Tag: prishtinën

  • Të gjithë ‘fitues’ në zgjedhjet lokale në Kosovë, Përparim Rama mban Prishtinën

    Të gjithë ‘fitues’ në zgjedhjet lokale në Kosovë, Përparim Rama mban Prishtinën

    festa e ldk ne prishtine

    KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
    Në të gjitha komunat ka përfunduar plotësisht votimi, ndërkaq në platformën online, sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, do të përditësohen më vonë edhe dy vendvotime për Mitrovicën e Jugut.
    “Rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi të numërohen votat e diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht”, tha ai.
    Sa u përket votave nga diaspora, ai tha se pret që nga java e ardhshme ato të arrijnë në Kosovë dhe një javë më pas të përmbyllet numërimi i të gjitha votave.
    Sipas rezultateve për rundin e balotazhit, LDK-ja ka fituar në pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër secila dhe PDK-ja në tre komuna.
    Prishtina u fitua nga kandidati i LDK-së Përparim Rama, i cili do të drejtojë kryeqytetin  edhe për 4 vitet e ardhshme. 
    Kandidati i LVV-së për Prishtinën, Hajrulla Çeku, i uroi fitoren Ramës, ndërkohë që gara mes tyre ka qenë e ngushtë.
    “E uroj z. Rama për fitoren dhe i uroj me zemër kryeqytetit tonë, Prishtinës, që përnjëmend të dalë nga kaosi në të cilin është futur. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Prishtinës, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri, për këtë qytet që të gjithë e quajmë shtëpi”, shkroi ai në Facebook. Ai falënderoi çdo qytetar që e votoi në dy raundet zgjedhore./ZËRI 

  • Balotazhi në Kosovë/ Qytetarët e 18 komunave u drejtohen sot kutive të votimit

    Balotazhi në Kosovë/ Qytetarët e 18 komunave u drejtohen sot kutive të votimit

    FOTO ILUSTRUESE

    KOSOVË-Në Kosovë po zhvillohet këtë të dielë balotazhi për zgjedhjet lokale në 18 nga 38 komunat e vendit. Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti. 
    Garat më të forta konsiderohen ato për Prishtinën dhe Prizrenin. Për Prishtinën, garon kryetari aktual i LDK, Përparim Rama, dhe kandidati i LVV, Hajrulla Çeku. Në Prizren, Shaqir Totaj i PDK do të jetë përballë Artan Abrashit të Vetëvendosjes. PDK do mbështetet nga LDK sipas një marrëveshjeje.
    Vendvotimet në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 qendra votimi, me gjithsej 1.648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1.628 vendvotime për votimin e rregullt./ZËRI

  • Baloyazhi në Kosovë/ Qytetarët e 18 komunave u drejtohen sot kutive të votimit

    Baloyazhi në Kosovë/ Qytetarët e 18 komunave u drejtohen sot kutive të votimit

    FOTO ILUSTRUESE

    KOSOVË-Në Kosovë po zhvillohet këtë të dielë balotazhi për zgjedhjet lokale në 18 nga 38 komunat e vendit. Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti. 
    Garat më të forta konsiderohen ato për Prishtinën dhe Prizrenin. Për Prishtinën, garon kryetari aktual i LDK, Përparim Rama, dhe kandidati i LVV, Hajrulla Çeku. Në Prizren, Shaqir Totaj i PDK do të jetë përballë Artan Abrashit të Vetëvendosjes. PDK do mbështetet nga LDK sipas një marrëveshjeje.
    Vendvotimet në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 qendra votimi, me gjithsej 1.648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1.628 vendvotime për votimin e rregullt./ZËRI

  • ‘Serbia është ushtarakisht neutrale’, Vuçiç: Duam dialog me Prishtinën

    ‘Serbia është ushtarakisht neutrale’, Vuçiç: Duam dialog me Prishtinën

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot, lidhur me deklaratën e kryeministrit malazez Milojko Spajiç, se Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në asnjë organizatë ushtarake dhe të jetë pjesë e asnjë blloku, por dëshiron të jetë ushtarakisht neutrale.
    Vuçiç, gjatë një konference të përbashkët me kancelarin austriak Christian Stock, duke iu përgjigjur pyetjes për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, tha se të gjithë në rajon ndërhyjnë në punët e brendshme të Serbisë me një lehtësi të patolerueshme papërgjegjësie.
    “Ne duam të kemi marrëdhëniet më të ngushta vëllazërore me Malin e Zi dhe kjo është e vetëkuptueshme. Secili ka të drejtë të thotë çfarë të dojë dhe kur të dojë për Serbinë”, tha Vuçiç, sipas raportimit të medias serbe.
    Ai theksoi se Serbia ka marrëdhënie të mira me NATO-n dhe shtoi se këto marrëdhënie ishin të mira kur Jens Stoltenberg ishte Sekretar i Përgjithshëm, dhe tani që Mark Rute është Sekretar i Përgjithshëm.

