3 emigrantë të paligjshëm nga Sudani të cilët po lëviznin në segmentin rrugor Korçë – Dardhë u shoqëruan nga Policia Kufitare.
Sipas të dhënave ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me qëllim për tu larguar drejt vendeve të BE- së ndërsa janë dërguar në qëndrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë.
Mësohet se emigrantët të cilët kishin kaluar për herë të parë kufirin, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe gjendja e tyre shëndetësore ka rezultuar pa probleme ndërsa do të vijohet më tej me intervistimin e tyre dhe procedurat e tjera ligjore.
Ata u strehuan në qendrën pritëse në Pikën e Kufitare të Kapshticës.
Tag: pritëse
-

Strehohen në qendrën pritëse tre emigrantët nga Sudani/ Kaluan ilegalisht kufirin në Korçë
-

Starton faza e dytë, Nuhiu ndeshja e parë me Tiranën, Dinamo e Flamurtari pritëse
Në të gjitha ndeshjet e Superiores, Kategorisë së Parë dhe të Dytë do të ketë një minutë heshtje në nder të kujtimit të ish kryeministrit Fatos Nano, ndarë nga jeta ditë më parë.
Faza e dytë Abissnet Superiore nis me marsh të lartë. Këtë të hënë janë parashikuar tre ndeshje me risinë që te Tirana pritëse në “Selman Stërmasi” ndaj Bylis, do të debutojë shqiptari i Shkupit Ardian Nuhiu.
Trajneri 47 vjeçar dikur futbollist i KF Elbasanit (2008), pasi ka drejtuar klube si Shëndija, Shkupi, Drita e Gjilani,mori tre ditë më parë vendin e italianit Roberto Bordin te bardheblutë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 14:00 duke figuruar sfida hapëse e javës e cila sot zhvillon dhe dy takime në orën 17:00. Flamurtari i Morieros pret në Vlorë AF Elbasanin e Gvozdenoviç, ndërsa në “Elbasan Arena”, Dinamo Siti “zonjë shtëpie” vihet përballë Teutës së Durrësit.
Ndërkaq nesër në orën 16:00 dy takimet e mbetura të këtij raundi me kryesfidën e Rrogozinës; Egnatia- Vllaznia dhe atë që do të luhet në Kompleksin ‘Partizani’ ndërmjet Vorës pritëse dhe të kuqëve të Oltion Kërnajës.
Java e 10-të Abissnet Superiore:
Sot:
14:00
Tirana-Bylis (në “Selman Stërmasi”)
17:00
Flamurtari- AF Elbasani
Dinamo Siti- Teuta (në Elbasan)
Nesër e martë 4 nëntor 2025, ora 16:00
Egnatia- Vllaznia
Vora- Partizani (në “Arena e Demave”)/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Transformimi i investimeve të huaja po riformëson ekonominë globale, përtej tarifave të Trump
Nga Jayati Ghosh*Edhe pse politikat proteksioniste tregtare të Presidentit të SHBA-së Donald Trump dominojnë titujt kryesorë të lajmeve, ato nuk janë aspak forcat e vetme që po formësojnë prodhimin global. Modele të reja investimesh kanë filluar të riformësojnë peizazhin ekonomik global shumë përpara tarifave të vendosura nga Trump.Kjo vihet re qartë në rrjedhat e investimeve të huaja direkte (IHD). Sipas raportit më të fundit mbi Investimet Botërore nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), hyrjet e IHD në Europë, Amerikën e Jugut dhe pjesën më të madhe të Azisë ranë në vitin 2024. Në kontrast, flukset e IHD-ve në Afrikë u rritën me 75%, duke arritur në 97 miliardë dollarë, ndërsa ato në Azinë Juglindore u rritën me 10%, në 225 miliardë dollarë.Pas këtyre trendeve qëndron një ristrukturim më i gjerë i zinxhirëve të furnizimit të kompanive shumëkombëshe, të cilat po zhvendosen gradualisht drejt Azisë Juglindore, Europës Lindore dhe Amerikës Qendrore. Si pasojë, edhe modelet e IHD-ve po ndryshojnë: ndërsa Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Kina mbeten investitorët më të mëdhenj në dalje, Lindja e Mesme ka dalë në pah si një burim i rëndësishëm i IHD.Për shkak të të ardhurave të bollshme nga nafta, vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) – Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – investuan rreth 113 miliardë dollarë në Afrikë gjatë viteve 2022 dhe 2023, duke zgjeruar ndjeshëm praninë e tyre ekonomike në kontinent. Shumica e këtij kapitali është përqendruar në projekte të logjistikës dhe infrastrukturës, si porte, aeroporte dhe rrjete transporti, si dhe në sektorin e naftës dhe gazit.Megjithatë, qendra e gravitetit po zhvendoset me shpejtësi drejt Kinës, veçanërisht kur bëhet fjalë për investimet e gjelbra. Një raport i ri nga Net Zero Industrial Policy Lab vë në pah përmasat e IHD-ve kineze në drejtim të energjisë së pastër, duke treguar se si shtytja e Kinës drejt energjive të pastra po rrit ndikimin e saj ekonomik.Duke u mbështetur në një bazë të dhënash me 461 projekte të prodhimit të teknologjive të gjelbra të mbështetura nga Kina, të shpallura midis vitit 2011 dhe mesit të vitit 2025, raporti tregon se kompanitë kineze kanë investuar mbi 220 miliardë dollarë në 387 projekte në 54 vende që nga viti 2022. Këto përfshijnë impiante për energjinë diellore dhe atë me erë, fabrika të mëdha për bateri, automjete me energji të re, infrastrukturë karikimi, madje edhe startup-e hidrogjeni në faza të hershme.Sipas raportit, këto investime kineze udhëhiqen kryesisht nga kërkimi për akses në tregje dhe furnizime të qëndrueshme të lëndëve të para. Ndërsa vendet e ASEAN-it mbeten destinacioni kryesor për këto projekte, pjesa e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut u rrit ndjeshëm, duke kaluar në mbi 20% në vitin 2024; Amerika Latine dhe Azia Qendrore gjithashtu tërhoqën një pjesë të konsiderueshme të IHD-ve kineze.Është me rëndësi të theksohet se kjo valë e re e IHD-ve kineze nuk udhëhiqet nga ndërmarrjet shtetërore, por nga kompani private që nuk janë mbështetur as në kredi të mëdha nga bankat shtetërore, e as në subvencione nga qeveritë pritëse. Siç thekson njëri nga autorët e studimit, “Zyrtarët e qeverisë kineze vetë mund të mos jenë në dijeni të plotë për përmasat dhe totalin e agreguar të këtyre investimeve të sektorit privat në teknologjitë e gjelbra jashtë vendit.”Marrë së bashku, këto zhvillime sinjalizojnë një fazë të re në zgjerimin ekonomik global të Kinës. Ndryshe nga Nisma e “Një Brez Një Rrugë” e Presidentit Xi Jinping, e udhëhequr nga shteti, këto investime të fokusuara në përfitim pasqyrojnë si presione nga ana e ofertës, si tepricat industriale brenda Kinës, ashtu edhe dinamika nga ana e kërkesës, me vendet pritëse që gjithnjë e më shumë e lidhin aksesin në tregje me përpunimin me vlerë të shtuar dhe jo thjesht me nxjerrjen e burimeve natyrore.Duke qenë se ndikimi i plotë i këtyre projekteve do të bëhet i qartë vetëm pas disa vitesh, shumë vëzhgues, veçanërisht në ekonomitë e përparuara, mund të kapen në befasi. Ndërsa eksportet dhe investimet nxjerrëse kineze janë parë shpesh si kërcënim për industrializimin e vendeve pritëse, vala aktuale e IHD-ve në prodhim ka potencialin të forcojë prodhimin vendas, të krijojë vende pune dhe të nxisë qëllime më të gjera zhvillimore. Edhe transferimet e kufizuara të teknologjisë mund të jenë transformuese, duke përshpejtuar tranzicionin drejt energjive të pastra dhe duke riformësuar tregtinë globale.Kina nuk vepron për bamirësi. IHD-të, qofshin nga Perëndimi, Kina apo Gjiri Persik, udhëhiqen nga përfitimi dhe ndonjëherë motivohen nga kërkimi i fitimeve të pamerituara. Ato mund të sjellin përfitime të konsiderueshme, por gjithashtu mbartin rreziqe: degradim mjedisor, zhvendosje, shfrytëzim të punës, humbje në këmbimet valutore dhe tarifa teknike apo honorare të kushtueshme. Dhe kur lidhjet dhe përhapjet e pritura nuk materializohen, përfitimet mbeten shumë të lokalizuara.Si gjithmonë, shumë varet nga politikat që ndjekin vendet pritëse. Në mënyrë inkurajuese, disa ekonomi në zhvillim të orientuara drejt eksportit duket se kanë mësuar nga përvoja e Indonezisë, ku qeveria detyroi kompanitë kineze të gjeneronin më shumë prodhim me vlerë të shtuar brenda vendit (veçanërisht në përpunimin e nikelit) si kusht për investim. Të frymëzuara nga kjo, disa qeveri po përpiqen të vendosin kërkesa të ngjashme për investitorët e huaj, me më shumë theks në prodhimin lokal dhe transferimin e njohurive. Për shembull, në Brazil, kompania e elektronikës për konsum Lenovo ka krijuar një departament të përbashkët kërkimi dhe zhvillimi për të përmirësuar kapacitetet e saj vendore në prodhimin inteligjent dixhital.Megjithatë, edhe suksesi relativ i Indonezisë nuk është përkthyer në rritje reale të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës. Mirëpritja e IHD-ve nuk mjafton; vendet pritëse kanë nevojë për rregullim më të fortë të brendshëm, ndërhyrje publike dhe bashkëpunim rajonal për të siguruar që përfitimet të shpërndahen gjerësisht.Një kërkesë e ngjashme ishte në zemër të Konferencës së Bandungut të vitit 1955, e organizuar nga Indonezia, e cila bëri thirrje për një rend ekonomik global më të drejtë dhe për bashkëpunim më të madh midis vendeve aziatike dhe afrikane. Është veçanërisht domethënëse që kjo rezolutë vazhdon të citohet ende në faqet zyrtare të qeverisë kineze.Megjithatë, përmbushja e thirrjes së Konferencës së Bandungut për një rend ndërkombëtar ekonomik më të drejtë kërkon më shumë sesa investime të drejtuara nga përfitimi. Ajo kërkon qeveri të gatshme të bashkëpunojnë për të zhvilluar tregje që u shërbejnë shoqërive, dhe jo vetëm aksionerëve.* Jayati Ghosh, Profesore e Ekonomisë në Universitetin e Massachusetts Amherst, është anëtare e Komisionit për Ekonomi Transformuese të Romës dhe bashkëkryetare e Komisionit të Pavarur për Reformën e Tatimeve Ndërkombëtare për Korporatat.Copyright: Project Syndicate, 2025www.project-syndicate.org Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Botërori 2026 në rrezik? Trump ngre pikëpyetje për organizimin mes tensioneve politike në SHBA
Botërori 2026 është vënë seriozisht në rrëzik për shkak të pasigurisë. Presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht theksoi se turneu që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nuk do të preket nga ngjarjet e fundit në vend, por më pas ai hodhi idenë e ndërhyrjes në organizimin e ndeshjeve brenda territorit amerikan.
Megjithëse presidenti nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta për të vendosur mbi qytetet pritëse të FIFA-s, ndikimi i tij politik dhe marrëdhënia e ngushtë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të cilin e quajti “mik i madh”, ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë e planifikimit aktual.
