Tag: prillit

  • PS çel fushatën elektorale në 12 Prill

    PS çel fushatën elektorale në 12 Prill

    Data 11 Prill është data zyrtare e nisjes se fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit.Por socialistët kanë vendosur që mitingun hapës të fushatës ta bëjnë të shtunën e 12 Prillit në mesditë. Detajet janë ende duke u diskutuar nga selia rozë.
    Ndërkohë që demokratët e kanë marrë vendimin përfundimtar. Ata do të mblidhen në sheshin Nënë Tereza të premten e 11 Prillit në orën 19:00.Edhe pse zyrtarisht 11 prilli është data zyrtare të gjithë forcat politike kane afro një muaj që kanë nisur takimet elektorale dhe prezantimin e skuadrës së tyre të kandidatëve për deputetë./ Tv Klan

  • “Marrëveshje para 5 prillit”, Vance për TikTok: Po punojmë për të finalizuar blerjen

    “Marrëveshje para 5 prillit”, Vance për TikTok: Po punojmë për të finalizuar blerjen

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, tha sot se qeveria amerikane do të arrijë një marrëveshje me TikTok para afatit të 5 prillit.

    Vance vuri në dukje se marrëveshja do të përfundojë përpara afatit.
    “Mendoj se jemi në një pozicion të mirë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje. Kemi disa ditë për të punuar për këtë, për të finalizuar disa gjëra dhe sigurisht që presidenti do të shpallë vendimet tona”, tha Vance.
    Lista e blerësve të mundshëm për TikTok në Shtetet e Bashkuara, të përfolur dhe të konfirmuar, është zgjeruar ndjeshëm në njëzet e katër orët e fundit, me afrimin e afatit për ndalimin e platformës kineze, nëse ajo nuk blihet.
    Zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime për sigurinë në lidhje me marrëdhëniet e aplikacionit online me Pekinin, të cilat si TikTok ashtu edhe kompania mëmë ByteDance e kanë mohuar.

    Top Channel

  • Hëna rozë e prillit do të ndryshojë jetën e këtyre shenjave

    Hëna rozë e prillit do të ndryshojë jetën e këtyre shenjave

    Hëna e plotë e 12 Prillit e njohur edhe si Hëna Rozë vjen për të sjellë ‘dritë’ në marrëdhëniet tuaja dhe rutinën për kujdesin ndaj vetes.
    Kjo hënë e plotë në Peshore do t’ju ofrojë qartësi dhe besim, duke ju ndihmuar të rizbuloni veten tuaj më të mirë .
    Gaforrja

    Hëna e plotë rozë hedh dritë mbi plagët e vjetra emocionale dhe pasiguritë e ‘groposura’ thellë. Kjo fazë ju shtyn të kërkoni një stabilitet të konsiderueshëm emocional.
    Nëse mendoni se një marrëdhënie nuk po ju ofron sigurinë që ju nevojitet, mund të merrni një vendim të vështirë, por çlirues, duke e lënë atë person pas.
    Peshorja
    Kjo hënë e plotë do ju përballë me realitetin dhe ju thërret të mbani qëndrim, ose do të vazhdoni me shërimin e marrëdhënies, ose do të zgjidhni ndarjen.
    Bricjapi
    Detyrimet dhe presionet e shtuara në fusha të tjera të jetës suaj mund t’ju kenë hequr vëmendjen nga marrëdhënia juaj. Distanca emocionale tani po ndihet dhe me energjinë e hënës së plotë. Tensionet po arrijnë kulmin. Nëse themeli i marrëdhënies suaj është i fortë, kjo krizë do të veprojë si një mundësi për forcim të marrëdhënies tuaj.

  • Kujtohen martirët e 2 prillit, Berisha në Shkodër: Nderojmë sakrificën e tyre sublime në rrëzimin e diktaturës

    Kujtohen martirët e 2 prillit, Berisha në Shkodër: Nderojmë sakrificën e tyre sublime në rrëzimin e diktaturës

    Shkodra përkujtoi 34-vjetorin e masakrës së 2 prillit të vitit 1991, ku mbetën të vrarë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, si dhe u plagosën dhjetëra qytetarë të Shkodrës.
    Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste, të cilat u fituan nga Partia e Punës. Fitore ndaj së cilës qytetarët e Shkodrës u ngritën në protestë, e cila do të ishte edhe protesta e fundit në Shqipëri kundër komunizmit.
    Para memorialit kushtuar katër dëshmorëve të demokracisë u zhvilluan homazhe, ku morën pjesë kryetari i PD, Sali Berisha, familjarë të dëshmorëve të demokracisë dhe qytetarë të Shkodrës.

    “Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj”, tha Berisha.
    Berisha u bëri apel qytetarëve të Shkodrës që në këtë 2 prill të bashkohen rreth PD-së, duke hequr paralele mes diktaturës komuniste dhe qeverisjes së PS-së.
    “Ne nderojmë sot këtë ditë para një ngjarje që do të ndajë epokat. Sepse përsëri ne nderojmë veprën e tyre të ndritur, sakrificën e tyre sublime në një diktaturë, e cila nuk bazohet më ideoligjinë e ish-komitetit të partisë, por bazohet në ideoliogjinë e Dobraçit, të krimit, të terrorit. Dhe kjo është një diktaturë po aq e shëmtuar sa e para”, tha Berisha.
    Para gazetarëve, kryetari i PD, Berisha komentoi edhe marrjen si të pandehur nga SPAK të kandidatit të PD, Bardh Spahia, duke sulmuar kryebashkiakun socialist, Benet Beci.
    “Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin, ka mbrojtur kodin e një zyrtari, i cili nuk mund të pranojë delinkuentë në administratë.
    Pra, ai proces na bën nder të gjithëve ne dhe i bën nder Shkodrës dhe çdo qytetari.
    Tani, e vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama”, tha kreu i PD.
    Gjatë vizitës në Shkodër, kryetari i PD, Berisha takoi edhe familjarët e katër dëshmorëve të demokracisë./vizionplus.tv

  • Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij

    Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij

    Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tijKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar sot martirët e 2 Prillit 1991 në një ceremoni në Shkodër, duke theksuar se ata mbeten një burim frymëzimi për çdo qytetar që beson tek liria dhe e drejta e votës.

    Në fjalën e tij, Berisha nderoi Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, si dhe dhjetëra qytetarë të plagosur në atë ngjarje tragjike. Berisha tha se, martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij.

    Të dashur prindër dhe familjarë të martirëve të votës së lirë, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës.

    Të dashur qytetarë dhe qytetare të Shkodrës, i dashur zoti Luçiano Boçi, nënkryetar i PD dhe drejtues politik i këtij qarku.

    Zonja Eliona Shkreli, kryetare e PD.

    Të nderuar deputetë dhe kandidatët për deputetë të PD të qarkut të Shkodrës.

    Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme për martirët e votës së lirë.

    Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë.

    Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së.

    Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar.

    Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.

    Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj.

    Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku.

    Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë.

    Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.

    Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

    Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA.

    Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë.

    Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.

    Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj”, tha Berisha.

  • Bardh Spahia nga SPAK: Qeveria përdor kriminelët e 2 prillit për të sulmuar opozitën

    Bardh Spahia nga SPAK: Qeveria përdor kriminelët e 2 prillit për të sulmuar opozitën

    Bardh Spahia nga SPAK: Qeveria përdor kriminelët e 2 prillit për të sulmuar opozitën

    ish-kreu i Bashkië Shkodër, Bardh Spahia, në një prononcim për mediat jashtë dyerve të SPAK, u shpreh se mendimet e tij shkojnë për ata katër të rinjtë që humbën jetën në qytetin e Shkodrës, duke kërkuar mbrojtjen e votës së lirë, 34 vjet më parë.

    Ai shtoi se mendimet e tij shkojnë sot për familjarët e 2 prillit, për familjarët e 100 të plagosurve dhe për tërë popullin e Shkodrës, duke përkujtuar një prej datave më të rëndësishme për qytetin.

    Spahia nënvizoi se, sot për fat të keq, shqiptarët po kërkojnë edhe një herë mbrojtjen e votës së lirë dhe shkëputjen e krimit nga shteti, që sipas tij ka kapur çdo zyrë të tij.

    Ish-deputeti theksoi se, çështja e tij që po shqyrtohet nga Gjykata është një formalitet, dhe se ai ka kërkuar një gjykim të drejtë, duke hedhur poshtë mundësinë e gjykimit të shkurtuar, pasi e konsideron këtë një padi të përgatitur nga zyrat e Partisë Socialiste.

    Ai bëri thirrje për drejtësi dhe shprehu dyshimet e tij se ky proces është i lidhur me një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, i cili, sipas tij, po përdoret për të ngritur padi ndaj tij.

    Bardh Spahia:

    ‘Mendimet e mia shkojnë për ata katër të rinjtë që humbën jetën në qytetin e Shkodrës, duke kërkuar mbrojtjen e votës së lirë, 34 vjet më parë, për familjarët e 2 prillit, për familjarët e 100 të plagosurve dhe për tërë popullin e Shkodrës, duke përkujtuar një prej datave më të rëndësishme për popullin shkodran.

    Sot nuk munda të jem prezent për ta përkujtuar në Shkodër, edhe pse isha një ish-pjesëmarrës në atë protestë, por mu desh të isha në SPAK.

    Për fat të keq, edhe një herë shqiptarët kërkojnë mbrojtjen e votës së tyre dhe shkëputjen e krimit nga shteti, i cili ka kapur çdo zyrë të tij. Po atyre kriminelëve të 2 prillit, sot drejtojnë qeverinë.

    Sot shqiptarët po kërkojnë mbrojtjen e votës së lirë, mbrojtjen e vetes së tyre dhe shkëputjen e krimit nga shteti që sot ka kapur gjithçka.

    Kjo e sotmja ishte një formalitet i Gjykatës për ta dërguar çështjen time në gjykim. Sigurisht, unë nuk pranova gjykimin e shkurtuar, por kërkova gjykim normal, i bindur se kjo është një padi e përgatitur në zyrat e PS-së, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje e korrupsion, ndaj të cilit kontrolli i latë i shtetit ka bërë një lidhje dhe ka kërkuar shkarkimin e tij për abuzime. Sot, ky person përdoret për të ngritur padi ndaj meje’.

  • Rrëfimi tronditës i Muharrem Xhafës: Si PD dhe agjenturat e huaja organizuan masakrën e 2 prillit 1991 për të…

    Rrëfimi tronditës i Muharrem Xhafës: Si PD dhe agjenturat e huaja organizuan masakrën e 2 prillit 1991 për të…

    Muharrem Xhafa, Shef i Sektorit të Edukimit në aparatin e KQ të Partisë së Punës, ka rrëfyer ngjarjet e 2 Prillit të vitit 1991, ku gjatë një proteste në qytetin e Shkodrës, mbeti i vrarë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Asokohe zoti Xhafa, me urdhër të ish-presidentit Ramiz Alia, ka shkuar në Shkodër për të qetësuar situatën 2 ditë pas manifestimit të Partisë Demokratike kundër zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991, që i fitoi Partia e Punës së Shqipërisë.
    Në një intervistë për gazetën “Sot”, ish-funksionari i lartë i PPSH zbuloi se Sali Berisha me ndihmën e UDB organizoi revoltën e 2 Prillit dhe vrasjen e Arben Brocit dhe të tre të rinjve të tjerë, ndërsa sipas tij, tentoi të shpallte Shkodrën Republikë. Madje zoti Xhafa theksoi se, pasi PD erdhi në pushtet, organizoi gjyqin e 2 Prillit, ku sipas tij, arrestoi shumë të pafajshëm për vrasjet, të cilat i kishte organizuar vetë.
    -Zoti Xhafa, sot shënohen plot 34 vite nga masakra e 2 prillit e vitit 1991, ku gjatë një proteste masive të organizuar në qytetin e Shkodrës mbetën të vrarë 4 qytetarë. Si e kujtoni ngjarjen e 2 prillit ’91, në një kohë që ende ishit Shef i Sektorit të Edukimit në aparatin e KQ të Partisë së Punës?
    Padyshim që 2 prilli i vitit 1991 në Shkodër ka qenë një ngjarje e rëndë dhe krejt e padëshirueshme, që ndodhi dy ditë pas fitores së thellë të zgjedhjeve të para të përgjithshme pluraliste të 31 marsit 1991 të organizuara e të fituara nga Partia e Punës e Shqipërisë. Ishte e qartë se kjo fitore e merituar e PPSH nuk mund t’i vinte për mbarë Partisë Demokratike, ndonëse në rrethin e Shkodrës kishin fituar në zgjedhje të gjithë kandidatët e saj për deputetë.
    PD-ja agresive, duke pretenduar me të padrejtë që zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 31 marsit 1991 nuk kishin qenë të rregullta (në fakt ato kishin qenë krejt të rregullta), gjatë natës së 1 prillit 1991, organizoi një manifestim kundër Partisë së Punës, që, ndonëse kaotik, në përgjithësi, u zhvillua i qetë, si të thuash paqësor, po dora-dorës doli nga “shinat”, sepse nisën të hidheshin deri parulla për ndarjen e Shkodrës nga Shqipëria, për Shkodrën Republikë, etj. Gjithsesi, pavarësisht akuzave të PD-së, forcat e rendit të Shkodrës u përmbajtën dhe nuk kundërvepruan mbi manifestuesit, mbasi deri këtu një ndërhyrje e tyre ishte e panevojshme.
    -Ky manifestim vijoi edhe më 2 prill, ku humbën jetën aktivisti i PD, Arben Broci dhe disa të rinj të tjerë. Kush qëlloi mbi turmën?
    Duke qenë i tillë, PD-ja nuk u kënaq me këtë manifestim dhe mori vendim ta përsëriste manifestimin, të bënte një manifestim tjetër, të dytë, të nesërmen, më 2 prill, veçse ky duhej të ishte i dhunshëm! Dhe kështu ndodhi, kësaj radhe turma e njerëzve qe e madhe, e acaruar. Frymëzuar me egërsi nga PD-ja, ajo iu drejtua godinës së Komitetit të Partisë së Punës të Shkodrës jo vetëm me parulla separatiste, po edhe me gurë e duke thyer xhamat e saj. Si të mos mjaftonin këto, një grup i organizuar protestuesish tentoi edhe të futej me forcë në godinën e Partisë, i vuri zjarrin asaj dhe ata bënë gjithçka mundën tjetër! Ishte në detyrën e ligjshme të organeve të rendit që qyteti e rendi ligjor të mos liheshin si peng i disa njerëzve me ndërgjegje të turbulluar e të padenjë si qytetarë të Shkodrës.
    Kështu, të gjendur para një situate të tillë kërcënuese e destabilizuese, që u shërbente vetëm armiqve të Shqipërisë, erdhi edhe reagimi i forcave të rendit, të cilat ndërhynë për t’i shpërndarë pjesëmarrësit e këtij manifestimi të paligjshëm. Në rrëmujën e krijuar qëllimshëm janë dëgjuar deri thirrje fashiste, të shtëna me armë, u vranë katër të rinj të pafajshëm, ndër ta Arben Broci, një aktivist i njohur i PD-së. PD-ja, së cilës i ishte lënë nga Ramiz Alia terren i gjerë për të vepruar, u përpoq dhe e shfrytëzoi politikisht fort në interes të saj këtë ngjarje të hidhur. Ajo mori në mbrojtje dhunuesit e rendit publik duke përcaktuar edhe “fajtorët” e ngjarjes, u hodh në sulm kundër shtetit, Partisë së Punës, forcave të rendit,
    Presidentit të Republikës, ndërmori një fushatë të egër propagandistike antikomuniste, që edhe më parë kishte shpërthyer gjerë në atë kohë, për të sajuar e krijuar një opinion të gënjeshtërt dhe për t’ia faturuar përgjegjësinë e ngjarjes e krimin e 2 prillit Partisë së Punës të Shqipërisë, e cila s’ishte e interesuar aspak për të nxitur provokacione e ngjarje të tilla! Se ajo (PPSH) kishte fituar me zgjedhje, të cilat u vlerësuan të drejta e të lira edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, dy të tretat e vendeve të Kuvendit dhe pra kërkonte që të kishte qetësi e stabilitet të vërtetë, gjë që e vërtetonte si veprimtaria e saj para e gjatë zgjedhjeve, po ashtu edhe pas fitores së merituar të 31 marsit.
    -Pasi PD mori pushtetin u zhvillua gjyqi për 2 prillin. Pse ende nuk janë gjetur autorët e vrasjes së Arben Brocit dhe tre të rinjve të tjerë?
    Shiko, pavarësisht se çfarë pretendohet, shkruhet e thuhet pas 31 vitesh, pas ngjarjes së 2 prillit, koha ka vërtetuar se nuk kishte ndodhur kurrgjë kriminale më 2 prill, që të mund të përziente e të inkriminonte organet shtetërore e Partinë e Punës, tjetër që PD-ja kërkonte t’i bënte ato përgjegjës me çdo kusht! Hapur, ky qëndrim hakmarrës, u vërejt pasi PD-ja e Berisha morën pushtetin dhe organizuan një gjyq farsë, të njohur si gjyqi i 2 prillit, pa fakte konkrete, duke dënuar disa nga drejtuesit kryesorë të organeve të rendit të Shkodrës e të qendrës, si edhe Sekretarin e Parë të Komitetit të Partisë të Shkodrës, Xhemal Dymylen.
    Populli që ka ndjekur gjyqin e 2 prillit të Shkodrës është bindur se dënimi që atëherë iu dha njerëzve të pafajshëm ishte thjeshtë një dënim politik, i cili synonte goditjen e Partisë së Punës dhe të pushtetit të asaj kohe, siç tregoi edhe që Berisha me PD-në e tij nuk ndalen në hakmarrjen patologjike të tyre përpara asnjë veprimi, kur u duhet për të realizuar qëllimin e urrejtjen ndaj të tjerëve. Ata u dënuan padrejtësisht, por asgjë nuk u gjet e nuk u provua as në gjyq e as më vonë, që të mund të vërtetonte inkriminimin e organeve shtetërore, të PPSH e të drejtuesve të tyre.
    -Përse Ramiz Alia vendosi të të dërgojë ty në Shkodër dhe jo ndonjë shkodran tjetër, kur kishte plot shkodranë të zgjedhur në Forumet Qendrore të Partisë së Punës?
    Saktë, unë këtë nuk e di. Saktë di të them se jam ngarkuar të shkoj në Shkodër. Saktë di të them që Ramiz Alia më ka thirrur mua në zyrën e tij, më 4 prill 1991 në mëngjes. Saktë di të them se me ngjarjen tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër jam njohur në lajmet e darkës dhe më gjerë akoma të nesërmen, më 3 prill 1991, në Tiranë. Saktë di të them se kur më thirri Ramiz Alia, më bëri një paraqitje më të plotë për çfarë kishte ndodhur në Shkodër më 2 prill dhe më komunikoi në vijim vendimin e udhëheqjes së lartë të Partisë së Punës për të shkuar në Shkodër.
    Po kështu, di të them saktë se biseda në zyrën e Sekretarit të Parë të KQ të PPSH-së, Ramiz Alia, nuk është zhvilluar qetë, siç mund të mendojë ndokush. Kur i thashë shokut Ramiz Alia se në Komitetin Qendror të PPSH-së të dalë nga Kongresi i Nëntë i PPSH-së ju keni zgjedhur nja 11 vetë shkodranë, të cilët mund të shkonin në Shkodër dhe se po të jetë për të lënë kokën, e lë kokën në Krujën time, ai më dëgjoi, por u ndje keq dhe u “ndez” keq! Nejse, kjo është histori e gjatë…..! Për hir të së vërtetës, Ramiz Alia më dha kompetenca të plota për të vepruar në Shkodër. Po ashtu, më porositi të merresha me qetësimin e situatës në popull, me rritjen e besimit te Partia e Punës dhe pushteti popullor, me riorganizimin e Partisë atje, e cila kishte dalë jashtë kontrollit, me vendosjen e rendit e të qetësisë në Shkodër, me shpërndarjen zyrtarisht të Plenumit të Partisë të rrethit dhe me ngritjen e një Komiteti Organizator të Partisë të rrethit me mua në krye.
    Në takimin me Ramiz Alinë ishin të pranishëm edhe Tereze Marubi, aso kohe kryetare e Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Shkodrës (ndjesë pastë), edhe Gëzim Podgorica, aso kohe drejtor i Radio-Shkodrës. Nga fundi erdhi edhe shoku Xhelil Gjoni, sekretar i KQ të PPSH-së. As sot nuk e di se për ç’arsye Ramiz Alia i kishte thirrur para se të më thërriste mua këta dy kuadro të rëndësishëm të rrethit të Shkodrës, të cilët aty i gjeta dhe aty i lashë.
    -Ju nuk i thatë asgjë kryetares, Tereze Marubit, në zyrën e shokut Ramiz Alia?
    I thashë, madje shumë gjëra. Ndër të tjera po përmend se i propozova të bëhej ajo Drejtuese e Parë e Partisë e rrethit, ndërsa unë të shkoja kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Shkodrës, se kam qenë, i thashë Terezës, nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Krujës më 1970-n. Tereza jo vetëm që nuk pranoi, por tha se Shkodra të njeh e të do ty dhe shtoi se do të të mbështes pa rezerva. Ramiz Alia e dëgjoi dialogun mes meje e Terezes, po as ndërhyri dhe as e mbështeti propozimin tim. Rigels, sot duket si përrallë kjo që po ju them, po në atë situatë nuk ishte e lehtë të shkoje në Shkodër, pa lëre të hyje në qytetin e Shkodrës!
    -Vetëm ke shkuar në Shkodër apo ka patur edhe të tjerë?
    I ngarkuar me vendim të udhëheqjes së lartë të Partisë kam qenë vetëm unë, por ka patur edhe shokë të tjerë. Për shembull, tek sa ishim në këmbë te dera e zyrës se Ramiz Alisë, i cili po më përcillte, i thashë: – Shoku Ramiz, dua të marr me vehte në Shkodër edhe Tonin Shtjefnin, të cilin ai e njihte mirë, sepse Tonini punonte bashkë me mua në sektorin e Edukimit të KQ të PPSH-së. Kur shoku Ramiz m’u përgjigj: Merre, po pse? – I thashë se Tonini është nga një familje me origjinë katolike, e njohur në qytetin e Shkodrës dhe e njeh më mirë Shkodrën.
    Pasi i thashë këto, le të themi, argumente, Ramiz Alia më tha se e paske menduar drejtë, ndaj merre! Ndjesë pastë, kur ia thashë Toninit këtë vlerësim të Ramiz Alisë, i erdhi mirë dhe, për hir të së vërtetës, ka luajtur rol të madh për uljen e tensioneve në Shkodër. Rigels, po të flas për këto raste tensionesh, duhet një intervistë tjetër! Eh, sa i mirë e besnik ishte Tonin Shtjefni! I kujdesshëm, Xhelil Gjoni, sekretar i KQ të Partisë së Punës dërgoi në Shkodër për të ndihmuar edhe dy instruktorë nga më të aftët të Aparatit të KQ të PPSH-së, shokët Jovan Bizhyti dhe Vasfi Jahollari. Po njeriu që më ka qëndruar përherë pranë e besnik ka qenë Fetah Vika, shoferi, tiranas.
    -Ndërkohë komunistët akuzojnë PD dhe Berishën se ka ardhur në pushtet me ndihmën e qarqeve të jashtme antishqiptare. Sa e vërtetë është?
    Sot, përfituesit e ngjarjes së Shkodrës, për të ngritur “vlerat” e veta antikomuniste, përpiqen t’ia shesin shqiptarëve 2 prillin si ditën kur u përmbys “diktatura komuniste”. Është krejt e qartë tashmë se për ngjarjen tragjike të 2 prillit të vitit 1991 e për destabilizimin e vendit me anë të saj nuk ishin të interesuar as Partia e Punës e as organet e pushtetit, as populli i Shkodrës. Se, siç thamë, zgjedhjet e 31 marsit u zhvilluan normalisht, në qetësi e në përputhje me ligjet në fuqi, çka nuk e dëshironin në mënyrë të veçantë jugosllavët, federata e të cilëve kishte nisur të shpërbëhej dhe Kosova kërkonte pavarësinë e saj.
    Për të ardhur në pushtet, për të destabilizuar vendin, mbështetur edhe prej forcave të reaksionit brenda e jashtë vendit, të interesuar ishin PD-ja me Sali Berishën dhe forcat e jashtme armiqësore ndaj Shqipërisë, ku rol të dorës së parë ka pasur ndërhyrja e jashtme, në veçanti ajo e Serbisë dhe e Greqisë. Se ngjarja e Shkodrës nuk mund të ndodhte e të përfundonte në mënyrë tragjike pa ndërhyrjen e jashtme, të cilat kërkonin me çdo kusht që edhe Shqipëria të kishte Timishuarën e saj. Në veçanti UDB-ja jugosllave gjeti rastin e shumëpritur për të ngritur Shkodrën në këmbë, dëshmi që tregon se ajo ka pasur atje një mbështetje jo të paktë.
    Ngjarja e 2 prillit 1991 në Shkodër ka qenë një kombinim tragjik i interesave të fqinjëve tanë të Veriut, e “fqinjëve” më të largët, që kërkonin shpagim, mbasi pushteti popullor ua kishte thyer turinjtë dekada të tëra dhe i sharlatanëve politikë vendës të kryesuar nga Berisha në krye të PD-së, që donin të merrnin pushtetin me çdo kusht, nxitur e mbështetur prej “fqinjëve” të largët e të afërt të Shqipërisë Popullore e Socialiste. Viktimat e 2 prillit të Shkodrës dihen, po kriminelët që i vranë e përfituan prej tyre, të cilët, më 22 mars 1992, morën pushtetin, as janë deklaruar as janë ndëshkuar! 2 prilli i vitit 1991 bën apel edhe pas 25 vitesh për vigjilence!
    Intervistoi: Rigels Seliman

  • Basha për masakrën e 2 prillit ’91: Liria e fituar me sakrifica është amanet për një të ardhme perëndimore

    Basha për masakrën e 2 prillit ’91: Liria e fituar me sakrifica është amanet për një të ardhme perëndimore

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka përkujtuar katër të rinjtë e rënë në Shkodër më 2 prill 1991, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, që u vranë nga regjimi komunist që u përpoq të shtyp thirrjet për liri.
    Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se ato të shtëna nuk ishin vetëm krim, por përpëlitjet e fundit të një regjimi në agoni. Basha më tej shkruan se 2 prilli është një kujtesë e përhershme për forcën e qëndresës dhe guximit që çuan në fitimin e lirisë dhe demokracisë.
    Ai shpreh lavdi për martirët dhe nderim për Shkodrën që nuk u përkul.
    Postimi i plotë i Bashës:
    Sot përkujtojmë me nderim dhe dhimbje katër të rinjtë e rënë në Shkodër më 2 prill 1991, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, që u vranë nga regjimi komunist, sepse guxuan t’i thonë diktaturës se koha e saj kishte marrë fund.Ato të shtëna nuk ishin thjesht krim, ishin përpëlitjet e fundit të një regjimi në agoni përballë një populli që kishte zgjedhur lirinë dhe Perëndimin.Shkodra atë ditë nuk u gjunjëzua, Shqipëria atë ditë u ngrit!2 Prilli nuk është vetëm një plagë e padrejtësisë, por edhe një kujtesë e përhershme se liria dhe demokracia nuk falen, ato fitohen me qëndresë dhe guxim.Sot, kjo përpjekje vazhdon. Dhe në çdo hap që hedhim për ndryshim, në çdo betejë që bëjmë për drejtësi, liri dhe dinjitet, kemi në zemër sakrificën e tyre.Lavdi përjetë martirëve të 2 Prillit!Nderim Shkodrës që nuk u përkul kurrë!

  • Kur vijnë ‘Plakat e Prillit’?/ Meteorologu bën paralajmërimin e fortë: Pas tyre do të ketë ‘shpërthim’ të temperaturave

    Kur vijnë ‘Plakat e Prillit’?/ Meteorologu bën paralajmërimin e fortë: Pas tyre do të ketë ‘shpërthim’ të temperaturave

    Java e parë e prillit është parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve. Në zonat e thella malore, pritet rikthimi i reshjeve të dëborës, ndërsa në ultësirën perëndimore janë parashikuar temperatura deri në 23 gradë Celsius. Era nuk do të jetë në parametra problematikë pasi shpejtësia do të jetë 35-40 km/h dhe peshkarexhat do të mund të lundrojnë.
    Përgjatë pjesës tjetër të prillit, tha meteorologu Hakil Osmani do të ketë ndryshime. Java e parë do t’i lërë vend ditëve me mot më të mirë. Gjithsesi, mesi i muajt sjell sërish reshje sepse parashikohet fenomeni i njohur si “plakat e prillit”.
    “Kemi një ndryshim pas kësaj jave, do të kemi 2-3 ditë me të cilat do të jemi me një mot më të mirë, më shumë intervale me kthjellime. Pritet të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, por ka sinjale që mesi i këtij muaji të sjellë plakat e prillit”, tha meteorologu.
    Plakat e prillit parashikohen të jenë nga data 12-17.
    Hakil Osmani: Do të jenë prezente nga mesi i prillit, do të sjellë ndryshim sa u përket kushteve atmosferike, do të kemi peezente reshjet.
    Aldo: Po në fund të muajit do të rregullohet ndonjë çikë?
    Hakil Osmani: Ka sinjale që pas plakave të prillit që janë nga data 12-17, do të kemi një 4-5 ditësh.
    Aldo: Ka se janë edhe Pashkët.
    Hakil Osmani: Është bereqet!

  • Dita e Gënjeshtrave, origjina e saj dhe si festohet nëpër Europë

    Dita e Gënjeshtrave, origjina e saj dhe si festohet nëpër Europë

    Gëzuar Ditën e Gënjeshtrave – e quajtur ndryshe April’s Fools Day – festohet nga shumë vende çdo vit më 1 Prill.E njohur për faktin se u jep njerëzve ‘leje’ për të bërë shaka me partnerët, miqtë, anëtarët e familjes dhe kolegët e tyre, kjo ditë është një mundësi për të punuar rrengjet më të çuditshme.Por cila është origjina e kësaj dite dhe si e festojnë vendet europiane këtë festë të çuditshme?Çfarë është dita e 1 prillit?Dita përbëhet nga shaka dhe gënjeshtra dhe njerëzit shpesh thërrasin “April’s Fools!” ose “Gëzuar 1 prillin!”, zakon ky që është respektuar për qindra vjet.Shumë e gjurmojnë origjinën e zakonit që në Francën mesjetare ku 25 Marsi dikur ishte dita e Vitit të Ri, derisa kalendari Julian u ndryshua në 1564 në kalendarin Gregorian. Para kësaj, festimet e Vitit të Ri kulmuan më 1 prill. Pasi 1 janari u miratua zyrtarisht si Dita e Vitit të Ri, ata që harruan të ndryshonin datën dhe vazhduan të festonin më 1 Prill, u tallën dhe u etiketuan si budallenj ‘fools’.Historianët e kanë lidhur ditën me festat e pranverës. Të tjerë kanë theksuar se festivali Holi në Indi, i cili gjithashtu zhvillohet në mars, mund të jetë burimi i ditës.Cila është referenca e parë e qartë për Ditën e Gënjeshtrave?Referenca e parë vjen nga një poemë komike flamande e 1561 nga Eduard de Dene, në të cilën një fisnik dërgon shërbëtorin e tij para-mbrapa për të kryer punë të bezdisshme dhe të pafrytshme.Si festohet dita e 1 prillit në Europë?Vende të ndryshme kanë mënyrat e tyre për të bërë shaka me ‘viktimat’ e 1 prillit.Në Francë, Belgjikë, Itali dhe në zonat frëngjishtfolëse të Zvicrës, festimet përfshijnë ngjitjen e një peshku prej letre në kurrizin e sa më shumë njerëzve pa u vënë re, dhe më pas bërtitjen “Poisson d’Avril” / “Pesce d’Aprile” (“peshk prilli!”). Shumë sugjerojnë që peshqit mund t’i referohen kafshëve që kapen lehtësisht.Dita e Gënjeshtrave festohet vetëm për gjysmë dite në Angli. Shakatë dhe gënjeshtrat lejohen vetëm deri në mesditë, rregulla e mirësjelljes thotë se kur ora shënon 12:00, ju duhet të kuptoni shakatë tuaja. Kushdo që bën shaka pas mesditës konsiderohet si budallai zyrtar i prillit.Më argëtuese janë festimet e 1 prillit në Skoci, të cilat zgjasin dy ditë. Quhet Dita Gowkie, sepse gowk – ose qyqe – është simbol i budallait. Kjo ka bërë që disa të mendojnë se 1 prilli ishte i lidhur fillimisht me të qenit një qyqar. Dita e parë festohet nga njerëzit që bëjnë shaka, ndërsa e dyta – e njohur si Dita Tailie – është kur njerëzit vendosin bishta në kurrizin e njëri-tjetrit.Në Irlandë, ndërkohë, tradita dikton dërgimin e dikujt në një ‘punë budallai’. Viktima dërgohet për të dorëzuar një letër, ku supozohet se kërkon ndihmë. Kur personi merr letrën, ata e hapin atë, e lexojnë dhe i thonë lajmëtarit se do t’i duhet t’ia çojnë letrën një personi tjetër. Kjo vazhdon për një kohë derisa dikujt i vjen keq dhe i tregon se çfarë thotë letra: “Dërgoje budallain te dikush tjetër”.Në Holandë, qytetarët priren të hedhin një peshk ose të gjuajnë me llastiqe në drejtim të fqinjëve të tyre dhe të bërtasin “haringgek”.Gjermanët bëjnë një shaka të quajtur “Aprilscherz”, e cila ka të bëjë me rrëfimin e një historie të egër, por përgjithësisht të padëmshme, e cila është krijuar plotësisht për të mashtruar të tjerët.Në Greqi, mashtrimi me sukses i dikujt në këtë ditë thuhet se i sjell fat shakaxhiut për të gjithë vitin.Polakët kanë një paralajmërim: “Prima Aprilis, uważaj, bo się pomylisz!”, që përkthehet në “Dita e Gënjeshtrave të Prillit, kini kujdes – mund të gaboni!”Spanja dhe Portugalia festojnë të dyja në ditë të ndryshme. Portugezët nuk e festojnë Ditën e Gënjeshtrave më 1 Prill dhe preferojnë të dielën dhe të hënën para Kreshmës. Në këtë ditë, njerëzit hedhin miell tek kalimtarët që nuk dyshojnë. Sa për spanjollët, dita e shakave festohet më 28 dhjetor si Dita e të Pafajshmëve të Shenjtë, gjatë së cilës askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e tyre, pasi shakaxhinjtë konsiderohen të pafajshëm./ Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.