Astrologjikisht, prilli është një nga muajt që shënon fillimet e reja. Jo vetëm që do të lëmë pas sezonin e eklipsit, por Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë do të largohen. Parashikohet se prilli do të shënojë fundin e një transformimi gjashtëmujor që filloi në tetor 2024. Patjetër, ky muaj s’do të jetë njësoj për të gjithë, pasi vetëm disa shenjave do iu buzëqeshë fati.
Renditja e shenjave më me fat për këtë muaj:
1- Demi
Ju jeni shenja më me fat e zodiakut këtë muaj, Dem! Pesë forca planetare bashkohen për t’ju sjellë fat në prill, kryesisht në karrierë. Shijojeni!
2- Binjakët
Ndërsa hyni në muajin prill, merrni një moment për të ndjerë energjinë që sjell, pasi do të jetë muaji i parë ku shfaqet një ndjenjë e re qartësie. Kjo qartësi mund të vijë në formën e një vizioni të ri karriere.
3- Shigjetari
Ky muaj duket si një diplomim, i dashur Shigjetar. Neptuni – planeti i frymëzimit dhe konfuzionit – më në fund do të largohet nga sektori i shtëpisë tuaj pasi keni nxjerrë mësimet e duhura.
4- Luani
Reflektoni mbi atë që ndodhi në jetën tuaj midis 6 dhjetorit dhe 5 janarit, kur Marsi ishte në prapavijë. Më 17 prill, Marsi hyn në shenjën tuaj, gjë që mund të sjellë zgjidhjen e disa situatave.
5- Dashi
Ka të ngjarë të përjetoni një fillim të ri pasi planeti lajmëtar, Mërkuri, rihyn në shenjën tuaj më 15 prill. Prilli është koha e përsosur për të krijuar një vizion ku të manifestoni dëshirat tuaja.
6- Akrepi
Duke filluar që tani, do të ndiheni më të gjallë dhe të gatshëm për të trajtuar idetë dhe projektet tuaja. Marsi do ta kthejë vëmendjen drejt qëllimeve të karrierës, ndaj sigurohuni që ta shfrytëzoni sa më mirë këtë tranzit.
7- Peshqit
Marsi solli shumë ndryshime për ju. Një marrëdhënie pune ose marrëveshje e re mund të bëhet realitet, sidomos nëse keni përjetuar pengesa gjatë marsit. Jini të vëmendshëm!
8- Ujori
Jeta juaj ka ndryshuar mjaft dramatikisht që kur Plutoni hyri në shenjën e Ujorit në fund të vitit 2024. Ndërsa presioni për t’u shndërruar në versionin tuaj më të mirë ka qenë intensiv, ky muaj ju jep disiplinën dhe qëndrueshmërinë për të bërë ndryshime të mëdha.
9- Gaforrja
Prilli është muaji që keni pritur, pasi (më në fund) e ridrejton Marsin larg shenjës suaj. Duke filluar nga mesi i prillit, disa nga përvojat e vështira nga muajt e kaluar do të fillojnë të zbehen.
10- Peshorja
Nëse keni përjetuar shumë ulje-ngritje në lidhje me karrierën, Peshore, gjërat fillojnë të normalizohen këtë muaj. Megjithatë, duhet të gjeni ekuilibrin mes punës dhe jetës personale.
11- Virgjëresha
Me siguri do të ndiheni më nostalgjikë se zakonisht këtë muaj. Ky muaj e vë theksin në anën intime, duke sjellë nevojën për të kaluar më shumë kohë vetëm me një person të veçantë në jetën tuaj.
12- Bricjapi
Mirë që je i/e aftë të përveshësh mëngët, Bricjap! Në prill do të jetë një muaj shumë i ngarkuar. Nga tani deri më 30 prill, do duhet që t’i kushtoni kohë punës dhe takimeve profesionale.
Tag: prilli
-

Renditja e shenjave më me fat të horoskopit gjatë muajit prill: Vetëm këtyre shenjave do iu buzëqeshë fati
-

NGA LUÇIANO BOÇI – 2 Prilli është pika e vlimit të reagimit të Shkodrës kundër marrëzisë së pushtetit
E sotmja nuk është një tjetër datë në kalendar. 2 Prilli është pika e vlimit të reagimit të Shkodrës kundër marrëzisë së pushtetit. Kalvarit të mundimshëm të persekucionit, shkodranët nuk iu kursyen as me bijtë e tyre. Edhe pse po përpëlitej, regjimi i djeshëm dëshmoi se kërkonte ta mbante peng prej kthetrash të ardhmen e shkodranëve.
E njëjta marrëzi kërkon të përsëritet. I njëjti pushtet kërkon të imponohet. Thirrja e Bardh Spahisë në dyert e SPAK, pikërisht sot, nuk është rastësi. Nga sheshi ku nënshtrimi ka marrë në çdo kohë reagimin e shkodranëve, do të zotohemi edhe sot. Se vend për përsëritjen e persekucionit nuk ka dhe nuk do të ketë. Marrëzia do të marrë fund. 2 Prilli është fillimi i fundit të kësaj marrëzie. /Nga Luçiano BOÇI, nënkryetar i PDSH- së, publikuar në Facebook/ -

1 prilli Dita e Gënjeshtrave, historia dhe origjina e saj
Në të gjithë botën sot festohet 1 Prilli Dita e Gënjeshtrave. Festimi i saj ndryshon shumë midis kulturave, por në fund kanë një të përbashkët: të bësh shaka. Humori varion nga ai më i thjeshti deri tek mashtrimet dhe gënjeshtrat më të ekzagjeruara.
Një nga historitë më të besueshme është ajo e fund shekullit 16-të, kur Papa Gregori XIII propozoi zbatimin e kalendarit gregorian. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Sipas kalendarit Gregorian 1 janari u bë fillimi i vitit duke zëvendësuar praktikën e fillimit të vitit në fund të marsit sipas kalendarit julian. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Ndërsa një teori tjetër tregon për festat e lashta si Hilaria, e kremtuar në Romë në fund të marsit ku njerëzit maskoheshin dhe tallnin bashkëqytetarët dhe gjyqtarët.
Pavarësisht çdo miti, Dita e Gënjeshtrave na inkurajon të qeshim së bashku, duke na kujtuar që të mos e marrim jetën shumë seriozisht.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Nga shenja më me fat te ajo më e pafat, renditja për muajin prill
Astrologjikisht, prilli është një nga muajt që shënon fillimet e reja. Jo vetëm që do të lëmë pas sezonin e eklipsit, por Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë do të largohen. Parashikohet se prilli do të shënojë fundin e një transformimi gjashtëmujor që filloi në tetor 2024. Patjetër, ky muaj s’do të jetë njësoj për të gjithë, pasi vetëm disa shenjave do iu buzëqeshë fati.
Renditja e shenjave më me fat për këtë muaj:
1-DemiJu jeni shenja më me fat e zodiakut këtë muaj, Dem! Pesë forca planetare bashkohen për t’ju sjellë fat në prill, kryesisht në karrierë. Shijojeni!
2-Binjakët
Ndërsa hyni në muajin prill, merrni një moment për të ndjerë energjinë që sjell, pasi do të jetë muaji i parë ku shfaqet një ndjenjë e re qartësie. Kjo qartësi mund të vijë në formën e një vizioni të ri karriere.
3-Shigjetari
Ky muaj duket si një diplomim, i dashur Shigjetar. Neptuni – planeti i frymëzimit dhe konfuzionit – më në fund do të largohet nga sektori i shtëpisë tuaj pasi keni nxjerrë mësimet e duhura.
4-Luani
Reflektoni mbi atë që ndodhi në jetën tuaj midis 6 dhjetorit dhe 5 janarit, kur Marsi ishte në prapavijë. Më 17 prill, Marsi hyn në shenjën tuaj, gjë që mund të sjellë zgjidhjen e disa situatave.
5-Dashi
Ka të ngjarë të përjetoni një fillim të ri pasi planeti lajmëtar, Mërkuri, rihyn në shenjën tuaj më 15 prill. Prilli është koha e përsosur për të krijuar një vizion ku të manifestoni dëshirat tuaja.
6-Akrepi
Duke filluar që tani, do të ndiheni më të gjallë dhe të gatshëm për të trajtuar idetë dhe projektet tuaja. Marsi do ta kthejë vëmendjen drejt qëllimeve të karrierës, ndaj sigurohuni që ta shfrytëzoni sa më mirë këtë tranzit.
7-Peshqit
Marsi solli shumë ndryshime për ju. Një marrëdhënie pune ose marrëveshje e re mund të bëhet realitet, sidomos nëse keni përjetuar pengesa gjatë marsit. Jini të vëmendshëm!
8-Ujori
Jeta juaj ka ndryshuar mjaft dramatikisht që kur Plutoni hyri në shenjën e Ujorit në fund të vitit 2024. Ndërsa presioni për t’u shndërruar në versionin tuaj më të mirë ka qenë intensiv, ky muaj ju jep disiplinën dhe qëndrueshmërinë për të bërë ndryshime të mëdha.
9-Gaforrja
Prilli është muaji që keni pritur, pasi (më në fund) e ridrejton Marsin larg shenjës suaj. Duke filluar nga mesi i prillit, disa nga përvojat e vështira nga muajt e kaluar do të fillojnë të zbehen.
10-Peshorja
Nëse keni përjetuar shumë ulje-ngritje në lidhje me karrierën, Peshore, gjërat fillojnë të normalizohen këtë muaj. Megjithatë, duhet të gjeni ekuilibrin mes punës dhe jetës personale.
11-Virgjëresha
Me siguri do të ndiheni më nostalgjikë se zakonisht këtë muaj. Ky muaj e vë theksin në anën intime, duke sjellë nevojën për të kaluar më shumë kohë vetëm me një person të veçantë në jetën tuaj.
12-Bricjapi
Mirë që je i/e aftë të përveshësh mëngët, Bricjap! Në prill do të jetë një muaj shumë i ngarkuar. Nga tani deri më 30 prill, do duhet që t’i kushtoni kohë punës dhe takimeve profesionale. -

Shaka pa zarar! Si festohet Dita e Gënjeshtrave në vende të ndryshme
1 Prilli apo Dita e Gënjeshtrave nuk ka një zanafillë të mirëpërcaktuar, por qëllimi i saj mbetet i njëjtë: rrengje dhe shaka që nuk dëmtojnë askënd. Vende të ndryshme kanë mënyrat e tyre për të mashtruar ‘prenë’ duke sjellë tradita mjaaft interesante.
Në Francë, Belgjikë, Itali dhe zonat frankofone të Zvicrës e festojnë duke ngjitur një peshk letre në shinën e njerëzve, duke bërë të pamundurën të dallohen dhe më pas thërrasin “peshk prilli!” Sipas historive, peshku tregon që kapesh lehtë.Në Angli, Dita e Gënjeshtrave festohet vetëm gjysmë dite. Rrengjet dhe shakatë lejohen deri në mesditë dhe pasi akrepat e orës shënojnë 12:00, duhet t’i zbulosh rrengjet. Kushdo që bën të tilla pas mesditës, konsiderohet ‘viktima’ e 1 Prillit.
Në Skoci, 1 Prilli festohet për dy ditë. Quhet Dita e Qyqes pasi simbolizon njeriun naiv. Dita e parë festohet me rrengje, ndërsa në të dytën njerëzit i ngjisin njëri-tjetrit bishta në shpinë.
Në Irlandë, tradita thotë që t’i ngarkosh dikujt “një detyrë të kotë”.Viktimës i jepet një letër ku gjoja kërkon ndihmë. Kur marrësi merr letrën, e hap, e lexon dhe i thotë lajmësit se duhet ta çojë diku tjetër. Kjo vazhdon derisa dikujt t’i vijë keq dhe i tregon atij përmbajtjen e letrës: “Dërgoje te dikush tjetër”.
Në Hollandë, fqinjtë hedhin peshk drejt njëri-tjetrit.
Gjermanët luajnë “Aprilscherz” ku duhet të thuash një histori të pabesueshme, por të padëmshme që të gënjesh të tjerët.
Në Greqi, thonë se kur gënjen dikë në këtë ditë i sjell fat të mirë për gjithë vitin.
Spanja dhe Portugalia festojnë në ditë të ndryshme. Portugezët nuk e festojnë më 1 Prill dhe preferojnë të dielën dhe të hënën para Kreshmëve. Në këtë ditë, hidhet miell drejt kalimtarëve. Në Spanjë, dita e rrengjeve festohet më 28 dhjetor si Dita e të Pafajshmëve të Shenjtë që do të thotë se askush s’mund të ndëshkohet pasi mashtruesit konsiderohen të pafajshëm.Në Islandë synohet që dikush të bëjë “shëtitjen e prillit”. Pra duhet që dikush të mashtrohet dhe të shkojë në një vend tjetër. Edhe agjencitë e lajmeve marrin pjesë në Ditën e Gënjeshtrave. Në vitin 2014, Iceland Review postoi një artikull me titullin “Google firmos marrëveshje me Islandën” duke thënë se lajmi fals ishte pjesë “e një tradite të gjatë të medias islandeze”.
-

Pse 1 Prilli është Dita e Gënjeshtrave? Historia dhe rrengjet më të famshme
Të gjithë e dimë se data 1 prill njihet në shumë vende të botës si Dita e Gënjeshtrave. Por çfarë historie ka kjo ditë dhe cila është prejardhja e saj?
Dikur, 1 prilli festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.
Profesori Joseph Boskin e shpjegonte dikur kështu këtë ditë:1 Prilli e ka prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë deklaratë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.
Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga “Associated Press”, por doli një problem akoma më i madh! E gjithë historia ishte trilluar nga profesori Boskin për të bërë një shaka për 1 prillin.
“Associated Press” iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t’i kërkonte falje lexuesve.
Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.
Gënjeshtra më të famshme të 1 Prillit:
Në 1957, mijëra shikues të “BBC” besuan një raport të publikuar nga gjiganti i informimit, sipas të cilit shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër pemë që prodhonin makarona.
Në vitin 2012 Louis Tomlinson, anëtar i grupit muzikor “One Direction”, gënjeu fansat, duke i thënë se do të bëhej baba.
Gjithashtu, një grua amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj./vizionplus.tv -

“1 Prilli”/ Çfarë është Dita e Gënjeshtrave dhe prejardhja e saj
Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave. Por çfarë është kjo ditë dhe nga e ka prejardhjen? Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festoni këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.
Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.
Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve. Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.
Cilat është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?
BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba -

1 Prilli, ‘Dita e Gënjeshtrave’, ja çfarë duhet të dini
Nuk e dimë nëse ju kanë gënjyer apo keni gënjyer sot, por e dini si lindi 1 Prilli-Dita e Gënjeshtrave?
Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit” dhe nëpër botë njihet si “Dita e Budallenjve” (April Fool’s Day). Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Perandori e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.
Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve. Më pas, kjo datë u kthye në një traditë argëtuese nga britanikët, të cilët në vitet 1800 filluan t’i bënin njëri-tjetrit rrengje më 1 prill. Aq seriozisht u morën këto shaka, sa filluan të praktikoheshin edhe nga institucionet prestigjioze, si për shembull BBC e cila në 1957-ën, botoi një artikull ku thuhej se “të korrat e makaronave në Zvicër po kapnin rekorde, ndërsa jufkat po çelnin nëpër pemë.”
Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj. Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas. Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat e 1 prillit lejohen të thuhen deri në mesditë. Pastaj loja mbaron. Në Francë, fëmijët e kanë traditë që t’i vendosin njëri-tjetrit në shpinë një letër në formë peshku. Kurse në vendin tonë, Dita e Gënjeshtrave luhet plot 24 orë dhe sigurisht përpiqemi që skenari i hileve dhe mashtrimeve të jetë sa më i besueshëm dhe i rëndë për “të mashtruarin”. -

Mbretëria e Bashkuar vendos nga e mërkura lejen e udhëtimit për evropianët
Shtetasit evropianë që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, nga e mërkuara do të kenë nevojë për një lejë të detyrueshme hyrjeje. Qeveria britanike thotë se në këtë mënyrë do të forcojë sigurinë kufitare.
Autorizimi Elektronik i Udhëtimit (ETA) mund të blihet në internet në ditët në vijim për 10 £ (12 euro), por çmimi nga 9 prilli do të rritet në 16 £.
Ai është i ngjashëm me sistemin ESTA që funksionon në Shtetet e Bashkuara dhe do të jetë i detyrueshëm për të gjithë vizitorët evropianë në Britani nga 2 prilli.
Leja lejon vizita deri në gjashtë muaj dhe është e vlefshme për dy vjet. Lëshimi i tij është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët, përfshirë të miturit dhe foshnjat.
Aplikimi mund të bëhet përmes një aplikacioni në smartphone ose përmes faqes së internetit të qeverisë./vizionplus.tv
-

Lufta Ukrainë-Rusi/ Presidenti finlandez zbulon datën: 20 prilli është kohë e mirë për një armëpushim të plotë dhe pa kushte
Presidenti finlandez Alexander Stubb ka sugjeruar se 20 prilli është një “kohë e mirë për një armëpushim të plotë pa asnjë kusht” në Ukrainë.
Stubb, i cili do të takohet me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer sot, tha se ai kishte kaluar shtatë orë me Trump dhe kishte diskutuar një sërë temash, nga anëtarësimi në NATO deri tek Evropa duke marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj.
Gjatë bisedimeve, Stubb tha se ai theksoi se duhet të arrihet një armëpushim – dhe se perspektiva e Finlandës është se 20 prilli do të ishte një datë e përshtatshme.
“Pse më 20 prill? Kjo është sepse ne kemi nevojë për një afat, sepse është Pashkë dhe sepse Donald Trump do të jetë në detyrë për tre muaj,” tha ai.
Presidenti finlandez tha se ndjente zhgënjimin në rritje nga Trump me vonesat e Rusisë në arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.
“Trump është mjaft i paduruar me veprimet e Rusisë, këtë lloj mashtrimi dhe vonese në lidhje me armëpushimin. Unë u përpoqa të shpjegoj se kjo është sjellje krejtësisht normale ruse. Së pari ne negociojmë diçka – dhe më pas kushtet ndryshohen edhe një herë,” shtoi ai.
Finlanda u bashkua zyrtarisht në NATO në 2023 dhe Suedia u bashkua menjëherë pas kësaj.Top Channel