuam për të investuar më shumë në iniciativa, në ato fushatat europiane që i përkasin këtij komuniteti politik dhe në ato vende që nuk i përkasin ende BE dhe që nuk do t’i përkasin ndonjëherë.

    Dita ka qenë e frytshme, patëm një sërë tryezash të rrumbullakëta, një seri temash diskutimi. Patëm përfundime shumë interesante që do të çohen më tej nga danezët. Ndërkohë vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian. Kjo është një sintezë e përgjithshme të asaj çfarë bëmë sot.
    Europa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë pasur zili. BE është produkt i një ëndrre fëmijë, që askush nuk do e besonte, por ja që ndodhi. Ndaj besoj që po, na duhet të bëjmë ato që është folur për mbrojtjen. Kemi një të ardhme që duhet ta ndërtojmë. Ka edhe një pikëpyetje, pse duhej pritur Donald Trump që të merrte në konsideratë armëpushimin? Sepse ne ishim të apasionuar ndaj një kauze të drejtë, por humbëm terren në diplomaci”,-tha Rama.

  • “Pse duhej pritur Donald Trump për paqen?”/ Rama në konferencën e përbashkët me homologen daneze: Ne ishim përqendruar…

    “Pse duhej pritur Donald Trump për paqen?”/ Rama në konferencën e përbashkët me homologen daneze: Ne ishim përqendruar…

    “Europa duhet të bëjë më shumë kur vjen fjala për mbrojtjen e saj dhe kur vjen fjala për të investuar në kapacitetet e saj të vetëmbrojtës. Nga ana tjetër, besoj se kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër lidhet me emrin e vetë Europës. Europa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë pasur zili, kapaciteti për paqen e pamundur. BE është produkt i një ëndrre fëmijëve.
    Armiq për vdekje, u bënë aleatë strategjik, ndaj besoj se na dihet t’i bëjmë të gjitha ato që është folur për mbrojtjen por na duhet të ndërtojmë një të ardhme dhe kjo nënkupton që duhet të punojmë në të dyja drejtimet.
    Ka dhe një pikëpyetje, pse duhet pritur Donald Trump dhe të merrte në konsideratë paqen? Sepse ndoshta ishim të përqendruar ndaj një kauze të duhur, por humbëm terren kur vjen fjala për diplomaci. Jemi shumë socialist dhe nuk jemi socialistët më të mirë se fitojmë zgjedhjet, por ky është këndvështrimi”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • FOTOLAJM/ Samiti në Tiranë, Rama me atletet me yllin e BE pret udhëheqësit e Europës

    FOTOLAJM/ Samiti në Tiranë, Rama me atletet me yllin e BE pret udhëheqësit e Europës

    Tirana mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

    Kryeministri Edi Rama është duke pritur liderët botërorë.
    Ajo çka bie në sy është veshja e kryeministrit. Kreu i qeverisë ka veshur një palë atlete me numrin 5, që simbolizon fitoren e PS, numrin në renditje në fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 majit, si dhe yllit me 5 cepa.
    Rama ka pritur deri më tani në kryeministri dhe mbajti takim me kreun e NATO-s Mark Rutte, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa do të presë gjithashtu edhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.

    Top Channel

  • Takimi përmbyllës në Elbasan, dhjetëra mijëra qytetarë derdhen në shesh për të pritur Sali Berishën

    Takimi përmbyllës në Elbasan, dhjetëra mijëra qytetarë derdhen në shesh për të pritur Sali Berishën

    Me dhjetëra mijëra qytetarë janë derdhur në sheshin para stadiumit të qytetit të Elbasanit për të pritur liderin e opozitës, Sali Berisha, në takimin përmbyllës për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

    Kjo pritje entuziaste për kreun e PD, Sali Berisha tregon se Qarku i Elbasanit do i përgjigjet masivisht ftesës së opozitës për një Shqipëri madhështore, duke dënuar keqqeverisjen 12-vjeçare të narko-diktatorit Edi Rama.

  • Vrasja e studentes shqiptare në Itali, flet autori: Isha lodhur duke e pritur, ajo kërkonte të tjerë për t’u lidhur

    Vrasja e studentes shqiptare në Itali, flet autori: Isha lodhur duke e pritur, ajo kërkonte të tjerë për t’u lidhur

    Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës që po hetojnë çështjen e vrasjes së Shqiptares Ilaria Sula, autori Mark Samson shpjegoi versionin e tij të ngjarjes. Ai ka shkruar se nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folën për marrëdhënien e tyre.
    Ai shtonn se ishte lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo, sipas tij, kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur. Mark Samson shkruna se teksa bëhej vonë Ilaria e pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë e tij. Autori thotë se i dha disa pizhama që të flinte rehat dhe më pas u shtrinë dhe filluan të flasim për gjërat e mira që kishin përjetuar së bashku.
    “Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur. Po bëhej vonë, kështu që ajo më pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë time. I dhashë disa pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flasim për gjërat e mira që kishim përjetuar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. ‘Amore’, ‘tesoro’, ‘vita’, pastaj kaluam te fjalët shqipe ‘shpirt’, ‘zemra ime’ dhe ato filipinase ‘bebe ko’, ‘mahal’, ‘asawa’”, ka shkruar ai.
    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj. 23-vjeçari filipinas ka rrëfyer se i mori jetën Ilarias në shtëpinë e tij dhe më pas e futi trupin e pajetë në një valixhe, duke e hedhur në një zonë pyjore jashtë Romës. Më pas ai përdori telefonin e 22-vjeçares për të fshirë gjurmët, duke u hequr si ajo dhe duke i thënë shoqeve të shqiptares se kishte shkuar në shtëpinë e një djali tjetër pranë Napolit.

  • Jose Mourinho merr ofertën që ka pritur prej një dekade, e thërret shtëpia!

    Jose Mourinho merr ofertën që ka pritur prej një dekade, e thërret shtëpia!

    25 Prill 2025

    17:44

    Telesport

    Federata portugeze e futbollit po shqyrton seriozisht emërimin e Jose Mourinho si trajner i luzitanëve përpara Kupës së Botës 2026.
    Kjo do të ishte një lëvizje spektakolare dhe një rikthim në shtëpi për “The Special One”.
    Edhe pse aktualisht është i fokusuar në punën e tij në kampionatin turk, kur të thërret shtëpia, vështirë se mund të refuzosh.
    Kjo do të ishte gjithashtu mundësia e fundit e Mourinho për të punuar me yllin Cristiano Ronaldo, i cili pritet të jetë i gatshëm për Botërorin në Amerikë.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Jam pritur në mënyrë madhështore në mbarë Shqipërinë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Jam pritur në mënyrë madhështore në mbarë Shqipërinë

    Në një konferencë për mediat, kryetari i PD Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai është në rënie të lirë politike.
    “Shqiptarët t’i besojnë vetëm zemrës së tyre”, u shpreh Berisha, duke shtuar se Rama është i gatshëm të shkelë çdo ligj për të marrë vota, por është tashmë pa shpresë përballë verdiktit të qytetarëve.

    Berisha tha se është pritur në mënyrë madhështore në çdo cep të Shqipërisë ku ka shkuar, ndërsa kundërshtarët e tij politikë i cilësoi si; “rrogtarë të marrë me detyrim nga Tirana dhe qarqe të tjera, si figurina pa shpirt”.
    Sali Berisha: Shqiptarët t’i besojnë vetëm zemrës së tyre. Edi Rama po rrokulliset, kjo është e vërteta. Shikoni ekuilibrat e Ramës, është i aftë të shkel çdo ligj për votë, por pa shpresë, nga verdikti i shqiptarëve. Kudo ku kam shkuar kam pasur pritje fantastike, kurse ana tjetër ka pasur rrogtarë të marrë me detyrim, nga Tirana dhe qarqe të tjera si figurina.

  • Fëmijëve të tij iu bë atentat me armë zjarri, flet babai: I kam çuar vetë të Trauma! Nëse do kisha pritur edhe 1 minutë…

    Fëmijëve të tij iu bë atentat me armë zjarri, flet babai: I kam çuar vetë të Trauma! Nëse do kisha pritur edhe 1 minutë…

    Bardhi Demiraj, babai i dy prej 4 personave që ranë pre e një atentati mafioz në Tiranë, ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë.
    Ai, përmes një mesazhi për emisionin “Opinion”, ka deklaruar se fëmijët i ka çuar vetë në Spitalin e Traumës, ndërsa ka shtuar se nëse do të kishte pritur qoftë edhe një minutë më shumë, djali i vogël, 11-vjeçari Dior Demiraj, sot nuk do të jetonte.
    Ai ka treguar se 11-vjeçari ka marrë 4 plumba, dy në trup dhe dy në dorë.
    “Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.