Kontratat e firmosura midis FIFA-s dhe qyteteve pritëse, të siguruara përmes kërkesave për të dhëna publike, nuk i japin FIFA-s të drejtën për të ndërprerë njëanshëm marrëveshjet. Megjithatë, këto kontrata përmbajnë klauzola që mund të lejojnë modifikime në rrethana të jashtëzakonshme, duke i dhënë organizatës fleksibilitet të madh në menaxhimin e eventit.
Këto deklarata vijnë në një javë të tensionuar për politikën dhe futbollin në SHBA. Me më pak se nëntë muaj nga fillimi i Kupës së Botës 2026, tensionet politike rreth turneut kanë filluar të ndikojnë seriozisht diskursin publik.
Ndërkohë, ndryshimi i qyteteve pritëse në këtë fazë duket teknikisht i pamundur, duke pasur parasysh investimet dhe përgatitjet shumëvjeçare. Gjithsesi, nuk është përjashtuar krejtësisht mundësia që FIFA të përballet me trysni të re politike nga Shtëpia e Bardhë. Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu më i madh ndonjëherë me 48 skuadra pjesëmarrëse dhe do të tërheqë miliona tifozë në mbarë kontinentin amerikan. -

“San Siro” refuzohet nga UEFA, stadiumi legjendar nuk mund të presë “Euro 2032”
Stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të jetë pjesë e arenave pritëse për Kampionatin Evropian “Euro 2032”. Vendimi u konfirmua pas një takimi të mbajtur në ‘Palazzo Marino’, selia e Këshillit Bashkiak të Milanos, ku morën pjesë përfaqësues të Interit, Milanit, Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), UEFA-s dhe vetë kryebashkiaku Giuseppe Sala.
Pavarësisht se Milano përmbush të gjitha kriteret e UEFA-s në lidhje me infrastrukturën, transportin dhe kapacitetet e akomodimit, stadiumi “San Siro” nuk i plotëson më standardet moderne të kërkuara për organizimin e një kompeticioni të tillë.
Takimi ishte pjesë e një cikli me njëmbëdhjetë mbledhje të planifikuara, që kanë për synim përcaktimin e pesë qyteteve pritëse të Euro 2032 në Itali. FIGC ka afat deri më tetor 2026 për t’ia dorëzuar listën përfundimtare UEFA-s, ndërsa punimet për ndërtimet e reja duhet të nisin jo më vonë se marsi 2027.
Ndërkohë, shpresat për përfshirjen e Milanos nuk janë shuar krejtësisht. Qyteti dhe klubet kanë më shumë se një vit kohë për të paraqitur një projekt të ri dhe përfundimtar për një stadium të ri, i cili mund të ndërtohet në zonën pranë “San Siros” aktual.
“Euro 2032” do mbahet në Itali dhe Turqi. -

Ndryshon formati i Kampionatit Europian/ Vendimi i Komitetit të UEFA-s: Mbledhja e radhës në Tiranë
Vendimi i mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Bilbao
UEFA ka zyrtarizuar ditën e sotme formatin e ri të kampionatit Europian “EURO 2028”, që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
Vendimi i mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Bilbao, para finales së Ligës së Europës, Tottenhem-Manchester United.
Në një njoftim nga FSHF, thuhet se turneu “EURO 2028” do zhvillohet me 24 skuadra, të cilat do të ndahen në 12 grupe me 4 ose 5 ekipe secili. Nga këto, 12 fituesit e grupeve dhe tetë vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt.
Vendet pritëse, Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi, do të marrin pjesë në kualifikime dhe mund të sigurojnë kualifikimin automatik nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë përmes grupeve. Deri në dy vende do të rezervohen për kombëtaret pritëse më të mira që nuk kualifikohen direkt.
