Tag: pritur

  • Top Story/ Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja: Rama priti që ai të jepte dorëheqjen

    Top Story/ Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja: Rama priti që ai të jepte dorëheqjen

    E ftuar këtë mbrëmje në Top Story, në Top Channel, diskutimi u fokusua te shkarkimi i Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak.

    Gazetarja Jonida Shehu u shpreh se Edi Rama do duhej që këtë iniciativë që i dha këshillit për zgjedhje të reja, do duhej ta kishte pasur me konsensus. Po ashtu ajo shtoi se sipas analizës së saj, Rama ka pritur që Veliaj të jepte dorëheqjen.
    “Një vendim politik si ai që Rama mori për të nisur shkarkimin e Veliajt, duhej të kishte konsensus dhe me Veliajn. Nuk ka pasur, sepse ai nuk do kërkonte të shkonte në zyrë. Nuk dha shenjë për dorëheqje, që ndoshta Rama e ka pritur bashkë me etapat juridike, që ka bërë mirë që i ka pritur”, tha ajo.
     

    Top Channel

  • Jorge Luis Borges: Shumë vite e kisha pritur dhe më në fund e takova armikun tim…

    Jorge Luis Borges: Shumë vite e kisha pritur dhe më në fund e takova armikun tim…

    Jorge Luis Borges

    Nga Jorge Luis Borges

    Shumë vite isha fshehur e kisha pritur dhe ja, më në fund, armiku po vinte në shtëpinë time. E pashë duke ngjitur me zor të përpjetën e asaj suke.

    Mbante një shkop që, në duart e tij të plakura, nuk mund të ishte armë, por e përdorte për t’u mbështetur. Mezi e dëgjova trokitjen e tij të lehtë te dera ime. Pashë i pikëlluar dorëshkrimet e mia, gomën të ngrënë përgjysmë, traktatin e Artemidorit për ëndrrat, një libër i çuditshëm, sidomos për mua që nuk di greqisht.

    Desha ta mbyll derën me çelës, po ai hyri dhe u duk sikur do të plandosej përtokë; u kalamend, e lëshoi shkopin dhe u shtri në shtratin tim i dërrmuar. E kisha përfytyruar shumë herë në ankthet e mia, po atë çast vura re se ai ngjante si dy pika uji me portretin e mbramë të Linkolnit. Ora ishte katër pasdite.

    U përkula mbi të, që të më dëgjonte më mirë.

    – Njeriu kujton se vitet kalojnë për dikë, – i thashë, – po ata kalojnë edhe për të tjerët. Ja, më në fund u takuam dhe gjithçka ka ndodhur më parë, nuk ka më kuptim.

    Ndërsa flisja, ai kishte shkopsitur pardesynë. Dorën e djathtë e mbante në xhepin e xhaketës. Më bëri një shenjë dhe unë e kuptova se kishte revolver.

    Atëherë më tha i vendosur.

    – Për të hyrë në shtëpinë tënde, përfitova nga përdëllimi. Tani të kam në dorë dhe unë nuk jam njeri që kam mëshirë.

    Kërkova fjalët, se unë nuk jam njeri i fortë dhe vetëm fjalët mund të më shpëtonin. I zgjodha e i thashë:

    – Është e vërtetë se para shumë kohësh kam keqtrajtuar një fëmijë, po ti nuk mund të jesh ai fëmijë dhe unë nuk jam më ai mendjelehti i dikurshëm. Shpagimi është po aq i sipërfaqshëm e qesharak sa ç’është edhe vetë falja.

    – Pikërisht se unë nuk jam ai fëmijë, – u përgjigj, – do të të vras. Nuk është fjala për shpagim, po është një akt drejtësie. Argumentet që paraqet ti, Borges, janë marifete të thjeshta, të cilat shprehin frikën që ke se unë do të të vras. Tani nuk ke ç’bën më.

    – Mund të bëj një gjë, – iu përgjigja.

    – Çfarë? – pyeti.

    – Të zgjohem.

    Dhe ashtu bëra.

