Tag: prishur

  • OBSH: Gjysma e fëmijëve shqiptarë i kanë dhëmbët të prishur/ Raporti tregon edhe shkaktarët

    OBSH: Gjysma e fëmijëve shqiptarë i kanë dhëmbët të prishur/ Raporti tregon edhe shkaktarët

    Pothuajse gjysma e fëmijëve shqiptarë kanë dhëmbët e prishur ndërsa mjekët thonë se shkak është higjiena e ulët dhe konsumimi i produkteve me sheqer. 

    Raporti i fundit i OBSH-së ka nxjerrë në pah se thuajse 1 në 2 fëmijë të moshës 1–9 vjeç kanë dhëmbë të prishur. Plot 48,6% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kariesi dentar, shifër kjo mbi mesataren europiane. 

    Vendi ynë renditet i katërti në Europë, pas Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, për numrin e lartë të fëmijëve që kanë probleme me dhëmbët. 

    Ekspertët e shëndetësisë botërore në analizën e tyre vënë në pah se sëmundjet orale prekin thuajse gjysmën e popullsisë në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë. 

    Dentistët theksojnë se shkak i kësaj situate është higjiena e ulët orale dhe konsumimi i produkteve dhe pijeve me sheqer të shtuar nga fëmijët. 

    Edhe pse fokusi janë fëmijët dhe edukimi i tyre për parandalimin e problematikave orale, raporti nxjerr në pah se edhe të rriturit kanë probleme me dhëmbët. 

    Sipas OBSH-së, 1 në 3 persona ose 33,7% e të rriturve mbi 60 vjeç në Shqipëri i ka humbur të gjithë dhëmbët dhe përdorin proteza. 

  • Mësues… a nuk e sheh sa është prishur shoqëria?

    Mësues… a nuk e sheh sa është prishur shoqëria?

    “Mësuesi dhe bajraku i mirësisë!”- Rrëfenjë kineze

    “Mësues! A nuk e sheh sa është prishur shoqëria? A nuk e sheh krimin, shfrenimin, babëzinë, antivlerat, ndotjen shpirtërore dhe fizike?

    A nuk e sheh se njerëzit janë dhënë vetëm pas kënaqësive, pas çdo të keqeje dhe po humbasin çdo vlerë e virtyt?” iu shkarkua djaloshi të cilit i digjte zemra për vendin dhe njerëzit e tij.

    Mësuesi i tij, qetë qetë, ia ktheu: “Po o bir, e shoh. Njerëzit e ligë, kanë ngritur flamurin e ligësisë dhe rreth tyre janë mbledhur me qindra e mijëra njerëz.

    Kur njerëzit nuk kanë me çfarë të identifikohen, me të parë një flamur që ngrihet do të shkojnë të identifikohen me të, pasi nevoja për identitet është e ngulitur thellë në qeniet e tyre.

    Në çastin kur unë dhe ti, të ngremë flamurin e vlerave, të mirësisë, virtytit dhe moralit, vlerat e kontributit, punës dhe suksesit, do të shohësh që me mijëra e qindra mijëra do të na bashkangjiten.

    E kush nuk e do të mirën biri im! Ne thjesht duhet t’ua tregojmë njerëzve si është e mira, por me veprat tona ama”.

    (huazuar nga F. Gjymishka)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PABLO NERUDA: KËTU TË DUA…

    Këtu të dua.Në pishat e errëta shpështillet era.Vezullon hëna mbi ujërat endacake.Shkojnë ditët njësoj pas njëra-tjetrës.

    Shpaloset bora në figura vallëzuese.Një çafkë e argjendtë rrëshqet prej perëndimit.Herë-herë një velë. Lart, lart yjet.

    O kryq i zi i një barke.Vetëm.Herë pres të gdhijë, dhe shpirti m’është qull.Oshëtin, rioshëtin deti tutje.Ky është një port.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Më kanë prishur shtëpinë dhe s’kam marrë lekë”/ Deklarata e vlonjatit jashtë mbledhjes së këshillit bashkiak: Kam 5 vite…

    “Më kanë prishur shtëpinë dhe s’kam marrë lekë”/ Deklarata e vlonjatit jashtë mbledhjes së këshillit bashkiak: Kam 5 vite…

    Mbledhja e Këshillit bashkiak të Vlorës gjatë paradites së sotme u ndërpre dhunshëm nga një protestë.

    “Të gjithë mashtruesa janë”-tha ai teksa ndërpreu mbledhjen
    I riu që hyri dhunshëm kërkoi nga bashkia sqarime për problemin që nuk po zgjidhte dot
    “Do e zgjidhim privatisht, jam vlonjat dhe s’ka shance njeri në botë…mashtruesa pa moral”.
    Jashtë sallës së këshillit bashkiak, ai tregoi hallin që e kishte detyruar të protestonte duke hyrë me forcë në mbledhjen e këshillit bashkiak.
    “Kam 5 vjet dhe nuk po na shpronëson asnjë njeri. Disa pjesëtar i kanë marrë, disa të tjerë jo. Te porti jetoj, tani jam pa banesë fare. Ma kanë prishur shtëpinë dhe lekët nuk mi kanë dhënë. Është normale kjo? Kam komunikuar më të gjithë, më thonë e ke gati. Unë nuk dua t’i di mbledhjet e këtyre, dua të drejtën time. Si puna ime sot janë 25 veta. Vetëm na anashkalojnë”-tha ai jashtë mbledhjes.
    Punonjësja e policisë në këshilli bashkiak thirri kolegët e saj të cilët erdhën dhe shoqëruan protestuesin bashkë me një tjetër person.

