Tag: primeve

  • Pronat, “në mëshirë të fatit”/ Përmbytjet, zjarret e tërmetet nuk i nxisin mjaftueshëm shqiptarët të sigurojnë

    Pronat, “në mëshirë të fatit”/ Përmbytjet, zjarret e tërmetet nuk i nxisin mjaftueshëm shqiptarët të sigurojnë

    Nuk mjaftoi as tërmeti i vitit 2019 apo lëkundjet e tjera sizmike në vazhdim, e as situata alarmante me zjarret gjatë verës, që shqiptarët të ndërgjegjësohen për të siguruar pronën e tyre. Pavarësisht se vendi ynë është shumë i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, në radhë të parë nga përmbytjet, pastaj zjarret dhe tërmetet, vijon të ekzistojë një tolerancë e lartë për mbrojtjen e pronës.
    Sipas një raporti të shtëpisë publikuese Xprimm për gjashtëmujorin e parë të vitit, Shqipëria është i vetmi vend në Evropën Qendrore dhe Juglindore që ka pasur një rënie të primeve të sigurimit të pronës në krahasim me gjashtëmujorin e parë të 2024. Megjithatë, raporti i këtij produkti në krahasim me produktet e tjera të sigurimit nuk është aq i thellë se ai në vendet e tjera të rajonit.
    Konkretisht, prona përbën 13% të tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndërsa mesatarja e shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore është 16% referuar shifrave nga Xprimm vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit. Mali Zi dhe Shqipëria raportojnë vlerën më të ulët të primeve të shkruara bruto për sigurimin e pronës, ndërsa për Kosovën nuk ka asnjë të dhënë.
    Nga ana tjetër, të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-tetor tregojnë një rikthim në rritje me 4% të primeve të sigurimit të pronës, duke kapur kështu një shifër prej 2.4 miliardë lekësh.
    Pavarësisht se çmimi i primeve nuk është shumë i lartë, në një ekonomi të vogël si kjo e jona, të paguash në mënyrë të detyrueshme për sigurimin e makinës dhe më pas për atë të pronës, krahas shumë shpenzimeve të tjera, rëndon shumë në xhepin e gjithsecilit. Shteti shihet si i vetmi shpëtim. Para pak muajsh, Ministria e Financave nxori për konsultim publik një projektligj që e bënte të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet. Ai synon që të përmirësojë sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike.

  • Pronat “në mëshirë të fatit”/ Përmbytjet, zjarret e tërmetet nuk i nxisin mjaftueshëm shqiptarët të sigurojnë

    Pronat “në mëshirë të fatit”/ Përmbytjet, zjarret e tërmetet nuk i nxisin mjaftueshëm shqiptarët të sigurojnë

    Nuk mjaftoi as tërmeti i vitit 2019 apo lëkundjet e tjera sizmike në vazhdim, e as situata alarmante me zjarret gjatë verës, që shqiptarët të ndërgjegjësohen për të siguruar pronën e tyre. Pavarësisht se vendi ynë është shumë i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, në radhë të parë nga përmbytjet, pastaj zjarret dhe tërmetet, vijon të ekzistojë një tolerancë e lartë për mbrojtjen e pronës.
    Sipas një raporti të shtëpisë publikuese Xprimm për gjashtëmujorin e parë të vitit, Shqipëria është i vetmi vend në Evropën Qendrore dhe Juglindore që ka pasur një rënie të primeve të sigurimit të pronës në krahasim me gjashtëmujorin e parë të 2024. Megjithatë, raporti i këtij produkti në krahasim me produktet e tjera të sigurimit nuk është aq i thellë se ai në vendet e tjera të rajonit.
    Konkretisht, prona përbën 13% të tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndërsa mesatarja e shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore është 16% referuar shifrave nga Xprimm vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit.
    Mali i Zi dhe Shqipëria raportojnë vlerën më të ulët të primeve të shkruara bruto për sigurimin e pronës, ndërsa për Kosovën nuk ka asnjë të dhënë.
    Nga ana tjetër, të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-tetor tregojnë një rikthim në rritje me 4% të primeve të sigurimit të pronës, duke kapur kështu një shifër prej 2.4 miliardë lekësh.
    Pavarësisht se çmimi i primeve nuk është shumë i lartë, në një ekonomi të vogël si kjo e jona, të paguash në mënyrë të detyrueshme për sigurimin e makinës dhe më pas për atë të pronës, krahas shumë shpenzimeve të tjera, rëndon shumë në xhepin e gjithsecilit. Shteti shihet si i vetmi shpëtim.
    Para pak muajsh, Ministria e Financave nxori për konsultim publik një projektligj që e bënte të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet. Ai synon që të përmirësojë sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike./scan/

  • Tregu i sigurimit të jetës: “Errësirë” përtej sigurimit të kredive

    Tregu i sigurimit të jetës: “Errësirë” përtej sigurimit të kredive

    Tregu i sigurimit të jetës këtë vit po bëhet edhe më i varur nga produkti i tij kryesor, sigurimi i jetës së debitorit.Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se në fund të 8-mujorit 2025 ky produkt solli 81.5% të primeve të shkruara bruto, në rritje të mëtejshme nga niveli 78.8% i një viti më parë.Varësia e madhe e tregut nga një produkt i vetëm duket se po reflektohet edhe në një luhatshmëri më të madhe në ndarjen së tregut mes kompanive.Në fund të 8-mujorit, tregu kryesohej nga Albsig Jeta, me 37.09% të primeve të shkruara bruto, e ndjekur nga Sigal Life, me 31.38%, Insig Jeta, me 16.39%, Sicred, me 14.81% dhe Vienna Life Insurance, me 0.33%.Ndarja e tregut ka lëvizur dukshëm krahasuar me një vit më parë, kur tregu dominohej nga Sigal Life Uniqa Group Austria, me 39.91% të primeve të shkruara bruto, e ndjekur nga Albsig Jeta, me 23.99%, Insig Jetë, me 21.72% dhe Sicred, me 14.37%.Duke qenë se produktet e sigurimit të jetës shiten kryesisht nëpërmjet bankave, kompanitë e sigurimit konkurrojnë me njëra-tjetrën duke ofruar komisione relativisht të larta.Vitin e kaluar, shpenzimet e marrjes në sigurim (që përcaktohen kryesisht nga komisionet) në tregun e sigurimit të jetës ishin mbi dy herë më të larta se shpenzimet e paguara për dëme.Këtë vit, Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një procedurë hetimi të thelluar në tregun e ndërmjetësimit të sigurimit të jetës për kreditë.Sigurimi i jetës së debitorit ngelet baza kryesore e tregut të sigurimit të jetës në Shqipëri.Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, ka banka të veçanta që mund të kërkojnë sigurim jete edhe për kreditë konsumatore, për shuma apo maturitete të caktuara. Sigurimi i jetës rinovohet çdo vit, për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë.Madje, në vitet e fundit, sigurimi i jetës për kreditë ofrohet madje edhe nga kompanitë e mikrofinancës konsumatore, nëpërmjet subjekteve të lidhura me to. Institucionet financiare kanë përfitime në formën e komisionit të shitjes për policat e shitura prej tyre.Ecuria e mirë e kreditimit në vitet e fundit, por edhe forcimi i kanaleve dhe mekanizmave të shitjes nga shoqëritë e sigurimit të jetës ka dhënë një ndikim pozitiv në ecurinë e këtij produkti.Tregu i sigurimi të jetës këtë vit është në rritje me 13.5%, nga 9.2% që ishte rritja në segmentin më të madh, të sigurimit të Jo-Jetës. Sigurimi i jetës së debitorit dha kontributin kryesor, me një rritje të primeve me 17.4%./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës gjatë vitit që lamë pas

    Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës gjatë vitit që lamë pas

    Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas.
    Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gati 62.1% e primeve të shkruara bruto janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndjekur nga Durrësi me rreth 7.2% dhe Korça me 5.2%. Ndërkohë, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët të primeve të shkruara bruto, përafërsisht 0.9%, 1.7% dhe 1.8%.
    Ky mbizotërim i Tiranës me më tepër se gjysmën e primeve në shkallë vendi vjen për arsye se shumica e popullsisë është e përqendruar në Tiranë, ndërsa edhe kompanitë e sigurimit kanë një numër më të madh degësh që shtrihen në të gjithë kryeqytetin, që nënkupton se qytetarët kanë akses më të lehtë. Po ashtu, nëse marrim për bazë edhe faktin që pjesa më e madhe e kredisë së dhënë për blerje banese është në Tiranë dhe banka kërkon gjithmonë sigurim prone e jete kur jep kredi, nuk është për t’u habitur ky përqendrim aq i madh i primeve në kryeqytet.
    Megjithatë, nëse e krahasojmë me vitin 2023, shumica e qarqeve kanë pasur rënie të primeve të shkruara bruto. Vetëm Fieri, Dibra, Lezha dhe Shkodra rezultojnë me një rritje të lehtë të tyre.
    Ndërkohë, primet për frymë janë rritur me 8.8% krahasuar me vitin pararendës. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, rreth 10,364 lekë ishin primet për frymë në 2024 nga 9,526 lekë që ishin në 2023.
    Për sa i përket primit për frymë sipas qarqeve, kryeqyteti me 20,011 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga qarku Durrës me 7,885 lekë për frymë dhe Vlora po ashtu me 7,819 lekë për frymë. Nga ana tjetër, Kukësi dhe Berati kanë pasur vlerën më të ulët të primeve për frymë në vitin që lamë pas.
    Po për sa i përket dëmeve, në cilat qarqe kanë paguar më shumë kompanitë e sigurimit?
    Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka qarku i Tiranës me 67.94%, pasuar nga Durrësi me 10.10%.