Në vitin 2026, karburantet në Shqipëri pritet të shënojnë një tjetër rritje çmimi, si pasojë e dy ndryshimeve fiskale të përfshira në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas relacionit të projektbuxhetit, qeveria parashikon indeksimin e akcizës me 1.5% që nga janari 2026, si dhe rritjen e taksës së karbonit nga 3 lekë/kg në 4.5 lekë/kg duke filluar nga korriku 2026. Të dyja këto masa do të reflektohen drejtpërdrejt në çmimin final të naftës dhe benzinës që paguajnë qytetarët, si edhe bizneset.
Efektet fiskale: +667 milionë lekë të ardhura shtesë nga politikat ekzistuese
Në analizën e të ardhurave për buxhetin 2026, Ministria e Financave thekson se efektet e politikave të mëparshme fiskale do të sjellin rreth 667 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet. Një pjesë e këtyre të ardhurave lidhen me indeksimin periodik të akcizës sipas ligjit aktual, i cili çdo dy vjet rrit nivelin e akcizës (me përjashtim të cigareve) me 1.5%, për të kompensuar efektet e inflacionit.
Nga ana tjetër, kalendari i rritjes së taksës së karbonit — një masë e vendosur disa vite më parë për të nxitur politika më të gjelbra dhe për të frenuar ndotjen — do të vijojë të zbatohet në korrik 2026. Vetëm ky ndryshim pritet të sjellë 84 milionë lekë të ardhura shtesë, prej të cilave 70 milionë nga taksa e karbonit dhe 14 milionë nga TVSH në import.
Dy goditje për konsumatorët: janar dhe korrik 2026
Në terma praktikë, këto ndryshime do të reflektohen në dy valë rritjesh të çmimeve të karburanteve gjatë vitit 2026. Faza e parë, që hyn në fuqi në janar, lidhet me rritjen e akcizës me 1.5%, ndërsa faza e dytë, që nis në korrik, do të sjellë një rritje të mëtejshme si pasojë e shtimit të taksës së karbonit me 1.5 lekë për kilogram. Në të dyja rastet, barra fiskale do të përkthehet në një çmim më të lartë për konsumatorin, duke rritur kostot e
Shqipëria, ndër vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë
Sipas renditjeve ndërkombëtare të publikuara gjatë vitit 2025, Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë, por me një nivel shumë të ulët të të ardhurave për frymë.
Kjo diferencë vjen kryesisht nga ngarkesa e lartë fiskale, pasi mbi 60% e çmimit të një litri naftë përbëhet nga taksat, akciza dhe TVSH. Ndërkohë, nëse miratohet drafti për kontributet për fondin e rezervës, çmimet pritet të rriten më tej.
Rritja e çmimeve të karburanteve pritet të ketë efekte zinxhir në ekonomi, pasi energjia dhe transporti ndikojnë drejtpërdrejt në koston e pothuajse çdo produkti dhe shërbimi.
Një rritje e tillë në mes të vitit, përveç asaj të janarit, do të shtojë presionin inflacionist në sektorë kyç si ushqimi, logjistika dhe ndërtimi.
Në thelb, ndonëse projektbuxheti 2026 parashikon më shumë të ardhura për shtetin, efekti i menjëhershëm do të ndihet në xhepat e qytetarëve dhe në kostot e jetesës, duke e bërë vitin e ardhshëm një tjetër vit sfidues për konsumatorët shqiptarë në raport me çmimet e karburanteve.
Tag: pritet
-

Nafta dhe benzina, më shtrenjtë vitin e ardhshëm, ja çfarë pritet
-

Dalin pamjet, Rama pritet nga Meloni me ceremoni zyrtare në Romë
Kryeministri Edi Rama në Romë pritet me ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni.
Sot mbahet mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali.Më herët, Rama njoftoi se do të nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume, në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.
Marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy qeverive
-Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit-Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme-Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal-Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë-Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive-Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare-Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit
-

