Tag: prindërve

  • Jo më nxënës me celularë! Ministria paralajmëron masa të rrepta për shkollat në të gjithë vendin

    Jo më nxënës me celularë! Ministria paralajmëron masa të rrepta për shkollat në të gjithë vendin

    Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në institucionet arsimore parauniversitare.

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në mesazhin drejtuar nxënësve, mësuesve, prindërve dhe gjithë komunitetit, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe e përqendruar tek mësimi.

    “Shkolla është vendi ku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, është hapësira ku duhet të mbizotërojë kujdesi, përqendrimi dhe respekti për njëri-tjetrin dhe mësimin që kryhet në klasë. Prej disa vitesh ne kemi pasur si rregull që telefonat celularë nuk lejohet të përdoren gjatë orës së mësimit. Por këtë vit shkollor, duke parë përvojën e vendeve të tjera dhe studimet e fundit, po e forcojmë zbatimin e këtij rregulli, që të jetë realisht efektiv. Nuk jemi të vetëm në forcimin e masave të ndalimit të përdorimit të telefonave celularë në shkolla dhe vendet europiane i kanë aplikuar këto masa dhe e kanë përforcuar këtë vit këtë rregull. Ne po ecim në të njëjtin drejtim, sepse rezultatet janë të qarta: më pak shpërqendrim, më shumë sukses në mësim, më shumë mirëqenie për nxënësit.”

    Ministrja sqaroi se vendimi nuk synon të përjashtojë teknologjinë, por ta orientojë atë drejt përdorimit të duhur.

    “Ky vendim nuk është aspak kundër teknologjisë. Përkundrazi, është për të mësuar ta përdorim në mënyrën dhe kohën e duhur. Ora e mësimit është për të mësuar, për të diskutuar, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Studimet e OECD-së dhe OBSH-së tregojnë se përdorimi i shpeshtë i telefonave tek fëmijët ul përqendrimin, ul aktivizimin mes nxënësve në klasë, dhe gjithashtu, në disa raste, mund të rrisë edhe rrezikun e bullizmit.”

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se rregulli i ri është i qartë dhe i zbatueshëm për të gjithë dhe se përcakton qartë përgjegjësitë e mësuesve dhe prindërve.

    “Në këtë vit shkollor rregulli është i thjeshtë për të gjithë: Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor. Mësuesi kujdestar dhe drejtoria janë përgjegjës për zbatimin e këtij rregulli. Për raste urgjente, komunikimi me prindin bëhet vetëm me leje ose përmes mësuesit apo drejtorit të shkollës. Roli i mësuesit është të jetë shembull në zbatimin e këtij rregulli”.

    “Roli i prindërve është të bashkëpunojnë me shkollën duke e përforcuar mesazhin edhe në shtëpi, që fëmija të kuptojë se ky rregull është për të mirën e tij. Nëse ky rregull nuk respektohet në mënyrë të përsëritur edhe pas masave këshilluese dhe rekomanduese, drejtoria e shkollës vendos për ecurinë e masave të tjera sipas rregullave të përcaktuara në rregulloren e shkollës, si një sinjal i qartë që respektimi i rregullave, veç të tjerash, është pjesë e rëndësishme edhe e formimit edukativ personal.”

    Në përmbyllje të mesazhit, Ministrja Manastirliu bëri thirrje për bashkëpunim të plotë mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve.

    “Zbatimi i këtij rregulli është angazhim dhe detyrë e përbashkët, mësues, prindër dhe nxënës, që ora e mësimit të jetë orë mësimi, dhe për këtë na duhen librat, na duhet ta përdorim në mënyrë të përgjegjshme teknologjinë, sipas protokolleve të shkollës, duke i shërbyer arsimimit dhe edukimit të nxënësve, dhe mbi të gjitha na duhet shumë përkujdes, respekt dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin. Përgatitje të mbarë për fillim vitin shkollor të gjithë nxënësve dhe prindërve!”

  • Frika e prindërve për vaksinën MMR, mjekët apelojnë: Mbron shëndetin e fëmijës!

    Frika e prindërve për vaksinën MMR, mjekët apelojnë: Mbron shëndetin e fëmijës!

    Shumë fëmijë të moshës 1 dhe 5 vjeç ende nuk e kanë kryer vaksinimin apo rivaksinimin MMR.
    Kjo vaksinë i mbron fëmijët nga fruthi, shytat dhe rubeola dhe është një nga vaksinat më të rëndësishme të fëmijërisë, pasi siguron mbrojtje të trefishtë kundër këtyre sëmundjeve ngjitëse.  Përfitimi i vaksinës është shumë i madh, pasi parandalon shpërthimet e fruthit, shytave dhe rubeolës, sëmundje që mund të kenë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve dhe komunitetit.
    Megjithatë, frika se kjo vaksinë shkakton autizëm i ka frenuar nënat që t’ua aplikojnë fëmijëve të tyre.
    “Pavarësisht se puna jonë është e madhe, prapë kemi neglizhencë nga prindërit. Ata thonë që ‘do të vaksinohemi më vonë, kur ta shikojmë fëmijën tonë që të ngrihet në këmbë, të ecë, të thotë disa fjalë’. Nuk arrijmë edhe ne t’ua mbushim mendjen prindërve. Kemi raste që kanë fëmijë autikë dhe i refuzojnë edhe për fëmijët e tjerë.
    [Ka prindër që e kryejnë vaksinën në kohën e duhur?] Një pakicë, po. Ndërsa të tjerët e shtyjnë. Pas 15 muajve…” tregon infermierja Bianka Sherko.
    Vaksina MMR jepet me injeksion shpesh në krah ose kofshë dhe tolerohet mirë nga shumica e fëmijëve.
    Reaksionet anësore janë të lehta dhe të përkohshme, si skuqje ose ënjtje në vendin e aplikimit, temperaturë e lehtë apo irritim, që kalojnë brenda pak ditësh.
    Aplikimi i vaksinës MMR është një hap i rëndësishëm për të garantuar mbrojtjen afatgjatë të fëmijëve dhe për të kontribuar në imunitetin kolektiv.

  • Gen Z dhe Alpha pazare “të shëndetshme”, si po ndryshon qasja e brezave për blerjet në Shqipëri

    Gen Z dhe Alpha pazare “të shëndetshme”, si po ndryshon qasja e brezave për blerjet në Shqipëri

    Mënyra sesi brezat përzgjedhin produktet e tyre të përditshme në supermarket ndryshon nga njëri-tjetri dhe kësaj tendence nuk i shpëton as Shqipëria.Rrjetet e supermarketeve shprehen se tendenca e Gen Z që përfshin të lindurit në vitet 1997-2012 apo Gen Alpha që përfshin të lindurit mes 2010-2024 apo 2025 do të orientojë një qasje krejt të re edhe në produktet që serviren në rafte.Kuptohet që për brezin më të ri që është ai Alpha imponimi i pazarit për preferencat specifike iu bëhet prindërve. Tendenca gjithsesi është e qartë brezat më të rinj ndryshe nga Millenials (fillim i viteve 1980 deri mesi i 1990-s) dhe Gen X (1965-1980) janë drejt njohjes më të mirë të produkteve sa i takon përmbajtjes duke synuar ato që janë më të shëndetshme.“Brezi i ri është shumë më kërkues, shumë më i vetëdijshëm dhe shumë më dixhital. Gen Z dhe Alpha kërkojnë: Produkte të shëndetshme dhe ekologjike;  Origjinë transparente të produkteve; Përvoja të personalizuara dhe ndërvepruese;  Qasje të lehtë përmes rrjeteve sociale” thanë përfaqësues të Big Market.Ndërkohë administratori i CONAD në Shqipëri Alessandro Rosa shprehet se gjenerata Alfa që përfshin fëmijët deri në 15 vjeç ka pjesë te saj të rinj që tashmë kanë personalitetin e tyre dhe që duan dhe kanë ndikim në vendimet konsumatore të familjes në të gjitha nivelet, jo vetëm në lidhje me konsumin e ushqimit, por edhe në ato më të rëndësishmet si zgjedhja e makinës apo veshjes.“Ky është një brez i karakterizuar nga ultra-dixhitalizimi, i mësuar që në fëmijëri me përdorimin e telefonave inteligjentë dhe tabletëve dhe me përdorimin e rrjeteve sociale si YouTube, TikTok, Snapchat etj. Prindërit e tyre përgjithësisht janë të gjeneratës së ashtuquajtur millennials, pra nga mosha 30 deri në 45 vjeç, u japin autonomi dhe i përfshijnë në vendimet e përditshme.Ata janë të interesuar për modën dhe kozmetikën. Për sa i përket ushqimit ata mund të konsiderohen “Foodies” të vegjël, sepse prindërit i kanë mësuar të provojnë ushqime të ndryshme duke filluar nga produktet etnike, kuzhinë kineze, japoneze, indiane, por edhe italiane, nga pica te makaronat. Ata janë më të familjarizuar me dieta vegjetariane, të ndikuar nga stili i jetesës së prindërve.Falë autonomisë që u është dhënë dhe si efekt i shtysës së thënë nga vëmendja e prindërve, fëmijët priren t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit dhe mirëqenies së tyre dhe janë shumë selektivë në zgjedhjen e produkteve për t’u konsumuar dhe shpesh ua rekomandojnë prindërve, pasi kanë mësuar të vlerësojnë cilësinë edhe nëpërmjet produkteve të shtrenjta” vlerëson ai.Ndërkohë, sipas z. Rosa gjenerata Z përfshin të rinj nga adoleshenca deri në të 30-at janë kryesisht studentë ose në fillim të jetës së punës, dhe zakonisht pa të ardhura të qëndrueshme.“Zoomers kanë lindur gjithashtu dixhitalë, kanë një mendje shumë të hapur dhe i bëjnë blerjet e tyre si offline, ashtu edhe online. Ata nuk i pëlqejnë strukturat e mëdha të shitjes me pakicë dhe priren të preferojnë dyqane të mesme dhe të vogla. Ata gjithashtu përdorin blerjet online për shkak të informacionit më të detajuar dhe përfitimeve në çmim” shprehet ai.Diferenca me gjeneratat paraardhëse është edhe qasja më e fokusuar dixhitale e këtyre brezave të fundit. Kjo ka kërkuar që edhe rrjetet e supermarkteve të orientohen drejt investimeve të kësaj natyre.“Brezi i ri kërkon transparencë, komoditet, përvoja dixhitale dhe produkte të shëndetshme e njëkohësisht të vëmendshëm që produktet të kenë paketime ekologjike dhe të riciklueshme. Ne patjetër që për tu përgjigjur ketyre kërkesave po zgjerojmë asortimentin dhe ofertën për produktet bio, gluten free, sugar free, vegane dhe lokale, përmirësimin e kanaleve dixhitale, si edhe me komunikim më të drejtpërdrejtë në rrjete sociale. Gjithashtu për një shërbim akoma më të mirë dhe të shpejt tek kasat po zgjerojmë aplikimin e kasave të vetëshërbimit” tha Elona Hametaj, CEO e SPAR./N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kërcënim pas prishjeve në Theth, kreut të IKMT Shkodër i vendosin kurorë me lule në derën e prindërve

    Kërcënim pas prishjeve në Theth, kreut të IKMT Shkodër i vendosin kurorë me lule në derën e prindërve

    Një kurorë me lule, simbol i qartë kërcënimi, është lënë në portën e banesës së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së Shkodër. Ngjarja është regjistruar në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar menjëherë në polici.
    Nika është një nga zyrtarët që ka drejtuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit një operacion që ka hasur kundërshtime të forta nga banorët e zonës.
    “Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, është vendosur një kurorë me lule mbi kangjellat e portës. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit”, njofton policia.
    Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
    Nika është përballur edhe më parë me kërcënime për shkak të funksionit të tij si drejtues i ndërhyrjeve kundër ndërtimeve të paligjshme.

  • Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Kërcënohet drejtori i IKMT-së, i vendoset kurorë me lule në shtëpinë e prindërve

    Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Kërcënohet drejtori i IKMT-së, i vendoset kurorë me lule në shtëpinë e prindërve

    Një kurorë me lule, simbol mortor, është vendosur në derën e shtëpisë së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar në polici si një akt kërcënimi.
    Nika ka pasur rol kyç në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, ku është përballur me kundërshtime nga banorët.
    Njoftimi i Policisë:
    Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
    Nika është kërcënuar edhe më herët për shkak të detyrës. Policia po heton për të identifikuar autorët dhe për të garantuar sigurinë e tij.

  • Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

    Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

    Një kurorë me lule, simbol mortor, është vendosur në derën e shtëpisë së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar në polici si një akt kërcënimi.
    Nika ka pasur rol kyç në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, ku është përballur me kundërshtime nga banorët.
    Njoftimi i Policisë:
    Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
    Nika është kërcënuar edhe më herët për shkak të detyrës. Policia po heton për të identifikuar autorët dhe për të garantuar sigurinë e tij.

    Top Channel

  • Kurorë me lule në banesën e prindërve në Velipojë, “paralajmërohet” shefi i IKMT- së për Shkodrën…

    Kurorë me lule në banesën e prindërve në Velipojë, “paralajmërohet” shefi i IKMT- së për Shkodrën…

    Një kurorë me lule, simbol i qartë kërcënimi, është lënë në portën e banesës së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së Shkodër. Ngjarja është regjistruar në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar menjëherë në polici.
    Nika është një nga zyrtarët që ka drejtuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit një operacion që ka hasur kundërshtime të forta nga banorët e zonës.

    “Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, është vendosur një kurorë me lule mbi kangjellat e portës. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit”, njofton policia.

    Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
    Nika është përballur edhe më parë me kërcënime për shkak të funksionit të tij si drejtues i ndërhyrjeve kundër ndërtimeve të paligjshme. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e sigurisë së tij dhe familjes. /PanoramA/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Gjykata Supreme në SHBA në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

    Gjykata Supreme në SHBA në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

    foto ilustruese

    SHBA-Gjykata Supreme e SHBA-së ka marrë anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke u dhënë atyre mundësinë për të hequr fëmijët e tyre nga programet shkollore që përfshijnë libra me tema LGBTQ, raporton The Guardian.
    Prindërit argumentuan se një kurrikulë e miratuar në vitin 2022 nga Shkollat Publike të Qarkut Montgomery, e cila përfshin libra dhe materiale që trajtojnë çështje të identitetit gjinor dhe orientimit seksual, shkelte të drejtat e tyre fetare. Ata kërkuan një urdhër ndalimi, duke argumentuar se edukimi i fëmijëve të tyre mbi këto tema ishte në kundërshtim me besimet e tyre fetare.
    Shumica e gjykatës e mbështeti këtë kërkesë, duke dhënë një lehtësim paraprak për prindërit. Gjyqtari Samuel Alito, në mendimin e shumicës, shkroi se prezantimi i librave pa mundësinë e përjashtimit krijon një “barrë jokushtetuese mbi të drejtat e prindërve për ushtrimin e lirë të fesë së tyre”.
    Ai argumentoi gjithashtu se prindërit kishin të drejtë të mbroheshin nga një dëm i pariparueshëm që mund të ndodhte nëse urdhri nuk miratohej.
    Nga ana tjetër, gjyqtarët liberalë shprehën mospajtim. Gjyqtarja Sonia Sotomayor e quajti vendimin “kaos për shkollat publike të këtij kombi”. Ajo shtoi se, duke pasur parasysh diversitetin e madh të besimeve fetare në SHBA, ndalimi i librave me tema LGBTQ mund të ekspozonte fëmijët ndaj “mesazheve që bien ndesh me bindjet e prindërve”.
    Ky vendim i Gjykatës Supreme ka krijuar një tension të ri në diskutimet mbi lirinë fetare, të drejtat e prindërve dhe programet edukative publike, duke e bërë këtë çështje një nga më të diskutuarat në SHBA.

  • Greqi/ Vdekja misterioze e foshnjës 5- muajshe në Paros, babai shqiptar lirohet më kushtin…

    Greqi/ Vdekja misterioze e foshnjës 5- muajshe në Paros, babai shqiptar lirohet më kushtin…

    Prokuroria greke ka ngritur akuza ndaj prindërve të një foshnje që humbi jetën në rrethana tragjike, nën akuzën penale për ‘ekspozim të fëmijës që solli vdekjen’.

    Sipas deklaratës së avokatit mbrojtës, Konstantinos Dokimakis, babai është lënë i lirë, me kushtin e ndalimit të daljes jashtë territorit të Greqisë.

    Burime nga hetimi bëjnë të ditur se është përjashtuar mundësia e një krimi me dashje.

    Dyshimet kryesore lidhen me ekspozimin e zgjatur të foshnjës në diell, pa ndërhyrjen në kohë të prindërve, të cilët, sipas autoriteteve, nuk kanë vlerësuar siç duhet rrezikun që paraqiste situata.

    Të dy prindërit u arrestuan të hënën dhe u paraqitën të martën përpara prokurorisë në Syros, në kuadër të hetimeve paraprake.

    Ndërkohë, nëna ka kërkuar dhe ka marrë afat për të dëshmuar ditën e enjte në mëngjes.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik grek, duke ndezur një debat të gjerë mbi kujdesin prindëror dhe përgjegjësinë ligjore ndaj fëmijëve.

    Hetimi mjekoligjor pritet të japë detaje të mëtejshme mbi shkaqet e sakta të vdekjes së foshnjës.

  • Shqiptari kapet në Itali me 25 kg kokainë dhe armë, droga e fshehur në shtëpinë e prindërve

    Shqiptari kapet në Itali me 25 kg kokainë dhe armë, droga e fshehur në shtëpinë e prindërve

    droga e sekuestruar

    ITALI- Një operacion i madh antidrogë u zhvillua nga Guardia di Finanza e Perugia në Itali, ku një shqiptar u vendos në pranga dhe u kap rreth 25 kilogramëve kokainë, me vlerë mbi 2,5 mln euro në tregun e pakicës. Shqipatrit gjatë arrestimit iu gjet një armë pistoletë dhe një sasi valute prej 56 mijë euro cash.
    Droga ishte fshehur në funde false në makinë, në shtëpinë në Spello dhe në shtëpinë e prindërve të të arrestuarit, në Foligno. Pakot e drogës ishin të stampuara me kodin sekret “458”, që dyshohet se nënkupton financuesin dhe pritësin e mallit.
    Konkretisht në shtëpinë e prindërve të tij u gjetën një pistoletë Beretta, një bllok kokaine, një peshore precize dhe 46 mijë euro para të gatshme, si dhe disa pajisje telefonike, disa prej të cilave ishin “të koduara”.
    Shqiptari dyshohej se ishte i përfshirë në një trafik droge aktiv midis Spellos, Folignos dhe pjesës tjetër të provincës. Prandaj, pas operacioneve të synuara të mbikëqyrjes dhe kontrollit të kryera gjatë javëve të fundit nga Guardia di Finanza e Perugia-s, dolën ato që konsiderohen “prova konkrete rrethanore”, mbi përfshirjen e tij aktuale në aktivitete të paligjshme.