Tag: prishtinës

  • Protesta për UÇK / Pas Prishtinës e Hagës, do të organizohet në Tiranë më 17 tetor

    Protesta për UÇK / Pas Prishtinës e Hagës, do të organizohet në Tiranë më 17 tetor

    Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të vijojnë pas Prishtinës dhe Hagës, në kryeqytetin shqiptar.

    Më 17 tetor në Tiranë, një grup shoqatash të veteranëve të luftës, nën koordinimin e ish-deputetit Azgan Haklaj, ftojnë shqiptarët të bashkohen në sheshin Skënderbej.
    “Motoja jonë është: ‘Edhe unë jam UÇK. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët.’ Besoj dhe uroj që në datë 17 tetor, në sheshin Skënderbej, të gjithë shqiptarët do të vijnë të japin një mbështetje të fuqishme. Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse do të akuzohej Garibaldi, George Washington-i? Pra, edhe çlirimtarët tanë kanë kryer një mision!”, thotë Haklaj.
    Hysni Guçati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës thotë: “Ju bëj thirrje të gjitha partive politike, të gjithë shqiptarëve anekënd, pa dallim feje. Ne jemi të gjithë shqiptarë që duhet të reagojmë në datë 17 tetor, në orën 17:00, të gjithë së bashku. Kjo nuk është thjesht çështja e disa individëve, por është çështje e dinjitetit, sakrificës dhe të vërtetës historike!”.
    Zgjedhja e Tiranës për protestën e radhës vjen në një moment kur, sipas organizuesve, Shqipëria ka treguar se është me Kosovën në çdo hap.
    Për protestuesit, kjo nuk është thjesht thirrje për të ndalur padrejtësitë ndaj gjykimit të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kërkojnë të marrin fund përpjekjet për baltosjen e luftës në Kosovë.

  • Rama liron nga pagesa e transportit urban disa kategori, shoqëria civile e vlerëson si “vendim elektoral”

    Rama liron nga pagesa e transportit urban disa kategori, shoqëria civile e vlerëson si “vendim elektoral”

