Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të mërkurë në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 Janarit 2011, ngjarje në të cilën humbën jetën katër qytetarë.
Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se vendimet e Strasburgut e kanë qartësuar tashmë natyrën e ngjarjes, duke e cilësuar atë si “krim shtetëror”, ndërsa paralajmëroi se SPAK pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në fillim të dhjetorit.
“Strasburgu ua ka qëruar shumë mirë situatën, u tha që është krim shtetëror. Nuk ka më asgjë tjetër veçse për të mbledhur prova dhe për ta thënë hapur. SPAK gjithë këto kohë ka punuar në mënyrë shumë të kursyer, mendoj që brenda javës së parë të dhjetorit do të kemi shumë të reja.”
Nga ana tjetër, avokati Romeo Kara theksoi se kjo çështje duhet të shërbejë si provë nëse vendi ka nevojë të thellojë më tej Reformën në Drejtësi, duke nënvizuar se drejtësia e munguar për vite kërkon hetime të plota dhe transparencë, përfshirë edhe sqarimin e pretendimeve për manipulim apo zhdukje të mundshme të të dhënave hetimore.
“Unë mendoj që kjo çështje duhet të na vërë para detyrimit që a kemi nevojë ta thellojnë reformën apo jo. Nuk mund të kemi reformë nëse krimet e padrejta nuk bëhen. Këta persona, të cilët shumica e tyre, nuk kanë bërë qoka vetëm për miqësi, por kanë pasur përfitime dhe pasuri të pajustifikuar. Këto vendime duhet të zhbëhen. Njerëzit në fund të fundit duan drejtësi. Një miku im shkruan, se është fshirë serveri dhe kopja është bërë nga vëllai i një ish-ministri.
Tag: pritet
-

“Serveri është kopjuar”, Gjikondi paralajmëron: Brenda dhjetorit do ketë surpriza nga SPAK, pritet të..
-

E keqja nuk ka kaluar/ Vendi mes përmbytjeve, Hakil Osmani jep lajmin e papritur: Ja si do të jetë moti në fundjavë…
Hakil Osmani nga Metoalb dha detaje në lidhje me kushtet e motit në të cilat ndodhet vendi aktualisht, por edhe për ditët në vazhdim.
Sipas meteorologut, rreziku ka kaluar në zonat e veriut, por jo për qendrën dhe jugun e vendit. Sipas tij, nga e enjtja pritet një përmirësim i motit, por fundjava do të sjellë sërish reshje intesive.
“Në veri, zona e Shkodrës dhe Lezhës janë më të prekura nga përmbytjet. Por kemi lajme të mira sepse pritet që gjatë pasdites të ketë përmirësime dhe tërheqje të ujit nga zonat e prekura. Në mbrëmje do ketë reshje me intensitet në formën e rrebesheve, por gjithsesi nuk paraqitet rrezik.
Ndërkohë, zona që do jetë më e rrezikuar për reshje me intensitet të lartë dhe përmbytje do jenë zonat qëndrore dhe jugu. Zona e Durrësit, Fieri, Saranda, Vlora, do jenë më të prekurat dhe pritet të ketë shtrëngata shiu gjatë pasdites dhe në orët e mbrëmjes.
Lajmi i mirë është që përkohësisht, ditën e enjte në gjithë vendin do përmirësohet moti, por ama ditën e premte dhe gjatë fundjavës do të ketë sërish reshje me intensitet të lartë dhe rrebeshe të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.”– tha ai. -

Trump mirëpret Princin e Kurorës Saudite në Shtëpinë e Bardhë, fokusi te teknologjia dhe energjia bërthamore
Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashington ku u prit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Të dy udhëheqësit pritet të promovojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, energjinë bërthamore dhe të diskutojnë mbi marrëveshje biznesi.
Megjithatë nuk pritet ndonjë përparim i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve të Arabisë Saudite me Izraelin.Donald Trump i ka bërë marrëdhëniet me Arabinë Saudite, eksportuesin më të madh të naftës në botë, një përparësi kryesore në mandatin e tij të dytë.
Presidenti amerikan pritet t’i përmbahet një premtimi investimi prej 600 miliardë dollarësh nga Arabia Saudite, të bërë në maj gjatë vizitës së tij në mbretëri.
-

Zbulohen emrat e disa prej banorëve të Big Brother VIP 5
Në “Shqipëria Live”, gazetari Ronaldo Sharka ka folur për nisjen e sezonit të ri të Big Brother VIP 5, i cili pritet të startojë në dhjetor, siç është konfirmuar edhe nga promoja zyrtare.
Gjatë intervistës, Sharka zbuloi disa nga emrat më të përfolur të showbizz-it që mund t’i bashkohen këtij edicioni. Sipas tij, këtë vit pritet një numër i madh vajzash “të bukura dhe seksi”, ndërsa si emër potencial ai përmendi modelen Arbenita Ismajli.
Gazetari hodhi gjithashtu dyshime për pjesëmarrjen e disa personazheve të njohur meshkuj, mes tyre reperi Finem, këngëtari Shpat Kasapi dhe Erik Fullani. Sharka theksoi se për Finemin ka “informacione të forta”, duke lënë të nënkuptohet se reperi mund të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Di diçka të fortë, Sidorela, dhe mezi pres të fillojë. Mund të them për Finemin… le ta bëjmë një lajm sot, si thua?”, u shpreh Sharka me nënqeshje. -

Viti 2026 vjen me fat për dy shenja të horoskopit! Ndryshime të mëdha në dashuri, karrierë dhe financa
Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 pritet të jetë një nga vitet më të favorshme për dy shenja të zodiakut, demin dhe luanin. Pas një periudhe sfiduese, ku shumë kanë ndier sikur universi i ka vënë në provë, më në fund pritet një kthesë e madhe pozitive në jetën e tyre.
Demi – Stabiliteti më në fund po vjen
Për të lindurit në shenjën e demit, 2026 pritet të sjellë një periudhë të artë. Puna e palodhur dhe durimi që kanë treguar vitet e fundit do të fillojnë të shpërblehen në mënyrë konkrete.Financat parashikohen të hyjnë në një fazë stabilizimi të fortë, madje me rritje të ndjeshme. Nuk përjashtohen as avancimet profesionale, ofertat e reja të punës dhe mundësitë për investime të suksesshme.
Në planin sentimental, demi beqar mund të njihet me një person që ofron siguri dhe perspektivë afatgjatë, ndërsa ata që janë në një lidhje do të shijojnë një periudhë harmonie dhe thellimi të marrëdhënies. Po ashtu, 2026-a shihet si vit i shërimit të brendshëm dhe kapërcimit të peshave emocionale të së kaluarës.
Luani – Fillimi i një “epoke të artë”
Edhe për luanët, viti që po vjen duket se do të jetë vendimtar. Parashikimet flasin për një periudhë triumfi profesional, ku idetë dhe përpjekjet e tyre do të marrin vëmendjen dhe vlerësimin e munguar. Aty ku janë munduar në heshtje, pritet të marrin duartrokitje.
Në aspektin financiar, shenja e luanit mund të përfitojë nga bashkëpunime fitimprurëse, bonuse ose të ardhura të papritura. Ndërkohë, në dashuri, luanët beqarë mund të përjetojnë një njohje të fuqishme emocionale, ndërsa çiftet do të rifitojnë pasionin dhe harmoninë.
Viti 2026 shihet si një prej viteve më mbështetëse për Luanin, një periudhë ku dëshirat më të guximshme kanë mundësi -

2026 me ndryshime të mëdha/ Fat për këto dy shenja
Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 pritet të jetë një nga vitet më të favorshme për dy shenja të zodiakut, demin dhe luanin. Pas një periudhe sfiduese, ku shumë kanë ndier sikur universi i ka vënë në provë, më në fund pritet një kthesë e madhe pozitive në jetën e tyre.
Demi – Stabiliteti më në fund po vjen
Për të lindurit në shenjën e demit, 2026 pritet të sjellë një periudhë të artë. Puna e palodhur dhe durimi që kanë treguar vitet e fundit do të fillojnë të shpërblehen në mënyrë konkrete.
Financat parashikohen të hyjnë në një fazë stabilizimi të fortë, madje me rritje të ndjeshme. Nuk përjashtohen as avancimet profesionale, ofertat e reja të punës dhe mundësitë për investime të suksesshme.
Në planin sentimental, demi beqar mund të njihet me një person që ofron siguri dhe perspektivë afatgjatë, ndërsa ata që janë në një lidhje do të shijojnë një periudhë harmonie dhe thellimi të marrëdhënies. Po ashtu, 2026-a shihet si vit i shërimit të brendshëm dhe kapërcimit të peshave emocionale të së kaluarës.
Luani – Fillimi i një “epoke të artë”
Edhe për luanët, viti që po vjen duket se do të jetë vendimtar. Parashikimet flasin për një periudhë triumfi profesional, ku idetë dhe përpjekjet e tyre do të marrin vëmendjen dhe vlerësimin e munguar. Aty ku janë munduar në heshtje, pritet të marrin duartrokitje.
Në aspektin financiar, shenja e luanit mund të përfitojë nga bashkëpunime fitimprurëse, bonuse ose të ardhura të papritura. Ndërkohë, në dashuri, luanët beqarë mund të përjetojnë një njohje të fuqishme emocionale, ndërsa çiftet do të rifitojnë pasionin dhe harmoninë.
Viti 2026 shihet si një prej viteve më mbështetëse për Luanin, një periudhë ku dëshirat më të guximshme kanë mundësi reale të bëhen realitet. -

Protesta e opozitës, blindohet Kryeministria
Opozita pritet që të mbajë protestën e radhës para Kryeministrisë. 1 mijë efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, si një plan standard. Po ashtu, edhe godina e Kryeministrisë është blinduar me veshje metali. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa pritet që atyre tu bashkohet kreu i PD Sali Berisha.
Protesta sipas Sali Berishës, do të ketë tre objektiva kryesore, dorëheqjen e tre ministrave për shkak të skandaleve të javëve të fundit. Hapi final është largimi i qeverisë Rama, ku sipas Berishës përgjegjësi kryesor është vetë kryeministri.
Protesta do të pasohet nga një foltore që do të zhvillohet çdo një javë para kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga qytetarët dhe deputetët. I pyetur gjatë ditës së sotme nga gazetarët nëse protesta para Kryeministrisë ka lidhje me thirrjen e tij nga SPAK për 21 janarin, Berisha e mohoi.Kjo protestë vjen në një kohë kur Berisha është thirrur në SPAK për t’u pyetur si person që ka dijeni për ngjarjet e “21 Janarit”. Berisha pritet të pyetet të mërkurën, në orën 09:00, në SPAK, pasi data është afruar për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit./vizionplus.tv
-

VIDEO-Blindohet godina e Kryeministrisë, PD pritet të nisë protestën. ‘Foltore’ paralele me Kuvendin
Partia Demokratike pritet të nisë protestën para Kryeministrisë. PD ka marrë 2 orë leje për protestën, nga ora 18:00 deri në 20:00, e thirrur pas marrjes së pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, por edhe për shkak të pretendimit për ngushtimin e hapësirave në parlament.
Berisha do të dalë nga selia blu për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë. Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës. Godina e kryeministrisë është blinduar , ndërsa në rrugët që të çojnë drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit ka kufizim të qarkullimit.
Sali Berisha thotë se kërkesa e vetme e kësaj proteste është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut. Berisha tha se ky është hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike, ndërsa pretendoi se protesta nuk ka lidhje me thirrjen e tij në SPAK për 21 janarin.
Përballë kryeministrisë është vendosur një podium i vogël, ku pritet të mbajnë fjalime figura të politikës por edhe qytetarë të thjeshtë. Foltorja para kryeministrisë pritet të vendoset 1 herë në javë.
Në protestë janë thirrur qytetarët e të gjithë vendit dhe është e para që mbahet përballë zyrës së Edi Ramës, që pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. -

Gjendje alerti për reshjet , rrezik përmbytjesh
Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 15:28
Autoritetet në Vlorë, Durrës dhe Fier kanë kaluar në gatishmëri të lartë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit, me reshje intensive dhe stuhi që pritet të nisin nga mesnata dhe të zgjasin për 48 orët e ardhshme.
Në qarkun e Fierit, punonjësit dhe specialistët e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ndodhen në alert për të monitoruar nga afër zonat më të rrezikuara. Hambari, Kashishti dhe Pishë Poro janë vënë nën vëzhgim të vazhdueshëm për të parandaluar daljen e mundshme të lumit Vjosa nga shtrati.Ndërkohë, në Vlorë u mblodh sot Komisioni i Mbrojtjes Civile, ku u kërkua ndërhyrje emergjente në digën e Vjosës me hedhjen e inerteve, pasi Novosela konsiderohet zona më e ekspozuar ndaj përmbytjeve.
Situata është rënduar edhe në bregdetin e Adriatikut. Aktiviteti detar është pezulluar për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit në Durrës dhe Vlorë, ndërsa tragetet e linjës Durrës–Bari pritet të lundrojnë normalisht sipas Kapitenerisë, megjithëse nën monitorim të rreptë të motit.
Flota e peshkimit ka ndërprerë aktivitetin dhe ka marrë masat e sigurisë në porte, në mënyrë që të shmangen incidentet në kushte të vështira atmosferike.
Sipas parashikimeve, vendi pritet të përballet me një javë me mot të paqëndrueshëm, që pritet të ndikojë gjithashtu në aktivitetin detar deri në fund të javës. -

Përgatituni për acar/ A do të zbardhet kryeqyteti? Porja jep lajmin e papritur: Ja kur do të nisin reshjet e dëborës
Vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq me stuhi dhe reshje intensive të shiut përgjatë kësaj jave ndërsa ditën e diel pritet të nisin reshjet e para të borës në zonat e larta malore
Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja tha se duke nisur nga nata sotme dhe ditën e martë do ketë reshje intensive sidomos në veri dhe veriperëndim të vendit. Të mërkurën i gjithë vendi do përfshihet nga reshje me intensitet të lartë. Në Shkodër do ketë reshje me intesitet të lartë në qytet, ndërsa e enjtja do ketë më pak reshje. Në Shkodër pritet të bjerë rreth 250 mm po edhe Kukësi dhe pjesa tjetër e zonave të verilindjes pritet shi me intensitet shumë të lartë. Gjatë këtij episodi që do të zgjasë 1 javë do të tejkalohen kuotat mujore të nëntori sa i përket reshjeve.
Veriu është më i rrezikuar nga përmbytjet, zonat qendrore, Kruja, Laçi, kryeqyteti ku do ketë rrebeshe de Vlora në jug ku nuk do mungojnë edhe përmbytje. Pritet që të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes të rikthehet bora në zonat malore. Të martën dhe të mërkurën i gjithë vendi do përfshihet nga stuhi të forta ere. Ditën e diel pritet një rënie e intensitet të erës por edhe rënie e temperaturave.