    Përktheu: Gjergj Vlashi

    *Titulli i origjinalit: “Ngjarje me armikun”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JORGE LUIS BORGES: Ç’FATKEQËSI PO TË ISHIM TË PAVDEKSHËM

    Në 1973, Jorge Luis Borges vizitoi qytetin e Meksikos. Shkrimtari argjentinas pati atje edhe një takim të shkurtër me presidentin e Meksikës, Luis Echeverría.

    Disa muaj më pas, gazetari kolumbian Miguel Cantero e pyet Borgesin për përshtypjet e këtij takimi dhe ai iu përgjigj:

    «Kurrë nuk e mora seriozisht. Por nëse ai është vërtet president, preferoj të mos imagjinoj qeverinë».

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Drejtoria e Konvikteve lë në radhë studentët për regjistrimet, përplasje me policinë – VIDEO

    Drejtoria e Konvikteve lë në radhë studentët për regjistrimet, përplasje me policinë – VIDEO

    Nisja e vitit të ri akademik është shoqëruar me kaos dhe pakënaqësi për studentët që kërkojnë një vend në konvikte. Radhët e gjata dhe trajtimi i papërshtatshëm kanë shkaktuar zemërim, ndërkohë që janë raportuar edhe përplasje me forcat e policisë.
    Qindra studentë janë mbledhur para Drejtorisë së Konvikteve, duke pritur me orë të tëra për t’u regjistruar. Pamjet tregojnë një numër të madh të rinjsh që presin në diell dhe në kushte aspak të favorshme.
    Situata ka precipituar kur disa studentë, pasi kishin pritur deri në orët e para të mëngjesit, janë përballur me dhunë nga ana e policisë. Sipas denoncimeve të studentëve për mediat, pas orëve të tëra pritje, vetëm 10 persona arritën të siguronin një vend në konvikt, ndërsa të tjerët u dëbuan me forcë, pa marrë asnjë shpjegim.
    “Policia e shtetit ka përdorur dhunë për të nxjerrë studentët që kishin pritur deri në orën 3 të mëngjesit për të zënë një dhomë,” shkruan një denoncim i dërguar në JOQ Albania. “Pas futjes së 10 personave, ata mbyllën derën dhe nuk dhanë asnjë sqarim, duke thënë se vendet janë zënë. Ndërkohë, thërrasin policinë për t’i nxjerrë studentët jashtë. Si do të veprojë ky shtet për popullin dhe studentët, të cilët dita-ditës po detyrohen të largohen nga ky vend?”, thuhet më tej në denoncim.

  • Hansi Flick i zhgënjyer, ka pritur minimalisht një gjë nga Barcelona (deri tani)

    Hansi Flick i zhgënjyer, ka pritur minimalisht një gjë nga Barcelona (deri tani)

    28 Gusht 2025

    16:02

    Telesport

    Gazeta katalanase “Sport” shkruan se Hansi Flick ka pritur më shumë nga klubi në merkaton e janarit.
    Ai është i kënaqur me faktin se Barcelona i ka ruajtur deri tani yjet dhe nuk ka shitur asnjë lojtar të rëndësishëm, por ka pritur që drejtuesit t’i siguronin një qendërmbrojtës tjetër.
    Gjermani është me këmbë në tokë dhe i kupton kushtet financiare që po kalon Barcelona, por ka pritur deri tani që Deco të sillte minimalisht një partner për Cubarsi.
    Deri tani ai nuk është ankuar në media, sepse ende beson që deri më 31 gusht mund të ndodhë një transferim i orëve të fundit. Sigurisht, Flick do të donte edhe një qendërsulmues, por jo aq dëshpërimisht sa mbrojtësi.

  • Yjet që bien! Perseidët, shirat nga qielli më të pritur të vitit

    Yjet që bien! Perseidët, shirat nga qielli më të pritur të vitit

    Rikthehen për takimin më të pritur me yjet që bien: shirat e Perseidëve, që ndriçojnë qiellin çdo gusht.

    Kulmi i këtij fenomeni pritet natën midis 12 dhe 13 gushtit, kur mund të shihen rreth dhjetë meteore në orë, një numër pak më i ulët se në vitin 2024. AstrofizikanET shpjegojne se kushtet për vëzhgimin e Perseidëve në 2025 nuk do të jenë shumë të favorshme:
    “Hëna do të jetë e plotë, tre ditë para kulmit, dhe drita e saj e fortë do të pengojë pamjen e yjeve.” Megjithatë, do të jetë e mundur të shihen meteorët më të ndritshëm, për sa kohë që moti të jetë i kthjellët dhe të ndiqet nga vende larg ndriçimit artificial. Perseidët janë shkaktuar nga grimcat që ka lënë pas kometa Swift-Tuttle, të cilat digjen duke hyrë në atmosferën e Tokës, duke krijuar ato shenja të ndritshme që i njohim si “yje që bien”.
    Astrofizikantet thone gjithashtu se meteorët janë të dukshëm gjatë gjithë natës, por rritja më e madhe e tyre ndodh në orët e para të mëngjesit, pasi atëherë observatori është në pjesën e Tokës që lëviz drejt rrugës së grimcave kometare, duke i bërë meteorët më të dukshëm.
    Për të gjithë ata që duan të shijojnë magjinë e qiellit natën, ky është momenti ideal për të ngritur sytë lart dhe për të mos humbur spektaklin e Perseidëve.

    Top Channel

  • Mos lejo që njerëzit e ligë të ta mbysin shpirtin!

    Mos lejo që njerëzit e ligë të ta mbysin shpirtin!

    Mos lejo që jeta me sfidat e saja dhe njerëzit me ligësinë e tyre, të njollosin shpirtin tënd.Unë e shoh atë: të pastër, të thjeshtë… pozitiv, të mirë.Duhet ta ruash dinjitetin në rrjedhën e këtij udhëtimi të dashur, të çmendur, të mahnitshëm që quajnë Jetë.Çdo moment, çdo stinë, çdo vit do grumbullosh emocione, përvoja, dije.Do rritesh, do kuptosh… do ëndërrosh!Ti qëndro ashtu siç je, ruaje shpirtin tënd nga errësira e injorancës, nga poshtërsia e zilisë, nga errësira e koprracërisë.Lexo, shkruaj, dhuro, buzëqesh, dashuro. Jeto!/ Anton Vanligh

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “DUKE PRITUR GODONË” NA TREGON SE NJERIU JETON VETËM NJË HERË

    Ai lindi në Dublin më 13 prill 1906 dhe ndërroi jetë në Paris më 22 dhjetor të vitit 1989. Dramaturgu i madh irlandez Samuel Beket ishte një nga personazhet më origjinalë të kohës në të cilën jetoi. Vepra e tij më e famshme “Duke pritur Godonë” u cilësua menjëherë një nga simbolet kryesore të teatrit absurd, një vepër origjinale dhe gati e pakrahasueshme, e cila ende sot ka shumë për të na mësuar.

    Godoja i Beketit na mëson se pritja është e padobishme

    Drama “Duke pritur Godonë”, e shkruar fillimisht në gjuhën frënge në vitin 1953, pastaj në anglisht në vitin 1955, është më e famshmja dhe më e diskutuara e Beket. Që në shfaqjen e parë në skenë, në të cilën Beket nuk ishte i pranishëm, pati shumë hipoteza në lidhje me kuptimin e saj…

    Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU

  • Rovena Dilo: Sa herë të kam pritur te vendi që ne dimë… (teksti dhe kënga)

    Rovena Dilo: Sa herë të kam pritur te vendi që ne dimë… (teksti dhe kënga)

    Sa herë të kam pritur te vendi që ne dimë.Mes shiut rrëke, kur era fryn stuhi.

    Të dy të lagur, strukur qëndronim e s’ndjenim ne vetmi. Vetë më mësovese dashuria ka diell dhe në shi. Vetë më mësovese dashuria gjithë qiellin ka çati.

    Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy.Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy.

    E zgjatëm duart, përkulëm degët,por kokrra s’morëm dot.Ty të mos kisha pranë ato çaste e etur do të ndjehesha edhe sot.Ty të mos kisha pranë ato çastee etur do të ndjehesha dhe sot.

    Një ditë buzë detit më pyete si fëmijë “Vallë dashuria a deti ka më thellësi?” Pastaj i dashur kokën mbështete,përgjigje prisje kot.S’di në ç’thellësira humba e tëra, por di se s’dilja dot.

    Sa herë të kam pritur,tek vendi që ne dimë. Mes shiut rrëke, kur era fryn stuhi.

    Të dy të lagur,strukur qëndronim,e s’ndjenim ne vetmi.Vetë më mësovese dashuria ka diell dhe në shi. Vetë më mësovese dashuria gjithë qiellin ka çati.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    ———————————–

    Lexo edhe:

    BABË, PSE U DËSHPËROVE AQ SHUMË KUR LINDA?!

    Babë, pse u dëshpërove kaq shumë kur linda, a nuk jam edhe unë gjaku yt?! Edhe unë mund të bëhesha krenaria e lumturia jote.

    Letër familjes që pata dhe asaj që nuk do ta kem kurrëUnë ekzistoj dhe kam ekzistuar. Nanë, kam qenë aty kur e more vesh që do të merrje këtë emër.Kam dëgjuar lutjet tua netëve të vona që të isha djalë, sepse kështu do të bëheshe me trashëgimtar e familja do të të donte më shumë, do të të mbronte e do të kishte kush të kujdesej për ty kur të plakesh.Isha aty teksa dëgjoje mitet e të tjerëve teksa të thonin se ishe zbukuruar, prandaj ndjenin keqardhje se do të lindje vajzë….

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Shembjet e bujtinave në Theth/ Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit, thirrje qeverisë: Ku të shkojmë?

    Shembjet e bujtinave në Theth/ Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit, thirrje qeverisë: Ku të shkojmë?

    Pamjet nga Thethi

    SHKODËR- Banorët e Thethit kanë dalë në protestë për shembjen e kabinave dhe bujtinave të tyre nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Mjedisit.
    Të gjithë pronarët e bizneseve kanë bllokuar rrugën në urën kryesore të hyrjes në fshatin turistik. Por tubimit të pronarëve, u janë bashkuar edhe turistë të huaj, që duket se e kanë gjetur të drejtë kauzën e tyre, ndaj edhe kanë vendosur që të bëhen pjesë me “bujtësit” e tyre. 
    “Bëni shumë mirë që protestoni, prandaj ju jemi bashkuar. Kjo luginë është e juaj dhe duhet që të mbetet e juaja. Jemi në anën tuaj, faleminderit që na keni pritur,”-tha një nga disa turistet e huaja që ndodhet sot në Theth dhe që i është bashkuar pronarëve të bizneseve.

    Ndërsa një nga banorët, ka shpërthyer në lot përpara kamerave, duke u shprehur se të gjithë kursimet e një jete, para të marra edhe borxh, janë derdhur pikërisht në këtë biznes, i cili sipas tij ishte e vetmja mënyrë që ai dhe familja e tij të mbijetonin.
    “Shpenzimet e gjithë jetës, jam mbytur në borxhe e tashmë po na i prishin të gjitha. Kam shtëpi druri pa beton pa asgjë. I kam vendosur tokën time. Kemi kërkuar leje por na kanë thënë të presim. Toka është e imja, e trashëguar brez pas brezi. Kërkojnë ndihmë nga shteti që të mos na i prishë se dalim në rrugë të madhe. Kjo është e vetmja mënyrë që të fitoj jetesën. Unë jam i pamundur për të jetuar, kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Na ka mbetur veç të vdesim. Ne nëpërmjet protestës kërkojmë që shteti të na lërë të jetojmë. Vetë kanë thënë të vijnë nga jashtë dhe të investojmë, unë nuk jam i ardhur, jam këtu. Toka është e imja 2-300-vjeçare. Unë kam investu ça kam investu. Jo beton, vetëm dru. Siç kanë thënë ashtu kemi investuar. Tani nuk kam më asnjë para për të investuar”, tha ai.

    Pamje nga protesta

    Një tjetër sipërmarrës që ka dalë në protestë, shton se me këtë aksion shteti po “vret” të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe po largon turistët nga zona.
    “Të ardhmen tonë, fëmija jonë, ku do të rrimë, ku do të shkojnë turistat. Nuk i kemi vjedhur kujt. Çfarë të bëjmë ne nesër kur të shemben objektet, të bëjmë krime dhe të përfundojmë nëpër burgje dhe në rrugët e botës. Ju po provokoni turistin e Thethit, çfarë doni të promovoni shpopullimin e vendit, ku të ikë kjo rini. Fatmirësisht ka jetë në këtë vend falë mundit dhe sakrificave tona që kemi bërë. Doni të na merrni edhe këtë që na ka dhënë zoti. Nuk tolerohet, kjo është mundi, djersa dhe gjaku jonë. Po na e morët këtë, na merrni jetën.
    Në mes të sezonit kur ndodh kjo punë. Në fund të sezonit ulemi e flasim, por jo sot. Ku të shkojnë këta njerëz që janë brenda, ku ndodh kjo masakër. Po më shemb shtëpinë, çfarë do të më penalizosh tjetër. Çfarë është kjo shprehje. Më ke gjobitur, më ke uruar për punën që kam bërë dhe turistët që kam pritur. Sa herë kam ndalë në male me shpëtuar turistët, bashkë me Policinë e shtetit. E kemi ndërtuar këtë vend, kemi pritur e përcjellë dhe sot po na shembet shtëpia. Ju po na merrni edhe këtë. Ku të shkojmë? Kush do të ndërtojë në këtë vend? Ka mijëra turista që janë jashtë se janë shembuj objektet prej strukturave të Policisë,”- tha ai.
    Protesta e sotme ishte e paralajmëruar që dje në kuadër të kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, të cilët edhe sot kanë shkuar në terren për të prishur disa ndërtime pa leje në zonën turistike të fshatit. Dje, banorët kërkuan negociata dhe dialog me instancat dhe Bashkinë e Shkodrës, por duket se kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh.
    Aksioni, i inciuar nga kryeministri Edi Rama, do të vijojë pasi në total do të prishen 40 objekte të ngritura në këtë Park Kombëtar. Por banorët janë kundër.//ZËRI

  • Kryeministri Rama shkon sërish në bashkinë e Vlorës

    Kryeministri Rama shkon sërish në bashkinë e Vlorës

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish ditën e sotme në bashkinë e Vlorës.
    Aty është pritur nga kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, Ministri Pirro Vëngu si dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Bledi Çuçi.

    Në takimin e parë, u vu re një detaj që Rama nuk i ka dhënë askujt dorën dhe ka ecur pa folur drejt bashkisë. Kryeministri është pritur edhe nga qytetarë vlonjatë.
    Ende nuk dihet vizita për herë të dytë në këtë bashki e kryeministrit, por dihet se Rama ka dhënë porosi të prerë për zbatimin e kërkesave të qytetarëve vlonjatë.

  • “Të gjithë kanë pritur që SPAK të ndikonte më shumë tek…”/ Flet gazetari: Sfida e vërtetë është integrimi në BE

    “Të gjithë kanë pritur që SPAK të ndikonte më shumë tek…”/ Flet gazetari: Sfida e vërtetë është integrimi në BE

    Sipas tij të gjithë kanë pritur që SPAK të ndikonte më shumë tek zgjedhjet dhe se në shumicën e hetimeve janë pjesë e politikës. Agolli shtoi se qeveria dhe kryesia nga shtatori nuk do të kthehen kundra SPAK.
    I ftuar në një studio televizive gazetari Ilirjan Agolli komentoi situatën politike në vend.
    “Duket interesant i gjithë procesi i situatave në vend. Të gjithë kanë pritur që SPAK të ndikonte më shumë tek zgjedhjet. Në këtë punë të SPAK vihet re se shumica e hetimeve janë pjesë e politikës dhe mund të them se edhe ata janë të rëndësishëm para drejtësisë. Sektori i drejtësisë është një nga sektorët më problematikë në vend. Mendoj se qeveria dhe kryesia nuk do t i kthehet më retorikës dhe se në shtator nuk do kthehen kundra SPAK”, tha ai.
    Gjatë fjalës së tij në studio Agolli u ndal edhe tek opozita për të cilën dekklaroi se ka shumë punë për të bërë dhe se sfida aktuale e qeverisë është integrimi në BE.
    “Vëllimi i punës në SPAK është shumë i madh dhe do të dëshiroja se trupa e tyre të ishte më i madh në numër. Kam dëgjuar se disa ministri do të ndahen , dhe se njerëz teknikë janë të nevojshëm. Sfida e vërtetë në shtator është integrimi në BE. Opozita ka shumë punë për të bërë”, përfundoi Agolli.