    “Ne gjithashtu marrim parasysh praninë e KFOR-it në terren, ku ata duhet të ruajnë stabilitetin në Kosovë dhe Metohi dhe të ruajnë sigurinë, para së gjithash, për qytetarët e kombësisë serbe, dhe ne do të përpiqemi të kemi marrëdhënie të tilla, por nuk duam të jemi pjesë e ndonjë organizate ushtarake në përgjithësi, t’i përkasim ndonjë blloku, ne duam të jemi neutralë”, tha Vuçiç.
    Me Prishtinën, gjërat duhet të zgjidhen përmes dialogut, çdo gjë tjetër do të ishte një katastrofë, shtoi ai.
    Aleksandar Vuçiç deklaroi se çështjet me Prishtinën duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe bisedave dhe theksoi se çdo mënyrë tjetër do të përfaqësonte një katastrofë për të gjithë.
    “Çdo gjë tjetër është një katastrofë për të gjithë, kështu që dialogu është e vetmja zgjidhje. A është e mundur tani, a është e thjeshtë? Unë kurrë nuk i përdor këto mundësi për të zhvilluar luftëra personale apo nuk e di çfarë, as nuk do të përmend të tjerët, as nuk do të them emrat e askujt. Shpresoj që edhe të tjerët do të duan të arrijnë zgjidhje të caktuara përmes bisedave, dialogut, duke respektuar pikëpamjet e të tjerëve apo pikëpamjet e ndryshme”, tha Vuçiç.
    Sipas tij, ky është një kusht i domosdoshëm për përparim të ri në marrëdhëniet në rajon dhe tha se Serbia do të bëjë çmos që kjo të ndodhë. Serbia, në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së, kërkon vetëm që të respektohet integriteti i saj.
    Presidenti Vuçiç deklaroi se Beogradi dëshiron të flasë me Prishtinën dhe dëshiron të zgjidhë problemet përmes dialogut, por jo duke arrestuar serbët çdo ditë, dhe theksoi se vetëm Serbia është konsistente kur bëhet fjalë për respektimin e vlerave, parimeve evropiane dhe Kartës së OKB-së.

  • 3 ditë ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa: E bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë

    3 ditë ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa: E bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë

    Showbiz E Hënë, 4 Gusht 2025 19:21
    Dua Lipa ka ndarë ndjesitë e saj të thella pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të ”Sunny Hill Festival”. Në një status të ndjerë, Dua shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e saj për të gjithë ata që e bënë festivalin kaq të veçantë këtë vit. Duke filluar nga artistët, të afërm dhe po ashtu fansat e këtij edicioni, artistja shqiptare me famë botërore, ndau falënderimin e saj, përmes një postimi të gjatë.
    “Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të S unny Hill Festival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën e tyre për t’i bërë realitet këto net të paharrueshme.

    Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur, faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që ndriçuat çdo moment bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë.

    Dhe për fansat tanë të bukur, ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Kërcyet, kënduat, festuat me ne, dhe e bëtë festivalin e këtij viti vërtet të paharrueshëm. Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër”.
    Dua Lipa ishte pjesëmarrëse e këtij edicioni po ashtu edhe si artistja kryesore e mbrëmjes duke performuar në natën e parë. Vizita e sivjetshme ishte edhe më veçantë për artisten e cila mori shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial.

  • Dua Lipa ndez Prishtinën

    Dua Lipa ndez Prishtinën

    Showbiz E Enjte, 31 Korrik 2025 16:11
    Dua Lipa ka sjellë një tjetër atmosferë elektrizuese në Prishtinë. Mbrëmjen e së mërkurës, ajo është parë në një nga ambientet më të njohura të Prishtinës, përkrah të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner.
    Çifti ka zgjedhur të kalojë një natë të ngrohtë verore të rrethuar nga miq të afërt, kokteje dhe muzikë, duke shijuar një mbrëmje intime larg skenës, por jo larg vëmendjes së publikut. E veshur me stilin që e karakterizon dhe e buzëqeshur, Dua ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve, duke reflektuar po aq shkëlqim jashtë skene sa edhe mbi të.

    Prania e Duas në qytetin e saj të origjinës ka emocionuar fansat, të cilët mezi presin ta shohin në skenë këtë të premte në mbrëmjen e parë të festivalit “Sunny Hill 2025”. Ndërsa ajo përgatitet për një performancë madhështore, qyteti tashmë ndjen magjinë që vetëm një emër si Dua Lipa mund të sjellë.

  • Beogradi bën një “hap” pas: Gati për kompromise të vështira me Prishtinën

    Beogradi bën një “hap” pas: Gati për kompromise të vështira me Prishtinën

    Serbia është e përgatitur të bëjë “kompromise shumë të vështira” me Kosovën. Kështu është shprehur Ministri serb për Çështjet Europiane, Nemanja Staroviç. Në një intervistë për Agjencinë Austriake të Lajmeve, APA, zyrtari i lartë serb tha se Beogradi dëshiron të “normalizojë plotësisht” marrëdhëniet e tij me Prishtinën.
    “Beogradi është i gatshëm të angazhohet në dialog me Prishtinën. Por nuk mund të jetë një lojë me shumë zero në të cilën njëra palë humbet gjithçka në mënyrë që pala tjetër të fitojë gjithçka. Duhet të jetë një kompromis. Është një sfidë e madhe dhe ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë. Por jemi gjithashtu të vetëdijshëm se Bashkimi Evropian ka aplikuar gjithmonë zgjidhje praktike dhe krijuese kur vijmë tek raportet mes BE dhe Kosovë. Le të marrim si shembull Qipron e cila u bë anëtare e BE-së në vitin 2004 pavarësisht konfliktit të pazgjidhur mbi pjesën veriore të vendit të pushtuar nga Turqia”, tha Nemanja Staroviç.

    Staroviç kritikoi Albin Kurtin për arrestimin e Igor Popoviçit, i cili sipas tij është në shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2012, e cila, u jep përfaqësuesve të autoriteteve serbe të drejtën për të vizituar Kosovën me njoftim paraprak. Ai akuzoi pa fakte kryeministrin në detyrë të Kosovës, se po zhvillonte politikë të brendshme në kurriz të komunitetit serb.
    “Pasi humbi shumicën në zgjedhjet e fundit, ai është në detyrë vetëm për një mandat teknik dhe nuk mund t’i zbatojë premtimet e tij të fushatës në lidhje me ekonominë apo luftën kundër korrupsionit. E vetmja gjë që ai mund t’u ofrojë votuesve të tij është shtypja e komunitetit serb në Kosovë”, u shpreh Nemanja Staroviç.

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja kush është kandidati i VV për Prishtinën

    Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja kush është kandidati i VV për Prishtinën

    Partitë politike kanë filluar të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave të Kosovës, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 12 tetor 2025.

    Sipas burimeve të sigurta të KosovaPress, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku do të jetë kandidat për Prishtinën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
    Hajrulla Çeku ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë Qeverisë Kurti II.
    AAK-ja do të kandidojë me Bekë Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin. Ndërsa partitë tjera nuk kanë zyrtarizuar ende kandidaturat. Kosovapress.

  • Merr udhë hekurudha Kuq e Zi, projekti strategjik që lidh Durrësin me Prishtinën

    Merr udhë hekurudha Kuq e Zi, projekti strategjik që lidh Durrësin me Prishtinën

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nga projektet më ambicioze të infrastrukturës rajonale, hekurudhën “Kuq e Zi”, që do të lidhë portin e Durrësit me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare e ka përshkruar këtë projekt si një hap të madh drejt bashkëpunimit dhe integrimit të dy vendeve.“Hekurudha kuq e zi tashmë merr udhë”, shkruan Rama, duke nënvizuar simbolikën e flamurit kombëtar dhe rëndësinë strategjike të këtij investimi që i tejkalon përmasat ekonomike.Projekti u prezantua një ditë më parë në një aktivitet zyrtar, ku ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se financimi për ndërtimin e kësaj linje do të ndodhë në disa faza, për shkak të kompleksitetit dhe kostos së lartë të investimit. Megjithatë, theksoi ai, qeveria është e përkushtuar për ta realizuar këtë projekt deri në fund.Një arterie e re për ekonominë dhe sigurinëHekurudha që do të lidhë Durrësin me Prishtinën nuk ka vlerë vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve, por edhe për nevoja strategjike dhe ushtarake, duke përforcuar infrastrukturën e sigurisë në rajon dhe rolin e Shqipërisë e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të mbrojtjes.Linja hekurudhore pritet të ndjekë një gjurmë të re dhe të modernizuar, duke përfshirë segmentin ekzistues të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit dhe duke kaluar përmes Durrësit, Milotit, Mjedës, Shkodrës, Gjakovës e deri në Prishtinë.Ky projekt përbën një nga nismat më domethënëse të dekadës në fushën e integrimit të infrastrukturës shqiptare me atë kosovare, si dhe një model konkret i bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.Me përfundimin e tij, hekurudha kuq e zi pritet të kthehet në një nyje të rëndësishme të transportit rajonal dhe një alternativë e besueshme për lidhjen e Kosovës me portin më të madh të Shqipërisë në Durrës, duke lehtësuar lëvizjen dhe ndihmuar në zhvillimin ekonomik të zonave që përshkon.

  • Lidh Prishtinën me Durrësin, Rama: Hekurudha ‘kuq e zi’ tashmë merr udhë (Video)

    Lidh Prishtinën me Durrësin, Rama: Hekurudha ‘kuq e zi’ tashmë merr udhë (Video)

    “Hekurudha kuq e zi tashmë merr udhë”, ka shkruar kryeministri krahas videos.
    Projekti u prezantua një ditë më parë. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se financimi për këtë projekt do të kalojë në disa faza.
    Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve por do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. Hekurudha pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit, pritet të kalojë nga Durrësi, drejt Milotit, Mjedë, Shkodër, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë.