Situata në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka arritur një pikë kritike.
Gazetari Osman Stafa ka ndarë në rrjetet sociale një komunikim të brendshëm mes mjekëve të urgjencës, ku tregohet një realitet shqetësues: “Asnjë barelë bosh, asnjë vend i lirë për të pritur pacientë të rinj”, thuhet në një nga mesazhet e shpërndara në grupin e tyre të komunikimit nw Whatsapp.
Sipas mjekëve të turnit, pavionet e Mjekësisë së Brendshme, Gastrohepatologjisë dhe Neurologjisë kanë ndaluar pranimin e rasteve të reja, duke deklaruar se nuk kanë më vende të lira.
Kjo ka sjellë një bllokim të plotë në urgjencë, ku pacientët që kërkojnë ndihmë mbeten në korridore, në karrige apo edhe në dysheme, pa mundësi për t’u sistemuar.
Mjekët raportojnë se në disa pavione pacientët qëndrojnë për javë të tëra, madje edhe për më shumë se një muaj, pa u transferuar apo liruar, duke bllokuar kështu qarkullimin e rasteve të reja. Ata theksojnë se kjo situatë është pasojë e mungesës së menaxhimit dhe kërkojnë që Drejtoria e QSUT-së dhe Ministria e Shëndetësisë të ndërhyjnë menjëherë.
Tag: pritur
-

“Sa të paskan dashur edhe ata që të kallën në burg”/ Rama në lamtumirën për Fatos Nanon: Mezi paskan pritur të…
Në homazhet shtetërore për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama e kujtoi si mik, si udhëheqës dhe si njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit.
“I thonë një fjale, vdis pa të dua. Sa do doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit plot me shijeni e ajrit të pastruar mes nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve tërë ça u tha e ça shkrua për ty qysh se doli lajmoi se këtë herë ti ike përgjithmonë. Sa të paskan dashur e admiruar, edhe at që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur, mezi paskan pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë.
Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre. Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që s’do të kishte paguar”, tha Rama. -

‘Camp Nou’ i ri në garë me ‘Wembley’ për finalen e Champions League 2029
Listës së stadiumeve europiane për të pritur finalet e kompeticionëve të UEFA-s i shtohet edhe impianti i ri modern Spotify Camp Nou i Barcelonës. Ky impiant i rikonstrukturuar do të konkurrojë me Wembley-n për të pritur finalen e Champions League të vitit 2029
Nga Spanja raportohet se edhe stadiumi bask ‘San Mamés’ (Bilbao) është përsëri kandidat për të pritur finalen e Femrave (UWCL) 2028.
Për të gjitha zgjedhjet e mundëshme referuar standarteve apo asaj që përfaqësojnë vende të saktuara, UEFA do të vendosë në takimin e shtatorit të vitit të ardhshëm./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

LIVE! Veliaj flet para GJK: Kam pritur 9 muaj për këto 10 minuta! U rrëmbeva nga zyra, kam më shumë policë sesa…
Erion Veliaj ka folur sot para Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se ka pritur 9 muaj për të thënë të vërtetën e tij.
Ai shtoi se është rrëmbyer nga zyra dhe se sot ka më tepër policë sesa avokatë rreth tij.
“Jam këtu t’ju kërkoj që të mbrojmë së bashku demokracinë, për të cilën jemi betuar. Jam zgjedhur tre herë dhe për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve do të bëj gjithçka” – tha Veliaj ndër të tjera. -

Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta këtu! Më rrëmbyen nga zyra, jam kryetar i bashkisë së Tiranës
Erion Veliaj po flet në seancnë publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese
“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta, beteja vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese për të dëgjuar se çfarë kam bërë se jam rrëmbyer nga zyra, me një regjim burgosjeje më të rëndë…Kam sot më shumë policë në GJK sesa avokatë. Kam përjetuar periudhë të gjatë të mbushur me shkelje të të drejtave themelore, dhe denigrimi. Është një përcmim, neveri ndaj votës, përcmim ndaj saj është përcmim ndaj forcës që kanë qytetarët që populli i jep republikës për të drejtuar në emër të tij. Në finale edhe ky hark anon nga e drejta. Jam këtu para jush si kryetar i bashkisë së Tiranës, me të drejtën që më kanë dhënë 116 mijë vota. Në fund të këtyre 9 muajve në kërkim të kësaj të drejte. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten se nuk kam kryer ansjë sheklje. Por a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë”, tha Veliaj. -

Veliaj ‘jashtë’ qelie/ “Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta”, ish-kryetari i Bashkisë Tiranë para ‘Kushtetueses’: S’kam ardhur për të mbrojtur veten, por..
“Ju falënderoj që më keni dhënë mundësi për t’u dëgjuar. Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Është zhgënjyese për të dëgjuar çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra dhe jam burgosur në qeli. Nuk jam për të mbrojtur veten se s’kam kryer asnjë shkelje, por jam për të kërkuar të mbrojmë bashkë demokracinë që sot po vihet në sprovë”
VIJON…Top Channel
-

Kushtoi 700 milionë euro, hoteli 105-katësh që nuk ka pritur ende vizitorin e parë në 38 vite
Në zemër të Phenianit, kryeqytetit të Koresë së Veriut, ngrihet një piramidë gjigante 105-katëshe, e njohur si Hoteli Ryugyong – një ndërtesë 330 metra e lartë që prej 38 vitesh qëndron e papërfunduar, duke u kthyer në një simbol të dështuar të fuqisë dhe modernitetit.
Ndërtimi i saj filloi në vitin 1987, me synimin që hoteli të ishte më i larti në botë, me 3.000 dhoma, pesë restorante dhe një kat të sipërm rrotullues. Por kriza ekonomike e viteve ’90 që goditi Korenë e Veriut e ndaloi përfundimisht projektin. Deri në vitin 1992, ndërtesa kishte arritur lartësinë e saj maksimale, por mbeti një skelet betoni, pa përfunduar asnjë kat të brendshëm.
Në vitin 2012, kompania gjermane Kempinski njoftoi se do ta menaxhonte hotelin, por pak muaj më vonë u tërhoq nga projekti. Sipas vlerësimeve, përfundimi i plotë i tij do të kushtonte sot rreth 1.8 miliardë euro, afro 5% e PBB-së së vendit.Megjithëse kurrë nuk ka pritur asnjë mysafir, ndërtesa ndriçohet çdo natë me 100.000 drita LED, ku projektohen mesazhe propagandistike. Ajo shërben si sfond për evente, shfaqje dhe parada shtetërore, ndërsa mbetet simboli më i dukshëm i ambicieve të paplotësuara të regjimit të Phenianit.
/vizionplus.tv -

”Sa gjatë kemi pritur për këtë moment”/ Netanyahu deklaratë në parlament krah Trump-it: Do gdhendet në histori…
Ndërsa palestinezët e liruar po ribashkohen me familjet e tyre, parlamenti i Izraelit ka pritur Netanyahun dhe Trumpin.
Përpara se presidenti amerikan Donald Trump të flasë në Knesset, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po jep deklaratën e tij.
Netanyahu deklaroi se një ditë “do të gdhendet në histori”, edhe Trump do të “gdhendet në historinë e kombit izraelit dhe të botës.
“Sa gjatë kemi pritur për këtë moment. Dua t’ju falënderoj personalisht në emër të të gjithë kombit,” thotë ai”, tha ai.Top Channel
-

Lirimi i pengjeve nga Hamasi, shënimi i shkruar me dorë nga Netanyahu: Ju kemi pritur, mirë se erdhët përsëri
Në një gjest simbolik, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përcjellë një shënim të shkruar me dorë për pengjet, ku thuhet: “Mirë se erdhët përsëri!”
“Në emër të të gjithë popullit të Izraelit, mirë se erdhët përsëri!” thuhet në shënim.“Ju kemi pritur, ju përqafojmë. Sarah dhe Benjamin Netanyahu.”
Ndërkohë, turmat janë mbledhur në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv dhe qytete të tjera, duke pritur me ankth dhe emocione kthimin e pengjeve.
Nga ana tjetër, të burgosurit palestinezë janë parë duke hipur në autobusë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa automjetet e Kryqit të Kuq janë në gatishmëri për të siguruar transferimin human dhe mjekësor.
Po ashtu, ka mbërritur ndihma e parë humanitare për banorët e uritur të Gazës, shënuar si një tjetër hap i rëndësishëm në këtë ditë me zhvillime dramatike.Top Channel
-

Dekreti për ‘Tiranën’/ Deputeti i PD, Ndoja: Ngutja për të mos pritur GJK, tregon instalimin e diktaturës!
Për ligjvënësin demokrat, Arian Ndoja, dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës pa pritur vendimmarrjen e Kushtetueses, tregon qartë ndikimin e madh të ekzekutivit ndaj institucionit të Presidentit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ndoja thotë se kjo lëvizje e Begajt, nuk ka tregon gjë tjetër veçse, instalimin e diktaturës, ku priten ca hapa ligjore për ta formalizuar atë.
‘Vetëm nëse ndikimi i ekzekutivit është aq i madh sa të parashikojë dhe paracaktojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një person në hetim, të padënuar ende, që thjesht nga interpretimi i dispozitës ligjore të ligjit për organet e qeverisjes vendore nuk është paraqitur fizikisht në detyre, atëherë kjo është thjesht diktaturë e instaluar, dhe kanë ngelur edhe disa hapa ligjore për ta formalizuar atë’, përmbyll reagimin deputeti i PD.
Statusi
Të nderuar miq!
Ne qoftë se është i vërtet lajmi për dekretimin e datës: 09.11.2025 si datë e zgjedhjeve vendore për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, nga Presidenti i Republikës, atëherë ju sjell në vëmendje nenin 115 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë!
Pyetja që me lind natyrshëm, është:
“ A është në fuqi kjo dispozite e Kushtetutës? ”.
Nëse po, këto janë hapa pas në drejtim të organizimit dhe funksionimit të shtetit në nivel ekzekutiv qendror dhe lokal, në drejtim të zbatimit të ligjit që përben bazën e veprimtarisë së shtetit, mos respektim të parimit të shtetit të së drejtës, (duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese).
Vetëm nëse ndikimi i ekzekutivit është aq i madh sa të parashikojë dhe paracaktojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një person në hetim, të padënuar ende, që thjesht nga interpretimi i dispozitës ligjore të ligjit për organet e qeverisjes vendore nuk është paraqitur fizikisht në detyre, atëherë kjo është thjesht diktaturë e instaluar, dhe kanë ngelur edhe disa hapa ligjore për ta formalizuar atë.
