Tag: prillit

  • Shtyhet pa afat gjyqi në Hagë për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK

    Shtyhet pa afat gjyqi në Hagë për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK

    Në seancën e 1 prillit në Hagë u mbyll faza e prezantimit të dëshmitarëve të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
    Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, seanca u përfundua më herët se që ishte planifikuar, pa u dhanë një datë e re kur do të vazhdojë gjykimi.
    “Pjesa e mbetur e seancave të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    Dëshmitari i cili ishte planifikuar të jepte dëshminë e tij sot ishte i 125-ti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që më parë kishte thënë se nuk do të ftonte asnjë dëshmitar pas 4 prillit.

  • Trump: Aksionet e TikTok do të shiten në një kompani amerikane brenda 5 prillit

    Trump: Aksionet e TikTok do të shiten në një kompani amerikane brenda 5 prillit

    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se një marrëveshje me kompaninë mëmë të TikTok, ByteDance, për të shitur aplikacionin do të finalizohet para afatit të 5 prillit, raportoi Reuters.

    “Ne kemi shumë blerës potencialë”, u tha Trump gazetarëve. “Ka një interes të jashtëzakonshëm për TikTok. Ai shtoi, “Unë do të doja të shihja TikTok të mbetet gjallë.”

    Trump e zgjati afatin për ndalimin e TikTok deri më 5 prill në janar, pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv në ditën e tij të parë në detyrë.

    Reuters raportoi të premten se firma e kapitalit privat Blackstone po shqyrton një aksion të vogël në operacionet e TikTok në SHBA.

    Firma po konsideron t’i bashkohet aksionerëve aktualë jo-kinezë të ByteDance, të udhëhequr nga Susquehanna International Group dhe General Atlantic, në sigurimin e kapitalit të ri për të ofruar ofertë për operacionet e TikTok në SHBA. Grupi është shfaqur si kryesues në bisedimet e marrëveshjes së TikTok.

    Trump ka deklaruar më parë se është i hapur për të zgjatur sërish afatin nëse nuk arrihet një marrëveshje.

  • Mos e ndryshoni garderobën ende/ Meteorologia paralajmëron: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

    Mos e ndryshoni garderobën ende/ Meteorologia paralajmëron: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

    Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje live për një emision televiziv, ka treguar sesi do të nisë java dhe njëherësh edhe muaji i prillit.
     
    Sipas Porjas, “dita e sotme ka nisur me vranësira. Java do të vetë e zymtë, me intervale kthjellimet. Pas pasdites do të ketë reshje, kryesisht në jug.”

    Meteorolologia theksoi se java kryesisht do të jetë paradite kthjellime, pasdite reshje por afatshkurta. Ndërsa fundjava do të dobësojë reshjet duke i zhvendosur në zonat malore.
    “E gjithë java me luhatje të lehtë temperaturash. Do të duket si një javë vjeshte, me lagështirë gjatë gjithë javës”, tha ajo.
    Për muajin prill tha se do t’i ketë të gjitha nuancat e motit, ndërsa paralajmëroi se në mes të prillit, në periudhën të njohura si “plakat”, do të ketë reshje dëbore në zonat malore.
    “Në mes të prillit, apo siç njihet në zhargon për plakat, temperatura të ulëta që do sjellin reshje dëbore në zonat malore, 3-4 ditë të ftohta”, tha Porja.
     
     

  • Vijon gjatë javës moti i keq/ Meteorologu: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

    Vijon gjatë javës moti i keq/ Meteorologu: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

    Meteorologu Hakil Osmani  ka treguar sesi do të nisë java dhe njëherësh edhe muaji i prillit.
    Sipas tij dita e sotme ka nisur me vranësira dhe java do të jetë e zymtë me intervale dhe se rreshjet do të mbizotërojnë kryesisht në jug.
    Dita e sotme ka nisur me vranësira. Java do të jetë e zymtë, me intervale. Pas pasdites do të ketë reshje, kryesisht në jug.” tha ai
    Më tej ai shtoi se java e parë e prillit do të ketë mot të paqëndrueshëm dhe me luhatje të lehtë temperaturash.
    Java e parë e prillit do të ketë mot të paqëndrueshëm dhe me luhatje të lehtë temperaturash. Të premten temperaturat do të shkojnë në 23 gradë celcius.” theksoi meteorologu
    Meteorologu tha gjithashu se temperaturat e ulëta që do sjellin reshje dëbore në zonat malore.
    “Në mes të prillit, temperaturat e ulëta që do sjellin reshje dëbore në zonat malore” tha  ai.