Tag: prilli

  • “15 ditë prilli” në teatrin “Migjeni”, një satirë e 15 ditëve nga historia jonë me 12 aktorë që sjellin 50 personazhe

    “15 ditë prilli” në teatrin “Migjeni”, një satirë e 15 ditëve nga historia jonë me 12 aktorë që sjellin 50 personazhe

    Nga Julia Vrapi
    Shfaqja teatrore “15 ditë prilli” do të shfaqet për herë të parë në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Bazuar në romanin me të njëjtin titull të autores së njohur Anisa Markarian, kjo shfaqje teatrore vjen në skenë me regji nga Driada Dervishi. Një rrëfim tronditës e po aq parodizues për 15 ditët e fundit para rënies së komunizmit. “Një satirë e 15 ditëve nga historia jonë me 12 aktorë që sjellin 50 personazhe”, thuhet nga teatri “Migjeni”, që gjatë këtyre ditëve ka bërë me dije që shfaqja teatrore do të jetë për herë të parë në skenën e tij në datën 2 nëntor për publikun. Shfaqa teatrore “15 ditë prilli” është një produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit, që shënoi premierën në këtë teatër në mars të këtij viti. Regjisorja Dervishi ka shprehur se ishte një sfidë e veçantë dramatizimi i romanit të autores Anisa Markarian.
    Ajo ka treguar se “15 ditë prilli” erdhi pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoren e romanit dhe me dëshirën e madhe për të sjellë një pjesës të historisë shqiptare, një pjesë e cila vjen në 15 ditët e fundit të rënies së sistemit. “Shfaqja gërsheton bashkë sa gjininë dramatike aq dhe atë groteske, duke kaluar shpeshherë edhe në parodizime”, ka thënë Dervishi më parë. Në aktivitetin e saj me teatrin, Driada Dervishi fillon punë në vitin 2004 në teatrin profesionist “Aleksandër Moisiu” të qyteti të Durrësit, ku ka realizuar vepra të ndryshme ndër vite, por nuk kanë munguar dhe bashkëpunimet me teatro të tjerë. Në skenën e teatrit ka sjellë një sërë shfaqjesh teatrore, që janë dhënë në skenën e Durrësit, Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit, por nuk ka munguar edhe në festivale teatri. Në vijim të aktivitetit të saj me teatrin si regjisore Driada Dervishi këtë vit solli në skenë dhe premierën “15 ditë prilli” bazuar në romanin me të njëjtin titull të autores së njohur Anisa Markarian, shfaqje që ka vijuar në disa skena.
    Aktorët në role
    Në role të shfaqjes teatrore janë një kastë e njohur aktorësh si Yllka Mujo, Hervin Çuli, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Amos Zaharia, Adelina Muça, Sanie Hoti, Xhuliano Brisku, Aleksandër Seitaj, Jaho Guma. Kompozitore Rona Castrioti, kostumografia Desantila Lika, skenografia Beqo Nanaj, koreografia Valentina Myteveli, kameraman Enton Lazaj. Ngjarjet tregojnë 15 ditët e festimit të ditëlindjes së ish udhëheqësit, që zhvillohet gjatë një periudhe dyjavore, duke përshkruar ngjarje të ndryshme që ndodhin brenda kësaj periudhe. Pas skenës së Durrësit, Tiranës dhe në teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit, kjo shfaqje teatrore vjen për herë të parë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Shfaqja teatrore “15 ditë prilli”, që do të jetë dhe në skenën e teatrit “Migjeni” është në vijim dhe të tjera shfaqjeve teatrore këtë sezon artistik për publikun. Pak ditë më parë në skenën e këtij teatri u shfaq një premierë teatrore.
     

  • A e dini pse 23 prilli quhet Dita Botërore e Librit?

    A e dini pse 23 prilli quhet Dita Botërore e Librit?

    Data 23 prill është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995 me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
    Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.
    Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca.

    23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
    Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor./vizinplus.tv

  • Këto 4 shenja të zodiakut do të jenë pa asnjë para në xhep këtë muaj

    Këto 4 shenja të zodiakut do të jenë pa asnjë para në xhep këtë muaj

    Gjysma e dytë e prillit mund të sjellë shpenzime të papritura për disa shenja të horoskopit. Sipas astrologëve, ata mund të përballen me kufizime kur bëhet fjalë për financat.
    Ata këshillohen të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur marrin oferta që tingëllojnë shumë të mira për të qenë të vërteta dhe të mos besojnë askënd që u premton “para të shpejta”.
    Sfidat financiare nuk do të zgjasin përgjithmonë, por prilli nuk është koha për rreziqe apo pritshmëri të larta.

    Peshqit – Nuk do të shihni rezultate konkrete në prill. Kur bëhet fjalë për situatën tuaj financiare, mund të keni më shumë pyetje sesa përgjigje. Është e mundur që të mos merrni ofertat ose përgjigjet e pritura për vendet e lira të punës. Jini të durueshëm, por mos prisni mrekulli. Prilli është muaji në të cilin Peshqit duhet të përmbahen nga vendimet impulsive financiare dhe t’u përmbahen bazave, të mbijetojnë, jo të ndjekin luksin.
    Gaforrja – Mund të ndjeni presion për shkak të financave, sepse do të vijnë shpenzime që nuk i keni planifikuar. Ka mundësi të acaroheni sepse mungojnë rezultatet e përpjekjeve dhe punës suaj. Do të keni motivim për të vepruar, por pa një plan të qartë dhe kontroll buxheti, mund të bini lehtësisht në kaos financiar. Në vend që të kërkoni shkurtore, fokusohuni në planifikimin afatgjatë dhe jini të kujdesshëm me shpenzimin e parave.
    Ujori – Në vend të një bumi financiar, prilli mund t’u sjellë Ujorëve stres për shpenzimet, veçanërisht nëse keni pasur shpenzime të mëdha muajin e kaluar. Në vend të mundësive, mund të ketë shanse të humbura ose investime që nuk sjellin rezultatet e pritura. Afërdita në Peshqit nga data 12 deri në 30 Prill ju kërkon të jeni realistë, nuk është një kohë për të humbur. Në vend që të mendoni se meritoni më shumë, përpiquni të ruani atë që tashmë keni.
    Binjakët – Vëmendja juaj në prill do të jetë e shpërndarë, gjë që do të ndikojë edhe në financat tuaja. Ju keni ide dhe plane të mira, por nuk keni qëndrueshmëri në ekzekutim. Shpenzimet impulsive janë të mundshme, veçanërisht për gjërat që nuk ju nevojiten tani. Gjithashtu, ka mundësi që të anashkaloni detyrimet e rëndësishme financiare ose të vonoheni me pagesat. Prilli nuk është muaj për rreziqe apo vendime të mëdha. Në vend që të ndiqni impulset e momentit, shmangni shpenzimet e panevojshme.

  • Këto 3 shenja të horoskopit do pasurohen në muajin Prill!

    Këto 3 shenja të horoskopit do pasurohen në muajin Prill!

    Prilli është një muaj i ngarkuar me energji të reja dhe ndryshime të thella.
    Me përfundimin e retrogradës së Mërkurit dhe Venusit, hapet një periudhë e qartësisë dhe vendimeve të informuara.
    Hëna e plotë e 12 Prillit, e njohur si Hëna Rozë, sjell dritë mbi marrëdhëniet dhe kujdesin ndaj vetes. Në punë pritet rritje e kreativitetit dhe ideve të reja.

    Për disa shenja, prilli nis me energji pozitive dhe entuziazëm. Tre prej tyre tërheqin sukses të veçantë financiar përgjatë këtij muaji.
    GaforrjaPunoni për atë që dëshironi. Nuk mund të prisni që dikush tjetër të ndërtojë jetën që dëshironi ose të sjellë stabilitetin financiar që kërkoni. Por ju mund të krijoni të ardhurat tuaja për sa kohë që ndaloni së justifikuari. Më 18 prill, Marsi do të kthehet te Luani, sektori juaj i pasurisë dhe bollëkut dhe kjo do t’ju sjellë dobi.
    UjoriLini vend në jetën tuaj për një situatë të përmirësuar financiare. Mundësitë hapen para jush dhe paratë vijnë në duart tuaja. Jini të gatshëm të bëni përpjekjet dhe punën e nevojshme për të siguruar ato para shtesë. Merrni një rrezik dhe nuk do të humbni.
    PeshqitQë nga fillimi i marsit, Afërdita dhe Mërkuri janë retrogradë te Dashi. Gjatë kësaj periudhe mund të keni ndjerë se duhet të shtrëngoni rripin financiar, por keni provuar aftësinë tuaj për t’u kujdesur dhe menaxhuar atë që keni. Ju keni shlyer ngarkesën tuaj të mbetur dhe tani jeni gati për të mbledhur fitimet tuaja. Duhet të punoni dhe të tregoni durim për të qenë të lumtura.

  • Kina kundërpërgjigjet tarifave të Trump: Nga 10 prilli, 84% tarifa për produktet amerikane

    Kina kundërpërgjigjet tarifave të Trump: Nga 10 prilli, 84% tarifa për produktet amerikane

    Kina ka vendosur të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj produkteve të importuara nga Shtetet e Bashkuara, në përgjigje të masave të fundit tregtare të administratës Trump. Duke nisur nga 10 prilli, tarifat do të arrijnë në 84%, nga 34% që ishte parashikuar më herët, njoftoi Ministria e Jashtme kineze.
    Ky vendim shënon një përshkallëzim të ri në tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Sipas autoriteteve kineze, këto masa janë një kundërpërgjigje ndaj tarifave totale neto prej 104% që SHBA ka vendosur ndaj importeve kineze.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, deklaroi në një konferencë për shtyp:“Nëse SHBA vërtet dëshiron ta zgjidhë problemin përmes dialogut, duhet të tregojë qëndrim respekti, barazie dhe përfitimi reciprok. Kina do të ndërmarrë masa të vendosura dhe të forta për të mbrojtur interesat e saj.”
    Pekini ka reaguar me gjuhë të ashpër ndaj vendimeve të presidentit amerikan Donald Trump, duke i quajtur ato “kërcënuese” dhe “gabim pas gabimi”.
    Tregjet reagojnë menjëherë
    Njoftimi i tarifave të reja shkaktoi tronditje në tregjet globale. Indeksi amerikan S&P 500 ra me 1.5%, ndërsa Stoxx Europe 600 humbi 4.2% të vlerës. Rënie të ngjashme panë edhe FTSE 100 (-3.4%), DAX gjerman (-3.4%) dhe CAC 40 francez (-3.4%).
    Tensionet tregtare SHBA–Kinë kanë rikthyer pasigurinë ekonomike globale, ndërsa të dyja palët vazhdojnë me masa të ndërsjella që priten të kenë ndikim të gjerë në tregti dhe investime.

  • Nam leku/ Këto 3 shenja të horoskopit do pasurohen dhe do kenë shumë lekë nëpër duar në muajin Prill!

    Nam leku/ Këto 3 shenja të horoskopit do pasurohen dhe do kenë shumë lekë nëpër duar në muajin Prill!

    Prilli është një muaj i ngarkuar me energji të reja dhe ndryshime të thella.
    Me përfundimin e retrogradës së Mërkurit dhe Venusit, hapet një periudhë e qartësisë dhe vendimeve të informuara.
    Hëna e plotë e 12 Prillit, e njohur si Hëna Rozë, sjell dritë mbi marrëdhëniet dhe kujdesin ndaj vetes. Në punë pritet rritje e kreativitetit dhe ideve të reja.
    Për disa shenja, prilli nis me energji pozitive dhe entuziazëm. Tre prej tyre tërheqin sukses të veçantë financiar përgjatë këtij muaji.

    1. GaforrjaPunoni për atë që dëshironi. Nuk mund të prisni që dikush tjetër të ndërtojë jetën që dëshironi ose të sjellë stabilitetin financiar që kërkoni. Por ju mund të krijoni të ardhurat tuaja për sa kohë që ndaloni së justifikuari. Më 18 prill, Marsi do të kthehet te Luani, sektori juaj i pasurisë dhe bollëkut dhe kjo do t’ju sjellë dobi.
    2. UjoriLini vend në jetën tuaj për një situatë të përmirësuar financiare. Mundësitë hapen para jush dhe paratë vijnë në duart tuaja. Jini të gatshëm të bëni përpjekjet dhe punën e nevojshme për të siguruar ato para shtesë. Merrni një rrezik dhe nuk do të humbni.

    3. PeshqitQë nga fillimi i marsit, Afërdita dhe Mërkuri janë retrogradë te Dashi. Gjatë kësaj periudhe mund të keni ndjerë se duhet të shtrëngoni rripin financiar, por keni provuar aftësinë tuaj për t’u kujdesur dhe menaxhuar atë që keni. Ju keni shlyer ngarkesën tuaj të mbetur dhe tani jeni gati për të mbledhur fitimet tuaja. Duhet të punoni dhe të tregoni durim për të qenë të lumtura.

  • 86 vjetori i rezistencës! Përkujtohet në Durrës “7 prilli i vitit 1939”, pushtimi fashist

    86 vjetori i rezistencës! Përkujtohet në Durrës “7 prilli i vitit 1939”, pushtimi fashist

    U përkujtua në Durrës 86-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare.

    Autoritete vendore, familjarë të veteranëve dhe të të rënëve bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për liri më 7 prill 1939.
    86 vjet më parë, kur trupat fashiste zbarkuan në Durrës, u pritën me armë, duke rezistuar, pavarësisht numrit të pakët dhe mungesave në armatim. Lufta u zhvendos në rrugët e qytetit, ndërsa rezistenca u thye nga goditjet e artilerisë së rëndë.
    Sot, në Durrës jeton një komunitet i integruar italianësh, ashtu si mijëra shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Italinë fqinje.

    Top Channel

  • Surpriza dhe fat në dashuri! Tre shenjat e horoskopit që do të marrin lajmet më të mira të jetës së tyre gjatë muajit

    Surpriza dhe fat në dashuri! Tre shenjat e horoskopit që do të marrin lajmet më të mira të jetës së tyre gjatë muajit

    Çdo fillim muaji sjell me vete një rinovim energjie dhe mundësinë për ndryshime të rëndësishme në jetën e njerëzve.
    Prilli 2025 nuk do të jetë përjashtim dhe sipas interpretimeve të ndryshme astrologjike, tre shenja të zodiakut janë të destinuara të marrin lajme që mund të ndryshojnë fatin e tyre.
    Edhe pse të gjitha shenjat e zodiakut përjetojnë luhatje në energjinë e tyre me kalimin e kohës, ka raste kur fenomene specifike astrologjike favorizojnë më shumë disa shenja.
    Këtë herë, yjet tregojnë se Luanët, Akrepat dhe Demi do të jenë ndër më të favorizuarit, me surpriza që lidhen me dashurinë, rritjen personale dhe suksesin financiar.

    Këto tre shenja të zodiakut kanë një muaj përpara plot mundësi dhe ndryshime pozitive që mund të shënojnë një epokë të re në jetën e tyre. Me energjinë yjore në favor të tyre, Prilli 2025 premton të jetë një periudhë e paharrueshme për Luanët, Akrepat dhe Demët .
    Luani (23 korrik – 22 gusht)

    Për shenjën e luanit, Prilli do të sjellë një surprizë të rëndësishme në fushën e tyre emocionale. Parashikimet tregojnë se ata mund të marrin një propozim të papritur, qoftë në formën e një fejese, një pajtim ose fillim të një marrëdhënieje të thellë dhe kuptimplotë.
    Energjia e kësaj periudhe do të rrisë vetëvlerësimin e tyre dhe do t’i shtyjë të marrin vendime të rëndësishme në dashuri.

    Akrepi (24 tetor – 22 nëntor)
    Personat që i përkasin kësaj shenje do përjetojnë një muaj plot emocione pozitive. Priten lajme që do të sjellin gëzim dhe shpresë, si ardhja e një anëtari të ri në familje, ribashkimi me një të dashur apo përmbushja e një ëndrre të që e kanë lënë për vite të tëra në sirtar.
    Ndikimi astrologjik i kësaj periudhe do të favorizojë marrëdhëniet emocionale dhe forcimin e lidhjeve të rëndësishme në jetën e tyre.
    Demi (21 Prill – 20 Maj)
    Për demin, Prilli do të jetë një muaj përcaktues në sektorin financiar. Parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i situatës së tyre financiare, i rritur nga një investim i suksesshëm, një avancim profesional apo përfundimi i një sipërmarrjeje fitimprurëse.
    Kjo periudhë e favorshme do të ofrojë mundësinë për të marrë vendime që do të forcojnë sigurinë e tyre financiare në planin afatgjatë dhe do të planifikojnë lëvizjet e ardhshme të biznesit.

  • Valbona konfirmon lidhjen me Jozin dhe paktin me Laertin, por është 1 prilli!

    Valbona konfirmon lidhjen me Jozin dhe paktin me Laertin, por është 1 prilli!

    Showbiz E Mërkurë, 2 Prill 2025 18:31
    Moderatorja dhe ish-banorja e ”BBVA4”, Valbona Mhilli bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura.
    Në lidhje me mbështetjen nga fansat e saj dhe faktin që dy prej tyre madje i kanë kushtuar edhe një këngë, Valbona u shpreh: ”Tani jam e sigurt që janë duke më ndjekur sepse që mbrëmë që kemi postuar që do të isha këtu. Po si nuk flejnë kurrë ata? Nuk flejnë. I shikoj gjatë gjithë kohës që janë shumë aktiv, më shkruajnë, merrem me çdo detaj. Janë shumë të mirë”.

    Salsano: Thonë që ti dhe Laerti e keni lënë të lidheni sapo të dilni nga Big-u?
    Valbona: Po!
    Salsano: Thonë që ti ke qenë e dashura e Jozit për një vit?
    Valbona: Po!
    Salsano: Thonë që je lezbike dhe eksperiencën e parë e ke me Livian?
    Valbona: Livia, më fal…po!
    Salsano: Thonë që po e fitoi Laerti Big-un do të japë gjysmat e lekëve?
    Valbona: Po, edhe një po e madhe!
    Salsano: Ishte 1 prilli dita e rrenave, pra nuk ka gjë të saktë!
    (vazhdohet me të qeshura)