Pjesëmarrja qytetare, liria e medias, korrupsioni, përkatësia, kujtesa dhe shpresa në punët e Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2025”, që këtë vit zhvillohet nën temën “Demokracia”. Këto ditë ekspozita në kuadër të këtij festivali u çel në galerinë FAB në Tiranë.
Edicioni i këtij viti e kthen festivalin në një platformë reflektimi vizual mbi mënyrën se si demokracia jetohet, sfidohet dhe riformësohet sot, sidomos në Ballkanin Perëndimor, ku tranzicioni politik, kujtesa kolektive dhe aspiratat europiane vazhdojnë të ndikojnë realitetin shoqëror. Ekspozita me kuratore prof. Rikke Hansen në galerinë FAB në Universitetin e Arteve në Tiranë prezanton punime nga artistë, dizajnerë, studentë dhe aktivistë nga mbarë bota, të cilët përmes gjuhës së posterit adresojnë çështje si pjesëmarrja qytetare, liria e medias, korrupsioni, përkatësia, kujtesa dhe shpresa. “Këto postera ndërtojnë një portret të një rajoni në dialog të vazhdueshëm me vetveten dhe me botën, duke ekspozuar sfidat, por edhe energjinë transformuese të demokracisë. Në një kohë kur vlerat demokratike janë nën presion global, “Prishtina 2025” e vendos posterin si medium të mendimit kritik, rezistencës vizuale dhe angazhimit qytetar”, thuhet në njoftimin rrethe kësaj ekspozite.
Përmes kësaj ekspozite që u hap në galerinë FAB, arti rifiton rolin e tij publik: të pyesë, të kujtojë dhe të imagjinojë. Ekspozita që u hap këtë dhjetor në këtë galeri është në vijim dhe të tjerave që hapen përgjatë vitit në mjediset e saj. Pak ditë më parë në këtë galeri u hap dhe ekspozita e grupimit të artistëve “Nëntori”.
Tag: prishtina
-

Festivali Ndërkombëtar i Posterit “Prishtina 2025” me temën “Demokracia”, ekspozita çelet në galerinë FAB
-

Kosova, Prishtina e Re dhe Gjilani marrin fitore të rëndësishme
Prishtina e Re dhe Gjilani kanë realizuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 15-të në AlbiMall Superligë, në ndeshjet e zhvilluara të shtunën. Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina e Re arriti fitore bindëse 4:1 ndaj Prishtinës, duke i dhënë fund serisë pa fitore që zgjaste mbi dy muaj. Trajneri Qëndrim Kida debutoi suksesshëm në bankinën e Prishtinës së Re, ndërsa ekipi i tij kaloi në epërsi qysh pas 30 sekondash lojë, kur qendërmbrojtësi Philippe Boueye devijoi topin në rrjetën e vet.
Epërsia u dyfishua në minutën e 24-t, me golin e mesfushorit nigerian, Amos Dadet. Prishtina u rikthye përkohësisht në lojë falë golit të Gjelbrim Taipit pas gjysmë ore lojë, por vendasit reaguan menjëherë. Kapiteni Elvis Prençi shënoi me kokë për 3:1 në minutën e 35-të, rezultat që e mbylli pjesën e parë.Në pjesën e dytë, Prishtina e Re shfrytëzoi një goditje indirekte brenda zonës, pas një ndërhyrjeje të gabuar të portierit Ardit Nika. Donat Hasanaj nga ajo situatë vulosi fitoren 4:1 në minutën e 75-të.
Ndërkohë, Prishtina e cila është lidere vazhdon të kalojë nëpër një fazë të vështirë, me tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, teksa në këtë ndeshje në bankinën e bardhekaltërve debutoi Afrim Tovërlani.
Në ndeshjen tjetër të ditës, të zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Gjilani arriti fitore të çmuar ndaj Drenicës. Skuadra e trajnerit Debatik Curri triumfoi 1:0 falë golit të Senad Jaroviqit në minutën e 82-të.
Fitorja i mundëson Gjilanit të ngjitet në pozitën e shtatë me 19 pikë, duke kaluar pikërisht Drenicën që tani zbret në vendin e tetë me 18 pikë.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

“Tani nis ahengu”/ Fitorja në Prishtinë, flet pas rezultatit Përparim Rama: Do të jetë një kryeqytet europian
Përparim Rama kryebashkiaku i rikonfirmuar në zgjedhjet lokale pas votimit të dytë, si proces i balotazhit, ka thënë se Prishtina tani do të hyjë në një fazë të re të procesit të saj. Rama tha se Prishtina sipas tij do të lulëzojë dhe do të jetë një kryeqytet europian.
“Është gjithmonë një mrekulli e vërtetë kur fiton besimin e qytetarëve të kryeqytetit për të menaxhuar proceset zhvillimore. Këtë e kam kërkuar edhe para katër vitesh, kur kam thënë se transformimi i plotë ndodh brenda tetë vjetësh. Nuk kam asnjë dyshim se në këto katër vitet e ardhshme Prishtina do të lulëzojë.
I kemi të gjitha projektet në proces projektet tona madhore, platformat që bashkojnë lagjet të gjitha janë në zhvillim dhe do t’i përfundojmë në vazhdim. Prishtina do të bëhet një kryeqytet evropian ku qytetari është në qendër; një qytet me inteligjencë artificiale, qytet i mençur dhe me karakter unik në botë.
E gjithë Prishtina na pret sonte për të festuar. Këtu ka fituar zhvillimi, kreativiteti dhe e mira kundër sabotazhit dhe bllokadës. Në këtë festë të mrekullueshme për qytetin tonë të zemrës do të kemi pjesëmarrës nga të gjitha besimet dhe partitë, që do t’i bashkohen bashkërisht kësaj mbrëmjeje plot shpresë e bashkim.”-tha Rama. -

“Prishtina ecën përtej”/ LDK shpall fitoren në Prishtinë, Përparim Rama: Qytet që nuk e pret të ardhmen por e ndërton..
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Komunën e Prishtinës, në balotazhin e së dielës. Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, në një konferencë për mediat tha se kjo ka qenë fitore e idesë dhe punës.
Abdixhiku tha se pos Prishtinës, LDK-ja ka fituar edhe në Pejë, Viti, Dragash e Junik në balotazh, pos Lipjanit e Istogut që kishte fituar në raundin e parë. Sipas tij, me shtatë komuna LDK-ja është partia me numrin më të madh të komunave me të cilat do të qeverisë.
Ndërkohë që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ftuar kundërshtarin e tij politik në këto zgjedhje, Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë dhe të jetë bashkëpunues.
“E ftoj të reflektojë me frymë qytetarie. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim jo bllokim. Qytetarët s’meritojnë pengesa, por punë të përbashkët. Për këtë qytetari ka folur dhe fjala e tij është vendim. Prishtina ecën përtej. Është qytet që nuk e pret të ardhmen por e ndërton atë”, ka thënë Rama. -

Drita fiton ndaj Llapit, Malisheva merr tri pikë në Klinë
Xhiroja e 12-të e AlbiMall Superligës së Kosovës është përmbyllur të dielën me tri ndeshje mjaft interesante, ku fitore të rëndësishme kanë shënuar Drita dhe Malisheva, ndërsa Prishtina e Re dhe Drenica ndanë pikët në një barazim pa gola.
Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore minimale ndaj Llapit, me rezultat 1:0.Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 33-të, duke i siguruar gjilanasve tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.
Pas kësaj xhiroje, Drita renditet në vendin e tretë me 20 pikë, tri më pak se Ballkani dhe gjashtë më pak se liderja Prishtina, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e pestë me 16 pikë.
Malisheva ka arritur një fitore të vlefshme si mysafire ndaj Dukagjinit, me rezultat 2:1, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Heroi i këtij takimi ishte Etnik Brruti, i cili shënoi të dy golat për Malishevën, në minutat 21 dhe 68, duke i siguruar skuadrës tri pikë të mëdha. Për vendasit, golin e vetëm e realizoi Altin Merlaku në minutën e 35-të. Në minutën e 76-të, Malisheva mbeti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Donart Vitijës, por ia doli ta ruajë epërsinë deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Malisheva ngjitet në vendin e gjashtë me 16 pikë, vetëm një më pak se Dukagjini që renditet i katërti.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina e Re ka arritur të marrë një pikë të vlefshme në përballjen me Drenicën, pas barazimit 0:0 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Për skuadrën kryeqytetase, ky ishte barazimi i parë pas tri humbjeve radhazi dhe një ndeshje që mund t’i shërbejë për të rimarrë vetëbesimin në luftën për mbijetesë.
Pas këtij barazimi, Prishtina e Re mbetet në vendin e fundit me 8 pikë, ndërsa Drenica pozicionohet e shtata me 15 pikë. -
Ndalen Prishtina e Ballkani, sot supersfida Drita- Llapi
Superliga e Kosovës ka hyrë në fazë interesante. Dje, dy skuadrat kryesuese Prishtina dhe Ballkani nuk arritën të përfitonin në ndeshjet shtëpiake për javën e 12-të. Skuadra bardheblu u ndal në shtëpi nga Gjilani 0-0 ndërsa edhe Ballkani ndjekës, bëri të njëjtën gjë përballë Ferizajt (1-1).
Ndërkaq sot raundi i 12-të ecën me tre takimet e mbetura: Drita-Llapi, Dukagjini- Malisheva dhe Prishtina e Re- Drenica.
Sot, ora 13:00
Drita-Llapi
Dukagjini- Malisheva
Prishtina e Re- Drenica
Luajtur dje:
Prishtina- Gjilani 0-0
Ballkani-Ferizaj 1-1/Sportiim.al/
-

Kosova/ Fitore të rëndësishme, ia dalin Llapi e Drenica
Pas gjashtë fitoreve radhazi, skuadra kryesuese e Albi Mall Superligës, Prishtina ka pësuar humbje. Në ndeshjen e javës së 11-të, bardhekaltrit e kryeqytetit janë mposhtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga Llapi, me rezultat 2:1. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina u tregua këmbëngulëse dhe në fund ia doli të ndërpresë serinë pozitive të Prishtinës, me golat e Edon Sadriut (40’) dhe Alex Gnapit (53’), teksa golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Leotrim Kryeziu (68’). Pas kësaj fitoreje, Llapi ngjitet në vendin e pestë me 16 pikë, kurse Prishtina mbetet në krye të tabelës me 25 pikë, por tashmë Ballkani ka vetëm tri pikë më pak në pozitën e dytë.
Humbje si mysafire pësoi edhe skuadra kampione në fuqi, Drita, e cila u mposht në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj nga Drenica, me shifrat 3:1. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani kaloi e para në epërsi, me golin e Albert Dabiqajt (56’), por Drenica reagoi fuqishëm në pjesën e dytë dhe arriti të përmbysë gjithçka me dy golat e Ronaldo Chacon (64’, 73’) dhe një gol të Kreshnik Ukës (76’). Pas kësaj fitoreje Drenica ngjitet në vendin e gjashtë me 14 pikë, ndërsa Drita renditet në vendin e katërt me 17 pikë.Ndërkohë, Ferizaj ka realizuar fitore në shtëpi, duke e mundur Prishtinën e Re, me shifrat 3:0. Golin e parë për vendasit e realizoi Erion Sadriu (22’), ndërsa në pjesën e dytë shënuan Jakup Berisha (70’) dhe Remzifaik Selmani (90’). Me këto tri pikë, Ferizaj ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në pozitën e fundit me 7 pikë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

HOYA Prishtina, një lagje moderne me hapësira të gjelbra dhe infrastrukturë urbane unike
Showbiz E Hënë, 27 Tetor 2025 15:17
HOYA Prishtina është një projekt urb-arkitektonik, me banesa, hapësira komerciale dhe rekreative, i cili po zhvillohet në Prishtinë. Ky projekt kaq madhështor dhe që do ti sjellë një zhvillim ndryshe Kosovës, vjen në bashkëpunim të Lumbardh Salihut (fitues i Big Brother Kosova Vip 2), të familjes së tij me partneritetë të Zvicrës. Synimi është të krijohet një “lagje” moderne e qëndrueshme me integrim të hapësirave të gjelbra, natyrës dhe infrastrukturës urbane të mirë. Vendi është në ”New Prishtina”, zonë ku ndërthuren pjesa e qytetit dhe natyra përreth.
Arkitektura është shtjelluar për të qenë në harmoni me natyrën: përdorim i gjelbërimit vertical, liqene mbetëse, trajtime për menaxhimin e ujërave (bioswales, raingardens) që ndihmojnë në përmirësimin e mikroklimës. Ndërtesat dhe hapësirat publike janë konceptuar jo thjesht si mbledhje banesash, por si një “botë brenda” – një atraksion për të jetuar, për të kaluar kohë të mirë, për t’u takuar.
HOYA Prishtina ofron një standard të ri të jetesës urbane në Kosovë. me më tepër fokus te cilësia e hapësirës, natyra brenda qytetit, dhe integrim i shërbimeve. Për ata që mendojnë të blejnë ose investojnë: projekti duket të jetë pjesë e zhvillimit të ri në zonën e Prishtinës dhe mund të ofrojë potencial. Për komunitetin: krijon hapësira bashkëpunimi, rekreacioni, natyre jo vetëm banim. -

Fotografi vërtet e rrallë ku shihen bashkë Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu
Në fotografi, Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu.
Poza është shkrepur në Vjenë, në vitin 1917, shumë kohë para se mes të dyve, të niste armiqësia – shkruante, kohë me parë, Blendi Fevziu, i cili përcjelli këtë shkrepje historike.
“Vjenë, 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, në një fotografi të rrallë.
Të dy, më pas do të ishin deputetë, kryeministra dhe deri armiq politikë.
Hasan Prishtina u ndalua nga policia austriake, për atentatin e dështuar ndaj mbretit Zog në Vjenë, ndërsa Zogu u akuzua për vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik. Të dy bashkë, i kanë sot monumentet në qendër të Tiranës”, – shkruante ai.
Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, Vjenë 1917
ObserverKult
Lexo edhe:
NGJARJA E PANJOHUR MË 1933: PSE U QËLLUA MBI HASAN PRISHTINËN NË SELANIK?ISHTINËS”
Publikohet historia e panjohur e ndodhur plot 88 vjet më parë, më 14 gusht të vitit 1933. Teksa ishte duke shëtitur në një prej rrugëve kryesore të Selanikut, në rrethana jo shumë të njohura, mbeti i vrarë, Hasan Prishtina. Ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe kryeministër i Shqipërisë, i cili ishte si refugjat politik në Greqi.Sipas shtypit grek, personi që qëlloi me pesë plumba mbi politikanin e njohur shqiptar, quhej Ibrahim Çelo. Ai njikohësiht ishte edhe mik i ngushtë i viktimës.
Plot 88 vjet më parë, të gjitha gazetat që botoheshin në Shqipëri dhe ato të diasporës, publikuan lajmin e bujshëm të vrasjes me atentat në qytetin e Selanikut.
Sipas shtypit shqiptar të asaj kohe, atentatori që kishte qëlluar me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, ishte shqiptar, madje mik i nguhstë i viktimës dhe quhej Ibrahim Çelo.
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU