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur që nga 1 tetori transporti urban të jetë falas për disa kategori. Por, fakti që ky vendim u mor në kohën e fushatës për zgjedhjet lokale, nga shoqëria civile është cilësuar si “vendim të pastër elektoral”.
    Sipas vendimit, falas me Trafikun Urban do të mund të udhëtojnë stafi shëndetësor, administrativ dhe mbështetës të institucioneve të kryeqytetit të Kosovës.
    Të liruar nga pagesa janë stafi mësimor, përfshirë institucionet parashkollore, të gjithë punonjësit e administratës së Prishtinës, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e kryeqytetit.
    “Qytetarët janë prioriteti ynë, për një Prishtinë më të gjelbër dhe me më pak vetura”, shkroi Rama në Facebook.
    Vendimi, i nënshkruar më 25 shtator, vjen në kohën kur Rama po garon edhe për një mandat katërvjeçar për udhëheqjen e kryeqytetit të Kosovës.
    Rama është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës shkroi në Facebook se pavarësisht se duket vendim i drejt, fakti që merret në mes të fushatës dhe hyn në fuqi vetëm 12 ditë para zgjedhjeve lokale, “e bën atë një vendim të pastër elektoral”.
    “Për më keq, ky është shembull tipik i shfrytëzimit të resurseve publike për përfitim elektoral – praktikë për të cilën pikërisht partia që sot udhëheq kryeqytetin akuzonte partinë në pushtet qendror gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit. Abuzimi me resurset publike për vota është cenim i garës së barabartë zgjedhore, kurdo, kudo dhe nga kushdo që ndodh”, shkroi Cakolli.
    Në vendimin e publikuar nga Rama në Facebook, thuhet se ai u mor në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Statutit të Prishtinës.
    Në nenin 53 të Statutit të Prishtinës, të miratuar më 2010, thuhet se kreu i komunës “merr vendime dhe lëshon urdhëresa brenda fushës dhe kompetencave të tij”.
    Kryetarët e komunave, sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale në Kosovë kanë kompetenca vetanake, të deleguara dhe të zgjeruara.
    Sipas këtij ligji, kompetencat vetanake nënkuptojnë kompetenca “që u jepen komunave me kushtetutë apo me ligj për të cilat ato janë plotësisht përgjegjëse për sa i përket interesit lokal, apo në përputhje me ligjin”.
    “Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për sa i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm”, thuhet në këtë ligj.
    Në kompetencat vetanake parashihet ofrimi dhe mirëmbajtja e një sërë shërbimesh publike dhe komunale, përfshirë edhe transporti lokal.
    Ndërkaq, në Ligjin për zgjedhjet lokale, ndonëse nuk përmendet ndonjë ndalesë për marrjen e vendimeve gjatë fushatës zgjedhore, në Nenin 3, pika 3.4 thotë se personat që mbajnë post publik, që janë të zgjedhur apo të emëruar nuk mund ta “përdorin atë post apo ndonjë nga burimet e tij për qëllim të sigurimit të votave”.
    “Asnjë burim i ndonjë institucioni të administratës publike në nivel qendror ose komunal apo ndonjë ndërmarrje në pronësi apo e kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale nuk mund të përdoret apo aplikohet në mbështetje të subjektit politik në zgjedhje”, thuhet në ligj.
    Ndryshe, gara për Prishtinën është në qendër të vëmendjes politike.
    Përveç Ramës, për të parin e Prishtinës garojnë: Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besa Shahni nga Partia Socialdemorkate, Merkur Beqiri nga Alternativa, Nedime Belegu nga Epoka e Hyjneshës në Prishtinë, Agim Krasniqi nga Prishtina në Dorën Tënde, Fatmir Selimi dhe Lulzim Syla.
    Sipas Institutit GAP, nga 206 premtimet e dhëna më 2021, Rama ka përmbushur 73, gjysmë të përmbushura konsiderohen 37 premtime, 37 janë të filluara, ndërkaq 59 të tjera ende nuk i ka filluar. REL/

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kryetari i LDK optimist: Mandati i ardhshëm i Prishtinës është i yni

    Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kryetari i LDK optimist: Mandati i ardhshëm i Prishtinës është i yni

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi sonte se projektet e mëdha në Prishtinë nisin dhe përfundojnë vetëm me LDK-në.
    Abdixhiku tha se kryeqyteti është me LDK-në dhe me kryetarin aktual, Përparim Ramën, derisa u shpreh i bindur se ky i fundit do të fitojë edhe një mandat tjetër katërvjeçar.
    Abdixhiku: Prishtina është e kaltër. Prishtina është me LDK-në. Prishtina është me Përparim Ramën. Kur Prishtina është me ne, e gjithë Kosova është me ne… Prishtina është motori i zhvillimit dhe nuk është rastësi që këtë kryeqytet dhe motor LDK-ja gjithmonë e ka pasur si në shtëpinë e vet. Kur qytetarët e Prishtinës kërkojnë vizion dhe punë, ata gjithmonë e shikojnë rrugën drejt nesh. Kur kanë kërkuar stabilitet, ne kemi dhënë këtë stabilitet. Kur kanë kërkuar punë konkrete, ne iu kemi sjellë atë punë dhe këtë e dëshmojmë sot bashkë me të gjithë ju. Katër vite më parë ne erdhëm në qytetin tonë me një vizion të ri dhe kandidat të jashtëzakonshëm. Ne sollëm Përparim Ramën, një njeri që vjen nga bota e arkitekturës dhe urbanizmit, për ta bërë një gjë të vetme: kthyer Prishtinës në një qytet të së ardhmes… Vetëm me LDK-në përfundojnë projektet e mëdha në Prishtinë dhe Kosovë. Me LDK-në nisi dhe përfundoi rruga A, rruga B, ndërkaq të tjerët vijnë dhe shkojnë, por nuk lënë asnjë shenjë
    Kryetari aktual i Prishtinës nga rradhët e LDK, Përparim Rama, në deklaratën e tij tregoi projektet e realizuara përgjatë këtyre 4 viteve të fundit.
    Rama: Kemi punuar shumë këto katër vite në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, por po fokusohemi në Prishtinën e vjetër. Kemi bërë përmirësime të mëdha në rrugë dhe kanalizime, kemi zgjeruar rrugën Bajram Bahtri në tri korsi në drejtim të Gollakut. Kemi sanuar dhe asfaltuar shumë rrugë në Kolovicë, si në Tasligje dhe Taukbahçe. Kemi zgjeruar rrjetet e kanalizimeve dhe ujësjellësit, kemi përmirësuar rrjetin e infrastrukturës rrugore që ka qenë prioritet i qeverisjes sonë…Pse është i nevojshëm nënkalimi Agim Ramadani? Jo vetëm që na është tek neve me bërë një tunel aty, por e ndërlidh qendrën me zonën e vjetër.

  • Kënga e njohur “Lule bore” e interpretuar nga Avni Mula (teksti dhe video)

    Kënga e njohur “Lule bore” e interpretuar nga Avni Mula (teksti dhe video)

    Tuj shëtitur n’mal e n’kodër,tuj prek lulet t’gjith me dore,vec n’nji kopsht ma t’bukurin n’Shkodër,ty të gjeta luleborë.

    Je e vogël por e plotë,ty t’kërkoj un’ tash sa mot,tash sa mot un ty t’kërkoj,vi me ty jetën ta çoj,Eja, eja luleborë,se me ty do thur kunorë…Pash ma t’bukrën stinë t’pranverëspash ma t’bukrin tranofilmos ja fal ti kujt erën,se për mu vetëm ke çil.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ

    DITA E KATËRT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ LEXIME POETIKE E PROMOVIME, DEBAT PËR TEATRIN, KËNGË KORALE

    DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…

    DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…

    DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI

  • Reperi Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

    Reperi Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Ora 1.5 mln euro “zbulon” Mozzikun/ Reperi i njohur arrestohet në aeroportin e Prishtinës

    Ora 1.5 mln euro “zbulon” Mozzikun/ Reperi i njohur arrestohet në aeroportin e Prishtinës

    Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës, nga policia e Kosovës.  Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë. 
    Reperi publikoi së fundmi në rrjetet sociale një orë të markës së njohur Richard Mille, të cilën e quajti dhuratë para ditëlindjes. Njëra nga orët ka një kornizë transparente prej safiri kristali dhe rrip të bardhë elegant, me një vlerë të konsiderueshme që kap rreth 1.5 milionë euro.
    Arrestimi i Mozzik u bë mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës, në kuadër të hetimeve për ligjshmërinë e prejardhjes së këtyre sendeve luksoze. 

     
     
     

  • Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

    Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

    Reperi i njohur Mozzik është ndaluar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Prishtinës. Sipas mediave në Kosovë, ai është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë.
    Shkaku i ndalimit lidhet me dyshime mbi prejardhjen e dy orëve luksoze që ai kishte me vete, të cilat kanë vlera të jashtëzakonshme financiare. Vetëm disa orë para arrestimit, Mozzik kishte publikuar në rrjete sociale një foto me një orë të markës së njohur Richard Mille, duke treguar se ia kishte bërë vetes dhuratë për 30 vjetorin e lindjes qe eshte ne ditët në vijim.
    Njëra prej orëve, sipas raportimeve, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali, e kombinuar me një rrip të bardhë elegant, duke e bërë atë një nga modelet më të veçanta të markës. Çmimi i saj kap shifrën deri në 1.5 milionë euro, shumë kjo që ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e blerjes dhe deklarimit të saj në doganë. Nuk dihet nëse Mozzik ishte vetëm apo me vëllain dhe të dashuren me të cilët udheton shpesh.
    Aktualisht nuk dihet nëse reperi do të lirohet pas 24 orëve apo do të përballet me masa të tjera ligjore.
    Pritet që nëse oret ne vijim të ketë më shumë informacion mbi këtë ngjarje.