Një tjetër risi është dhe për Ligën e Kombeve, ku faza finale do të ndryshohet dhe nga 23 lojtarë, mund të grumbullohen 26 lojtarë.Nga ana tjetër, bëhet me dije po ashtu se mbledhja e ardhshme do të zhvillohet në Tiranë për herë të parë.
Njoftimi i FSHF:
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Bilbao, Spanjë, dhe miratoi sistemin e Kualifikueseve të UEFA EURO 2028 si edhe finalizoi planin e shpërndarjes së përfitimeve për klubet për ciklin 2024–2028.
Përcaktohet formati i Kualifikueseve për EURO 2028:
Turneu me 24 skuadra, që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, do të ndjekë një strukturë të njohur. Do të krijohen 12 grupe kualifikuese me katër ose pesë ekipe secili. Nga këto, 12 fituesit e grupeve dhe tetë vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt.
Vendet pritëse – Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi – do të marrin pjesë në kualifikime dhe mund të sigurojnë kualifikimin automatik nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë përmes grupeve. Deri në dy vende do të rezervohen për kombëtaret pritëse më të mira që nuk kualifikohen direkt.
Vendet e mbetura do të caktohen përmes fazës play-off me skuadrat e renditura më mirë në Nations League dhe vendet e dyta që nuk janë kualifikuar. Numri i ndeshjeve play-off do të varet nga numri i vendeve të përdorura nga kombëtaret pritëse.
Orari i turneut pritet të publikohet në vjeshtën e vitit 2025, ndërsa rregullorja e plotë deri në fund të vitit.
Paketa e miratuar për përfitimet e klubeve prej 244 milionë euro
UEFA konfirmoi gjithashtu një program për përfitimet e klubeve me vlerë 244 milionë euro për periudhën 2024–2028. Kjo përfshin 7 milionë euro të mbetura nga cikli i mëparshëm, nga të cilat 3 milionë euro do të shkojnë për rritjen e fondit të përfitimeve për UEFA Women’s EURO 2025 nga 6 në 9 milionë euro.
Shuma e mbetur do të ndahet në dy pjesë: 104 milionë euro për klubet që lëshojnë lojtarë për Nations League dhe kualifikueset europiane, dhe 140 milionë euro për klubet që lëshojnë lojtarë për EURO 2028.
Vendime të Tjera
Listat e lojtarëve për Finalet e Nations League 2025 do të zgjaten nga 23 në 26 lojtarë.
Programi për monitorimin e tribunave me qëndrim në këmbë zgjatet për sezonin 2025–26 në dhjetë federatat më të renditura të UEFA-s.
Zoran Laković emërohet Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s për Çështjet e Federatave Anëtare të UEFA-s dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të mbahet më 11 shtator 2025 për herë të parë në Tiranë. -

Përfundon mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, miratohet formati për kualifikueset e “EURO 2028”
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Bilbao të Spanjës, dhe miratoi sistemin e Kualifikueseve të UEFA “EURO 2028” si edhe finalizoi planin e shpërndarjes së përfitimeve për klubet për ciklin 2024–2028.
Përcaktohet formati i Kualifikueseve për “EURO 2028”
Turneu me 24 skuadra, që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, do të ndjekë një strukturë të njohur. Do të krijohen 12 grupe kualifikuese me katër ose pesë ekipe secili. Nga këto, 12 fituesit e grupeve dhe tetë vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt.
Vendet pritëse – Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi – do të marrin pjesë në kualifikime dhe mund të sigurojnë kualifikimin automatik nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë përmes grupeve. Deri në dy vende do të rezervohen për kombëtaret pritëse më të mira që nuk kualifikohen direkt.
Vendet e mbetura do të caktohen përmes fazës “play-off” me skuadrat e renditura më mirë në Ligën e Kombeve dhe vendet e dyta që nuk janë kualifikuar. Numri i ndeshjeve “play-off” do të varet nga numri i vendeve të përdorura nga kombëtaret pritëse.
Orari i turneut pritet të publikohet në vjeshtën e vitit 2025, ndërsa rregullorja e plotë deri në fund të vitit.
Paketa e miratuar për përfitimet e klubeve prej 244 milionë euro
UEFA konfirmoi gjithashtu një program për përfitimet e klubeve me vlerë 244 milionë euro për periudhën 2024–2028. Kjo përfshin 7 milionë euro të mbetura nga cikli i mëparshëm, nga të cilat 3 milionë euro do të shkojnë për rritjen e fondit të përfitimeve për UEFA Women’s “EURO 2025” nga 6 në 9 milionë euro.
Shuma e mbetur do të ndahet në dy pjesë: 104 milionë euro për klubet që lëshojnë lojtarë për Ligëne Kombeve dhe Kualifikueset Europiane, dhe 140 milionë euro për klubet që lëshojnë lojtarë për “EURO 2028”.
Vendime të tjera
Listat e lojtarëve për Finalet e Ligës së Kombeve 2025 do të zgjatet nga 23 në 26 lojtarë.
Programi për monitorimin e tribunave me qendrim në këmbë zgjatet për sezonin 2025–2026 në dhjetë Federatat më të renditura të UEFA-s.
Zoran Lakoviç emërohet Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s për Çështjet e Federatave Anëtare të UEFA-s dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të mbahet më 11 shtator 2025 në Tiranë. -
Mblidhet KE i UEFA-s, miratohet formati i kualifikueseve të Euro 2028, mbledhja e radhës në Tiranë
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Bilbao, Spanjë, dhe miratoi sistemin e Kualifikueseve të UEFA EURO 2028 si edhe finalizoi planin e shpërndarjes së përfitimeve për klubet për ciklin 2024–2028.
Përcaktohet formati i Kualifikueseve për EURO 2028
Turneu me 24 skuadra, që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, do të ndjekë një strukturë të njohur. Do të krijohen 12 grupe kualifikuese me katër ose pesë ekipe secili. Nga këto, 12 fituesit e grupeve dhe tetë vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt.
Vendet pritëse – Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi – do të marrin pjesë në kualifikime dhe mund të sigurojnë kualifikimin automatik nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë përmes grupeve. Deri në dy vende do të rezervohen për kombëtaret pritëse më të mira që nuk kualifikohen direkt.
Vendet e mbetura do të caktohen përmes fazës play-off me skuadrat e renditura më mirë në Nations League dhe vendet e dyta që nuk janë kualifikuar. Numri i ndeshjeve play-off do të varet nga numri i vendeve të përdorura nga kombëtaret pritëse.
Orari i turneut pritet të publikohet në vjeshtën e vitit 2025, ndërsa rregullorja e plotë deri në fund të vitit.
Paketa e miratuar për përfitimet e klubeve prej 244 milionë euro.
UEFA konfirmoi gjithashtu një program për përfitimet e klubeve me vlerë 244 milionë euro për periudhën 2024–2028. Kjo përfshin 7 milionë euro të mbetura nga cikli i mëparshëm, nga të cilat 3 milionë euro do të shkojnë për rritjen e fondit të përfitimeve për UEFA Women’s EURO 2025 nga 6 në 9 milionë euro.
Shuma e mbetur do të ndahet në dy pjesë: 104 milionë euro për klubet që lëshojnë lojtarë për Nations League dhe kualifikueset europiane, dhe 140 milionë euro për klubet që lëshojnë lojtarë për EURO 2028.
Vendime të Tjera
Listat e lojtarëve për Finalet e Nations League 2025 do të zgjaten nga 23 në 26 lojtarë.
Programi për monitorimin e tribunave me qëndrim në këmbë zgjatet për sezonin 2025–26 në dhjetë federatat më të renditura të UEFA-s.
Zoran Laković emërohet Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s për Çështjet e Federatave Anëtare të UEFA-s dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të mbahet më 11 shtator 2025 për herë të parë në Tiranë./FSHF/