Tag: prishtina

  • Protestë ndryshe nga të tjerët/ Një nga protestuesit, rrëfen ardhjen e veçantë: Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina

    Protestë ndryshe nga të tjerët/ Një nga protestuesit, rrëfen ardhjen e veçantë: Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina

    Në Tiranë po mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Një nga protestuesit e shumtë e ardhur nga Kosova, në një intervistë, u shpreh se protesta e tij ka qenë ndryshe nga të tjerët. Ai ka udhëtuar në këmbë prej 2 ditësh nga Prishtina në Tiranë për tju bashkuar këtij tubimi të madh që është organizuar në sheshin “Skënderbej”.
    Protestuesi tha se 2 muaj më parë i kërkoi direkt kryeministrit Rama që të organizonte një protestë në mbështetje të liderve të UÇK-së.
    “E kam marrë këtë nismë para 2 muajsh kur jam kthyer nga Haga kur erdha në Tiranë dhe kërkova nga kryeministri Rama të bëhej një protestë në Tiranë. Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina për të mbërritur në Tiranë. Falënderoj popullin shqiptar, policinë e Kosovës që më kanë përkrahë”.
    Duhet dhe një protestë e madhe për tu mbajtur në Shkup, dhe janë përkrah çlirimtarëve, se ata po akuzohen me aktakuza të Beogradit”, u shpreh ai.

  • Raporti/ Prishtina ia kalon Tiranës në çdo tregues kryesor të cilësisë së jetës

