Në Fushë Krujë, kryeministrin Edi Rama një qytetar e ka pritur me thirrjet “Rama ik”, gjatë takimit përmbyllës elektoral.
Shefi i qeverisë e ndali fjalën e tij për t’iu përgjigj qytetarit, duke e quajtur atë “hudhër” që po “plas syrin e keq”.
Sipas Ramës, opozita dhe mbështetësit e saj “do ta shohin rezultatin më 11 maj”.
“Zogu pse bërtet mo? Ja…, ah vdeksha unë për ty! Hë, po e pritsha, eh të keqen o hudhër! E pritsha! Ja, plasi syri i keq, a vdeksha unë! E kur e tha, pikërisht sapo përmenda unë bufin, tha ‘Rama ik’! Po e pritsha këtë, ah vdeksha unë për ty! Ju s’e patë, por kishte edhe flokët e lagur kur kaloi aty dhe thirri “Rama ik!”, u shpreh kreu i mazhorancës, i cili pak më parë kishte deklaruar se Sali Berisha me qeverinë e tij e kishte lënë vendin në “gropë ekonomike e borxhe”, tha Rama më tej.
Tag: pritsha
-

Thërrasin “Rama ik” në Fushë-Krujë, Kryeministri: O hudhër! E plase syrin e keq, vdeksha unë për ty
-

“A vdeksha unë për ty”, Ramës i ndërpresin fjalën gjatë takimit në Fushë Krujë, kreu i PS: Po e prisja! Doli fiks kur thoja…
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur këtë të mërkurë në Fushë Krujë, ku prezanton arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, në një takim përmbyllës elektoral.
E ndërsa Rama fliste para mbështetësve të tij, pranë vendit ku po mbahet takimi, një qytetar ka kaluar duke thënë ‘Rama ik’.
Këtë moment kreu i PS e ka kaluar me humor dhe ironi.
“Amon , a vdeksha unë për ty, se po e pritsha, rrofsh që kalove o hudhër, po e pritsha, thashë në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’, që të flasë syri i keq, dhe ku e tha, sa përmenda kënetën, doli bretkosa, a vdeksha unë për ty”, tha Rama.Top Channel