Tag: prisni

  • “Babi, më prisni edhe mua”, historia që fshihet pas imazhit më të famshëm të 1940-s

    “Babi, më prisni edhe mua”, historia që fshihet pas imazhit më të famshëm të 1940-s

    ‘Babi, më prisni edhe mua’- është një foto ikonë e marrë nga Claude P. Dettloff, më 1 tetor 1940, teksa Regjimenti i Kolumbisë Britanike ishte duke marshuar në Rrugën e Tetë në kryqëzimin e Kolumbisë në New Westminster të Kanadasë.

    Ndërsa Dettloff po shkrepte disa fotografi, Warren “Whitey” Bernard u largua nga nëna e tij tek i ati, Jack Bernard.

    Fotografia mori ekspozim të gjerë dhe u përdor në disqet e lidhura me luftën dhe këtu është historia që qëndron pas saj. Të shtunën, më 26 gusht 1939, udhëheqësi i Gjermanisë kërcënoi Poloninë dhe kërkoi Danzig. Në orën 4:15 në mëngjes Regjutori Admirues në British Columbia, Kanada, mori një telefonatë nga kryeqyteti kanadez duke e udhëzuar atë që të thërresë regjimentin e BC.

    Ushtarët u shpërndanë në qytet për të ruajtur pikat e rrezikuara.

    Më 10 shtator 1939, Parlamenti i Kanadasë shpalli luftë kundër Gjermanisë, e cila kishte pushtuar Poloninë në fillim të muajit. Ndërsa njësi të tjera u dërguan në Mbretërinë e Bashkuar, Regjimenti britanik i Kolumbisë u la prapa në bregun perëndimor.

    Pas disa muajsh stervitje dhe detyrës roje, regjimenti u urdhërua dhe më 1 tetor 1940 marshoi në New Westminster për të kapur një anije pritëse, SS Joan, në destinacionin e tyre sekret.

    Duke dalë në Rrugën e Tetë në New Westminster, fotografi amerikan Claude P. Dettloff i gazetës ‘The Province’ pozicionoi veten për të fotografuar të gjithë kolonën që marshonin poshtë kodrës. Ndërsa po përgatitej të merrte fotografinë, ai pa një djalë të vogël në mes të rrugës, transmeton ‘konica.al’.

    ‘Më prisni dhe mua’ bërtiste vogëlushi, ndërsa i ati shikon djalin pesëvjeçar, Warren “Whitey” Bernard, duke u larguar nga e ëma e tij, për tek ai.

    Fotografia e kapur nga Dettloff bëri bujë në të gjithë botën, duke u ekspozuar kështu në çdo shkollë të British Columbia.

    Kur Jack Bernard u kthye në shtëpi, Dettloff ishte aty për të fotografuar momentin e ribashkimit të familjes, por ky ribashkim nuk ishte i përhershëm. Pasi Jack dhe bashkëshortja e tij Bernice Bernard u divorcuan tri vite më vonë.

    Sidoqoftë, fotografia e djaloshit 5-vjeçar u bë pjesë e historisë dhe një statuje prej bronzi, që gdhend imazhin e vogëlushit, është vendosur pjesën e poshtme të Rrugës së 8-të, në sheshin Hyack, saktësisht aty ku është shkrepur edhe imazhi i cili është konsideruar si një ndër 10 fotografitë më të mira të viteve 1940.

    ObserverKult

    —————-

    Lexo edhe:

    GRATË SHQIPTARE NË VITIN 1972 (FOTOGRAFI TË RRALLA)

  • “Mirëmëngjesi”, poezi nga Ndue Ukaj

    “Mirëmëngjesi”, poezi nga Ndue Ukaj

    ju që jeni zgjuar prej shtratit me ëndrradhe e nisni ditën plot ëndrraju që prisni t’ju shfaqet një engjëll mëshirëplotëdhe t’jua dëftojë një kopsht me ëndrraju që nuk besoni në ëndrradhe jetoni në zhgjëndrra të qelburamirëmëngjesi ju që pini kafen e vetmisënë taverna ndanë sheshitju që jeni në një kafene të stërmbushur me zhurmëdhe nuk e ndieni shijen e mëngjesitju që jeni gatuar nga duart e dikujtdhe ecni të trullosur nëpër udhët e të tjerëveju që jetoni në kopshtin e ëndrrave tuajaapo në shtrëngatën e dashurisëmirëmëngjesi edhe ju që jeni në gjumëdhe i lini mëngjeset të treten pa i parëju që lehtësisht futeni në ëndrrat e të tjerëvedhe ecni me peshën e tyre mbi supet tuajamirëmëngjesi ju që nuk prisni t’ju mbërthejë natapa ju thënë kush mirëmëngjes.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DOLI NGA SHTYPI LIBRI “MUND TË JETË SI NË FILLIMET E KOHËVE” I NDUE UKAJT

  • Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët?

    Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët?

    Stilimi dhe modelimi i flokëve është një proces shumë personal megjithatë të gjithë njerëzit duhet t’i presin flokët.
    Prerja e tyre mund të jetë e rregullt, madje disa herë në vit në mënyrë që të hiqni flokët e këqinj e të mund t’i jepni jetë atyre të rinjve.
    Nëse do të pyesnim një ekspert do të thoshte se të paktën një herë në 2 muaj duhet të bëni një vizitë tek parukieri juaj.

    Në këtë mënyrë do të arrini të hiqni të gjithë majat e këqija nga koka juaj.
    Por edhe këtu disa lloje floku e modelesh mund të bëjnë përjashtim.
    Pra, sa herë në vit duhet t’i prisni flokët realisht?
    Rregulli i përgjithshëm
    Siç treguam dhe më lart ku vjen puna tek flokët nuk ka një përgjigje universal për të gjithë njerëzit.
    Dy faktorë kyç që duhet të merrni parasysh në këtë proces janë: nëse po arrini rezultatin e dëshiruar dhe a janë flokët tuaj shumë të dëmtuar.
    Pasi t’i jepni përgjigje të dy këtyre pyetjeve, fokusohuni në modelin e flokëve që keni.
    Flokët e shkurtër
    Ekspertët rekomandojnë prerjene flokëve të shkurtër çdo 3 apo 7 javë në varësi të rritjes së tyre.
    Edhe nëse nuk jeni shumë të dhënë pas tyre, por dëshironi të mbani gjatësinë e fillimit kjo kohë mund të zgjatet deri në 4-5 javë.
    Flokët e gjatë
    Për flokët e gjatë e sidomos ato poshtë shpatullave, prerja mund të shtyhet çdo tre muaj.
    Kjo sigurisht edhe në varësi të flokëve që ju keni dhe intensitetin të rritjes s ëtyre apo gjendjes nga dëmtimet.
    Personat me flokë të gjatë duhet të kenë në mendje që flokët e gjatë janë të vjetër e për këtë arsye është më e thjeshtë që të dëmtohen apo këputen.
    Për këtë arsye flokët e gjatë janë zakonisht më të dëmtuar në maja.
    Flokët kaçurrela
    Flokët kaçurrela shpesh ndër më të vështirët për tu menaxhuar.
    Megjithatë ekspertët sugjerojnë që t’i prisni çdo 12 javë nëse keni flokë me onde.
    Flokët me kaçurrela shumë të denduar nga ana tjetër mund të kenë një kohë më të vonë për tu prerë nëse nuk i shikoni të dëmtuar.
    Flokët e dëmtuar
    Nëse keni flokë shumë të dëmtuar, që bien e kanë tendencë të këputen kini kujdes që t’i prini flokët tuaj çdo tetë javë.
    Prisni vetëm majat në mënyrë që të largoni flokët e djegur e t’i jepni jetë atyre të rinjve.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 shtator 2025. Çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat e zodikut?

    Horoskopi për ditën e sotme, 21 shtator 2025. Çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat e zodikut?

    DashiVeproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta nuk do të arrini kurrë aty ku doni të shkoni. Pasi të veproni, nuk do të ketë asgjë që t’ju ndalojë. Çelësi është të bëni hapin e parë.
    DemiMund të ndjeni pak konflikt në botën tuaj sot, veçanërisht kur bëhet fjalë për emocionet. Mbani mend se perceptimi juaj për një mosmarrëveshje mund të ndikojë ose të prishë rezultatin. Mund të fitoni një perspektivë të mrekullueshme kur tregoheni të hapur për gjëra krejtësisht të reja për ju.

    BinjakëtMund të humbisni ekuilibrin emocional gjatë ditës së sotme. Ndoshta është e vështirë të merrni një vendim. Mundohuni të mos përfshiheni shumë në thashethemet që qarkullojnë përreth jush. Njerëzit mund të flasin mjaft sot, por ajo për të cilën duhet të shqetësoheni është përmbajtja.

    GaforrjaVeproni ashtu siç ndiheni përbrenda. Mos hezitoni të shprehni atë që ndjeni. Nuk përjashtohet mundësia e një oferte të re në punë. Sa I përket lidhjes suaj në çift, përpiquni të dilni nga rutina juaj.

    LuaniDo të tërhiqesh në shumë drejtime sot. Ki kujdes që të mos fillosh në shumë drejtime njëherësh dhe më pas të mos ndjekësh asnjërën prej tyre. Nëse je i bllokuar dhe i pasigurt kalo pak kohë vetëm.
    VirgjëreshaFalënderoji miqtë e tu sot. Bëju të ditur sa shumë kanë rëndësi për ty. Është e rëndësishme t’u tregosh vlerësimin tënd njerëzve përreth teje. Sa më bujar të jeni, aq më mirë do të jesh në të gjitha situatat. Ndani buzëqeshjen tuaj dhe nuk mund të gaboni.
    PeshorjaËshtë e rëndësishme të komunikoni ndjenjat tuaja sot. Keni tendencë t’i mbani ato brenda dhe të prisni derisa të grumbullohen dhe të shpërthejnë si një vullkan. Thuaju atë që duhet t’u thuash njerëzve që kanë nevojë të dëgjojnë se si ndihesh.
    AkrepiKjo është një ditë e mrekullueshme për ty, Akrep, prandaj shfrytëzoje çdo moment sa më shumë. Mund të arrish shumë gjëra të ndryshme ndërsa përballesh me shumë gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë. Të tjerët do të frymëzohen nga veprimet e tua të mrekullueshme.
    ShigjetariShigjetar, mund t’ju kërkohet të ktheheni mbrapsht sot dhe të përpiqeni të reflektoni. Sensi juaj i mprehtë i humorit është pikërisht ajo që nevojitet për të mposhtur çdo ego të fryrë dhe sipërfaqësore. Është e rëndësishme të relaksoheni, pavarësisht sesa mundësi mund të keni.
    BricjapiSot mund të ndiheni shumë energjik, kështu që duhet ta shfrytëzosh këtë mundësi për të ecur përpara drejt qëllimeve të tua. Lidhja me të tjerët është një aspekt i rëndësishëm i ditës. Bëj çmos të punosh me individë me të njëjtat mendime.
    UjoriMendja juaj po gumëzhin si një bletë. Mos u përqendroni shumë në detaje. Mund të keni tendencë të shqetësoheni për rezultatet, por e vërteta është se problemet do të zgjidhen vetë nëse do të keni një pamje të qartë të qëllimeve tuaja.
    PeshqitJe në rrugën e duhur për të pushtuar një fushë që dikur e konsideroje të pamundur. Qëndro i fortë dhe i vendosur. Kjo është një kohë e shkëlqyer për ty. Sa I përket lidhjes në çift, bëni kujdes me fjalët gjatë një debati.

  • “Ça prisni të vijë hasmi t’ju shpëtojë?”, Rama i përgjigjet qytetarit: Si ka mundësi që këto shtetet e mëdha kanë të njëjtin hall

    “Ça prisni të vijë hasmi t’ju shpëtojë?”, Rama i përgjigjet qytetarit: Si ka mundësi që këto shtetet e mëdha kanë të njëjtin hall

    Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve gjatë komunikimit live, ku komentoi situatën alarmante të zjarreve më të cilin po përballet vendi ynë.

