Tag: primaret

  • Gogu replikon me Tabakun: E vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, nisi që me Primaret

    Gogu replikon me Tabakun: E vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, nisi që me Primaret

    Deputeti socialist, Toni Gogu, iu përgjigj po me replikë kundërshtimit të koleges Jorida Tabaku, e cila tha se integrimin e Shqipërisë e pengonte mazhoranca me farsën zgjedhore.Ai i kujtoi se Raporti i Brukselit nuk thotë se zgjedhjet u manipuluan, por se ishin konkurruese e se opozita pretendon se ato janë vjedhur.
    Ligjvënësi socialist u shpreh se e vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, që gjithashtu u vodhën edhe në Primaret e partisë. Kurse për ankesat e opozitës ai tha se kjo prognozë opozitare ishte paralajmëruar më herët para zgjedhjeve se në fillim do deklaronin fitoren e më pas do ankoheshin për humbjen.
    “Të marrësh dhe të keqcitosh raportet e BE-së nuk i bën nder këtij diskutimi. Deri tani ishim korrekt, raportet e BE për Shqipërinë kanë qënë këto: Zgjedhjet kanë qenë konkurruese, forcat politike dhe kandidatët kanë pasur mundësi të konkurrojnë, profesionale, profesioniste. Dhe patjetër që fusha ka nevojë të nivelohet, njëlloj siç ka nevojë të nivelohet në vende të tjera për të arritur standardet në një demokraci dhe aq më tepër një demokraci si e jona që është në ndërtim. Raporti thotë, pjesëtarë të opozitës pretendojnë se zgjedhjet janë vjedhur etj. etj., ku të gjithë shqiptarët në dritën e diellit panë se çdo kuti ishte ajo më 11 maj dhe të vetmit të vjedhur ishin kandidatët e opozitës, që u panë, e kjo filloi që me Primaret. Po thonë opozitarët që na kanë vjedhur. Por ata nuk e dinë që kjo kënga e opozitarëve ka nisur që në 90-tën. Kjo ishte paralajmëruar, që do i ngjajë prognozës së humbësve, në fillim do festojnë, pastaj do thonë na kanë vjedhur, do marrin çantat, do shkojnë në Strasburg ku do ankohen e kështu do vazhdojë”, tha Gogu.
    Deputeti pati edhe një përgjigje për kolegun Gjekmarkaj që mbajti një fjalim me ironi dhe sarkazmë ndaj socialistëve.
    “Kurse për kolegun që u përpoq të bënte sarkazmë në sallë (Agron Gjekmarkaj), mendoj se kolegu mendon se nuk i përket kësaj salle, kështu që nuk i përket kësaj salle”, tha Gogu.

  • ‘Berisha “dogji” primaret për të futur të vetët’, Minxhozi: Tabaku dhe Alimehmeti në listë për adetin, jo për të fituar

    ‘Berisha “dogji” primaret për të futur të vetët’, Minxhozi: Tabaku dhe Alimehmeti në listë për adetin, jo për të fituar

    Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në një studio televizive, komentoi për mënyrën se si janë ndërtuar listat elektorale dhe ndikimin e tyre në përbërjen aktuale të Parlamentit shqiptar. Sipas tij, emra si Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti nuk janë përfshirë në listën e Partisë Demokratike me synimin për të fituar, por thjesht për të përmbushur një “ritual politik”.
    “Ishin vënë jo për të fituar, por për të bërë adetin. Berisha të vetët i kishte në krye të listës. Ishte taktika e Berishës. Një gafë e madhe që fut figura të tjera në parlament dhe lë jashtë këto figura.” – u shpreh Minxhozi.
    Ai shtoi se përbërja aktuale e Parlamentit është një pasojë e drejtëpërdrejtë e dominimit të dy liderëve të mëdhenj politikë, Rama dhe Berisha, duke thënë se në njëfarë mënyre, “ka fituar jo vetëm Rama, por në kontekstin dhe pozicionin e tij personal edhe Berisha.”
    Minxhozi kritikoi edhe mënyrën sesi janë shmangur primaret për të favorizuar emra pa lidhje reale me bazën politike:“Këtu janë fshirë primaret për të futur në listë persona të tjerë që janë komplet pa lidhje.”
    Në përfundim, ai përmendi edhe rolin e Ilir Metës në skenën politike, duke e konsideruar atë një figurë që “hyri në sferën politike në një kohë kur nuk kishte kush të hynte, për të mbushur partitë”, dhe duke rikujtuar periudha të vështira për vendin si momenti kur “në Tiranë na iknin dritat dhe rrinim 48 orë pa drita”.

  • Rama: Ai që fitoi primaret në PD përfundoi në barkun e bufit

    Rama: Ai që fitoi primaret në PD përfundoi në barkun e bufit

    Kryetari i PS, Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kavajës, të cilëve u ka kërkuar votën për zgjedhjet e 11 majit.
    Gjatë fjalës së tij, Rama ka vijuar ironitë për kundërshtarët politik. Teksa e cilëson kryetarin e PD, Sali Berisha një buf, kryesocialisti thotë se ata që fituan në primaret e PD nuk u vlerësuan.
    “Ai që fitoi primarët në të gjithë Tiranën përfundoi në barkun e bufit, ai s’do individë të lirë, do skllevër, s’do qytete të bukura, vendbanime që jetojnë vetëm me hijen e tij. Mori mbështetje në disa pika, por dy kanë qenë ato që e kanë mbështet më symbyllur, Tropoja dhe Kavaja, kanë pas më pak investime nga bufi se gjithë të tjerat. Është rastësi, jo nuk është, është rastësi që e hëngri Hysën e shkretë? Ku është, s’është as në Kavajë, jua them unë ku është, tek barku i bufit, ata që fituan në primare që kishin një rreth, fytyrë të tyren, nuk janë në skuadrën e kënetës, nuk po them gjelin e detit të Peqinit Dash Sulën, se s’është zog kënete, se bufi s’e dëgjonte dhe e hoqi fare. Po për ça ju duhet, a ju boni qytetin, aq sa është bërë e kemi bërë ne, mirë qytetin që se bëri, por hëngri edhe Hysenin, s’respektoi njeriun tuaj që e zgjodhët vetë, ju tha dilni ka ardh liria, kush kishte çik kokën sipër ujit ua preu të gjithëve, janë të gjitha bretkosa, del edhe naj salamandër që thotë do t’ju ha të gjallë”,-tha Rama./ Opinion.al

  • Rama tek ”Të paekspozuarit”: Primaret treguan se PD është këneta ku bufi ushqehet me speciet që jetojnë në të

    Rama tek ”Të paekspozuarit”: Primaret treguan se PD është këneta ku bufi ushqehet me speciet që jetojnë në të

    Këtë mbrëmje kreu i PS-së, Edi Rama ndodhet në studion ”Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN, ku po bën një analizë për fushatën dhe për ambicien për mandatin e katërt. Rama u pyet në lidhje me etiketimin e rivalit politik si “bufi i kënetës”. Rama tha se zgjedhur karikaturën dhe satirën në vend të akuzave ndaj kreut të PD-së. Rama shpjegoi edhe pse ka zgjedhur ta krahasojë PD-në me një kënetë.
    ”Bufi ka marrë vend në vëmendjen e njerëzve por nuk ka qenë asnjëherë dominant në kohën dhe volumin e asaj që është thënë që në fillim. Duke qenë personazh pikat ka marrë vëmendje. Është e vështirë të merresh me kundërshtarë që janë jashtë çdo lloj formati në aspektin etik.

    E vetmja mënyrë është karikatura dhe satira. Unë nuk i sulmoj kundërshtarët me akuza të natyrës penale. Unë nuk e bëj dot dhe detyrohem të satirizoj dhe është një formë komunikimi për të kundërgoditur. Në të gjithë volumin e kohës dhe përmbajtjes së komunikimit, bufi dhe këneta zënë shumë pak vend.
    Pjesa tjetër është çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë. Kjo fushatë nuk ka nevojë për gogol. Vendosja e bufit të kënetës është një karikaturë. Ajo parti është kënetë, në aspektin e ujit të ndenjur. U tregua sa kënetë e rrezikshme është kur u bënë primaret dhe u gëlltitën fituesit. Kryetari i Kavajës u fut në primare, doli i pari në qarkun e Tiranës, nuk e ke në listë. Dash Sula doli i pari dhe nuk është fare në listë. Jemi në kushtet e kënetës. I ha bufi sepse ai jeton me speciet e kënetës ku jeton”,-tha Rama.

  • “Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme”/ Rama për opozitën: Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97

    “Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme”/ Rama për opozitën: Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97

    Kryeministri, Edi Rama ka folur ditën e sotme për primaret e Partisë Demokratike.Gjatë takimit në Kamëz, Rama u shpreh se të gjithë ata që u larguan nga listat e primareve janë “ngrënë nga bufi i kënetës”.Ai thekson se më 11 maj opozita do të marri humbjen më të madhe që nga viti ’97.
    “Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme. U tha hajdeni se është garë e hapur, këneta, u bë deti kos futuni. A thua se u tha nxirreni kokën, kush vërtet ka mbështetje, kush ka vota dhe simpati edhe të tërë atyre që dolën nga primaret ua prenë kokën. E dini kush i fitoi primaret në Tiranë, kryetari i PD-së së Kavajës, dini gjë ku është e keni parë në ndonjë listë. E dini ku ndodhet, në barkun e bufit, e hëngri, po se mos vetëm atë. I hëngri të tërë dhe të tëra, as në lista nuk janë as nishani nuk ju shihet. Sigurisht që unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, nuk më intereson. Nuk jam këtu për t’i treguar se si mund të rregullohet ajo parti.
    Vetëm duke e mbështetur ne mund të ndihmojmë në ngritjen e partisë së tyre. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97. Do të dalin të shpartalluar, ashtu siç e meritojnë. Por ajo në fakt që meritojnë është që shpartallimi tu vijë edhe nga demokratët”, deklaroi Rama.

  • “E patë se ç’ndodhi me primaret”/ Rama: Atyre që dolën nga listat ua prenë kokën! Në 11 maj do të dalin të shpartalluar

    “E patë se ç’ndodhi me primaret”/ Rama: Atyre që dolën nga listat ua prenë kokën! Në 11 maj do të dalin të shpartalluar

    Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Kamëz ka përmendur primaret e Partisë Demokratike.

    Ai u shpreh se të gjithë ata që u larguan nga listat e primareve janë “ngrënë nga bufi i kënetës”.
    Rama tha se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, teksa theksoi se nuk do t’i tregojë opozitës se si mund të rregullojnë partinë e tyre.
    “Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme. U tha hajdeni se është garë e hapur, këneta, u bë deti kos futuni.  A thua se u tha nxirreni kokën, kush vërtet ka mbështetje, kush ka vota dhe simpati edhe të tërë atyre që dolën nga primaret ua prenë kokën. E dini kush i fitoi primaret në Tiranë, kryetari i PD-së së Kavajës, dini gjë ku është e keni parë në ndonjë listë.
    E dini ku ndodhet, në barkun e bufit, e hëngri, po se mos vetëm atë. I hëngri të tërë dhe të tëra, as në lista nuk janë as nishani nuk ju shihet. Sigurisht që unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, nuk më intereson. Nuk jam këtu për t’i treguar se si mund të rregullohet ajo parti.
    Vetëm duke e mbështetur ne mund të ndihmojmë në ngritjen e partisë së tyre. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97. Do të dalin të shpartalluar, ashtu siç e meritojnë. Por ajo në fakt që meritojnë është që shpartallimi tu vijë edhe nga demokratët”, deklaroi Rama.
     

    Top Channel

  • “E patë se ç’ndodhi me primaret”/ Rama: Atyre që dolën nga listat ua prenë kokën! Në 11 maj do dalin të shpartalluar

    “E patë se ç’ndodhi me primaret”/ Rama: Atyre që dolën nga listat ua prenë kokën! Në 11 maj do dalin të shpartalluar

    Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Kamëz ka përmendur primaret e Partisë Demokratike.
    Ai u shpreh se të gjithë ata që u larguan nga listat e primareve janë “ngrënë nga bufi i kënetës”.
    Rama tha se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, teksa theksoi se nuk do t’i tregojë opozitës se si mund të rregullojnë partinë e tyre.
    “Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme. U tha hajdeni se është garë e hapur, këneta, u bë deti kos futuni. A thua se u tha nxirreni kokën, kush vërtet ka mbështetje, kush ka vota dhe simpati edhe të tërë atyre që dolën nga primaret ua prenë kokën. E dini kush i fitoi primaret në Tiranë, kryetari i PD-së së Kavajës, dini gjë ku është e keni parë në ndonjë listë.
    E dini ku ndodhet, në barkun e bufit, e hëngri, po se mos vetëm atë. I hëngri të tërë dhe të tëra, as në lista nuk janë as nishani nuk ju shihet. Sigurisht që unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, nuk më intereson. Nuk jam këtu për t’i treguar se si mund të rregullohet ajo parti.
    Vetëm duke e mbështetur ne mund të ndihmojmë në ngritjen e partisë së tyre. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97. Do të dalin të shpartalluar, ashtu siç e meritojnë. Por ajo në fakt që meritojnë është që shpartallimi tu vijë edhe nga demokratët”, deklaroi Rama.

  • ‘Më shumë deputetë nga Big Brother se nga primaret’, Rama ironizon PD: Demokratët që u shkojnë mbrapa nuk i kuptoj

    ‘Më shumë deputetë nga Big Brother se nga primaret’, Rama ironizon PD: Demokratët që u shkojnë mbrapa nuk i kuptoj

    Gjatë një takimi me të rinj e të reja të njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë, kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, nuk kurseu ironitë ndaj opozitës, veçanërisht duke vënë në shënjestër procesin e primareve të Partisë Demokratike.
    Rama u shpreh me sarkazëm për mënyrën si u zhvillua ky proces, duke e cilësuar atë si një farsë, dhe duke lënë të kuptohet se rezultatet ishin të paracaktuara. Ai shtoi se më shumë persona nga spektakle si Big Brother po bëhen deputetë, sesa nga procesi i primareve.
    “Këta demokratët që u shkojnë mbrapa nuk i marr vesh fare, mirë ata që duan pushtet. I patë primaret, bënë primare, u thanë futuni se do votojë populli demokrat dhe kush do votohet do bëhet deputet. A thua se ju thanë futuni që t’ju shohim kush ka më shumë vota t’ju këpusim kokën dhe më shumë deputetë nga Big Brother se sa nga primaret,” – u shpreh Rama.

  • Rama: PD ka kandidatë për deputetë më shumë nga Big Brother, sesa nga Primaret

    Rama: PD ka kandidatë për deputetë më shumë nga Big Brother, sesa nga Primaret

    Gjatë takimit me të rinjtë dhe të rejat e njësive 1, 2, 3 në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama ironizoi procesin farsë të primareve. “Këta demokratët që u shkojnë mbrapa nuk i marr vesh fare, mirë ata që duan pushtet. I patë primaret, bënë primare, u thanë futuni se do votojë populli demokrat dhe kush do votohet do bëhet deputet. A thua se ju thanë futuni që t’ju shohim kush ka më shumë vota t’ju këpusim kokëm dhe më shumë deputetë nga Big Brother se sa nga primaret”,-tha Rama.

  • Rama ironizon PD-në: Nxori më shumë kandidatë nga Big Brother sesa nga primaret

    Rama ironizon PD-në: Nxori më shumë kandidatë nga Big Brother sesa nga primaret

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se nuk ekziston asnjë shans që opozita të fitojë zgjedhjet më 11 maj. Këtë fakt e mbështesin të gjitha sondazhet e kryera nga mediat në vend, sipas tij.
    “Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën jo përpara, por as afër nesh sa mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës. Ka ikur historia e kënetës, është e mbyllur. Njerëzit u futën me kokë në primare, më shumë nxori Big Brotheri.

    Më shumë erdhën nga Big Brotheri sesa nga primaret. Pikërisht se populli nuk ha bar. Shqipëria në 6 muaj ka hapur 3 grupkapituj ka dhe tre. Me ndihmën tuaj ne nuk humbasim asnjë minutë dhe mbyllim negociatat. Bëhemi vendi që ka kryer negociatat më të shpejta. Na ndihmon edhe fati që na ka ardhur në dorë”, tha Rama në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale.