Tag: prishtina

  • CONFERENCE | Prishtina barazon në Irlandën e Veriut, ka shanse kualifikimi. Natë e hidhur në Mal të Zi për ekipin shqiptar Deçiq

    CONFERENCE | Prishtina barazon në Irlandën e Veriut, ka shanse kualifikimi. Natë e hidhur në Mal të Zi për ekipin shqiptar Deçiq

    24 Korrik 2025

    23:17

    Telesport

    FC Prishtina ka arritur një barazim pa gola (0-0) në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë të UEFA Europa Conference League, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
    Ndeshja e zhvilluar në “Showgrounds Stadium” në qytetin Ballymena pa një Prishtinë të kujdesshme në pjesën e parë, ku vendasit nga Irlanda e Veriut ushtruan presion të vazhdueshëm dhe e kontrolluan më mirë lojën.
    Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra nga kryeqyteti kosovar reagoi fuqishëm, duke dominuar me raste të pastra shënimi. Tre mundësi të arta iu paraqitën , por konkretizimi mungoi.
    Rezultati 0-0 i jep përparësi Prishtinës në aspektin psikologjik për ndeshjen e kthimit, pasi luan përpara tifozëve të saj dhe në fushën e njohur të “Fadil Vokrrit”. Me përkrahjen e zjarrtë të “Plisave”, shanset jane te medha.
    Ne anen tjeter, nota e vetme negative eshte humbja e Deçiq, skuadra shqiptare e Tuzit te Malit te Zi, ku perballe Rapid Wien ka humbur 0-2 por qe pritej duke qene se diferenca eshte e madhe dhe e frikshme mbi buxhetin.

  • Prishtina e Re ngjitet për herë të parë në Superligë

    Një emër i ri i shtohet futbollit elitar në Kosovë. Prishtina e Re ka arritur suksesin më të madh në historinë e klubit duke u ngjitur për herë të parë në elitën e futbollit kosovar, Superligë.

    Suksesi historik për ekipin kryeqytetas erdhi pas triumfit në Grupin B të Ligës së Parë, ku Prishtina e Re u shpall kampione pas fitores bindëse ndaj KF Kikës në xhiron e fundit të kampionatit, me rezultat 3-1.

    Vushtrria e dyta e këtij grupi do të luajë më 18 maj në Klinë në’play off’ me Lirinë e Prizrenit e pozicionaur e dyta e Grupit A.

    Ndërkohë nga Liga e Parë këtë edicion janë rrëzuar: Rahoveci, Mitrovica, Flamurtari dhe Fushë Kosova, të cilat do të garojnë në Ligën e Dytë. Në edicionin e ri Liga e Parë do të funksionojë si ligë e vetme me 16 skuadra.

    Vazhdo leximin

  • Prishtina vlerësohet mes 120 qyteteve në forumin “Arab European Cities Dialogue”

    Prishtina vlerësohet mes 120 qyteteve në forumin “Arab European Cities Dialogue”

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se komuna që ai drejton u vlerësua për vizionin dhe karakterin e saj unik, para kryetarëve të 120 qyteteve të botës në forumin “Arab European Cities Dialogue”.Kreu i kryeqytetit ka renditur pikat në të cilën Prishtina, sipas tij,  mori vlerësime.“Prishtina po pozicionohet fuqishëm në hartën globale, duke u vlerësuar për vizionin dhe karakterin e saj unik. Para kryetarëve të 120 qyteteve të botës, Prishtina u vlerësua për vizionin tonë: Qytetari i parë – një qytet që vendos qytetarin në qendër të zhvillimit të tij!. Arti dhe kultura si motor për rritjen ekonomike – duke i dhënë qytetit një dimension të fuqishëm kulturor dhe ekonomik!. Festivalet si faktori kyç në branding-un e qytetit – duke e shndërruar çdo ngjarje në një promovim global të identitetit dhe vlerave të Prishtinës!”, ka shkruar Rama.Ka thënë se pati mundësinë të dëgjonte nga kryetarët e Bukureshtit, Amanit, Sarajevës, Madridit dhe Bejrutit përshtypjet e tyre mbi karakteristikat dhe zhvillimin e kryeqytetit.“Prishtina ishte shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë, që morën pjesë në forumin “Arab European Cities Dialogue. Ne po forcojmë diplomacinë urbane dhe po zhvillojmë ide të reja për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është vizioni i Prishtinës, që na nevojitet: një qytet i hapur, i zhvilluar dhe një referencë në agjendat globale”, shkroi kryetari i Prishtinës./RTK Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se komuna që ai drejton u vlerësua për vizionin dhe karakterin e saj unik, para kryetarëve të 120 qyteteve të botës në forumin “Arab European Cities Dialogue”.Kreu i kryeqytetit ka renditur pikat në të cilën Prishtina, sipas tij,  mori vlerësime.“Prishtina po pozicionohet fuqishëm në hartën globale, duke u vlerësuar për vizionin dhe karakterin e saj unik. Para kryetarëve të 120 qyteteve të botës, Prishtina u vlerësua për vizionin tonë: Qytetari i parë – një qytet që vendos qytetarin në qendër të zhvillimit të tij!. Arti dhe kultura si motor për rritjen ekonomike – duke i dhënë qytetit një dimension të fuqishëm kulturor dhe ekonomik!. Festivalet si faktori kyç në branding-un e qytetit – duke e shndërruar çdo ngjarje në një promovim global të identitetit dhe vlerave të Prishtinës!”, ka shkruar Rama.Ka thënë se pati mundësinë të dëgjonte nga kryetarët e Bukureshtit, Amanit, Sarajevës, Madridit dhe Bejrutit përshtypjet e tyre mbi karakteristikat dhe zhvillimin e kryeqytetit.“Prishtina ishte shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë, që morën pjesë në forumin “Arab European Cities Dialogue. Ne po forcojmë diplomacinë urbane dhe po zhvillojmë ide të reja për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është vizioni i Prishtinës, që na nevojitet: një qytet i hapur, i zhvilluar dhe një referencë në agjendat globale”, shkroi kryetari i Prishtinës./RTK 

  • Dogana ndalon mallra të dyshuara si të falsifikuara në terminalin Prishtina 3

    Dogana ndalon mallra të dyshuara si të falsifikuara në terminalin Prishtina 3

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar mallra të cilat dyshohen se kanë shkelur të drejtat e pronësisë intelektuare[DPI] në terminalin doganor Prishtina 3.
    Në njoftim thuhet se mallrat për verifikim janë pantallona ose farmerka me marka të falsifikuara si DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.
    ” Më datë 22.04.2025, në terminalin doganor Prishtina 3, gjatë një ekzaminimi fizik të një dërgese, oficerët doganorë kanë hasur mallra për të cilat dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).
    Gjatë kontrollit janë ndaluar për verifikim mallrat në vijim:
    Pantallona (farmerka) me marka të dyshuara si të falsifikuara:
    DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.
    Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe procedurat doganore në fuqi. Dogana mbetet e përkushtuar në luftimin e falsifikimit dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme”, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • KRU ‘‘Prishtina’’ njofton për zonat që do të mbesin pa ujë sot

    KRU ‘‘Prishtina’’ njofton për zonat që do të mbesin pa ujë sot

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të intervenohet në disa zona.
    ‘‘Sot, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në këto zona shërbimi:
    Rr.”Rexhep Luci”
    Rr.”Xhavit Ahmeti”
    Rr.”Fadil Vata”
    Rr.”Ndue Përleshi”
    Fshati Sllatinë
    Rr.”Asllan Berisha”
    Rr.”Zagrebi”’’, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh