Tag: pritshmëritë

  • ‘Angazhim për të përmbushur pritshmëritë e…’/ VanHorn – krerëve të GP: Dialogu dhe liria e fjalës, shtyllë e institucioneve

    ‘Angazhim për të përmbushur pritshmëritë e…’/ VanHorn – krerëve të GP: Dialogu dhe liria e fjalës, shtyllë e institucioneve

    E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme, takime me krerët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

    ‘E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar’, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.

    Postimi i plotë:

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata.

    Chargé d’Affaires Nancy VanHorn held productive discussions ëith Parliament’s floor leaders today, engaging them on their plans to deliver for the Albanian people. She emphasized constructive dialogue and free speech as pillars of strong political institutions. The U.S. Embassy looks forëard to ëorking together ëith officials across the political spectrum to make our countries safer and more prosperous.

  • Berisha tregon pritshmëritë nga protesta: Një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme

    Berisha tregon pritshmëritë nga protesta: Një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme

    Ish-kryeministri Sali Berisha shprehu pritshmëritë e tij pozitive për qytetarët që kanë votuar kundër qeverisë, duke theksuar se ata do të vazhdojnë misionin për përmbysjen e saj dhe rikthimin e të drejtës së votës së lirë.
    Në një deklaratë të fundit, Berisha nënvizoi se platforma e opozitës para zyrave të qeverisë do të jetë “platforma më e ndjekur”, pavarësisht përpjekjeve për ta penguar nga mediat që kontrollon qeveria. Ai kritikoi konferencën e shtypit të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij asnjë gazetar nuk guxoi të pyesë për rolin e tij në vjedhjen e 90 milionë eurove në tunelin e Llogarasë, duke përmendur dokumentet e publikuara nga emisioni ‘Plug’.
    Berisha akuzoi gjithashtu disa zyrtarë, duke përfshirë Belinda Ballukun, për përgjegjësi në këto ngjarje, dhe e përshkroi qeverinë aktuale si “përshesh mafioz” që nuk respekton ligjin e moralin. Ai theksoi se rrafshimi i kanionit për të përvetësuar 25 milionë euro është një “krim i shumëfishtë” dhe se qytetarët shqiptarë nuk mund të mohojnë përgjegjësinë e Ramës dhe Ballukut.
    Ish-kryeministri përfundoi duke bërë thirrje për qytetarët që të vazhdojnë luftën e tyre për një qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

  • “I kishte pritshmëritë e ulëta”/ Manjani komenton vendimin e Kushtetueses për Veliajn: Ishte një grusht në stomak

    “I kishte pritshmëritë e ulëta”/ Manjani komenton vendimin e Kushtetueses për Veliajn: Ishte një grusht në stomak

    Juristi Ylli Manjani, mbrëmjen e kësaj të marte i ftuar në një studio televizive ka folur , lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pro ankimimit të Veliajt.
    Manjani tha se vendimi ka rrëzuar lëvizjen e qeverisë dhe të Presidencës.
    “Rama ka dhënë shpjegime pse ka dështuar, pavarësisht fjalorit të zgjedhur. Po ta lexosh atë që thotë Kryeministri, thua që këtu jemi në Suedi, por është korrekt. Nëse e vendosim në kontekstin tonë, ai po i jep përgjigje kontekstit të tij politik. Ne e kemi paralajmëruar këtë gjë, për hir të së vërtetës. E kemi stërthënë këtë. Fakti është që Kushtetuesja, edhe pse i kishte pritshmëritë e ulëta për ta marrë këtë vendim, ajo i ka dhënë një grusht në stomak qeverisë dhe Presidencës,” – tha Manjani.

  • Ivi Kaso kundër Xhaferrajt: Berisha i përmbushi pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit

    Ivi Kaso kundër Xhaferrajt: Berisha i përmbushi pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka dalë në mbrojtje të Sali Berishës duke deklaruar se kryetari i PD-së ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e anëtarëve të partisë për zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, Berisha ka bërë gjithçka për të mbrojtur votën dhe për të denoncuar shkeljet e procesit zgjedhor.
    Duke kundërshtuar deklaratën e kolegut të tij, Besart Xhaferri, i cili kishte kërkuar largimin e Berishës nëse nuk provon manipulimin e zgjedhjeve, Kaso në një intervistë për Euronews Albania bëri bilancin e veprimtarisë së kreut të PD-së, duke thënë se Berisha ka monitoruar procesin dhe ka mbrojtur votën me vendosmëri.

  • ‘Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë’, Zhupa: Shumë pak ndikim në ekonominë lokale

    ‘Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë’, Zhupa: Shumë pak ndikim në ekonominë lokale

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht edhe kryetare e komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës ka zhvilluar takime me bizneset dhe qyetarët në Sarandë për ti pyetur mbi sezonin turistik.

    Bizneset ankohen se nuk kanë arritur pritshmëritë për një sezon të mbarë dhe se ka qënë një sezon më i dobët se viti i shkuar, i cili vetë ishte më i dobët se 2023.
    Zhupa shprehet se: Tendenca është negative dhe shqetësuese. Edhe profili i turistëve që kanë frekuentuar zonën ka ndryshuar ndjeshëm. Kryesisht turistë me një çantë në krah, që nuk kanë kontribuar në ekonominë lokale.
    Problemet kryesore sipas saj të Sarandës lidhen me mungesën e infrastrukturës, mungesën e parkimeve, mungesën e ujit të pijshëm, problematika me mbetjet, mungesën e aktiviteteve dhe kushteve që do i shtynte turistët të qëndronin më gjatë por edhe të riktheheshin.
     

     
    Ina Zhupa apelon për turizëm gjithëvjetor, për të orientuar turizmin drejt një modeli që prodhon ekonomi dhe rrit mirëqenien lokale.

    Statusi i plotë 
    Sezon turistik nuk i përmbushi pritshmëritë në Sarandë, shumë pak ndikim në ekonominë lokale!
    Gjatë takimeve dhe bisedave me sipërmarrës, operatorë turistikë dhe qytetarë, një gjë ishte e përbashkët për të gjithë: sezoni turistik i këtij viti nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe në pritshmëritë e tyre. Viti 2025 ka qenë më i dobët se 2024, i cili vetë kishte qenë më i dobët se 2023. Tendenca është negative dhe shqetësuese.
    Edhe profili i turistëve që kanë frekuentuar zonën ka ndryshuar ndjeshëm. Kryesisht turistë me një çantë në krah, që nuk kanë kontribuar në ekonominë lokale. Ata kanë përdorur shërbimet bazike, si marketet, fast food-et por nuk kanë konsumuar në restorante lokale, nuk kanë marrë shërbime, nuk kanë krijuar ekonomi në komunitet. Shumë pak ndikim real në jetën ekonomike të qytetit.
    Disa probleme thelbësore që po largojnë turistët dhe po ndikojnë negativisht në përvojën e tyre, duke bërë që shumë prej tyre të mos rikthehen më dhe të mos e rekomandojnë Sarandën si destinacion janë:Një qytet pa një parkim publik funksional, ku kaos me makinat është bërë pjesë e përditshme. Mungesa e ujit të pijshëm, është jo vetëm e papranueshme, por edhe e turpshme. Keqmenaxhimi i mbetjeve, plehra të shpërndara nëpër qytet dhe rrugicat e plazheve, është një tjetër plagë e turizmit vendas.Trafiku i rënduar dhe mungesa e qarkullimit normal në zonat më të frekuentuara, gjë që krijon stres dhe largon çdo ndjenjë pushimi.
    Për të orientuar turizmin drejt një modeli që prodhon ekonomi dhe rrit mirëqenien lokale, duhet një strategji e re dhe më e qëndrueshme.
    Duhen investime reale në përmirësimin e jetës së banorëve që do coj edhe në përmirësimin e kushteve për turistët. Gjithashtu të promovohet një turizëm me vlerë të shtuar, kulturor, gastronomik, aventurë dhe natyrë që tërheq vizitorë me më shumë kapacitet shpenzues. Synimi duhet jetë turizëm gjithë vjetor që rrit ekonominë lokal

  • Putin-Zelensky, tërhiqet Trump? Ul pritshmëritë për takimin pas një telefonate…

    Putin-Zelensky, tërhiqet Trump? Ul pritshmëritë për takimin pas një telefonate…

    Presidenti amerikan Donald Trump duket më pak optimist tani për gjasat e një takimi mes Volodimir Zelenskyt dhe Vladimir Putinit.

    Telefonata e fundit me shefin e Kremlinit duket ia preu hovin kreut të Shtëpisë së Bardhë, që i uli pritshmëritë e takimit të shumëdiskutuar, duke u shoprehu më i rezervuar në lidhje me të.
    “Nuk e di nëse ata do të takohen. Ndoshta do të takohen. Ndoshta jo“-u shpreh Trump.
    Javën e kaluar, zëdhënësja e Trumpit, Karoline Leavitt, kishte deklaruar pas pyetjeve të përsëritura nga ana e gazetarëve, se Putini kishte rënë dakord për një takim të drejtpërdrejtë me Zelenskin gjatë javëve të ardhshme.
    Pas takimit Trump-Putin u fol shumë se një takim midis Putinit dhe Zelenskit mund të zhvillohet së shpejti, por që atëherë Kremlini i ka minimizuar këto pritshmëri.
    Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi së fundmi se Moska dhe Kievi duhet së pari të bien dakord për paqen dhe pastaj një takim midis presidentëve mund të vulosë marrëveshjen.
    Zelensky nga ana e tij pohoi se në fund të javës do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e SHBA-së në lidhje me negociatat e mundshme me Rusinë për t’i dhënë fund luftës. Ai u takua në Kiev me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, me të cilin njoftohet se diskutoi për sanksione të mundshme kundër Moskës, ndërsa ka vazhduar t`i mëshojë idesë së garancive të sigurisë në rastin e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

    Top Channel

  • 4.7 milionë turistë në gjashtë muaj, rritje me 7% në qershor! Ekspertët: Nuk plotëson pritshmëritë, prisnim më shumë

    4.7 milionë turistë në gjashtë muaj, rritje me 7% në qershor! Ekspertët: Nuk plotëson pritshmëritë, prisnim më shumë

    Turistë po vijnë, por jo në të njëjtin ritëm si një vit më parë. Është ky rezultati i nxjerrë nga ecuria e të dhënave të Institutit të Statistikave për gjysmën e parë të vitit.

    4.7 milionë të huaj e vizituan vendin tonë në këtë periudhë, ndërsa muaji qershor mbizotëron me 1.32 milionë turistë, një rritje prej 7.1% krahasuar me qershorin e vitit 2024.
    Por, ndalur në ritmin e rritjes së numrit të turistëve, ai është më i ngadaltë se një vit më parë.
    “Një vlerë prej 7% në rritje nuk perceptohet dhe shumë. Është e vërtetë që ka lëvizje, ka turistë, hotelet kanë prurje, por nëse flasim për pritshmëritë, duhet të ishim pak më shumë. Nëse flasim për realitetin apo korrektësinë me të gjithë aktorët, mund të themi që jemi në linjën e rritjes që duhet të ketë realisht një turizëm që pretendon të jetë i qëndrueshëm”, thotë eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni.
    Ndalur sipas vendit të origjinës, janë turistët nga Europa që kryesojnë. Të dhënat tregojnë se 94% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës, ku rajoni jugor zë 70% të hyrjeve. Ndërsa, sa i takon qëllimit të udhëtimeve, në 98% të rasteve hyrjet janë realizuar për arsye personale, si pushime apo vizita tek të afërm, dhe më pak për arsye biznesi.
    Përveç hyrjeve, edhe daljet e shqiptarëve kanë shënuar rritje. Rreth 710 mijë shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë.
    “E shohim në dy aspekte të rëndësishme. E para, mund ta shohim edhe si rritje të mirëqenies së shqiptarëve, të cilët po mundohen të eksperimentojnë në vende të tjera. Ose edhe ndoshta Shqipëria ka filluar të bëhet e shtrenjtë për shqiptarët, të cilët për të njëjtat fonde të shpenzuara orientohen në tregje të tjera”, shton Ozuni.
    Pritshmëritë për turizmin 2025 janë për 14 milionë turistë, ndërsa në rritje të ndjeshme pritet të jenë edhe vizitat e shqiptarëve jashtë vendit.

    Top Channel

  • Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë

    Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë

    Pavarësisht parashikimeve optimiste, muaji korrik duket se nuk po i përmbush pritshmëritë e operatorëve turistikë. Sipas Unionit Turistik Shqiptar, fluksi i prenotimeve individuale ka qenë më i vakët nga se pritej.
    “Nëse në korrik vjet nuk gjeje dot dhoma bosh, sivjet ka dhoma bosh në çdo hotel. Hotelet ankohen se s’ka shitje nga rruga. Bregdeti i jugut në përgjithësi ka shumë mungesa dhe shezlongë bosh”, thotë Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar.
    Kjo situatë, sipas Kasës, ka disa arsye.
    “Çmimet që kanë ardhur vazhdimisht në rritje, kemi reduktim të turistëve nga Kosova. Për fat të keq kemi edhe ‘review’ jo të mirë problematikat e infrastrukturës, ndërtimet gjatë sezonit”.
    Mungesa e ujit gjatë sezonit veror në destinacione që kanë një pjesë të mirë të numrave të turistëve, si zona Durrës-Kavajë, është po ashtu një problem serioz, ndërsa po vijnë sinjale jo shumë pozitive nga turizmi i organizuar.
    “Turoperatorët ndërkombëtarë që punojnë me garanci po reduktojnë numrin e dhomave për shkak të review-ve jo të mira, mungesa e ujit… ka filluar batuta në Golem që po lahemi një ditë po, një ditë jo”.
    Gjashtëmujori i parë i këtij viti u mbyll me gati 4.8 milion të huaj, 5% më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Tv Klan

  • “Vija e kuqe është drejtësia”/ Flet Lapaj: Pritshmëritë ishin më të larta, nuk është sport individual

    “Vija e kuqe është drejtësia”/ Flet Lapaj: Pritshmëritë ishin më të larta, nuk është sport individual

    Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, e cila mori një mandat në zgjedhjet e 11 majit, tha se pritshmëritë ishin më të larta. Në një intervistë televizive, ai tha se përtej kësaj, ata arritën që në mes kaq shumë partive, arritën që të dilnin forcë e tretë.
    Sipas tij, në aspektin e partisë, kanë hedhur themele të shëndosha për rrugëtimin politik, por në aspektin e atdheut, nuk arritën që të realizojnë atë që mendonin. Për këtë, Lapaj deklaroi se ndjen përgjegjësi dhe se do të bëjë reflektimet e duhura në raport me qytetarët.
    “Pritshmëritë ishin më të larta, puna që kemi bërë ka qenë për rezultat më të lartë por kjo lidhet me vullnetin e qytetarëve pasi është një angazhim që në fund fare varet nga qytetari dhe jo vetëm nga performanca jote. Nuk është sport individual. Nëse pyesim a jemi në pritshmëritë që kishim, përgjigjia është jo. Nëse i referohemi rezultateve të tranzicionit shqiptar, jemi forca e parë politike në të gjithë tranzicionit shqiptar, si forcë antisistem, ka marrë një rezultat të tillë, në numër votash janë 64 268 vota, jemi renditur nga 3 garuese, është renditur i treti në vetëm 8 muaj jetë politike. Në aspektin e lëvizjes janë hedhur themele të shëndosha për një rrugëtim të ardhshëm pozitiv, në raport me atdheun s’e kemi realizuar atë për të cilën e kemi nisur. Dhe për këtë ndjej përgjegjësinë time dhe po bëj reflektimet e duhura.”, u shpreh Lapaj.
    I pyetur nëse do t’i njohin zgjedhjet, Lapaj tha se do të flasë në fund të procesit. Ai ripërsëriti një deklaratë të tij se sistemin aktual e njeh, pavarësisht se ka rezerva, dhe se ka garuar për ta ndryshuar. Lapaj tha se as fajtor nuk e bën popullin, pasi përndryshe do të largohej nga politika.
    “Pyetje që duhet të bëhet më vonë se procesi është ende në vazhdimësi. Nesër hapet një nga kutitë e Vlorës, pasnesër kemi seancën për hapjen e kutive të Fierit, për të parë rinumërimin. Në këtë drejtim procesin e kemi në vazhdimësi. Unë e kam thënë edhe para zgjedhjeve se bëj pjesë te ata njerëz që e njoh sistemin si është dhe po garoj për ta ndryshuar aq sa mundem. Nuk dal dot sot dhe të them se nuk i dija këto probleme. Janë problem që kanë ekzistuar por është e padrejtë që të mos themi se kanë ndodhur në këto zgjedhje.
    Në fund të procesit do të shprehemi zyrtarisht, por ato që janë fakte në këtë proces, që janë tej çdo standardi për integrimin evropian, është fakt që qeveria dy ditë par zgjedhjeve fali gjobat e viteve të fundit. Me këtë standard nuk arrin dot ta mundësh një qeveri që vendos të blejë zgjedhjet përmes ligjit. Mos prit nga unë që të bëj me faj popullin se në ditën që do ta bëj këtë, largohem nga politika. Nuk ka logjikë. Ajo që duhet thënë se betejën e kam me intelektualët e Shqipërisë që në rastin më të mirë konformohen dhe në rastin më të keq shiten për t’u bërë palë me sistemin”, shtoi Lapaj.