    Raporti/ Prishtina ia kalon Tiranës në çdo tregues kryesor të cilësisë së jetës

    Një raport i publikuar më 13 tetor 2025 nga platforma ndërkombëtare Numbeo ka krahasuar indekset kryesore të cilësisë së jetës mes Tiranës dhe Prishtinës.
    Të dhënat tregojnë një epërsi të ndjeshme të kryeqytetit kosovar në pothuajse çdo tregues kryesor, duke nxjerrë në pah sfidat që përballen qytetarët e Tiranës në përditshmërinë e tyre.
    Në Tiranë, indeksi i fuqisë blerëse është vetëm 41.45, duke u vlerësuar si “i ulët”, ndërsa në Prishtinë është 62.98, një nivel “mesatar” që tregon fuqi më të madhe për blerje.
    Siguria në kryeqytetin shqiptar ka një indeks prej 60.03, më e ulët se 67.95 e Prishtinës.
    Kujdesi shëndetësor në Tiranë arrin vetëm 47.29, krahasuar me 68.61 në Prishtinë.
    Klima natyrore është avantazhi i vetëm i Tiranës me indeks 86.43 (shumë i lartë), ndërsa Prishtina ka 76.84 (i lartë).
    Kostoja e jetesës është pothuajse dyfish më e lartë në Tiranë (48.92) në krahasim me Prishtinën (28.34).
    Raporti çmim-pronë ndaj të ardhurave është 17.82 në Tiranë, duke e bërë blerjen e një banese jashtëzakonisht të vështirë, ndërsa në Prishtinë ky raport është 14.44.
    Trafiku në Tiranë është më problematik me kohë udhëtimi mesatare 38.44 minuta, krahasuar me vetëm 22.81 minuta në Prishtinë.
    Gjithashtu, ndotja është shumë më e lartë në Tiranë me indeks 86.98, ndërsa Prishtina regjistron 68.68.
    Në përmbledhje, indeksi i përgjithshëm i cilësisë së jetës në Tiranë është 94.40, një nivel shumë i ulët krahasuar me 137.76 të Prishtinës, që reflekton një standard më të lartë jetese dhe kushte më të mira.
    Ky raport nxjerr në pah nevojën urgjente për reforma në menaxhimin urban dhe politikat ekonomike në Tiranë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
    Analiza e plotë sektoriale:
    Indeksi i Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Index)
    Tiranë: 41.45 (niveli “i ulët”)Prishtinë: 62.98 (niveli “mesatar”)Ky është një nga treguesit më të rëndësishëm ekonomikë, që mat fuqinë reale të qytetarëve për të blerë mallra e shërbime.
    Qytetarët e Prishtinës kanë rreth 50% më shumë fuqi blerëse sesa ata të Tiranës. Kjo tregon se pagat në Shqipëri nuk arrijnë të përballojnë koston e jetesës. Politikat ekonomike të qeverisë Rama nuk kanë sjellë rritje reale të mirëqenies, por inflacion, rritje çmimesh dhe shtim të pabarazisë.
    Indeksi i Sigurisë (Safety Index)
    Tiranë: 60.03 (i lartë)Prishtinë: 67.95 (i lartë, por dukshëm më mirë)
    Megjithëse të dy qytetet klasifikohen si “të sigurta”, Prishtina renditet dukshëm më lart, duke treguar një mjedis më të qetë dhe më pak incidente kriminale.
    Kjo përgënjeshtron retorikën e pushtetit në Tiranë që justifikon pasigurinë me “rritje të dinamikës urbane”.
    Kujdesi Shëndetësor (Health Care Index)
    Tiranë: 47.29 (mesatar)Prishtinë: 68.61 (i lartë)
    Sistemi shëndetësor i Tiranës vlerësohet dukshëm më poshtë.
    Kjo reflekton mungesën e investimeve reale në spitale publike, mungesën e mjekëve, korrupsionin në tendera dhe emigrimin masiv të personelit mjekësor.
    Prishtina, ndonëse me më pak buxhet, arrin standarde më të mira shërbimi dhe qasje më të lehtë për qytetarët.
    Indeksi i Klimës (Climate Index)
    Tiranë: 86.43 (shumë i lartë)Prishtinë: 76.84 (i lartë)
    Ky është i vetmi sektor ku Tirana qëndron më mirë, falë pozitës gjeografike dhe klimës mesdhetare. Por ky avantazh natyror nuk është merite qeveritare, përkundrazi, ndotja urbane e ka dëmtuar cilësinë reale të ajrit në qytet.
    Kosto e Jetesës (Cost of Living Index)
    Tiranë: 48.92 (e ulët)
    Prishtinë: 28.34 (shumë e ulët)
    Në Tiranë, çmimet janë pothuajse dyfish më të larta se në Prishtinë. Kjo përfshin qiranë, ushqimet dhe shërbimet bazë.Kombinimi i çmimeve të larta me pagat e ulëta shpjegon pse shumë të rinj po largohen nga kryeqyteti shqiptar.
    Raporti Çmim Pronë / Të Ardhura (Property Price to Income Ratio)
    Tiranë: 17.82 (shumë i lartë)
    Prishtinë: 14.44 (i lartë)
    Në Tiranë, një familje duhet të punojë rreth 18 vite për të blerë një apartament mesatar, ndërsa në Prishtinë mjaftojnë më pak se 15 vite.
    Kjo tregon spekulim masiv në tregun e ndërtimit, politikë që është mbështetur hapur nga administrata e Erion Veliajt ,përmes lejeve të pakufizuara ndërtimi që kanë shtrenjtuar pronat dhe kanë degraduar hapësirat publike.
    Trafiku dhe Koha e Udhëtimit (Traffic Commute Time Index)
    Tiranë: 38.44 minuta (mesatare)Prishtinë: 22.81 minuta (shumë e ulët)
    Në Tiranë, qytetarët humbasin pothuajse 40 minuta çdo ditë në trafik, për shkak të mungesës së transportit publik efikas dhe planifikimit të dështuar urban.Në Prishtinë, udhëtimet janë më të shkurtra dhe qarkullimi më i rregullt, pavarësisht se qyteti ka më pak infrastrukturë.
    Ndotja (Pollution Index)
    Tiranë: 86.98 (shumë e lartë)Prishtinë: 68.68 (e lartë)
    Tirana është ndër qytetet më të ndotura në Ballkan, dhe raporti i Numbeo e konfirmon këtë. Ajri, zhurma, mungesa e gjelbërimit dhe mbetjet urbane janë kthyer në krizë.Ky është dështimi më i dukshëm i administratës Veliaj, e cila është fokusuar në fasada dhe PR, ndërsa qyteti mbytet në ndotje e beton.
    Indeksi i përgjithshëm i cilësisë së jetës
    Tiranë: 94.40 (shumë i ulët)
    Prishtinë: 137.76 (mesatar)
    Në çdo sektor kyç, Prishtina tejkalon Tiranën. Raporti tregon qartë se nën drejtimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, kryeqyteti shqiptar është bërë më i shtrenjtë, më i ndotur, më kaotik dhe më i pabarabartë.
    Kjo krahasim ndërkombëtar është një pasqyrë e dështimeve ekonomike, urbane dhe sociale të qeverisjes aktuale, që ka privilegjuar interesat e biznesit dhe ndërtimit, duke lënë qytetarin në vend të fundit./ voxnews/

  • Më 26 shtator 1924, Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Bedri Pejani i dërguan një letër Lidhjes së Kombeve

    Më 26 shtator 1924, Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Bedri Pejani i dërguan një letër Lidhjes së Kombeve

    Më 26 shtator 1924, në emër të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Bedri Pejani i dërguan një letër Lidhjes së Kombeve.

    Ata përshkruanin me detaje gjendjen e mjerueshme dhe vuajtjet e shqiptarëve nën sundimin e Mbretërisë së Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, duke denoncuar gjenocidin dhe represionin që Serbia ushtronte ndaj tyre.

    Letra ishte një apel i zjarrtë për ndërhyrje ndërkombëtare, një përpjekje për të mbrojtur jetën, lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar në një periudhë të errët dhe të padrejtë.

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kryetari i LDK optimist: Mandati i ardhshëm i Prishtinës është i yni

    Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kryetari i LDK optimist: Mandati i ardhshëm i Prishtinës është i yni

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi sonte se projektet e mëdha në Prishtinë nisin dhe përfundojnë vetëm me LDK-në.
    Abdixhiku tha se kryeqyteti është me LDK-në dhe me kryetarin aktual, Përparim Ramën, derisa u shpreh i bindur se ky i fundit do të fitojë edhe një mandat tjetër katërvjeçar.
    Abdixhiku: Prishtina është e kaltër. Prishtina është me LDK-në. Prishtina është me Përparim Ramën. Kur Prishtina është me ne, e gjithë Kosova është me ne… Prishtina është motori i zhvillimit dhe nuk është rastësi që këtë kryeqytet dhe motor LDK-ja gjithmonë e ka pasur si në shtëpinë e vet. Kur qytetarët e Prishtinës kërkojnë vizion dhe punë, ata gjithmonë e shikojnë rrugën drejt nesh. Kur kanë kërkuar stabilitet, ne kemi dhënë këtë stabilitet. Kur kanë kërkuar punë konkrete, ne iu kemi sjellë atë punë dhe këtë e dëshmojmë sot bashkë me të gjithë ju. Katër vite më parë ne erdhëm në qytetin tonë me një vizion të ri dhe kandidat të jashtëzakonshëm. Ne sollëm Përparim Ramën, një njeri që vjen nga bota e arkitekturës dhe urbanizmit, për ta bërë një gjë të vetme: kthyer Prishtinës në një qytet të së ardhmes… Vetëm me LDK-në përfundojnë projektet e mëdha në Prishtinë dhe Kosovë. Me LDK-në nisi dhe përfundoi rruga A, rruga B, ndërkaq të tjerët vijnë dhe shkojnë, por nuk lënë asnjë shenjë
    Kryetari aktual i Prishtinës nga rradhët e LDK, Përparim Rama, në deklaratën e tij tregoi projektet e realizuara përgjatë këtyre 4 viteve të fundit.
    Rama: Kemi punuar shumë këto katër vite në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, por po fokusohemi në Prishtinën e vjetër. Kemi bërë përmirësime të mëdha në rrugë dhe kanalizime, kemi zgjeruar rrugën Bajram Bahtri në tri korsi në drejtim të Gollakut. Kemi sanuar dhe asfaltuar shumë rrugë në Kolovicë, si në Tasligje dhe Taukbahçe. Kemi zgjeruar rrjetet e kanalizimeve dhe ujësjellësit, kemi përmirësuar rrjetin e infrastrukturës rrugore që ka qenë prioritet i qeverisjes sonë…Pse është i nevojshëm nënkalimi Agim Ramadani? Jo vetëm që na është tek neve me bërë një tunel aty, por e ndërlidh qendrën me zonën e vjetër.

  • Zgjedhjet lokale, kryetari i LDK: Prishtina do të qeveriset nga ne edhe për 4 vitet e ardhshme

    Zgjedhjet lokale, kryetari i LDK: Prishtina do të qeveriset nga ne edhe për 4 vitet e ardhshme

    Kosova E Enjte, 25 Shtator 2025 20:52
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se projektet e mëdha në Prishtinë nisin dhe përfundojnë vetëm me LDK-në. Abdixhiku tha se kryeqyteti është me LDK-në dhe me kryetarin aktual, Përparim Ramën, derisa u shpreh i bindur se ky i fundit do të fitojë edhe një mandat tjetër katërvjeçar.
    ”Prishtina është e kaltër. Prishtina është me LDK-në. Prishtina është me Përparim Ramën. Kur Prishtina është me ne, e gjithë Kosova është me ne. Prishtina është motori i zhvillimit dhe nuk është rastësi që këtë kryeqytet dhe motor LDK-ja gjithmonë e ka pasur si në shtëpinë e vet. Kur qytetarët e Prishtinës kërkojnë vizion dhe punë, ata gjithmonë e shikojnë rrugën drejt nesh.
    Kur kanë kërkuar stabilitet, ne kemi dhënë këtë stabilitet. Kur kanë kërkuar punë konkrete, ne iu kemi sjellë atë punë dhe këtë e dëshmojmë sot bashkë me të gjithë ju. Katër vite më parë ne erdhëm në qytetin tonë me një vizion të ri dhe kandidat të jashtëzakonshëm. Ne sollëm Përparim Ramën, një njeri që vjen nga bota e arkitekturës dhe urbanizmit, për ta bërë një gjë të vetme: kthyer Prishtinës në një qytet të së ardhmes. Vetëm me LDK-në përfundojnë projektet e mëdha në Prishtinë dhe Kosovë. Me LDK-në nisi dhe përfundoi rruga A, rruga B, ndërkaq të tjerët vijnë dhe shkojnë, por nuk lënë asnjë shenjë’‘,-tha Adbixhiku.

  • Prishtina mirëpret edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Sportiv

    Prishtina mirëpret edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Sportiv

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur se më 16 dhe 17 shtator 2025 do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Filmit Sportiv Prishtina 2025.

    Festivali do të sjellë në kryeqytet një përzgjedhje filmash dhe dokumentarësh nga fusha e sportit, të cilët do të shfaqen në kinema, duke e kthyer Prishtinën për dy ditë në qendër të kinematografisë sportive.

    Pas thirrjes së hapur në korrik, KOK ka dërguar disa dokumentarë në Federatën Ndërkombëtare të Kinematografisë Televizive Sportive (FICTS), me të cilët ka aplikuar për çmime ndërkombëtare. Këta filma tashmë janë të kualifikuar edhe për shfaqje në festivalin vendor.

    Për dokumentarët premierë, festivali ofron mundësi të veçantë prezantimi, ndërsa afati i fundit për aplikime është 10 shtator 2025.

    Ky aktivitet pritet të tërheqë kineastë, sportistë dhe dashamirë të artit nga Kosova e më gjerë, duke forcuar rolin e sportit si frymëzim në kinematografi./KultPlus.com

  • Prishtina 2030 – Kryeqyteti gati për Lojërat Mesdhetare

    Prishtina 2030 – Kryeqyteti gati për Lojërat Mesdhetare

    Sipas një njoftimi të publikuar nga kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, kryeqyteti dhe gjithë Kosova kanë hyrë në një kapitull të ri historik: përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

    Në postimin e tij, Rama thekson se kjo ngjarje nuk është vetëm një organizim sportiv, por një projekt madhor që do të shënojë zhvillim, afirmim dhe një mundësi unike për ta vendosur vendin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, transmeton KultPlus.

    Ai bën të ditur se, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është mbajtur takimi i parë për funksionalizimin e Komitetit Organizues të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 (OCMG). Ky hap i rëndësishëm shënon fillimin e punës së koordinuar për organizimin e një ngjarjeje që pritet të jetë ndër më të mëdhatë të mbajtura ndonjëherë në vend.

    Rama shton se me udhëzimet dhe mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, organizimi i këtyre lojërave do të udhëhiqet nga profesionalizmi, efikasiteti dhe vizioni afatgjatë. Përtej sportit, projekti pritet të sjellë zhvillim urban, të forcojë promovimin kulturor dhe të shfaqë para botës mikpritjen dhe energjinë e qytetit.

    Në vitin 2030, Prishtina do të mirëpresë sportistë dhe vizitorë nga e gjithë hapësira mesdhetare, duke e shndërruar kryeqytetin në një qendër të bashkëpunimit dhe festës sportive.

    “Prishtina është gati ta mirëpresë botën mesdhetare në vitin 2030.” – përfundon Rama./KultPlus.com

  • Drita “shuhet” në Ferizaj, Superliga e Kosovës ka Prishtinën e …Re

    Drita “shuhet” në Ferizaj, Superliga e Kosovës ka Prishtinën e …Re

    Startoi sot me 4 takime Superliga e Kosovës 2025/26. Befasinë më të madhe e bëri skuadra e promovuar Prishtina e Re e cila fitoi në fushën e Malishevës 0-4. Po aq befasuese ishte dhe rrëzimi i Dritës ‘europiane’ e cila ra në Ferizaj për 1-0.

    Fiton prishtina në fushën e Dukagjinit ndërsa Drenica- llapi përfundoi pa fitues 0-0.

    Superliga e Kosovës, java e parë 2025/26:

    Dukagjini 2-3 Prishtina

    Ferizaj 1-0 Drita

    Malisheva 0-4 Prishtina e Re

    Drenica 0-0 Llapi

    Vazhdo leximin

  • Prishtina Tournament mbyllet me sukses – sport, energji dhe përfshirje për të gjithë

    Prishtina Tournament mbyllet me sukses – sport, energji dhe përfshirje për të gjithë

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka marrë pjesë në mbylljen e Prishtina Tournament, një ngjarje sportive që solli gara dhe emocione për fëmijë, të rinj, seniorë dhe persona me aftësi të kufizuara.

    Në një postim në rrjetet sociale, Çeku theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke u shprehur se turneu tregoi fuqinë e sportit për të bashkuar komunitetin dhe për të ofruar energji pozitive për të gjithë pjesëmarrësit.

    “Kënaqësi të isha pjesë në mbylljen e Prishtina Tournament, turne që solli përplot gara, emocion dhe entuziazëm për fëmijë, të rinj, seniorë dhe persona me aftësi të kufizuara, duke treguar se sporti është për të gjithë dhe fuqizon komunitetin tonë. Përgëzime organizatorëve për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme”, – shkroi ministri.

    Ky turne u përmbyll si një shembull i mirë se si sporti mund të shërbejë si urë lidhëse mes brezave dhe të promovojë përfshirjen sociale në shoqëri./KultPlus.com

  • Prishtina 2030: Nënshkruhet marrëveshja për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare

    Prishtina 2030: Nënshkruhet marrëveshja për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare

    Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po i afrohen gjithnjë e më shumë realizimit. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja e radhës me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), duke e cilësuar këtë si një hap tjetër konkret drejt organizimit të ngjarjes më të madhe sportive në historinë e vendit dhe rajonit.

    Pavarësisht bllokadës së krijuar nga dërgimi i Ligjit për Lojërat Mesdhetare në Gjykatën Kushtetuese, MKRS, në bashkëpunim me KOK dhe Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), po vijon përgatitjet përmes zgjidhjeve alternative. Në kuadër të KOK, ICMG ka themeluar Komitetin Organizativ të përkohshëm për Lojërat Mesdhetare, i cili do të zhvillojë aktivitetet operacionale sipas standardeve më të larta vendore dhe ndërkombëtare.

    Ngjarja sportive synon të jetë jo vetëm një sukses organizativ, por edhe një angazhim strategjik për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve./KultPlus.com