  • Arrestohet në aeroportin e Prishtinës reperi Mozzik, zbulohet arsyeja

    Arrestohet në aeroportin e Prishtinës reperi Mozzik, zbulohet arsyeja

    Reperi i njohur Mozzik është ndaluar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Prishtinës. Sipas burimeve të IndeksOnline, ai është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë.
    Shkaku i ndalimit lidhet me dyshime mbi prejardhjen e dy orëve luksoze që ai kishte me vete, të cilat kanë vlera të jashtëzakonshme financiare. Vetëm disa orë para arrestimit, Mozzik kishte publikuar në rrjete sociale një foto me një orë të markës së njohur Richard Mille, duke treguar se ia kishte bërë vetes dhuratë për 30 vjetorin e lindjes qe eshte ne ditët në vijim.
    Njëra prej orëve, sipas raportimeve, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali, e kombinuar me një rrip të bardhë elegant, duke e bërë atë një nga modelet më të veçanta të markës. Çmimi i saj kap shifrën deri në 1.5 milionë euro, shumë kjo që ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e blerjes dhe deklarimit të saj në doganë. Nuk dihet nëse Mozzik ishte vetëm apo me vëllain dhe të dashuren me të cilët udheton shpesh.
    Aktualisht nuk dihet nëse reperi do të lirohet pas 24 orëve apo do të përballet me masa të tjera ligjore.
     

  • Prishtina zgjedh/ Profilet e kandidatëve për kryetarë komune

    Prishtina zgjedh/ Profilet e kandidatëve për kryetarë komune

    Loreta Koleci

    KOSOVË- Më 12 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e treta lokale që nga shpallja e pavarësisë. Vëmendja kryesore pritet të përqendrohet në kryeqytet, në Prishtinë, ku gara për kryetar është një nga më të ndjekurat. Deri tani janë pesë kandidatë që do të garojnë për këtë post. Kush janë kandidatët për kryetarë të Prishtinës? Dhe a e kanë nisur ende fushatën në kryeqytet? Le t’i ndjekim!

    Përparim Rama
    I lindur me 20 janar 1976 në Prishtinë, Rama është arkitekt dhe urbanist i njohur. Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë. Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë.
    Në maj të vitit 2021, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku prezantoi Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës, nga ku doli dhe fitues përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia. Ai kandidon sërish për mandatin e dytë për të marrë komunën e Prishtinës nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
    Edhe pse fushata nuk ka nisur zyratisht, Rama duket se po e fokuson fushatën e vet në arritjet që ka pasur gjatë 4-vjeçarit, ku thuajse çdo ditë ndan në rrjetet e tij sociale pamje nga punimet në qytet për premtimet e dhëna para 4 vitesh.
    Uran Ismaili
    I lindur me 19 tetor 1979 në Prishtinë, Ismaili ka mbaruar studimet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për psikologji dhe më pas në Harvard kreu studimet master në Administartë Publike. Urani Ismaili që nga viti 2007 është angazhuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Deri në vitin 2016 ai ishte anëtar i kryesisë së Degës së Prishtinës. Ai është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Zgjedhjet për kryetar të Prishtinës nuk janë të parat për të, pasi Ismaili ka kandiduar në vitin 2021, por pa rezultat të kënaqshëm.
    Urani duket se ka nisur të punojë për fushatën. Në rrjetet e tij sociale ka postime me sloganin “Koha për Prishtinën”, që nënkupton se ky do të jetë slogani i fushatës së tij. Ai ka krijuar një plaftormë digjitale ku qytetarët e interesuar mund të regjistrohen dhe më pas të zhvillojnë një takim me të, për të folur në lidhje me vizionin dhe programin e tij për kryeqytetin. Fokusi i tij deri më tani janë takimet me qytetarët dhe nxjerrja në pah të problematikave që hasin qytetarët çdo ditë.
    Bekë Berisha
    Bekë Berisha ka lindur më 14 gusht 1978 në Istog. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Kosovë. Që nga viti 2017 ai është Pjesë e Kuvendit të Kosovës si deputet nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
    Deputeti Bekë Berisha do të garojë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, përfaqësues i AAK-së. Edhe Berisha ka nisur fushatën e tij, kryesisht në rrjetet sociale, duke vënë në pah përkushtimin që ka ai për rimëkëmbjen e qytetit dhe duke specifikuar zonat më problematike në Prishtinë, duke sjellë edhe denoncime nga terreni. Duket se slogani i tij është ky “Beka e bon”!
    Hajrulla Çeku
    I lindur më 1983 në Prizren, Çeku është aktualisht ministëri i Kulturës, Rinosë dhe Sportit në Kosovë. Çeku ka studiuar Shkencë Politike në Universitetin e Prishtinës dhe kryer 2 herë studimet master në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal në Itali dhe në Gjermani, duke u bërë kështu i vetmi kandidat që ka studiuar për politika lokale. Hajrullau është i martuar dhe ka një fëmijë. “Prishtina 2035” është vzioni i tij, me tri shtyllat kryesore të programit të tij, qytet funksional, qytet zhvillimor me rritje të mirëqënies ekonomike dhe qytet i barazive.
    Çeku po e zhvillon fushatën e tij deri më tani në kryeqytet jo vetëm duke “denoncuar”, por edhe duke dhënë zgjidhje alternative për secilën problematikë. Gjithashtu është fokusuar tek takimet me qytetarët si dhe aktivitet publike kulturore ku ai merr pjesë së bashku me ekipin e tij.
    Besa Shahini
    E vetmja kandidate grua për drejtimin e Prishtinës. Besa Shahini ka lindur në Prishtinë, në vitin 1982, e arsimuar në Kanda në Shkencat Politike. Ajo ka qenë Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri nga dhjetori i vitit 2018 deri në shtator të vitit 2020. Shahini është prej kohësh analiste e pavarur e politikave për arsimin dhe për çështjet e edukimit në Kosovë. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Besa Shahini do të garojë për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke përfaqësuar Partinë Socialdemokrate.
    Fushata e Besës është e fokusuara te infrastuktura e munguar në arsim dhe shëndetësi publike, strehimin social, dhe hapesirat publike me sloganin “Prishtina është e jotja”. Deri më tani në rrjetet sociale Shahini është fokusuar në takime me qytetarët për të kuptuar problematikat e tyre, identifikimin e zonave problenatike në Kosovë, për parkimin, ndotjen dhe mungesën e hapësirave të gjelbërta si dhe për mungesën e investimeve publike në zona pak më periferike në qytet.
    Tashmë ngelet në dorë të qytetarëve të Prishtinës për të vendosur se kush do e drejtojë kryeqytetin për 4 vitet e ardhshme!/ZËRI

  • Rekord i ri në Aeroportin e Prishtinës, mbi 500 mijë pasagjerë brenda një muaji

    Rekord i ri në Aeroportin e Prishtinës, mbi 500 mijë pasagjerë brenda një muaji

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një arritje historike duke kaluar për herë të parë shifrën prej 500 mijë pasagjerësh brenda vetëm një muaji.Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në këtë aeroport dhe konsiderohet një nga sukseset më të mëdha të tij që prej themelimit.“Për herë të parë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka mirëpritur mbi gjysmë milioni pasagjerë brenda një muaji. Ky është një moment i madh për aeroportin tonë dhe provë e besimit tuaj në shërbimet tona. Faleminderit secilit prej jush që na zgjidhni çdo ditë”, thuhet në reagimin e aeroportit.Aeroporti tashmë është kthyer në një nyje të rëndësishme të udhëtimeve ajrore në rajon, duke e forcuar pozitën e tij si një prej porteve kryesore të hyrjes dhe daljes nga Kosova.Në vitet e fundit, Aeroporti i Prishtinës ka investuar në zgjerimin e kapaciteteve infrastrukturore, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe modernizimin e proceseve operative, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të pasagjerëve.Në njoftimin zyrtar të aeroportit, është theksuar mirënjohja për besimin që udhëtarët kanë treguar në shërbimet e tij. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.