Afron ndeshja me Andorrën, ja si mund të rreshtohet Kombëtarja…
Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme sfidën me Andorrën një përballje kjo që duke u kombinuar me rezultatin e sfidës mes Anglisë dhe Serbisë, mund të kualifikojë kuqezinjtë në fazën e playoffit të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho duket se e ka përcaktuar formacionin që pritet të hedhë në fushën e lojës, dhe mësohet se pritet të jetë thuajse i njëjti formacion si në ndeshjen me Serbinë. Diferenca e vetme qëndron se si titullar në ndeshjen me Andorrën, duket se do të jetë Bajrami dhe jo Uzuni që ishte në fushë në mbrëmjen historike të 11 tetorit ndaj Serbisë.
Kështu, duket se për ndeshjen me Andorrën, formacioni i mundshëm pritet të jete me skemën 4-2-3-1 me Thomas Strakoshën në portë. Në mbrojtje pritet të jenë Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Mitaj. Në mesin e fushës duket se do të jenë Julian Shehu dhe Kristjan Asllani. Ndërsa më përpara me shumë gjasa do të jenë Armando Broja, Qazim Laci dhe Nedim Bajrami që do të jenë në mbështetje të qendërsulmuesit Rey Manaj. -

Shqipëri–Itali, zbardhen 16 marrëveshjet e bashkëpunimi që do të firmosen sot në Romë
Në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, që zhvillohet sot në Romë, do të nënshkruhen 16 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi, që pritet të forcojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, bën me dije se këto dokumente përfshijnë fusha të rëndësishme të bashkëpunimit, nga shëndetësia dhe energjia, deri te siguria, arsimi dhe zhvillimi ekonomik.
Në ceremoninë zyrtare të mbledhjes së nivelit të lartë, pritet të firmosen këto marrëveshje kryesore:Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit;
Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme të dy vendeve;
Mbrojtja civile, me marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;
Shëndetësia, me projekte që synojnë përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal;
Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, që përfshin transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive italiane “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë;
Lufta kundër trafikut të drogës, me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi mes institucioneve të punëve të brendshme të dy vendeve;
Zhvillimi ekonomik, përmes bashkëpunimit me “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, që do të mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare;
Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit italian MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit.Këto marrëveshje pritet të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë, duke i dhënë një dimension më të gjerë partneritetit strategjik të firmosur që prej vitit 2010.
/vizionplus.tv -

Në prag të nisjes së protestave/ Berisha-Blushi takim ‘kokë më kokë’, çfarë pritet të ndodhë nga e hëna
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi po zhvillon një takim me kreun e PD, Sali Belisha në selinë blu. Takimi po zhvillohet me qëllim koordinimin e aksionit opozitar, pasi të hënën në orën 18:00, PD dhe aleatët pritet të mbajnë një protestë para kryeministrisë.
Vetë Berisha, i cili ka folur mbi këtë aksion, ka thënë se Kuvendi do të zhvendoset të hënën para Kryeministrisë. Pritet që opozita të ngrejë platformë ku do të mbahen fjalime nga deputetë të opozitës, por edhe qytetarë.
Këtë të enjte nuk ka Kuvend për shkak të javës së gjelbër, ndërsa seanca plenare e radhës do të mbahet ditën e hënë. Opozita thotë se do të protestojnë para kryeministrisë, pasi mazhoranca i pengon fjalën në Kuvend, duke mbyllur seancat pa diskutime. -

Me mision 3 pikët, Sylvinho me “artilerinë e rendë” ndaj Andorrës, dilema në mesfushë dhe sulm
Me mision 3 pikët, Shqipëria është gati për takimin kundër Andorrës, një ndeshje e lehtë në letër, por jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Trajneri Sylvinho ka në dispozicion grupin e plotë, asnjë mungesë, një “luks” që fut në mendime tekniku kuqezi në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë nga minuta e parë.
Rikthimi i Ismajlit pas dëmtimit, mund të sjell një balotazh në qendër të mbrojtjes, por në çdo rast, Sylvinho i ka besuar gjithnjë Ajetit, e ka bërë këtë në çdo moment të rëndësishëm. Pjesa tjetër e prapavijës nuk ndryshon, me Hysajn në të djathtë dhe Mitajn në të majtë.Nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha edhe në mesfushë, pavarësisht se Medon Berisha dhe Ylber Ramadani, dy lojtarët e Lecces, po kalojnë një formë të shkëlqyer. Tredhëmbëshi, Asllani-Juljan Shehu-Qazim Laçi nuk pritet të ndryshojë.
Një dilemë e madhe ka të bëjë me sulmin, ku në balotazh për një fanellë titullari në krahun e majtë është Uzuni me Arbër Hoxhën, me këtë të fundit që shihet favorit. Rey Manaj do të zbres nga minuta e parë në majtë të sulmit, i mbështetur nga Armando Broja në të djathtë.
Pavarësisht se kjo është një sfidë në transfertë, tifozët kuqezi pritet të jenë në dominues përballë Andorrës për të mbështetur djemtë e Sylvinhos në këtë transfertë shumë të rëndësishme.
(BalkanWeb)© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Investim energjetik në Belsh, KESH pritet të çelë tenderin për projektin 41.6 milionë euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) pritet të çelë javën e ardhshme procedurën e prokurimit për impiantin fotovoltaik të Belshit.
Në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u dhanë detaje lidhur me procedurën ku thuhet se me shumë gjasa prokurimi do të nisë në datë 20 nëntor 2025.
Ky është një projekt që mbështetet direkt me një kredi 30 milionë euro të Bankës çka automatikisht e bën atë të detyruar të ndjekë rregullat e prokurimeve që i nënshtrohen procedurat e ngjashme që kanë financimin e BERZH.
“Klienti i përmendur synon të përdorë një pjesë të të ardhurave nga një hua dhe/ose grant të administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të financuar koston e projektit. Financim i BERZH 30 mln euro dhe të tjera 11.67 mln euro.
Procedura lidhet me ndërtimin e një impianti fotovoltaik tokësor (“PV”) me kapacitet 50 MËp në Belsh, në Shqipërinë qendrore”, detajohet në faqen e BERZH.
Përveç financimit të BERZH të paktën 9.25 milionë euro janë grant nga WBIF për të financuar projektin e KESH-it, Belshi Solar PV Project. Nga kostoja totale prej 41.67 milionë eurosh, do të përballohen shpenzime të tilla si: Projektim, ndërtim dhe operim për impiantin fotovoltaik 50 MW; inxhinier mbikëqyrës, konsulent mbështetës për Njësinë e Zbatimit të Projektit (PIU Support Consultant).
“Prokurimi për kontratat e mësipërme pritet të nisë në tre-mujorin e parë të vitit 2026. Kontratat do t’i nënshtrohen Rregulloreve dhe Politikave të Prokurimit të Bankës dhe janë të hapura për pjesëmarrje për kompani nga çdo vend, përveç rasteve kur dokumentet e prokurimit parashikojnë ndryshe”, thuhet në njoftim.
Projektet fotovolatike
KESH prej disa vitesh tashmë ka nisur diversifikimin e burimeve të prodhimit edhe pse Impianti i Belshit është i pari në këtë shkallë pra 50 MW parashikuar nga kompania publike. Më herët një projekt zuri vend mbi digën e Qyrsaqit në Kaskadën e Drinit teksa në projektet e tjera është edhe një impiant lundrues në Vaun e Dejës me kapacitet të instaluar 13.8 MW.
Energjia diellore po përjeton rritje të shpejtë me projekte që po zhvillohen në disa rajone të vendit dhe me kapacitete të konsiderueshme. Vetë Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi në mbledhjen e fundit leje për Impianti me kapacitet mbi 300MW. Por pavarësisht rritjes pesha e prodhimit të fotovolatikëve aktualisht mbetet modeste.
Të dhënat e Bilancit të Energjisë publikuar nga INSTAT tregonin se deri në 6 mujorin e parë të këtij viti, grupi “të tjerë prodhues”, ku përfshihen edhe fotovoltaikët, prodhoi 288 GWh energji elektrike, krahasuar me 125 GWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prodhimi neto vendas ishte 1757 GWh deri në fund të qershorit./Marrë nga Monitor.al -

Dinamo rikthehet në fushë, Dajën e shqetëson sulmi
Dinamo ka lënë pas pushimet, duke u rikthyer në fushë ditën e djeshme. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Elbasanit.
Daja iu kishte dhënë lojtarëve një pushim prej 2 ditor, teksa të martën nisi stërvitja. Skuadra ishte me mungesa të shumta duke qenë se Aliji është grumbulluar nga Kombëtarja A, ndërsa Hekuran Berisha nga Kosova U21.GJENDJA FIZIKE- Një tjetër mungesë e rëndësishme për Dinamon ishte ajo e sulmuesit në djathtë, Nani. Portugezi ka pasur një problem shëndetësor dhe nuk mund të stërvitej ndërkohë që pritet të rikthehet në fushë ditën e sotme. Me shumë gjasa, Nani do të stërvitet individualisht, por nuk raportohet për dëmtim apo problem serioz.
Me grupin ka provuar të stërvitet edhe qendërsulmuesi, Guindo. Në takimin e fundit ndaj Vllaznisë, sulmuesi shtatlartë luajti i dëmtuar por duket se gjërat kanë shkuar mirë për të dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Daja.
PËRGATITJET- Ekipi po stërvitet në Arbanë për ndeshjen ndaj Elbasanit, ndërkohë që në fundjavë pritet të ketë edhe një ndeshje miqësore me skuadra të Kategorisë së Parë. Ende nuk është bërë i ditur emri i rivalit, duke marrë parasysh edhe faktin se skuadrat e së parës do të luajnë në Kupë mesjavën e ardhshme.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Mjeshtri, Robert De Niro, pranon të luajë në film për luftën e Kosovës
Legjenda e Hollywood, Robert De Niro, ka konfirmuar pjesëmarrjen në një film që do të xhirohet pjesërisht në Kosovë, me temë të bazuar në ngjarjet e luftës dhe Masakrën e Reçakut.
“Ky film është një mënyrë për të treguar historinë tonë dhimbjen dhe forcën e njerëzve të mi” , ka deklaruar producenti Fitim Krasniqi.
Aktori i njohur amerikan pritet të luajë në një projekt që synon ta sjellë historinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare të kinemasë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili ka treguar se filmi është frymëzuar nga jeta e babait të tij dhe nga ngjarjet e vërteta të Masakrës së Reçakut.
Sipas Krasniqit, Robert De Niro do të portretizojë rolin e babait të tij, ndërsa në kast pritet të përfshihen edhe aktorë të njohur ndërkombëtarë.
Xhirimet pritet të zhvillohen pjesërisht në Kosovë dhe të nisin gjatë vitit 2026. Ky projekt ka ngjallur reagime të shumta pozitive, pasi për herë të parë një figurë e këtij niveli nga Hollywood do të përfshihet në një film që lidhet drejtpërdrejt me historinë e Kosovës.
Nëse realizohet sipas planit, filmi pritet të shërbejë si një urë e re kulturore mes Kosovës dhe botës, duke sjellë në vëmendje historinë, emocionet dhe qëndrueshmërinë e popullit tonë./KosovaPress/ -

Zhbllokimi i qeverisë amerikane, pritet votimi në Dhomën e Përfaqësuesve
Përpjekjet për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në histori të qeverisë amerikane po shkojnë drejt fundit.
Sot pritet të zhvillohet një votim final. Me shumë mundësi Dhoma e Përfaqësuesve do të jetë pro projektligjit për shpenzime për të zgjidhur mosmarrëveshjen gjashtëjavore.
Presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli fitore në këtë përballje politike me demokratëtTrump u ka bërë presion demokratëve lidhur me mbylljen e qeverisë dhe ka refuzuar të negocioje për kërkesat e tyre lidhur me sigurimet shëndetësore.
Një milion punonjës federalë kanë punuar pa paga, përfitimet ushqimore për amerikanët me të ardhura të ulëta janë vënë në rrezik dhe udhëtarët janë përballur me anulime dhe vonesa të fluturimeve para festës së falënderimeve.