Tag: prishtinës

  • Nga nesër ndërpritet transporti publik në Prishtinë, shkak fondet

    Nga nesër ndërpritet transporti publik në Prishtinë, shkak fondet

    Nga nesër në komunën e Prishtinës nuk do të ketë transport urban. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
    Shkak për këtë ndërprerje është bërë bllokimi nga Ministria e Financave e buxhetit dhe fitimeve të vetë komunës.
    Kryekomunari Rama bëri me dije se paralajmërime të tilla ka pasur dhe nga ndërmarrje të tjera publike.
    Rama tha se qytetarët po penalizohen për interesat politike të zyrtarëve.

  • “Prishtina ecën përtej”/ LDK shpall fitoren në Prishtinë, Përparim Rama: Qytet që nuk e pret të ardhmen por e ndërton..

    “Prishtina ecën përtej”/ LDK shpall fitoren në Prishtinë, Përparim Rama: Qytet që nuk e pret të ardhmen por e ndërton..

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Komunën e Prishtinës, në balotazhin e së dielës. Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, në një konferencë për mediat tha se kjo ka qenë fitore e idesë dhe punës.
    Abdixhiku tha se pos Prishtinës, LDK-ja ka fituar edhe në Pejë, Viti, Dragash e Junik në balotazh, pos Lipjanit e Istogut që kishte fituar në raundin e parë. Sipas tij, me shtatë komuna LDK-ja është partia me numrin më të madh të komunave me të cilat do të qeverisë.
    Ndërkohë që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ftuar kundërshtarin e tij politik në këto zgjedhje, Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë dhe të jetë bashkëpunues.
    “E ftoj të reflektojë me frymë qytetarie. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim jo bllokim. Qytetarët s’meritojnë pengesa, por punë të përbashkët. Për këtë qytetari ka folur dhe fjala e tij është vendim. Prishtina ecën përtej. Është qytet që nuk e pret të ardhmen por e ndërton atë”, ka thënë Rama.

  • Marco Aurelio: Nëse keni bërë një veprim të mirë nuk keni nevojë t’i tregoni gjithë botës për këtë…

    Marco Aurelio: Nëse keni bërë një veprim të mirë nuk keni nevojë t’i tregoni gjithë botës për këtë…

    Nga Marco Aurelio

    Ka njerëz të cilët janë gati, pasi i kanë bërë një nder dikujt, t’ia kujtojnë atë. Ka edhe nga ata që nuk arrijnë deri këtu, por prapëseprapë brenda vetes e quajnë tjetrin borxhli dhe janë fare mirë të ndërgjegjshëm për atë ë kanë bërë.

    Ka pastaj të tjerë që, në njëfarë mënyre, nuk janë as të ndërgjegjshëm për atë që kanë bërë, por ngjasojnë me vreshtin që, pasi prodhon bistakun dhe pasi ka prodhuar frutin e vet, nuk kërkon gjë tjetër-ashtu si edhe kali që e ka bërë garën e tij, si langoi që ka punuar për të kapur gjahun, si bleta që ka bërë mjaltin.

    E një njeri që ka bërë një veprim të mirë nuk ia tregon gjithë botës atë që ka bërë, por kalon në një veprim tjetër, ashtu si vreshti që vazhdon të prodhojë akoma bistakun kur ka stinën. Tani, duhet të bëjmë pjesë në grupin e atyre njerëzve që veprojnë kështu: në njëfarë mënyre, pa e kuptuar.“Po megjithatë-do të thotë dikush-pikërisht kjo është ajo që duhet të kuptojmë, sepse është tipar dallues për qënien shoqërore të kuptojë se duhet të veprojë për shoqërinë, e, për Zeusin , të kërkojë që këtë ta kuptojnë edhe pjestarët e tjerë të shoqërisë “.Ajo që thua është e vërtetë, ndërrojnë rrugë, në dukje , për shkak të një logjike. Por nëse do të kuptosh se për çfarë po bëhet fjalë vallë, mos ki frikë që për këtë arsye të lësh pas dore ndonjë veprim të dobishëm për shoqërinë.

    (Shkëputur nga libri “Meditimet” të autorit Marco Aurelio)

    Përktheu: Alda Mukli

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ

    DITA E KATËRT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ LEXIME POETIKE E PROMOVIME, DEBAT PËR TEATRIN, KËNGË KORALE

    DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…

    DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…

    DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI

  • Të shtënat ne armë pranë qendrës së votimit/ Kryeprokurori i Prishtinës sqaron ngjarjen:Nuk ka lidhje me procesin por..

    Të shtënat ne armë pranë qendrës së votimit/ Kryeprokurori i Prishtinës sqaron ngjarjen:Nuk ka lidhje me procesin por..

    Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi dha detaje mbi të shtënat me armë zjarri në një qendër votimi në Komoran.
    Ai sqaron se ngjarja nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, ndërsa zbulon se konflikti erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte nisur tre javë më parë.
    “Incidenti në fjalë nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, por me tre të dyshuar që kanë precedent penal. Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka filluar para disa javësh. Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaj, por lidhet me një mosmarrëveshje për grabitje dhe motive ordinere. Kjo ngjarje nuk e prek procesin zgjedhor”, u shpreh ai.

  • Incident me armë në qendër të Prishtinës, po ndiqnin ndeshjen e Kombëtares dhe…

    Incident me armë në qendër të Prishtinës, po ndiqnin ndeshjen e Kombëtares dhe…

    Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri.
    Pas golit të Rei Manajt, një person ka shkrepur armën në ajër.
    Pas kësaj ai është vënë në pranga menjëherë nga policia.
    Në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit kombëtarja shqiptare e mbylli 0-1 pjesën e parë kundër Serbisë, me golin e Rey Manajt. Dueli është si një ‘finale’ për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off.

  • Video/ Po ndiqnin ndeshjen e kombëtares, incident me armë në qendër të Prishtinës, arrestohet autori

    Video/ Po ndiqnin ndeshjen e kombëtares, incident me armë në qendër të Prishtinës, arrestohet autori

    Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri

    Pas golit të Rei Manajt, një person ka shkrepur armën në ajër.
    Pas kësaj ai është vënë në pranga menjëherë nga policia.

    Top Channel

  • Vuçiç  akuzon ashpër Erdoganin: Po  i armatosni kosovarët që të ktheni  një Perandori të re Osmane

    Vuçiç akuzon ashpër Erdoganin: Po i armatosni kosovarët që të ktheni një Perandori të re Osmane

    Të mërkurën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi Turqinë për shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke armatosur Kosovën.  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi më herët sot se Turqia i kishte dorëzuar Prishtinës dronë vetëvrasës Skydagger, të njohur edhe si RTF Skydagger FPV, përpara afatit.
    “Këto janë dronë luftarakë të pajisur me pajisje shpërthyese që synojnë goditjen e objektivave të armikut në lëvizje dhe statikë. Duke blerë këtë kontingjent mjetesh ajrore pa pilot, përveç dronëve Bayraktar TB2 ​​dhe Puma, ne vazhdojmë të rrisim fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me arritje të reja teknologjike dhe taktika moderne të luftës”, shkroi Kurti në Facebook-un e tij.
    Vuçiç reagoi menjëherë ndaj lajmeve nga Prishtina në platformën X me një mesazh ku tha se ishte “i neveritur nga gjesti i Turqisë” dhe armatosja e vazhdueshme e Prishtinës.
    “Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve në Prishtina”, tha Vuçiç. Ai kritikoi Ankaranë për mungesën e kujdesit për sigurinë e rajonit.
    “Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne i kuptojmë qëllimet e tyre të vërteta”, i shkroi Vuçiç Xu-së.
    Zyra qeveritare për Kosovën dhe Metohinë, drejtori i së cilës, Petar Petković, reagoi gjithashtu, duke përsëritur vlerësimin e Vuçiçit se Serbia “e kuptoi mesazhin” dhe se “nuk ishte rastësi” që dronët u dorëzuan në Kosovë tre muaj para afatit të dakordësuar.
    Sipas Petkoviçit, Turqia e bëri këtë “vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale”, me qëllim që t’i jepte kryeministrit të Prishtinës “mbështetjen e nevojshme para zgjedhjeve të 12 tetorit, në mënyrë që ai të kishte mundësinë të vazhdonte terrorizimin e popullit serb”.
    Vuçiç donte ta “prishte” samitin, u ankua për paktin me Kroacinë? Osmani e kritikoi ashpër, ai u përgjigj: “Po më dridhet barku”.  Petković tha se Beogradi “do të vazhdojë të ruajë me përgjegjësi paqen dhe stabilitetin, pavarësisht aleancave të armatosura që po krijohen në dëm të paqes dhe që paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë”.  Serbia kishte planifikuar më parë të blinte dronë Bayraktar TB2 nga Turqia në vitin 2020, të cilët u prezantuan në tabloidët pranë Vuçiçit si “aktualisht një nga sistemet më të fuqishme luftarake të avionëve pa pilot në botë” dhe blerja e të cilëve do ta “bindë Serbinë të bëhet forca ushtarake më e fuqishme në ish-Jugosllavi”. Vuçiç më vonë hoqi dorë nga qëllimi i tij për të armatosur Serbinë me dronë turq, dhe sipas portalit të specializuar Oružjeonline në fund të qershorit 2023, ai e shpjegoi këtë me arsyen se Turqia po armatos forcat e sigurisë së Kosovës me këta avionë.  “Ne refuzuam ta blinim Bayraktarin sepse ata e sollën në Prishtinë. Kohët e fundit morëm dronin kinez CH-91 dhe vazhdojmë ta blejmë. Pas pesë muajsh, do të marrim edhe një mijë dronë kamikazë, të cilët i kërkuam nga Lindja e Mesme”, tha Vuçiç.  Portali i specializuar në aviacion Tangosix njoftoi se gjatë përgatitjeve për paradën ushtarake më 20 shtator, dronët Shadow të prodhuar nga Korporata EDGE nga Emiratet e Bashkuara Arabe u panë në sistemet lëshuese të Forcave të Armatosura Serbe.
     
     

  • Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Julianës Nura

    Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Julianës Nura

    Një muaj pas raportimeve për ndërhyrje pa leje në një kompleks banesor në lagjen Lakrishte të Prishtinës, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë veprimet e para konkrete: ka nisur rrënimin e punimeve të dyshuara pa leje në banesën që i përket Juliana Nurës, finalistes së parë të “Big Brother VIP Kosova”.
    Në fillim të shtatorit, disa banorë të kompleksit kishin ngritur shqetësime për punime të pazakonshme në katin e sipërm të ndërtesës. Ata pretendonin se po kryheshin shtesa ndërtimore pa leje dhe se mungonin kushtet e sigurisë, duke rrezikuar banorët e tjerë. Pas reagimeve, Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, konfirmoi për media se gjatë kontrollit në terren ishin gjetur punëtorë aktivë dhe se ishte konstatuar “tentativë për mbindërtim”. Pronarit të objektit iu dha një afat prej 7 ditësh për rrënim vullnetar të ndërhyrjeve.
    Sot, pas më shumë se një muaji, procesi i rrënimit ka hyrë në fazë zyrtare. Procesi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe strukturave të sigurisë, për të shmangur çdo incident gjatë rrënimit.
    Juliana Nura, ndonëse nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë, ka reaguar përmes një story në Instagram.Në postimin e saj, ajo ka ndarë një mesazh që lidhej me padrejtësitë institucionale, duke shkruar:
    “Edhe unë valla kam me ja nisë me fol çka ndodh në këtë shtet.”
    Ky reagim është interpretuar si pakënaqësi ndaj mënyrës se si po trajtohet situata, ndërsa ndjekësit e saj kanë ndarë komente të shumta në mbështetje.

  • Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Juliana Nurës

    Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Juliana Nurës

    Një muaj pas raportimeve për ndërhyrje pa leje në një kompleks banesor në lagjen Lakrishte të Prishtinës, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë veprimet e para konkrete: ka nisur rrënimin e punimeve të dyshuara pa leje në banesën që i përket Juliana Nurës, finalistes së parë të “Big Brother VIP Kosova”.
    Në fillim të shtatorit, disa banorë të kompleksit kishin ngritur shqetësime për punime të pazakonshme në katin e sipërm të ndërtesës. Ata pretendonin se po kryheshin shtesa ndërtimore pa leje dhe se mungonin kushtet e sigurisë, duke rrezikuar banorët e tjerë. Pas reagimeve, Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, konfirmoi për media se gjatë kontrollit në terren ishin gjetur punëtorë aktivë dhe se ishte konstatuar “tentativë për mbindërtim”. Pronarit të objektit iu dha një afat prej 7 ditësh për rrënim vullnetar të ndërhyrjeve.
    Sot, pas më shumë se një muaji, procesi i rrënimit ka hyrë në fazë zyrtare. Procesi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe strukturave të sigurisë, për të shmangur çdo incident gjatë rrënimit.
    Juliana Nura, ndonëse nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë, ka reaguar përmes një story në Instagram.Në postimin e saj, ajo ka ndarë një mesazh që lidhej me padrejtësitë institucionale, duke shkruar:
    “Edhe unë valla kam me ja nisë me fol çka ndodh në këtë shtet.”
    Ky reagim është interpretuar si pakënaqësi ndaj mënyrës se si po trajtohet situata, ndërsa ndjekësit e saj kanë ndarë komente të shumta në mbështetje.

  • “Plisat” kanë një mesazh për djemtë e Kombëtares në prag të sfidës me Serbinë

    “Plisat” kanë një mesazh për djemtë e Kombëtares në prag të sfidës me Serbinë

    Shqipëria do të ketë një përballje historike me Serbinë, më 11 tetor. Në Leskovac do të kërkohet fitorja, për të ëndërruar më pas kualifikimin në Botërorin 2026.
    “Plisat” kanë kushtuar një mesazh të veçantë në prag të këtij takimi.

    “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë, na bëni krenarë, për nder të historisë”, shkruhej nga tifozët e Prishtinës.

    Leskovaci është rreth 100 kilometra larg Prishtinës. Tashmë e konsideruar pjesë e Serbisë, njihet për një nga gjenocidet e serbëve ndaj shqiptarëve.