Ervin Salianji thotë në Report Tv se PD ka nevojë për ristrukturim që ta jëtë e aftë të mundë Partinë Socialiste. Në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo, Salianji thotë se PD prej 7 muajsh nuk kishte zhvilluar takime me demokratët në bazë, pavarësisht humbjes së 11 majit. Ai thekson se PD zgjua vetëm pas takimeve të tij, ndërsa kritika ka përse më të votuarit e primareve nuk u përfshinë në lista.
“Kam diskutuar në mbledhje të kryesisë, si do bëhet analiza. E di cila është gjuetia e shtrigave, i leje mikrofonin kujtdo dhe të flasë për cilindo. Ne jemi marrë me parime, jo me emra. PS dhe Rama nuk mundet nëse ne nuk përmirësohemi dot. Pse se nisi nga analiza e fitores, 7 bashki janë fituar. Ai që fitoi primaret në Dibër, Kukës, Elbasan, Fier, Tiranë nuk u futën në listë. Primaret janë kush ka më shumë vota të promovohet, jo ti heqim, a duhet të kemi ca parime, si promovohen dhe si avancohet karriera në PD. Është pritur raporti Odihr për të mos zhvendosur vëmendjen nga denoncimi i farsës. Kam pritur këtë vendimmarrje dhe kam pritur që pas kësaj të kemi reflektim. Nuk ka njeri që nuk e shikon që PD pas këtyre takimeve tona është zgjuar nga gjumi, 7 muaj pas zgjedhjeve të mos takosh njerëz. A doli më datë 2 udhëzimi për analizën e zgjedhjeve, u takuan njerëz, kanë filluar takohen në parti njerëzit që kanë marrë më shumë vota në listat e hapura. Kjo e rinagjalli PD, këto takime duhet të avancohen tek ripërtëritja. PD ka njerëz pafund, a duhet pozicionuar secili në vendin e vet. Mesin po ta fusësh në portë ka për të qenë lojtari më i dobët, hajde ti gjejmë secilit vendin e vet dhe të gjejmë mekanizim se si”, tha Salianji.
Tag: pritur
-

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk po bëj gjueti shtrigash, u zgjuat vetëm pas takimeve të mia
-

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës e gazetarët, foli sërish për takimin mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit.
Ai tha se takimet private nuk dëgjohen, ndërsa zbuloi se kishte pritur në zyrë Alihemetin dhe çfarë i kishte thënë.
“Asnjë takim privat nuk më impresionon, absolutisht. Takimet private nuk dëgjohen. Ndërkohë do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve, kjo është detyra ime. Ky është parimi për çdo forcë politike demokratike. Ata që zgjedhin private, bënë zgjedhjen e tyre.
Pas analizës ne shkojmë drejt kongresit zgjedhor. Po, ka mendime, e them këtu, të qartë që në PD duhet të ndahen funksionet dhe kjo do ndodhë. Por të gjitha këto do bëhen me vullnetin e anëtarësisë së PD.
Me vullnetin e demokratëve. Asgjë nga pozicione private. Ilir Alimehmetin e ka pritur, ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Anëtari i kryesisë, Salianji nuk ka kërkuar. Alimehmeti nuk ka sjellë asnjë platformë, kemi bërë një bisedë dhe pak a shumë i kam thënë këto që po u them ju.
Ne kemi një statut, kemi një vullnet. Por një gjë ta dijë kushdo, për asnjë lloj qëndrimi, unë Edi Ramës nuk i jepja luksin, nuk i jepja material kundër raportit të OSBE/ODIHR. Atë nuk e bëja kurrë unë. Se unë dy premtime të thjeshta kam pasur.
Kam premtuar se do mbroj votën dhe ripërsërita për këtë, në kushte jo të lehta, 2001-shin, e mbrojta votën, ja ku i keni.
Por jo këtë, merr raportin. Ajo do ishte një tradhti ndaj demokratëve në qoftë se unë bëja atë që pretendohet. Nuk ishte një takim në grup, ishte një takim midis meje, Alimehmetit, e kërkoi vetë, kryekëshilltar i opozitës në Bashkinë e Tiranës dhe drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD.
Absolutisht unë pres, brenda orarit tim dhe mundësive të mia, pothuajse shumicën dërrmuese të atyre që kërkojnë takim.”, theksoi Berisha. -

Berisha: Alimehmetin e kam pritur me kërkesën e tij, Salianji nuk ka kërkuar takim
Kreu i PD-së, Sali Berisha sqaroi zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, duke theksuar se procesi i analizës do të çojë drejt kongresit zgjedhor dhe vendimmarrjes së plotë nga anëtarësia. Kreu i PD-së deklaroi se çdo ndryshim në strukturat drejtuese do të vijë vetëm nga vullneti i demokratëve dhe jo nga interesa apo pozicione individuale.
Në këtë kuadër, Berisha pranoi se kishte zhvilluar një takim me Ilir Alimehmetin, të cilin – sipas tij – e ka pritur me kërkesë të vetë Alimehmetit, ndërsa theksoi se anëtari i kryesisë Ervin Salianji “nuk ka kërkuar takim”. Ai u ndal në mënyrë të veçantë te debati publik mbi këtë çështje, duke theksuar se takimi me Alimehmetin nuk kishte qenë një bisedë politike me platformë, por një komunikim i drejtpërdrejtë, si me çdo drejtues apo anëtar strukture që kërkon takim në mënyrë institucionale.
Fjala e tij:
Pas analizës ne shkojmë drejt kongresit zgjedhor.
Po, ka mendime, e them këtu, të qartë që në PD duhet të ndahen funksionet dhe kjo do ndodhë.
Por të gjitha këto do bëhen me vullnetin e anëtarësisë së PD.
Me vullnetin e demokratëve.
Asgjë nga pozicione private…
…Ilir Alimehmetin e ka pritur, ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Anëtari i kryesisë, Salianji nuk ka kërkuar.
… Alimehmeti nuk ka sjellë asnjë platformë, kemi bërë një bisedë dhe pak a shumë i kam thënë këto që po u them ju.
Ne kemi një statut, kemi një vullnet.
Por një gjë ta dijë kushdo, për asnjë lloj qëndrimi, unë Edi Ramës nuk i jepja luksin, nuk i jepja material kundër raportit të OSBE/ODIHR.
Atë nuk e bëja kurrë unë.
Se unë dy premtime të thjeshta kam pasur.
Kam premtuar se do mbroj votën dhe ripërsërita për këtë, në kushte jo të lehta, 2001-shin, e mbrojta votën, ja ku i keni.
Por jo këtë, merr raportin.
Ajo do ishte një tradhti ndaj demokratëve në qoftë se unë bëja atë që pretendohet…
…Nuk ishte një takim në grup, ishte një takim midis meje, Alimehmetit, e kërkoi vetë, kryekëshilltar i opozitës në Bashkinë e Tiranës dhe drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD.
Absolutisht unë pres, brenda orarit tim dhe mundësive të mia, pothuajse shumicën dërrmuese të atyre që kërkojnë takim. -

Berisha: Alimehmetin e kam pritur, erdhi më takoi. Ndërsa Salianji…
Kreu i PD Sali Berisha u shpreh “Foltorja” ka për qëllim që të dëgjojë shqetësimet, të ketë një debat të hapur pa filtra.
Gjatë konferencës për mediat, Berisha u pyet edhe për takimet e Ervin Salianjit, për të cilat edhe njëherë se asnjë takim privat nuk do të dëgjohet. I pyetur nëse është takuar me Ilir Alimehmetin, Berisha theksoi se kanë zhvilluar një takim për të cilin ka folur edhe çështje të përgjithshme duke treguar se takimi ishte kërkuar nga vetë Alimehmeti. -

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga takimet private.
Berisha theksoi se “do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve”, duke shtuar se “ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre”.
Kryedemokrati u shpreh se pas foltores Ilir Alimehmeti i kërkoi takim dhe e priti në zyrën e tij, duke shtuar se zhvilluan bisedime mes tyre.
“Salianji s’e ka kërkuar”, u shpreh Berisha, referuar një takimi mes tyre në selinë blu.Keni pasur takim me Ervin Salianjin dhe Ilir Alimehmetin?
Sali Berisha: Pas analizës do të shkojmë drejt Kongresit Zgjedhor, ka mendime të qarta që në PD duhet të ndahen funksionet, por do të bëhet me vullnetin e demokratëve. Asgjë nga pozicione private.
Ilir Alihmemetin ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Salianji s’e ka kërkuar. Nuk ka sjellë platformë, kemi biseduar. I thashë këto gjëra, kemi një Statut. Për asnjë lloj qëndrimi unë Edi Ramës nuk i jepja luksit kundër raportit të OSBE-ODHIR. Ishte një takim midis meje dhe Ilir Alimehmetit. -

“Pse duhet pritur të vijë Oerdi?”, Manja i kthehet deputetes së Fierit: Zegjine, mësohu që ka hierarki grupi parlamentar
Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta gjatë kohës që do të shqyrtohej drafti për disa ndryshime në ligjin për komisionin hetimor pasi siç tha kryetari i Komisionit, Ulsi Manja duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit.
Kjo duket se nuk i pëlqeu deputetes së re Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit.
“Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki”, iu drejtua Manja deputetes së re të Fierit.
Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.
Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?
Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.Top Channel
-

“Pse duhet pritur Oerdi?”/ Manja i kthehet keq Zegjinesë: Grupi parlamentar ka hierarki!
Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta gjatë kohës që do të shqyrtohej drafti për disa ndryshime në ligjin për komisionin hetimor pasi siç tha kryetari i Komisionit, Ulsi Manja duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit.
Kjo duket se nuk i pëlqeu deputetes së re Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit.
“Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki”, iu drejtua Manja deputetes së re të Fierit.
Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.
Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?
Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.
-

“Ballkani Perëndimor nuk po lutet të hyjë në Bashkimin Evropian”, Rama: Kemi treguar vlera! Jemi gati për BE
Kreu i qeverisë, Edi Rama, mikpriti sot në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor, komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, përfaqësues të lartë të Komisionit Europian, si dhe drejtues nga organizata rajonale, në kuadër të Samitit për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes.
Rama: Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes. Dikush mund të thotë ‘më mirë vonë se kurrë’, sidomos pas atyre shanseve të humbura kur trenat e bashkëpunimit rajonal nisnin udhën dhe ne mbeteshim në platformë, të zënë me mosmarrëveshjet e vjetra, duke mos marrë një biletë për të ardhmen. Europa nuk është ndërtuar duke pritur, por duke vepruar. Ne nuk jemi këtu për të shtyrë kohën apo për të pritur një moment tjetër, por për të ndërtuar atë që na takon sot. Në vitin 2027 do të jemi gati për të pritur BE-në.Kryeministri theksoi se rajoni nuk ka ndërmarrë më parë reforma në një shkallë kaq të gjerë, duke nënvizuar se 618 reforma janë miratuar në kuadër të Planit të Rritjes, të cilat prekin financat publike, sundimin e ligjit, qeverisjen, klimën e biznesit e fusha të tjera.
Sipas tij, “reformat janë të mërzitshme në letër dhe të lodhshme në praktikë, por ato janë transformuese”.
Rama shtoi se, ndërsa Europa po rivendos zinxhirët e furnizimit, Ballkani Perëndimor nuk duhet të qëndrojë si spektator, duke theksuar ndryshimin e perceptimit të investitorëve për rajonin, të cilin e cilësoi si një treg me forcë pune, pozicion gjeografik dhe harmonizim politik me BE-në.
Rama: Kur Evropa rivendos zinxhirët e furnzimit nuk duhet të jetë një spektator. Rajoni është trajtuar në rastin më të keq si nëj luftë për tu marrë, ose një problem për tu menaxhur, investuesit tani shohin diçka ndryshe, një treg, një forcë pune gjeografi dhe harmonizim politik me Bashkimin Evropian.
Rama nënvizoi se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon favore, por po afrohet me dinjitet dhe vlera.
Rama: Nuk po lutemi të hyjmë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po tregojmë çdo ditë e më shumë se jemi gati. -

Zbulohen detajet tronditëse të atentatit/ Autorët e kanë pritur para aeroportit me kapele e maskë, dhe kanë lëvizur..
Zbulohen detaje të tjera nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP-së.
Nga hetimet paraprake është zbuluar se autorët e kanë pritur para aeroportit dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën.
Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti “Benz” eci për disa metra dhe ndaloi nga të shtënat.
Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës.
Shaljari ka një plagë plumbi në kokë dhe gjendja e tij është kritike, teksa mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë.
Po hetohet gjithashtu nëse autorët kanë pasur informacione të detajuara për itinerarin e shënjestrave dhe kush ua ka ‘servirur’ ato. -

SPAK thërret Berishën për “21 Janarin”, Ngjela: Të gjithë këtë ditë kanë pritur, u vranë 4 persona
Avokati dhe analisti politik, Spartak Ngjela, përgjatë një interviste ka komentuar lajmin se SPAK i ka dërguar fletëthirrje ish-Kryeministrit, Sali Berisha për të dëshmuar, lidhur me ngjarjen tragjike të 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues.
Ngjela e cilësoi ngjarjen e 21 Janarit si “një turp të madh kombëtar” për Shqipërinë, duke theksuar se në asnjë vend demokratik perëndimor nuk qëllohen protestuesit me automatik nga selia e kryeministrisë.
“Ku ndodh një ngjarje e tillë në Perëndim? Ku ndodh në demokraci? Ku ndodh që të qëllosh protestuesit me automatik nga selia e kryeministrisë? Revolta popullore nuk qëllohet me plumba”, tha Ngjela.
Lidhur me qëndrimin e ish-Kryeministrit për t’u paraqitur në SPAK, Ngjela ishte i prerë, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
“Nuk e di se ç’do të ndodhë për këtë, por ligji është i qartë. Nëse Berisha refuzon të paraqitet në SPAK, ligji e thotë qartë se merret edhe me forcë të japë dëshminë”, nënvizoi avokati.Ai theksoi se të gjithë qytetarët e kanë shpresën te SPAK, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për luftën kundër krimit të organizuar, duke kujtuar se SPAK drejtohet nën mbikëqyrjen e aleatëve ndërkombëtarë.
Ngjela vuri në dukje ndikimin e Reformës në Drejtësi dhe punën e SPAK-ut, duke përmendur se kurrë më parë në Shqipëri nuk ka ndodhur që profile të larta, duke përfshirë zëvendëskryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish, të jenë nën akuza.“Të gjitha elitat dhe qytetarët këtë kanë pritur. Ajo ditë (21 Janari) ishte një gjëmë e madhe për Shqipërinë. Kjo duhet zbardhur”, përfundoi Ngjela.