    Top Channel

  • Hyri dhe debatoi në mbledhjen e këshillit bashkiak/ Deklarata e vlonjatit: Më kanë prishur shtëpinë dhe… (VIDEO) 

    Hyri dhe debatoi në mbledhjen e këshillit bashkiak/ Deklarata e vlonjatit: Më kanë prishur shtëpinë dhe… (VIDEO) 

    Mbledhja e Këshillit bashkiak të Vlorës gjatë paradites së sotme u ndërpre dhunshëm nga një protestë. 

    “Të gjithë mashtruesa janë”-tha ai teksa ndërpreu mbledhjen 

    I riu që hyri dhunshëm kërkoi nga bashkia sqarime për problemin që nuk po zgjidhte dot 

    “Do e zgjidhim privatisht, jam vlonjat dhe s’ka shance njeri në botë…mashtruesa pa moral”. 

    Jashtë sallës së këshillit bashkiak, ai tregoi hallin që e kishte detyruar të protestonte duke hyrë me forcë në mbledhjen e këshillit bashkiak. 

    “Kam 5 vjet dhe nuk po na shpronëson asnjë njeri. Disa pjesëtar i kanë marrë, disa të tjerë jo. Te porti jetoj, tani jam pa banesë fare. Ma kanë prishur shtëpinë dhe lekët nuk mi kanë dhënë. Është normale kjo? Kam komunikuar më të gjithë, më thonë e ke gati. Unë nuk dua t’i di mbledhjet e këtyre, dua të drejtën time. Si puna ime sot janë 25 veta. Vetëm na anashkalojnë”-tha ai jashtë mbledhjes. 

    Punonjësja e policisë në këshilli bashkiak thirri kolegët e saj të cilët erdhën dhe shoqëruan protestuesin bashkë me një tjetër person. 

     

  • “Hëngri gjellën e prishur që gatoi vetë”/ Lala tregon çfarë i thanë avokatët e Veliajt pas shkarkimit: Do të…

    “Hëngri gjellën e prishur që gatoi vetë”/ Lala tregon çfarë i thanë avokatët e Veliajt pas shkarkimit: Do të…

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emisioin televiziv, foli për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
    Lala tha se Veliaj u tradhtua nga të vetët në Këshillin Bashkiak, duke shtuar se “provoi gjellën që gatoi vetë”. Lala deklaroi se ka komunikuar me avokatët e Veliajt, por është ende e paqartë nëse ai do të ankimojë shkarkimin në Kushtetuese, megjithatë gjatë emisionit njëri prej avokatëve i ka shkruar gazetarëve, duke i deklaruar se mundësia ekziston që Veliaj të ankimojë vendimin në GJK.
    “Pavarësisht se Veliaj e meritonte shkarkimin për dëmet ndaj Tiranës, inceneratori, vdekja e Ardit Gjoklaj, 5 maji, Unaza e me rradhë, për të cilat duhet të hetohet, mendoj se procedura ka problematika. Kam bindje se Presidenti i Republikës do të dekretojë datën e zgjedhjeve, duke parë se si ai ka vepruar, kur dekretoi një ministre virtuale. Nuk kam dyshim se zoti Begaj do ti bindet pushtetit.
    Veliaj hëngri gjellën e prishur që gatoi vetë, duke qenë njeri që vetëm shkatërroi Tiranën dhe nuk u përball kurrë me median. E ka trajtuar median si plaçkë, provoi gjellën e prishur, ku ditën e fundit edhe të besuarit e tij e tradhtuan, i futën thikën pas shpine.
    Avokatët e Veliajt, kam komunikuar, kanë qenë të papërgatitur për procedurën e shkarkimit dhe kanë thënë se nuk janë përfshire. Nuk kanë një përgjigje nëse Veliaj do ti drejtohet GJK.
    Edhe nëse do ti drejtohet GJK, në Tiranë do të ketë zgjedhje, sepse praktika ka treguar, që qeveria ka bërë gjithmonë zgjedhjet dhe më pas nuk kthehet gjë pas. Avokatët nuk janë në gjendje të thonë nëse Veliaj do të ankimojë.
    Por edhe nëse do ta vënë në lëvizje GJK, kam bindje se Bashkia e Tiranës do të shkojë drejt zgjedhjeve.
    Veliaj tani nuk është kryetar bashkie, por një person i vetëm, qytetari Veliaj përballë drejtësisë, kjo ndryshon dhe mund ta bëjë më vulnerabël”, tha Lala.

  • Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

    Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

    IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.
    Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.
    Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e pronarëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri.

  • Aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

    Aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

    IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.
    Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.
    Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri.
    gijotina.com/

  • Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

    Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

    IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.

    Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.
    Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri.
     

    Top Channel

  • VIDEO- Banori ble sallam të prishur në ‘DIAMBE’, kthen produktin në market: A hahet ky, ka erë…

    VIDEO- Banori ble sallam të prishur në ‘DIAMBE’, kthen produktin në market: A hahet ky, ka erë…

    Produkti i mykur

    DURRËS-Shitja e produketeve të skaduara apo të mykura ushqimore në markete është një nga problemet kryesore, ku në shumë raste rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Një rast i fundit është denoncuar nga një qytetar në Durrës, i cili bleu në  supermarketin DIAMBE, sallam të prishur dhe me erë. 
    Banori është kthyer përsëri në supermarket me sallamin në dorë dhe ia u ka dorëzuar sërish punonjësve të DIAMBE, duke iu kërkuar llogari për kontrollin e produkteve që nxjerrin në shitje. Në vidoen e publikuar nga Voxnews, qytetari shihet teksa ia tregon fillimisht një punonjëse, e cila bisedon dhe me menaxherin. Të dy punonjësit e pranojnë se sallami është jashtë kushteve që duhet të ishte, teksa bëjnë edhe procedurat për t’i kthyer vlerën e pagesës. 

    Kjo nuk është hera e parë që marketet denoncohen për shitjen e produkteve ushqimore jashtë standardit./ZËRI

  • “Sistemi është i prishur”, Kamala Harris larg politikës, nga mënyra si përballoi humbjen te libri me ‘sekretet’ e fushatës

    “Sistemi është i prishur”, Kamala Harris larg politikës, nga mënyra si përballoi humbjen te libri me ‘sekretet’ e fushatës

    Ish-nënpresidentja Kamala Harris, e cila mori drejtimin e fushatës presidenciale demokrate pas tërheqjes së Joe Biden në vitin 2024, aktualisht nuk ka në plan të rikthehet në skenën politike amerikane.
    Në një intervistë në “The Late Show with Stephen Colbert”, Harris u shpreh se “sistemi është i prishur” dhe se për momentin dëshiron të qëndrojë jashtë tij.

    Kjo ishte intervista e saj e parë publike pas humbjes ndaj Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024. Harris, e cila vetëm një ditë më parë kishte përjashtuar mundësinë për të kandiduar për guvernatore të Kalifornisë, u shpreh se vendimi i saj lidhej më shumë me gjendjen aktuale të sistemit politik sesa me ndonjë ambicie të re elektorale.

    “Së fundmi mora vendimin që, për tani, nuk dua të kthehem në sistem. Mendoj se ai është i prishur”, tha ajo përballë publikut në studio, i cili reagoi me një pasthirrmë zhgënjimi.
    “Gjithmonë kam besuar se sistemet tona do të ishin mjaft të forta për të mbrojtur parimet më themelore demokratike. Por tani mendoj se nuk janë aq të forta sa duhet”, shtoi Harris.
    Gjatë intervistës, Harris kritikoi administratën e dytë të Trump, të cilën e quajti “agresive”. Ajo theksoi se, ndonëse kishte parashikuar disa nga veprimet më të diskutueshme të Trump, si shkurtime në Medicaid, shpërfilljen e gjykatave dhe uljet masive të taksave për të pasurit, nuk e kishte parashikuar atë që ajo e quajti “kapitullimi moral dhe institucional”.
    “Ndoshta ishte naive nga ana ime… por prisja më shumë qëndresë nga ata që e konsiderojnë veten mbrojtës të sistemit tonë. Kjo dorëzim i përgjithshëm më tronditi më shumë se çdo gjë tjetër“, tha Harris.
    Një rikthim i mundshëm në 2028?
    Megjithëse Harris la të kuptohej se nuk ka plane të menjëhershme për t’u rikthyer në politikë, ajo nuk përjashtoi përfundimisht një kandidim të mundshëm në të ardhmen, përfshirë zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.
    Aktualisht, Harris është e fokusuar në promovimin e librit të saj të ri, “107 Days”, që do të publikohet muajin e ardhshëm. Libri përshkruan periudhën më të shkurtër të një fushate presidenciale në historinë amerikane dhe ofron një pasqyrë të jetës së brendshme të një kandidature të përshpejtuar dhe plot tension.
    “Dua të udhëtoj nëpër vend, të dëgjoj njerëzit. Dua të dëgjoj, jo të kërkoj“, u shpreh ajo.
    Harris tregoi gjithashtu se i është dashur kohë për të përballuar humbjen dhe se për muaj të tërë nuk ka ndjekur lajmet. “Nuk jam nga ata që vetëlëndohen“, tha ajo me humor, duke shtuar se për një kohë të gjatë është relaksuar duke ndjekur emisione gatimi, me të preferuarin “The Kitchen”.
    Intervista me Colbert vjen në një moment simbolik, pak pasi The Late Show u anulua nga CBS, një vendim që shumë e kanë parë si politik. Edhe pse Harris dhe Colbert shmangën diskutimin e drejtpërdrejtë për këtë, prania e saj në program ishte një deklaratë në vetvete, thotë “The Guardian”.