    Rama: Ça dmth ky shtet pa emergjenca, ti Gzim Shqipërisë i merr të keqen si të gjithë që po flasin me këtë farë feje. Ça prisni të vijë hasmi t’ju shpëtojë, si ka mundësi që këto shtetet e mëdha kanë të njëjtin hall, përgjigja është shumë e thjeshtë. Bilanci është më i madh negativ se vitin e kaluar si për Greqinë, si për ne, është në pasqyrën e statistikave të sistemit evropian të informimit për zjarret. Patjetër ligji duhet të jetë, është i fortë që tani për ata që vënë zjarret, gjykatësit s’janë të gjithë në krye të detyrës, një gjë është pak por e sigurt, qentë le të lehin karvani le të shkojë përpara.

    Top Channel

  • Hungarezët paralajmërojnë demokratët amerikanë: Mos prisni të bjerë furtuna, organizohuni tani kundër Trump

    Hungarezët paralajmërojnë demokratët amerikanë: Mos prisni të bjerë furtuna, organizohuni tani kundër Trump

    Demokratët në SHBA duhet të mobilizohen menjëherë dhe të mos bien në kurthin e mendësisë “këtu nuk ndodh”, nëse duan të ndalojnë një përvetësim autokratik të plotë të institucioneve nga Donald Trump, paralajmëron opozita hungareze.
    Në një forum mbi autoritarizmin, deputetja hungareze Katalin Cseh tha për The Guardian se përvoja e vendit të saj duhet të shërbejë si një paralajmërim serioz për kundërshtarët e Trump dhe lëvizjes së tij MAGA, që e kanë marrë Viktor Orbán-in dhe partinë e tij Fidesz si model.
    “Autokratët mësojnë nga njëri-tjetri,” tha Cseh, duke e përshkruar Hungarinë si një vend që e humbi gradualisht demokracinë “si një tren që kaloi dhe ne as nuk e vumë re sa larg kishte shkuar”.
    Ajo i bëri thirrje Demokratëve që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2026 të dalin në protesta, të mbështesin çdo grup që sulmohet, madje edhe kur nuk kanë lidhje direkte me kauzën.
    Cseh theksoi se është koha për të propozuar figura të reja dhe vizionare, “jo të njëjtat fytyra të vjetra që publiku nuk i beson më”, dhe të ndërtohet një lëvizje tërheqëse për votuesit, përqendruar jo vetëm te aspektet ligjore të shkeljeve, por edhe te çështje që i prekin drejtpërdrejt qytetarët si kriza e jetesës, kujdesi shëndetësor e arsimi.
    Forumi nxori në pah edhe shembuj nga Turqia dhe Serbia, me politikanë opozitarë që paralajmëruan për “autoritarizëm të kamufluar” me mjete ligjore, institucione të boshatisura dhe një shfaqje të rreme demokracie.
    “Nuk duket si diktaturë, por funksionon si e tillë,” tha deputetja serbe Tamara Tripic, duke shtuar se njerëzit shpesh tregohen të gatshëm të heqin dorë nga liria për një iluzion rendi e sigurie.
    Gazetari hungarez Szabolcs Panyi tregoi ndërkohë se edhe qasja e Trump ndaj mediave ngjan me atë të Orbán: margjinalizimi i mediave të pavarura, favorizimi i “propagandistëve”, goditja ndaj radiove e televizioneve publike dhe presioni mbi konglomeratet mediatike përmes padive të kushtueshme.
    Mesazhi i përbashkët nga paneli: mos pritni që furtuna të mbarojë. “Do të vazhdojë të bjerë,” tha përfaqësuesja turke Ceylan Akçe.
    “Nëse prisni të pushojë, nuk do të pushojë kurrë. Duhet të mobilizoheni dhe të mos dekurajoheni”, shtoi më tej.

  • “Mos prisni përgjithmonë, hidhni hapin e parë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Mos prisni përgjithmonë, hidhni hapin e parë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi

    Pozicioni i yjeve do t’ju detyrojë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Nëse doni shprehni ndjenjat, kjo do t’ju japë mundësinë që të arrini atë që doni.
    Demi

    Mos shkoni në drejtimin e gabuar sot. Nëse po nisni një lidhje të re, atëherë do të zbuloni disa gjëra që nuk i prisnit për partnerin/en. Është më mirë të tregoheni të sinqertë dhe të modifikoni mënyrën e lidhjes.
    Binjakët
    Do të shikoni në një mënyrë të re dikë pranë jush. Duhet thjesht që të riformuloni idetë për këtë person. Kjo do ju afrojë nga njëra anë, por nga tjetra do të krijojë distancë. Duke u shprehur do të arrini që të sheshoni të gjitha problemet.
    Gaforrja
    Mos u shqetësoni nëse nuk jeni të sigurtë për mënyrën se si po përparon marrëdhënia juaj. Sot do të zbuloni disa gjëra për të cilat jeni interesuar fort. Intuita do t’ju thotë gjithçka. Besojini zemrës.
    Luani
    Duhet që të jeni vetvetja. Duhet të mendoni ide se si të adoptoni sjelljen për mirë në marrëdhënien në çift. Mos mbani në krah një person që nuk do që të qëndrojë pranë jush.
    Virgjëresha
    Është shumë mirë fakti që në çift jeni të dy shumë të lumtur dhe po bëni progres. Por nëse dikush po fsheh diçka, atëherë është mirë që të tregoheni të sinqertë me njëri tjetrin.
    Peshorja
    Nuk do të keni mundësinë që të bëni takimin e parë me një person të veçantë. Ka shumë probabilitet që të bëni çdo gjë gabim, tregohuni të duruar dhe prisni çastin e duhur.
    Akrepi
    Mund të mos jeni në humorin e duhur për t’u shqetësuar për dashurinë. Prej kohësh keni dashur të thoni diçka por nuk keni mundur. Do ndiheni sikur jeni gati për të shpërthyer dhe për t’i treguar të gjitha.
    Shigjetari
    Sot do të kërkohet që të jeni më argumentativë se herët e tjera. Jeni gjithnjë të gatshëm për të ngacmuar kërkesat e personit të zemrës. Mos luani me fatin.
    Bricjapi
    Duket sikur dikush kërkon të dalë me një person të cilin e konsideroni të veçantë. Kjo mund t’ju inatosë disi. Prisni me qetësi dhe mundohuni t’i sqaroni gjërat pa debate.
    Ujori
    Mos prisni përgjithmonë. Hidhni hapin e parë. Sot jeni të gatshëm për t’u hedhur në aksion. Jeni të përgatitur që t’i bëni gjërat ashtu siç doni.
    Peshqit
    Keni qenë duke u përpjekur për të vendosur një çështje delikate në plan të parë. Megjithatë keni frikë të tregoni si ndiheni. Duhet që të merrni guximin./vizionplus.tv

  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

    Dashi
    Pozicioni i yjeve do t’ju detyrojë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Nëse doni shprehni ndjenjat. Kjo do t’ju japë mundësinë që të arrini atë që doni.
    Demi
    Mos shkoni në drejtimin e gabuar sot. Nëse po nisni një lidhje të re, atëherë do të zbuloni disa gjëra që nuk i prisnit për partnerin/en. Është më mirë të tregoheni të sinqertë dhe të modifikoni mënyrën e lidhjes.
    Binjakët
    Do të shikoni në një mënyrë të re dikë pranë jush. Duhet thjesht që të riformuloni idetë për këtë person. Kjo do ju afrojë nga njëra anë, por nga tjetra do të krijojë distancë. Duke u shprehur do të arrini që të sheshoni të gjitha problemet.
    Gaforrja
    Mos u shqetësoni nëse nuk jeni të sigurtë për mënyrën se si po përparon marrëdhënia juaj. Sot do të zbuloni disa gjëra për të cilat jeni interesuar fort. Intuita do t’ju thotë gjithçka. Besojini zemrës.
    Luani
    Duhet që të jeni vetvetja. Duhet të mendoni ide se si të adoptoni sjelljen për mirë në marrëdhënien në çift. Mos mbani në krah një person që nuk do që të qëndrojë pranë jush.
    Virgjëresha
    Është shumë mirë fakti që në çift jeni të dy shumë të lumtur dhe po bëni progres. Por nëse dikush po fsheh diçka, atëherë është mirë që të tregoheni të sinqertë me njëri tjetrin.
    Peshorja
    Nuk do të keni mundësinë që të bëni takimin e parë me një person të veçantë. Ka shumë probabilitet që të bëni çdo gjë gabim, tregohuni të duruar dhe prisni çastin e duhur.
    Akrepi
    Mund të mos jeni në humorin e duhur për t’u shqetësuar për dashurinë. Prej kohësh keni dashur të thoni diçka por nuk keni mundur. Do ndiheni sikur jeni gati për të shpërthyer dhe për t’i treguar të gjitha.
    Shigjetari
    Sot do të kërkohet që të jeni më argumentativë se herët e tjera. Jeni gjithnjë të gatshëm për të ngacmuar kërkesat e personit të zemrës. Mos luani me fatin.
    Bricjapi
    Duket sikur dikush kërkon të dalë me një person të cilin e konsideroni të veçantë. Kjo mund t’ju inatosë disi. Prisni me qetësi dhe mundohuni ti sqaroni gjërat pa debate.
    Ujori
    Mos prisni përgjithmonë. Hidhni hapin e parë. Sot jeni të gatshëm për t’u hedhur në aksion. Jeni të përgatitur që t’i bëni gjërat ashtu siç doni.
    Peshqit
    Keni qenë duke u përpjekur për të vendosur një çështje delikate në plan të parë. Megjithatë keni frikë të tregoni si ndiheni. Duhet që të merrni guximin.

  • “Po prisni shtatorin për revolucion imagjinar”, Murrizi ironizon krerët e PD: Spurdhjakë e palaço që u mbyllën në lista si qentë në stan!

    “Po prisni shtatorin për revolucion imagjinar”, Murrizi ironizon krerët e PD: Spurdhjakë e palaço që u mbyllën në lista si qentë në stan!

    Kandidati i PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Myslim Murrizi, ka ironizuar drejtuesit e partisë për pushimet verore, duke i “uruar” edhe për arritjet.
    Me një postim në rrjetin social Facebook, i nënvizon se në muajin shtator ata do rikthehen në Kuvend që të bëjnë shou, sikur do vriten për demokracinë dhe sikurse bënë katër vitet që u mbyllën në legjislaturën 2021-2025.
    Murrizi shprehet kritik me sjelljen e drejtuesve të partisë pas humbjes së thellë të 11 majit dhe për atë që e cilësojnë “farsë elektorale” apo “masakër zgjedhore” që do zbulonin pas rinumërimit.

    Teksa nuk arriti dot të siguronte një mandat për Parlamentin e ardhshëm pasi u la në listat e hapura, Murrizi ironizon edhe krerët e PD-së për “revolucionin e shtatorit”, duke i cilësuar “bythecë që nuk i beson më askush”, e që i mendojnë njerëzit si ushtarë.
    “Po kush ju mbeshtet e ju vjen nga pas më ju mor palaço e spurdhjakë politikë që kishit frikë edhe nga vota e demokratëve dhe nuk u futet në primare edhe nga vota e qytetarëve dhe u mbyllët në listë si qentë në stan??”, shprehet Murrizi mes të tjerash.
    Ai sulmoi edhe KAS-in, duke i quajtur “anëtarë seksualo-bashisto-demokratikas”.
    Postimi i Myslim Murrizit:
    “Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbëzon e nuk flet më për “masakrën” zgjedhore që do gjenin gjatë “rinumërimit” nga patronazhistet e Çelibashit.
    A mund të na e thonë këta dy anëtarët e KASIT seksualo-bashisto-demokratikas se kush ishin 48 rilindasit që paguhen në KQZ prej vitesh që bënë “rinumërimin” e rreth 40 % të kutive të votimit të Shqipërisë pra të gjithash kutitë e Qarkut Tiranë dhe Fier dhe pjesërisht ato të qarkut Durrës dhe Dibër???
    Pse duhet t’i besojë PD më shumë punëtoreve të Çelibashit sesa komisionerëve të saj?? Apo ngaqë Çelibashi u perzgjodh nga Bylykbashi me porosi të Lulzimbashit në 2020???
    Po këta anëtarët e KASIT gjoja përfaqesues të PD a mund të na thotë Bylykbashi se çfarë lidhje kanë me PD dhe me Lulzimbashin??? Apo u rehatuat tani dhe po prisni shtatorin për “revolucion”???
    Po kush ju mbeshtet e ju vjen nga pas më ju mor palaço e spurdhjakë politikë që kishit frikë edhe nga vota e demokratëve dhe nuk u futet në primare edhe nga vota e qytetarëve dhe u mbyllët në listë si qentë në stan??
    Nëse PD do të vazhdojë akoma me këta bythecë që nuk i pjerdh kush në asnjë cep dhe janë të pështirë, të shpëlarë e të urryer në perceptimin qytetar në çdo qytet, fshat, lagje e pallat, ateherë mos u lodhni kot të mendoni se po mashtroni demokratët dhe qytetarët se në fakt po mashtroni veten për “revolucione” imagjinare 3D.
    Me këta mender drejtues politik, këtë kryesi, këshill kombëtar, sekretariate e departamente, dhe pse jo grup parlamentar pa vota, “revolucioni” do ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik që i mendon njerëzit si ushtarë.
    Hajt pushime të mbara dhe në 10 shtator rresht në Parlament, dhe herë pas here bëni ndonjë skenë aty sikur do “vriteni” për demokraci, siç bëtë katër vjet që shkuan”.

  • Myslim Murrizi ironizon krerët e PD: Po prisni shtatorin për revolucion imagjinar!

    Myslim Murrizi ironizon krerët e PD: Po prisni shtatorin për revolucion imagjinar!

    Kandidati i PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Myslim Murrizi, ka ironizuar drejtuesit e partisë për pushimet verore, duke i uruar edhe për “arritjet” në këto zgjedhje.
    Postimi i Myslim Murrizit:

    “Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbëzon e nuk flet më për “masakrën” zgjedhore që do gjenin gjatë “rinumërimit” nga patronazhistet e Çelibashit.
    A mund të na e thonë këta dy anëtarët e KASIT seksualo-bashisto-demokratikas se kush ishin 48 rilindasit që paguhen në KQZ prej vitesh që bënë “rinumërimin” e rreth 40 % të kutive të votimit të Shqipërisë pra të gjithash kutitë e Qarkut Tiranë dhe Fier dhe pjesërisht ato të qarkut Durrës dhe Dibër?
    Pse duhet t’i besojë PD më shumë punëtoreve të Çelibashit sesa komisionerëve të saj? Apo ngaqë Çelibashi u perzgjodh nga Bylykbashi me porosi të Lulzimbashit në 2020?
    Po këta anëtarët e KASIT gjoja përfaqesues të PD a mund të na thotë Bylykbashi se çfarë lidhje kanë me PD dhe me Lulzimbashin? Apo u rehatuat tani dhe po prisni shtatorin për “revolucion”?
    Po kush ju mbeshtet e ju vjen nga pas më ju mor palaço e spurdhjakë politikë që kishit frikë edhe nga vota e demokratëve dhe nuk u futet në primare edhe nga vota e qytetarëve dhe u mbyllët në listë si qentë në stan?
    Nëse PD do të vazhdojë akoma me këta bythecë që nuk i pjerdh kush në asnjë cep dhe janë të pështirë, të shpëlarë e të urryer në perceptimin qytetar në çdo qytet, fshat, lagje e pallat, ateherë mos u lodhni kot të mendoni se po mashtroni demokratët dhe qytetarët se në fakt po mashtroni veten për “revolucione” imagjinare 3D.
    Me këta mender drejtues politik, këtë kryesi, këshill kombëtar, sekretariate e departamente, dhe pse jo grup parlamentar pa vota, “revolucioni” do ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik që i mendon njerëzit si ushtarë.
    Hajt pushime të mbara dhe në 10 shtator rresht në Parlament, dhe herë pas here bëni ndonjë skenë aty sikur do “vriteni” për demokraci, siç bëtë katër vjet që shkuan”.